Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    2008-a, vit suksesi për OEK-në

    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    2008-a, vit suksesi për OEK-në Empty 2008-a, vit suksesi për OEK-në

    Post by NIKE Fri Dec 12, 2008 11:44 pm

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Besim Beqaj ka vlerësuar se viti 2008, ishte vit i sukseseve të shumta të këtij institucioni përkundër problemeve ekonomike me të cilat u ballafaqua vendi.

    "Sonte jemi këtu së bashku për të përmbyllur me sukses vitin 2008, vit i krijimit të shtetit të Kosovës, vit i kthesave të mëdha në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore. Por edhe vit i shumë sfidave të cilat kanë kërkuar koordinim të aktiviteteve të institucioneve dhe të gjitha shtresave të shoqërisë kosovare", ka deklaruar Beqaj duke folur në manifestimin tradicional të Odës, Darkën Vjetore.

    Beqaj ka saktësuar disa nga sukseset e OEK-së gjatë këtij viti.

    "Në aspektin e ngritjes së kapaciteteve institucionale, ky vit ka qenë vit më i rëndësishëm për OEK. Oda ka krijuar një identitet të ri institucional duke pretenduar dhe arritur rezultate të konsiderueshme drejt krijimit të një qendre ekselence në fushën e shërbimeve për biznesin dhe për lobimin dhe përfaqësimin e interesave të biznesit. Sot, pas tre vjetësh të menaxhimit të OEK, Kuvendi, Këshilli drejtues dhe stafi i OEK-ut ka arritur të konsolidojë plotësisht OEK në aspektin institucional dhe profesional".

    Kryetari i OEK-ut vlerësoi se Oda ka arritur që të jetë pikë referente për investitorë vendorë dhe ndërkombëtar, "adresë a patejkalueshme për adresimin e të gjitha problemeve ekonomike të subjekteve tona dhe të jashtme afariste. Ka arritur të jetë partner konstruktiv i Qeverisë dhe Institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare".

    "Falë besimit të krijuar nga ekonomia e Kosovës, mund të ju them me mburrje se sot OEK ka më shumë se 8.000 anëtar, të cilët kontribuojnë në krijimin më shumë se 80% të BPV. Kjo tregon se një organizim i mirëfilltë i biznesit e ka bërë OEK akter kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për ndikimin në krijimin e politikave ekonomike të volitshme për ekonominë e saj".

    Ndërkaq sa i përket vitit 2009 Beqaj ka thënë se viti që vjen për OEK do jetë edhe një vit i sukseseve por edhe i sfidave. OEK do punon për një zhvillim ekonomik, për promovim të investimeve vendore dhe të huaja, për krijim të vendeve të punës, për rritje të konkurrencës së ndërmarrjeve tona brenda dhe jashtë vendit.

    "OEK-u do të punon në promovim të Kosovës si Brand me qëllim të ndërrimit të imazhit të Kosovës jashtë, për politika të mirëfillta fiskale, dhe makroekonomike, për profesionalizëm të më tejshëm të Odës në mënyrë që të shndërrohet në organizatë shumë të hapur për bashkëpunim me të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës".

    Viti 2009 do jetë viti i licencimit të OEK sipas standardeve të ISO-s, i hapjes së Qendrës për mbrojtjen e biznesit, i Qendrës për trajnime, do jetë viti i digjitalizimit të data bazave të OEK, vit i akreditimit të OEK nga akademia e IRU-së dhe i ngritjes së numri të anëtarëve deri në dhjetë mijë, tha kryetari i Odës

      Current date/time is Tue May 07, 2024 7:34 am