Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    TEB Bank, prin nga rritja

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    TEB Bank, prin nga rritja Empty TEB Bank, prin nga rritja

    Post by The End Thu Nov 06, 2008 3:55 pm

    Njëra prej bankave më të reja në treg, TEB Bank, për tre muaj ka pasur rritjen më të madhe në sistemin bankar, shprehur në përqindje

    Nga tremujori i dytë në muajin qershor deri në tremujori e tretë në muajin shtator, kjo bankë ka dyfishuar depozitat e saj, nga 8 milionë e 600 mijë euro duke arritur në 23 milion euro.

    Ndërsa sa i përket shumave që zotërojnë bankat, “Procredit bank”, ende mbetet banka numër një në Kosovë, megjithëse “Raiffeisen Bank” , i është ofruar së tepërmi.

    Dallimet në depozita mes këtyre dy bankave janë vetëm 59 milionë euro. “Procredit Bank” zotëron depozita mbi 564 milionë euro ndërsa “Raiffeisen Bank” mbi 495 milionë euro.

    Krahasuar me bilancin e muajit qershor, “Procredit Bank”, ka rritur depozitat për 60 milionë euro ndërsa “Raiffeisen Bank” mbi 45 milionë euro.

    Në vend të tretë, pas këtyre dy bankave, radhitet “NLB Prishtina”, me depozita prej 173 milionë eurove. Krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit kjo bankë ka pasur rritje depozitash prej 10 milionë eurove.

    Pas saj vjen “Banka Ekonomike”, me 60 milionë euro depozita ndërsa për tre muaj kjo bankë ka pasur rritje depozitash prej 4 milionë eurove.

    “Banka për Biznes” në tremujorin e tretë, i ka rritur depozitat për 5 milionë euro, duke arritur në 43 milionë euro.

    Ndërsa Banka Kombëtare Tregtare, njëra prej bankave më të reja në treg, ka rritur depozita për rreth 2 milionë euro, duke arritur në këtë tre mujor mbi 6 milionë euro.

    Sa i përket shumës së kredive, prinë “Procredit Bank” me 419 milionë euro,pasur nga “Raiffeisen Bank” me 394 milionë euro. Pas tyre është “NLB Prishtina” me afër 133 milionë euro, “Banka Ekonomike” me 47 milionë euro, “Banka për Biznes” me 27 milionë euro, TEB me 25 milionë euro aq sa shuma totale e depozitave që ka si dhe Banka Kombëtare Tregtare me 3 milionë euro kredi. /Telegrafi/

      Current date/time is Tue May 07, 2024 5:15 pm