Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Edhe një vit suksesi për RZB bank

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Edhe një vit suksesi për RZB bank Empty Edhe një vit suksesi për RZB bank

    Post by MBerisha Fri Feb 27, 2009 11:59 am

    Viti 2008 ka qenë një vit suksesi sa i përket rritjes në të gjitha segmentet e Raiffeisen Bank në Kosovë. Kështu kanë vlerësuar udhëheqës të bankës gjatë prezentimit të bilancit për vitin e kaluar.

    Asetet e përgjithshme të bankës në fund të viti të kaluar ishin 601 milionë uuro që paraqet një rritje prej 26% në krahasim me një vit më herët. Kreditë e bankës janë rritur për 25% dhe kanë arritur shifrën prej 427 milionë euro, përderisa totali i depozitave është rritur për 26% duke arritur shumën prej 498 milionë euro.

    Gjatë vitit 2008, Raiffeisen Bank në Kosovë ka rritur kapitalin e saj prej 44 milionë euro në 58 milionë euro dhe vazhdon të jetë banka me kapitalin më të madh në Kosovë. Banka ka qenë poashtu profitabile dhe ka arritur një profit prej 15 milionë euro.

    "Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet që kemi arritur në Kosovë gjatë vitit 2008. Do të vazhdojmë edhe më tutje të ofrojmë shërbime dhe produkte bankare duke i përshtatur ato me nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë“, ka deklaruar, Bogdan Merfea, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank.

    Raiffeisen Bank poashtu ka prezantuar shkurtimisht edhe aktivitetet afariste të Raiffeisen International, kompanisë mëmë e cila është prezente me degët e saj në 17 shtete të Evropës Qendore dhe Lindore. Megjithëse tremujori i katërt i vitit 2008 ka qenë shumë i vështirë për gjithë industrinë financiare, Raiffeisen International Bank ka arritur t’i realizoj parashikimet që i ka pasur për vitin 2008 duke arritur kështu edhe një rezultat rekord gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/

      Current date/time is Fri Apr 26, 2024 9:04 am