Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Feb 27, 2009 11:28 am

    Liverpooli klubi më i mirë në Evropë sipas UEFA-së
    Sipas sistemit vlerësues të UEFA-së, ekipi i Liverpoolit është klubi më i mirë në Evropë, me një dallim të vogël në krahasim me Chelsean, i cili është në vendin e dytë, ndërsa Barcelona është në vendin e tretë.

    Me fitoren 1-0 ndaj Real Madridit në Bernabeu, Liverpooli është ngritur në vendin e parë të tabelës zyrtare të UEFA-së për herë të parë pas vitit 1985.

    Sistemi i kombinimeve i rendit klubet sipas paraqitjeve në garat evropiane në pesë sezonet e fundit, ndërsa pikët fitohen në bazë të rezultatit të ndeshjeve dhe nivelit të kundërshtarit.

    Liverpooli tash mban kreun e tabelës me 114 mijë e 77 pikë, para rivalit të Premierligës, Chelseat, që ka 110 mijë e 77 pikë.

    Barcelona në vendin e tretë mbledh 109 mijë e 403 pikë, ndërsa Milani është menjëherë pas me 109 mijë e 306 pikë dhe Arsenali mbyll top pesëshin me 101 e 77 pikë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Feb 27, 2009 11:29 am

    Malouda: Dua të luaj për Juventusin
    Florent Malouda ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar te skuadra kundërshtare e Chelseat në Ligën e Kampionëve, Juventus.

    Anësori i Bluve e ka të vështirë të gjejë vend në formacionin bazë të Chelseat, prandaj është shprehur i hapur për t’u larguar nga Stamford Bridge.

    “Kam dëgjuar spekulime se Juventusi më dëshiron mua dhe nuk mund të shtirem se nuk jam i interesuar”.

    “Juve është nj skuadër e madhe, por e tillë është edhe Chelsea, dhe aktualisht jemi rivalë”.

    “Duhet të presim së paku deri sa të kryhet edhe ndeshja kthyese, pastaj do të shohim. Janë edhe katër muaj kohë për të menduar për këtë gjë. Mirëpo nuk e mohoj se do të më pëlqente të luaja atje’, ka thënë Malouda për “Tuttosport”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Feb 27, 2009 11:29 am

    Barcelona nënshkruan me Riberyn?
    Sipas gazetës spanjolle "Sport", Barcelona ka arritur një marrëveshje bazë me anësorin e Bayen Munichut, Franck Ribery.

    Blaugranët mendojnë se francezi do të përshtatej lehtë në stilin e lojës së Pep Guardiolas, dhe mësohet se së shpejti pritet të organizohen edhe takime tjera ndërmjet dy skuadrave për të diskutuar transferimin e Riberyt gjatë afatit kalimtar veror.

    Ribery kërkohet nga Real Madridi, Chelsea, Manchester City, Juventusi dhe shumë skuadra tjera, mirëpo duket se katalunasit janë afër blerjes së tij, pasi që sipas “Sport” tashmë është arritur një marrëveshje bazike ndërmjet dy klubeve dhe lojtarit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 27, 2009 11:55 am

    Ramos: Reali duhet t’u kthehet fitoreve

    Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, shpreson që skuadra e tij të shënojë fitore kundër Espanyolit të shtunën mbrëma, me qëllim që ta rikthejë moralin e humbur pas ndeshjes kundër Liverpoolit.

    “Do të provojmë ta zgjasim formën tonë të mirë që e kemi shfaqur në La Liga. Secila ndeshje në Ligë e ka rëndësinë e vet, prandaj nëse jemi seriozë për ta arritur Barcelonën, atëherë duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”

    “Pas ndeshjeve në Evropë lojtarët zakonisht lodhen shumë, por mendoj se entuziazmi i tyre do ta mposhtë lodhjen”.

    “Është e zakonshme që ndjehemi të dëshpëruar për humbjen (nga Liverpooli), mirëpo duhet ta lëmë pas vetes atë humbje dhe të mendojmë për ndeshjet e radhës”, ka thënë Ramos.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 27, 2009 11:55 am

    Milani në krizë !

    Eliminimi i Milanit nga Kupa UEFA, ka nxitur reagimin e hierarkisë së klubit, derisa zëvendëspresidenti i skuadrës, Adriano Galliani, ka vizituara fushën stërvitore në Milanello.

    “La Gazzetta Dello Sport” njofton se Galliani ka mbajtur një takim me trajnerin Carlo Ancelotti dhe pjesën tjetër të skuadrës me dyer të mbyllura.

    Kupa UEFA ishte e vetmja garë të cilën Milani kishte shpresa ta fitonte, kur kihet parasysh se ëndrra për Scudetto është vetëm iluzion duke llogaritur diferencën prej 11 pikësh që ka me Interin.

    Gazeta pohon se Galliani ka kërkuar të vetmen gjë që mund ta bëjnë Rossonerët këtë sezon: deri në fund të sezonit të qëndrojnë në katër vendet e para në Serie A.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Feb 28, 2009 12:26 am

    Nedved: Amauri duhet të mendojë vetëm për Juven

    Veterani i Juventusit, Pavel Nedved, ka kërkuar nga bashkëlojtari i tij, Amauri, të mos shpërqendrohet me çështjen se për cilën përfaqësuese do të luajë, por të mendojë vetëm për bardhezinjtë.
    Sulmuesi i Zonjës së Vjetër, Carvalho Amauri, ende nuk ka vendosur për cilën përfaqësuese do të luajë, për Brazilin apo Italinë, duke ditur se kohë më parë ai e mori edhe pasaportën italiane.

    “Situata e Amaurit nuk po menaxhohet mirë dhe ai mund të shpërqendrohet nga kjo çështje. Ai duhet të mendojë vetëm si të luajë për Juven. Ndërsa për cilën përfaqësuese do të luajë duhet të vendoset më vonë”, ka thënë Nedved.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:17 am

    Ferguson: Kërkoj këshilla nga Giggs
    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai konsultohet shpesh me Ryan Giggs para se të marrë vendime të mëdha.

    “Ai është pjesë e rendit të dytë jozyrtar të stafit. Kam besim në të dhe marr këshilla prej tij. Ai e kupton klubin dhe lojtarët e rinj më mirë se çdokush tjetër”, ka thënë Ferguson.

    “Nëse i jepni atij shtatë ditë pushim dhe ai do të jetë si një djalosh i ri. Ai është në formën e më të mirë që ndonjëherë e kam parë”, ka shtuar skocezi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:17 am

    Pavlyuchenko dëshiron të luajë për United
    Sulmuesi i Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko, thotë se ai do të pëlqente të luajë për rivalin e radhës në finalen e nesërme të Kupës Carling, Manchester United.

    “Do të ishte gabim të mos ëndërroje për këtë”, ka thënë Pavlychenko kur është pyetur nëse do të dëshirojë të luajë për United.

    “Kam kuptuar se Premierliga është saktësisht arsyeja se pse dikush fillon të luajë futboll në radhë të parë. Dhe Manchester United është lideri. Çdokush ëndërron të luajë atje. Kur një ëndërr tjetër realizohet, njeriu fillon të ëndërrojë një cak tjetër”, ka thënë sulmuesi rus.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:17 am

    NBA: Rikthehet në formë LeBron James
    LeBron James është rikthyer nga paraqitja e dobët një natë më parë, për të shënuar 30 pikë dhe 14 kërcime në fitoren e mbrëmshme prej 97-86 të Cleveland Cavaliers ndaj San Antonio Spurs.

    Në ndeshjen e mëhershme ndaj Houston Rockets (të enjten) ylli i Cleveland shënoi vetëm shtatë gjuajtje nga 21 tentimet dhe për herë të parë në karrierë nuk bëri ndonjë asistim.

    Por ai u rikthye në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Spurs duke shënuar 15 pikë vetëm në çerekun e parë. Delonte West shënoi 17 pikë dhe Zydrunas Ilgauskas 10 pikë dhe 10 kërcime për Cavaliers.

    Katër lojtarë të San Antonios shënuan nga 11 pikë, përfshirë edhe Tony Parker, i cili shënoi vetëm 3 nga 16 tentimet e tij nga loja.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:18 am

    City do ta shesë Robinhon
    Manchester City raportohet se është i gatshëm të shesë në fund të sezonit lojtarin më të shtrenjtë të Premierligës, Robinhon.

    Daily Mail, duke u bazuar në disa burime të afërta me pronarët arab, thotë se klubi dëshiron t’i zvogëlojë harxhimet e veta nëse do të marrë ndonjë ofertë të pranueshme për sulmuesin.

    Është e kuptueshme se kompania që ka në pronë Cityn, Abu Dhabi United Group, është e bindur se Robinho nuk ka dëshmuar suksesin të cilin pronarët kanë shpresuar kur e blenë për 32.5 milionë funte nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

    Forma e Robinhos ka qenë larg nga ajo e pritura dhe ai ka pasur edhe ndikim negativ tek anëtarët tjerë të ekipit së bashku, me brazilianin tjetër Elano. Mark Hughes raportohet se do të pranojë ta shesë brazilianin gjatë verës, pasi edhe vetë 25-vjeçari duket i pakënaqur në Eastlands.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:18 am

    Klinsmann hedh poshtë spekulimet për kalim në City
    Trajneri i Bayern Munichut, Jurgen Klinsmann, i ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e kanë lidhur atë me një kalim në Manchester City.

    Mediat gjermane shkruan se City dëshiron ta zëvendësojë trajnerin aktual Mark Hughes me Jurgen Klinsmann.

    Gjermani është nën presion të madh tek Bayerni për shkak të disa ndeshjeve të dobëta në Bundesligë. Megjithatë, ish-përzgjedhësi i kombëtares gjermane ka mohuar se dëshiron të largohet nga Allianz Arena.

    “Gjithmonë ju them lojtarëve të mi si Frank Ribery, se spekulimet se një klub tjetër ju dëshiron janë një kompliment për Bayernin dhe vetë ju. Nëse i dëgjoni ofertat, duhet të jeni krenar dhe kjo iu pëlqen edhe menaxherëve dhe trajnerëve si edhe lojtarëve”, thotë Klinsmann.

    “Por, unë kam marrëveshje me Bayernin deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe mendoj vetëm për këtë dhe si të fitoj sa është e mundur më shumë trofe në këtë periudhë”, ka shtuar trajneri.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:18 am

    Mexes: Nuk kam frikë nga Ibra dhe Adri
    Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, mezi e pret ndeshjen e nesërme përballë Interit dhe thotë se nuk ka frikë nga Adriano dhe Zlatan.

    Francezi është në një formë të mirë kohëve të fundit dhe me Juan që mungon për shkak të lëndimit, ai do të jetë lideri i katërshes mbrojtëse para portës së Donit në ndeshjen e nesërme përballë Interit.

    “Interi është një ekip shumë i fortë fizikisht dhe mund të na vënë në një presion të madh, veçanërisht që ne gjithmonë kemi pasur një problem me paqëndrueshmërinë. Por me kënaqësi e pranoj një sfidë të tillë. Ibra dhe Adriano nuk më frikojnë”, ka thënë Mexes.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:18 am

    Ancelotti: Objektivi i Milanit kualifikimi në LK
    Milani gjithnjë e më shumë po tërhiqet nga objektivat e tyre. Në fillim të sezonit objektiv kryesor ishte Scudetto, pastaj Kupa UEFA, ndërsa tani trajneri i Rossonerëve, Carlo Ancelotti, ka thënë se objektivi kryesor i skuadrës së tij është që të mbetet në katër vendet e para në tabelë.

    “Vitin e ardhshëm e shoh Milanin në Ligën e Kampionëve dhe unë do të jem sërish trajner. Eliminimi nga Werderi na dëmtoi, mirëpo tani ne e dimë qëllimin tonë: të përfundojmë sezonin në vendet e para në tabelë”.

    “Nuk ka pasur zënka me Gallianin, por ai e ka bërë të qartë, atë që ne tashmë e dimë, dhe duhet ta realizojmë, pra të jemi në Ligën e Kampionëve sezonin ardhshëm”, ka thënë Ancelotti.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:19 am

    Resino: Atletico do ta mposhtë Barcën
    Trajneri i Atletico Madridit, Abel Resino, thotë se skuadra e tij mund ta mposhtë Barcelonën në takimin e të dielës në Vicente Calderon.

    "Atletico Madrid mund ta mposhtë Barcelonën. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, sepse mund të jetë moment kthyes për skuadrën”.

    “Ne mund ta mposhtim një skuadër të madhe. Kjo fitore do të na bënte më të fuqishëm dhe do të na ofronte me skuadrat e kreut. Nëse humbim, atëherë do të ketë ndikim shumë negativ te ne”, i ka thënë Resino gazetës “Marca”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:19 am

    Figo inkurajon Ronaldon t’i bashkohet Realit
    Ish-ylli i Real Madridit, Luis Figo, ka porositur bashkëvendësin e tij, yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldon, të transferohet në Bernabeu.

    “Real Madrid është klubi më i rëndësishëm në botë, klubi më i mirë në botë. Mendoj se Ronaldo tashmë ka krijuar imazh në United”, ka thënë Figo për Marca.

    “Ai ka fituar gjithçka që mund të fitojë me klubin anglez, që është edhe një klub tjetër i madh, por ai duhet të ketë qëllime tjera tash, ambicie tjera, dhe Real Madridi do t’i lejojë atij të arrijë më shumë. Kjo është arsyeja pse i kam thënë. Nuk e di se çfarë mendon ai tash”, shton lojtari i Interit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:19 am

    Hertha sërish në krye
    Hertha Berlin është ngjitur sërish në krye të tabelës në Bundesligë, pasi ka shënuar fitore në takimin e zhvilluar të shtunën në Berliner Olympiastadion, kundër skuadrës së fundit në tabelë, Monchengladbach.

    Vendasit nga kryeqyteti gjerman krijuan epërsi të dyfishtë me anë të Andrey Voronin (28’) dhe Pal Dardai (44’), ndërsa krejt çka arritën mysafirët ishte ngushtimi i epërsisë në 2-1, me golin e Michael Bradley (69’) nga pika e bardhë.

    Sensacioni i këtij viti në Bundesligë, skuadra e Hoffenheim, duket se e ka humbur shkëlqimi, pasi ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë duke barazuar pa gola në fushën e Borussia Dortmundit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:19 am

    Arsenali nuk po ia del
    Topçinjtë e Arsenalit vazhdojnë me formën e dobët në sulm, pasi për të katërtën herë radhazi barazuan pa gola në ndeshjen e Premierligës përballë Fulhamit në Emirates Stadium.

    Në një lojë mjaft argëtuese me posedim të ekuilibruar të topit, djelmoshat e Arsene Wenger dështuan edhe njëherë të shënojnë, edhe pse patën më shumë raste se mysafirët.

    Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve nga të dyja anët. Andy Johnson preku shtyllën që në minutën e dytë, derisa Samir Nasri bëri të njëjtë gjë kë anën e kundërt. Edhe pjesa e dytë filloi me dominim e Arsenalit, por që nuk realizoi me ndonjë konkretizim.

    Arsenali tash mbledh 47 pikë në vendin e pestë të tabelës së Premierligës, dy më shumë se Evertoni sot shënoi fitore ndaj WBA.

    Aston Villa në pozitën e katërt ka 51 pikë, dhe do të ketë rastin ta forcojë pozitën në ndeshjen e nesërme, kur pret në fushë të vet Stoke Cityn.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:20 am

    Liverpooli gjithnjë më larg ëndrrës
    Skuadra e Liverpoolit është mposhtur nga skuadra e parafundit në tabelë, Middlesbrough.

    Takimi i zhvilluar të shtunën në Riverside Stadium, ndërmjet Middlesbrough dhe Liverpool, ka përfunduar me rezultat prej 2-0 në favor të skuadrës vendase.

    Vendasit kaluan në epërsi pas një goditjeje nga këndi, me ç’rast Xabi Alonso shënoi autogol (32’).

    Middlesbrough dyfishoi epërsinë me anë të Tuncay Sanli (63’), pasi të gjithë punën e kreu Aliadiere, i cili shmangu dy mbrojtës para se të pasonte te bashkëlojtari i tij.

    Me këtë fitore Middlesbrough largohet paksa nga fundi i tabelës, së paku deri të dielën. kur i zhvillojnë ndeshjet Blackburn dhe Stoke City.

    Ndërkaq kjo humbje ia minimizon Liverpooolit mundësitë për t’u shpallur kampion, duke ditur se Manchester United është shtatë pikë para, ndërsa të dielën mund të bëhen dhjetë pikë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:20 am

    Lampard dërgon Chelsean në pozitën e dytë
    Mesfushori Frank Lampard ka shënuar në momentet e fundit të ndeshjes për t’i dhënë tri pikë të rëndësishme Chelseat në përballje me Wigan Athletic, të cilat pikë e ngritin klubin londinez në pozitën e dytë të Premierligës.

    Blutë kaluan në epërsi që në pjesë të parë me anë të një goditjeje të shkëlqyer të kapitenit John Terry (25’), por mysafirët e palodhshëm nuk u dorëzuan dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen tetë minuta para fundit të ndeshjes, kur Olivier Kapo shënoi golin e barazimit.

    Por kur u duk se gjithçka do të përfundonte me ndarje pikësh, ishte Frank Lampard i cili u gjend në momentin e duhur për të shënuar me kokë, në minutën e parë të kohës shtesë, duke ruajtur tri pikët në Stamford Bridge.

    Me këtë fitore Chelsea grumbullon 55 pikë në vendin e dytë, sa ka edhe Liveprooli që zbret në të tretin pas humbjes në fushë të Middlesbrough. Manchester United mbetet lider me 62 pikë dhe një ndeshje më pak.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:20 am

    Zarate i sjell tre pikë Lazios
    Sulmuesi argjentinas, Mauro Zarata, ka shënuar të dy golat e fitores 2-0 të Lazios ndaj Bolognas, ndeshje që u zhvillua në Olimpiko të Romës.

    Zarate shënoi nga një gol secilën pjesë, nga nëntë minuta para fundit të secilës. I riu argjentinas herën e parë mposhti portierin Antonioli pas 36 minutash lojë. Goli i dytë i Zarates erdhi në minutën e 81-të pas një loje të mirë me Tomasso Rocchin.

    Rastin më të mirë Bologna e pati në minutën e 39-të kur sulmuesi Marco Di Vaio pati rastin ta shënojë golin e 16-të këtë sezon.

    Me fitoren e fundit Lazio ngrihet në pozitën e shtatë me 38 pikë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:20 am

    Sevilla përforcon vendin e tretë
    Skuadra e Sevillas ka shënuar fitore si mysafir i Athletic Bilbaos me rezultat 2-1.

    Edhe pse ishin vendasit ata që shënuan të parët (26’), me anë të Gabilondos, mysafirët arritën që ta përmbysin rezultatin dhe të nxjerrin tre pikë nga ky takim.

    Pa përfunduar pjesa e parë (44’), sulmuesi Frederic Kanoute, barazoi rezultatin me golin e tij të parë në këtë ndeshje.

    Disa minuta brenda pjesës së dytë (58’), Kanoute shënoi golin e dytë dhe të fitores për Sevillën.

    Me këtë fitore, andaluzianët largohen për gjashtë pikë nga Villarreali që mban vendin e katërt me një ndeshje më pak të zhvilluar.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:21 am

    Juve shënon fitore të vështirë
    Skuadra e Juventusit ka arritur të nxjerrë tre pikë nga një përballje shumë e vështirë kundër Napolit.

    Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërmjet Juventusit dhe Napolit, ka përfunduar me fitore minimale të skuadrës vendase, prej 1-0.

    Bardhezinjtë ishin skuadër shumë më e mirë në pjesën e parë duke dominuar lojën dhe duke krijuar raste, me ç’rast erdhi edhe goli, pa përfunduar pjesa e parë (44’), ndërsa golashënues ishte Claudio Marchisio.

    Në pjesën e dytë, mysafirët napolitanë krijuan presion të madh para portë së Gigi Buffon, sidomos në minutat e fundit të ndeshjes, madje duke shënuar, por goli i tyre u anulua nga gjyqtari.

    Me këto tre pikë Juventus i afrohet Interit në gjashtë pikë, dhe do të mundohet ta ngushtojë diferencën e pikëve, kur dihet se zikaltrit të dielën përballen me Romën në Giuseppe Meazza.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 2:21 am

    Kreu vetëm katër pikë larg
    Skuadra e cila një javë më parë e turpëroi Barcelonën në Camp Nou, ajo e Espanyolit, është mposhtur të shtunën mbrëma në shtëpinë e vetë nga Real Madridi.

    Kampionët në fuqi kanë shënuar fitore me rezultat prej 2-0 në stadiumin Montjuic, kundër skuadrës së dytë nga qyteti i Barcelonës.

    Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa ndryshe ndodhi në pjesën e dytë.

    Ishte pikërisht lëvizja e trajnerit Juande Ramos meritore për këtë fitore, pasi që lojtarët e inkuadruar në pjesën e dytë (58’), Marcelo dhe Guti, ishin kyç për fitoren e mysafirëve.

    Goli i parë erdhi në minutën e 70-të, ndërsa golashënues ishte Guti, i cili mposhti portierin Kameni pas një ekzekutimi perfekt të gjuajtjes së lirë.

    Mbretërit dyfishuan epërsinë pas një pasimi të Marcelos te legjenda e Los Merengues, Raul Gonzalez Blanco, i cili me golin e shënuar theu një tjetër rekord duke u renditur i pesti në listën e top-golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në La Liga.

    Me këtë fitore Los Blancos afrohen në vetëm katër pikë diferencë ndaj prijësit të La Ligas, Barcelonës, skuadër e cila të dielën e zhvillon ndeshjen shumë të vështirë kundër Atletico Madridit në Vicente Calderon.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 6:53 am

    Ferguson: Kupa është një bonus për ne
    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se finalja e sotme e Kupës kundër Tottenhamit është “një bonus” për ta.

    “Kupa e Ligës është vërtet një bonus. Ne nuk kemi planifikuar të jemi në finale, kur i kemi nxjerrë në fushë lojtarët e rinj”, ka thënë Ferguson.

    “Menduam se ndoshta do të arrijmë vetëm deri në çerek ose gjysmëfinale, por djelmoshat e rinj kanë arritur vërtet mirë”, shton skocezi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 6:54 am

    Benitez: Titulli është edhe më i vështirë
    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, nuk dëshiron të pranojë se titulli tashmë i takon Manchester United pas humbjes së djeshme ndaj Middlesbrough, por thotë se titulli do të jetë edhe më i vështirë.

    United tash është shtatë pikë më i mirë se sa Liverpool, dhe ka edhe një ndeshje më pak.

    “Para ndeshjes ishte vështirë, pas ndeshjes është edhe më vështirë. Kjo varet nga United. Do të jetë shumë më vështirë, dukshëm”, ka thënë Benitez.

    “Nuk dua të flas shumë, por për mua është e qartë. Në 30 minutat e para, patëm pesë shanse dhe duhet t’i shfrytëzoni shanset. Edhe pas autogolit, ende kishim shanse. Nëse dëshironi të fitoni, duhet të shënoni”, shton spanjolli.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 6:54 am

    Ferdinand: Mourinho mund ta pasojë Fergusonin
    Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, dëshiron që ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ta vazhdojë suksesin e Sir Alex Ferguson si menaxher i klubit.

    “Ka shumë pak njerëz të cilët të cilët mund ta bëjnë këtë detyrë. Nëse flasim për dikë me ego dhe personalitet, i cili do të mund ta bënte atë, atëherë Jose Mourinho është emri i cili ju bie në mend”, ka thënë Ferdinand.

    “Manchester United nuk është një klub i cili vetëm dëshiron të fitojë. Tifozët kërkojnë që suksesi të arrihet duke luajtur në mënyrën e Manchester United. Futbolli sulmues është jetësor për klubin. Për mua Jose Mourinho është shumë kujdesshëm në këtë aspekt të lojës si menaxher”, shton mbrojtësi anglez.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 6:54 am

    Mourinho: Giggs lojtari më i madh në historinë e Premierligës
    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, mendon se Ryan Giggs i Manchester United, është pa dyshim lojtari më i mirë që ndonjëherë ka pasur Premierliga.

    35-vjeçari nga Uellsi luan në ekipin e parë të Djajve të Kuq që nga mosha 17-vjeçare, dhe ka të fituar 10 tituj të Premierligës dhe dy të Ligës së Kampionëve me fanellën e Manchesterit. Ai ka edhe më së shumti ndeshje të zhvilluara në historinë e klubit.

    “Çfarë mund të thuhet për një futbollist me 10 tituj të fituar në Premierligë? Dëshmi janë medaljet dhe ndoshta flasim për futbollistin më të madh në histori të Premierligës”, ka thënë Mourinho.

    “Nuk ka ndonjë futbollist tjetër në historinë e këtij kampionati i cili i ka dhënë aq shumë një klubi sa Giggs i ka dhënë Manchester United”, shton mes tjerash Mourinho.

    Ndeshja e parë mes Interit dhe Manchester United e zhvilluar në Giuseppe Meazza përfundoi me barazim pa gola, ndërsa ndeshja e kthimit është pas 10 ditësh.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 6:55 am

    NBA: Bulls i japin fund fitoreve të Rockets
    Chicago Bulls ka mposhtur Houston Rockets me rezultat 105-102, duke i dhënë fund serisë prej gjashtë fitoreve radhazi të mysafirëve.

    Derrick Rose udhëhoqi tek Bulls me 22 pikë, përfshirë një shënim në 32 sekondat fundit, që u dha epërsinë 104-102 vendasve. Ron Artest në anën tjetër ishte më i sakti tek Rockets, duke shënuar pikë më të larta të sezonit, 32.

    Edhe pesë lojtarë të tjerë të Bulls shënuan pikë dyshifrore. Tyrus Thomas shënoi 19 pikë, Ben Gordon 16, John Salmons 12 dhe Brad Miller 11. Joakim Noah përfundoi ndeshjen me 10 pikë dhe 15 kërcime.

    Yao Ming shënoi 17 pikë për Rockets dhe Luis Scola 16 pikë dhe 12 kërcime.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 10:08 am

    Nistelrooy dëshiron të pajtohet me Fergusonin
    Sulmuesi holandez, Ruud van Nistelrooy, ka thënë se ai dëshiron t’i normalizojë raportet me menaxherin e Manchester United, Sir Alex Ferguson.

    Nistelrooy u largua nga United në vitin 2006, pasi u la jashtë finales së Kupës Carling, për të kaluar tek Real Madrid.

    “Mezi pres ta takoj sërish. Dua të flas me të dhe t’i rregullojmë raportet mes nesh. Pas aq shumë kohe nuk mund të besoj e as të kuptoj se pse ndodhi gjithë ajo. Pse duhej të bëhej kaq e madhe puna”, thotë Nistelrooy.

    “Mendoj se të dy jemi fajtor. Thjesht diçka shpërtheu mes nesh. Isha shumë i shqetësuar. Si profesionist nuk duhet të lidhesh shumë me klubin, por unë në këtë rast e bëra këtë gjë. Gjithçka ishte aq shumë personale”, ka përfunduar holandezi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 10:09 am

    Vazhdon kriza e Milanit
    Ndeshja e zhvilluar të dielën në Stadio Ferraris, ndërmjet Sampdorias dhe Milanit, ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të skuadrës vendase.

    Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë përballë skuadrës, e cila tashmë synim të vetëm e ka qëndrimin në njërën nga katër pozitat e para në tabelë.

    Sulmuesi italian Antonio Cassano i kaloi gjenovasit në epërsi (33’), ndërsa në fillim të pjesës së dytë (51’), Cassano asistoi te Giampaolo Pazzini, i cili e mposhti Abbiatin për ta dyfishuar epërsinë.

    Mysafirët nga San Siro nuk bënë asgjë, përveçse ngushtuan epërsinë dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja, ndërsa golashënues ishte Alexandre Pato.

    Me këtë humbje, Milani mbetet pesë pikë pas Juventusit që mban pozitën e dytë dhe ka dy pikë më tepër se Fiorentina që mban pozitën e katërt. Megjithatë duhet përmendur se shumë afër janë edhe Genoa dhe Roma, të cilët do të luftojnë deri në fund të sezonit për një vend që çon në Ligën e Kampionëve.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 10:09 am

    Fiorentina dhe Genoa barazojnë
    Skuadra e Fiorentinës nuk e ka shfrytëzuar dështimin e Milanit për t’u barazuar me pikë, por ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë në udhëtim te skuadra e fundit në tabelë, Reggina.

    Vendasit ishin të parët që shënuan me anë të Alessio Sestu (21’), mirëpo epërsia e tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi që Viola barazoi rezultatin me Emiliano Bonazzolin, dhe ky rezultoi të ishte rezultati i fundit i takimit.

    Të njëjtin gabim e ka bërë edhe Genoa duke mos arritur të nxjerrë më shumë se një pikë si mysafir i Sienas, pasi në takimin e zhvilluar në Stadio Franchi ka barazuar pa gola.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 01, 2009 10:09 am

    Stoke City ndalon Aston Villan
    Aston Villa nuk arritur të marrë pikë të plota ndaj Stoke Cityt, pavarësisht se ishte në epërsi të dyfishtë deri në minutat e fundit të ndeshjes, duke barazuar 2-2 në Villa Park.

    Golin e parë për të zgjedhurit e trajnerit Martin O’Neill e shënoi mesfushori bullgar Stiliyan Petrov në fund të pjesës së parë të ndeshjes (44’), derisa i njëjti lojtar në pjesën e dytë të ndeshjes asistoi edhe në golin tjetër të vendasve, të cilin e shënoi sulmuesi John Carew (79’).

    Por mysafirët bënë mrekullinë duke shënuar dy herë në tre minutat e fundit të ndeshjes. Së pari mbrojtësi Ryan Shawcross ngushtoi në minutën e 87-të ndërsa mesfushori Glenn Whelan nxori një pikë në minutën e fundit të kohës së rregullt (90’).

    Aston Villa tash mbledh 52 pikë në pozitën e katërt, tre më pak se Chelsea dhe Liverpooli që mbajnë pozitat dy dhe tre.

    Në ndeshjen tjetër të sotme, ekipi i shqiptarit Valon Behrami ka shënuar fitore minimale ndaj Manchester Cityt me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Jack Collison në minutën e 70-të të ndeshjes.

    Me këtë fitore West Hami grumbullon 36 pikë në pozitën e shtatë të tabelës, derisa Manchester City mbetet në kuotën e 32 pikëve në pozitën e 11-të.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 03, 2009 6:05 am

    Manchester United fiton Kupën Carling
    Kampioni i Premierligës, Manchester United, ka triumfuar në finalen e Kupës së Ligës angleze, pasi mposhti 4-1 në penalti e

    Të dyja ekipet dolën në fushë me shumë pak ndryshime nga formacioni bazë. Dallimi më i vërejtur ishte porta e United, ku në vend të portierit Van der Sar, trajneri Sir Alex Ferguson angazhoi Ben Foster.

    Pas një loje të ekuilibruar me raste të shumta në të dyja anët, koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa gola, duke çuar në zhvillimin e lojës shtesë, e cila sërish nuk solli ndonjë ndryshim rezultati.

    Manchester Untied pati rastet më të mira në ndeshje, me Ronaldon që preki edhe një shtyllë në çastet e fundit të kohës së rregullt. Tottenhami në anën tjetër po ashtu pati disa raste, iniciator i të cilave ishte Aaron Lennon.

    Gjuajtja e penaltive
    Rezultati pa gola edhe në lojën shtesë çoi në gjuajtje të penaltive, ku si favoritë shihej Tottenhami, pasi kishte në portë një portier më me përvojë, Heurelho Gomes .

    Por në fakt u tregua e kundërta, me Gomes që nuk arriti të ndalojë asnjë gjuajtje të djajve të kuq, dhe me Ben Foster mbrojti goditjen e Jamie O'Hara, ndërsa një gjuajtje e David Bentley përfundoi në anën e jashtme të shtyllës.

    Rezultati i fundit i penaltive ishte 4-1. Për Manchester United shënuan: Ryan Giggs, Carlos Tevez, Cristiano Ronaldo dhe Anderson. Për Tottenhamin i vetmi që shënoi ishte Vedran Corluka.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 03, 2009 6:06 am

    Barca dështon sërish
    Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në Vicente Calderon ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase, me rezultat prej 4-3.

    Një superndeshje është zhvilluar ndërmjet skuadrës së dytë nga kryeqyteti spanjoll dhe liderit të tabelës në La Liga, ku u panë plot shtatë gola.

    Edhe pse Blaugranët krijuan epërsi të dyfishtë, ata në fund dolën kokulur nga Vincente Calderon.

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Balu1

    Thierry Henry e filloi serinë e golave me një gol të bukur (19’), ndërsa Leo Messi me një solo-depërtim dyfishoi epërsinë (31’).

    Diego Forlan ngushtoi rezultatin një minutë më pas, me një gol shumë të bukur nga distanca, dhe ky ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë.

    Disa minuta brenda pjesës së dytë (56’), Kun Aguero barazoi rezultatin për herë të parë.

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Pyol1

    Blaugranët kaluan sërish në epërsi me anë të Henry (72’), por të gjithë punën e kreu paraprakisht Gudjohnsen.

    Forlan shënoi golin e dytë personal dhe barazoi për të dytën herë, pas një penalltie të akorduar me vonesë nga gjyqtari (80’).

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Forlan1

    Goli i fitores për madrilenët erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt, dhe realizues ishte Aguero, i cili e mposhti për të dytën herë Valdezin për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

    Kështu, Atletico i ka bërë nder rivalit të qytetit, Real Madrid, që tashmë gjendet vetëm katër pikë larg Barcelonës që prin në krye të tabelës.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 03, 2009 6:07 am

    Crespo shpëton Interin
    Një ndeshje e bukur është zhvilluar të dielën mbrëma në Giuseppe Meazza, ndërmjet kampionit dhe nënkampionit të Italisë, Inter dhe Roma, respektivisht, e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 3-3.

    Roma ishte skuadër dominuese në pjesën e parë duke krijuar epërsi të dyfishte brenda pak minutash.

    Daniele De Rossi e hapi rezultatin pas një krosimi të Mottas duke mposhtur me kokë portierin Cesar (23’).


    Mbrojtësi i krahut, John Arne Riise, e dyfishoi rezultatin në minutën e 30-të duke e çuar skuadrën e tij në pushim me diferencë prej dy golash.

    Në pjesën e dytë zikaltrit u këndellën dhe vetëm pas gjashtë minutash (52’), Mario Balotelli ngushtoi epërsinë pas një pasimi të Adrianos.


    Mirëpo, Giallorossët menjëherë e ngritën epërsinë e dy golave, pasi një lëvizje të mirë të Baptistas e shfrytëzoi Matteo Brighi, dhe shënoi golin e tretë të Romës (57’).

    Në minutën e 63-të, gjyqtari akordoi penallti në favor të skuadrës vendase pas një simulimi të Balotellit, dhe i njëjti nuk ishte i gabueshëm nga pika e bardhë.



    Heroi i Nerazzurëve në këtë takim doli të jetë Hernan Crespo, i cili dy minuta porsa u fut në lojë e barazoi rezultatin (73’) dhe ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, pasi që Roma nuk i shfrytëzoi dy raste shumë të mira kah fundi i takimit për të dalë fitues nga kjo përballje.


    Ky barazim i kushton Interit me afrimin e Juventusit drejt kreut, pasi tani Bianconerët janë shtatë pikë prapa liderit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 03, 2009 6:07 am

    Sezoni i përfunduar për Valon Behramin?
    Mesfushori shqiptar i West Ham United, Valon Behrami, është dërguar në spital pasi ka pësuar dëmtime të ligamenteve në gju gjatë fitores së djeshme të ekipit të tij ndaj Manchester City.

    Behrami, i cili aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës, u lëndua pak para fundit të pjesës së parë të ndeshjes, dhe ekziston frika se ai mund të mos luaj më gjatë këtij sezoni.

    Menaxheri i klubit, Gianfranco Zola, thotë se megjithatë do të presë lajmet përfundimtare rreth situatës së kosovarit.

    “Ne ende presim. Ai është dërguar në spital për skenim. Shpresoj të mos jetë keq. Ndjejmë keqardhje për të, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Zola.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 03, 2009 6:08 am

    Mourinho i kënaqur me Crespon
    Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se nuk ka probleme me Hernan Crespon pasi argjentinasi u fut në lojë si zëvendësues dhe shënoi për të barazuar në derbin e mbrëmshëm përballë Romës.

    “Është e vërtet, nëse Ibra ishte i gatshëm, Crespo nuk do të ishte në stol dhe vendi i tij është marrë nga Balotelli. Jam shumë i kënaqur me të, pasi ai është një djalosh fantastik, një lojtar i cili e jeton këtë moment pa ditë për të ardhmen dhe jep gjithçka për Interin. Jam tepër i kënaqur me të”, ka thënë Mourinho.

    “Mund ta kisha dërguar në lojë Amantino Mancinin në të majtë dhe Marion në mesfushë me Adrianon, por e pashë që Balotelli po ia delte mirë në krah”, ka shtuar portugezi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 03, 2009 6:08 am

    Ronaldo: Mund të fitojmë gjithçka
    Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, thotë se Manchester United mund të fitojë të pesë trofetë këtë sezon.

    Ekipi i drejtuar nga Sir Alex Ferguson dje triumfoi në finalen e Kupës Carling, që është trofeu i dytë këtë sezon pas Kupës Botërore të Klubeve.

    Djajtë e Kuq po ashtu kryesojnë tabelën e Premierligës me shtatë pikë, janë në çerekfinale të Kupës FA dhe mund të kualifikohen për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nëse shënojnë fitore ndaj Interit në javën e ardhshme.

    “Është shumë vështirë të arrihet, por ne po mundohemi ndeshje për ndeshje. Gjithmonë kemi mundësinë të fitojmë gjithçka. Kemi fituar këtë kupë dhe tash nuk kemi shumë kohë për të festuar”, ka thënë Ronaldo.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 11:09 am

    Wenger: Përfundimi në top katërsh vital

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai nuk do të pranojë asnjë dështim në tentimin për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.

    “E dini sa shumë dëshiroj të arrij në Ligën e Kampionëve. Për mua, kjo nuk është e rëndësishme, është jetësore. Por ju mund vetëm të luani ndeshjet tuaja dhe të përpiqeni t’i fitoni ato”, thotë Wenger.

    “Dua të jem në Ligën e Kampionëve pasi kjo është më e mirë ku mund të jem. Nëse jo, atëherë nuk do të jem i lumtur. Është e thjeshtë”, ka shtuar francezi.

    Arsenali, që gjendet në pozitën e pestë, gjatë vikendit barazoi pa gola ndaj Fulhamit, por këtë dështim të topçinjve nuk arriti ta shfrytëzojë Aston Villa (në pozitë të katërt), që po ashtu barazoi në fushë të vet ndaj Stoke Cityt.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 11:10 am

    NBA: Shaq shkëlqen kundër ish-klubit

    Shaquille O'Neal ka shënuar 33 pikë kundër ish-ekipit të tij, derisa Phoenix Suns ka mposhtur Los Angeles Lakers me rezultat 118-111.

    Pavarësisht 49 pikëve të Kobe Bryant, Los Angeles Lakers nuk arriti të shënojë fitore. Spanjolli Pau Gasol, shënoi 30 pikë për Larkes në këtë ndeshje.

    Matt Barnes ka shënuar 26 pikë, 10 kërcime dhe shtatë asistime, ndërsa Leandro Barbosa 22 pikë për Suns, të cilën luajtën pa të lënduarin Steve Nash.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 11:12 am

    Redknapp: Manchesteri mund të fitojë shumë

    Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se Manchester United mund t’ia dalë t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, pasi Djajtë e Kuq mbrëmë triumfuan në finalen e Kupës Carling.

    “Ata kanë shans të fitojnë shumë. Ata janë një ekip për t’u mposhtur, dhe kanë një skuadër fantastike”, ka thënë Redknapp.

    “Liga po shkon në favor të tyre. Nuk do të kishit vënë bast kundër tyre as në Ligën e Kampionëve. Ndërsa edhe në gjysmëfinale të Kupës FA do të ketë një përballje mes katër ekipeve të mëdha”, ka shtuar trajneri i Tottenhamit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 11:13 am

    Guardiola: Do ta thellojmë epërsinë sërish

    Barcelona mbrëmë u mposht me rezultat 4-3 në Vicente Calderon nga Atletico Madrid, duke ngushtuar epërsinë ndaj Realit në vetëm katër pikë.

    Barcelona së pari udhëhoqi 2-0, pastaj 3-2, por Atletico Madrid shënoi fitore falë dy sulmuesve Diego Forlan dhe Sergio Aguero.

    “Kemi humbur një ndeshje mjaft emocionuese. Duhet t’ia uroj fitoren Atleticos. Kur një ekip dominon në posedim të topit, duhet të jetë më i fortë. Atletico luajti futboll shumë direkt dhe na shkaktoi probleme”, ka thënë Guardiola.

    “Ndeshja ishte tipike Aletico Madrid-Barcelona. Epërsia jonë në krye të tabelës është ngushtuar në tri javët e fundit, por ende ka tre muaj të sezonit. Do ta rrisim atë sërish”, ka shtuar Guardiola.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 11:13 am

    Bendtner: Jam duke u përmirësuar

    Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, dëshiron të dëshmojë përmirësimin e tij duke i dyfishuar golat këtë sezon.

    “Kam luajtur pak ndeshje këtë sezon dhe mendoj se jam në gjendje të luaj në ballë për Arsenalin. Si sulmues gjithmonë dëshironi të shënoni ose të asistoni në gola”, thotë Bendtner.

    “Shpresoj se do të mund ta dyfishoj numrin e golave që kam shënuar vitin e kalaur. Mendoj se kjo është e arritshme dhe është një cak i mirë për mua”, ka shtuar danezi.

    Arsenali ka dështuar të shënojë gola në katër ndeshjet e fundit në Premierligë.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 11:13 am

    Aguero: Dua ta mposht edhe Real Madridin

    Pas fitores së mbrëmshme ndaj Barcelonës, sulmuesi i Atletico Madrid, Sergio Aguero, thotë se ekipi i tij do të luajë ndeshje sulmuese edhe në përballjen e vikendit ndaj Real Madridit, kur shpreson ta mposhtë kampionin në fuqi të Spanjës.

    Sulmuesi argjentinas shënoi dy herë në fitoren e mbrëmshme prej 4-3 ndaj Barcelonës, fitore që ka ngritur moralin e lojtarëve të Atleticos.

    “Ishte e mrekullueshme. Një ndeshje vërtet e mirë. Dua ta falënderoj mbrojtjen që ishte e shkëlqyeshme. Kishte gabime të rastit, por përndryshe ishin shumë të mirë”, ka thënë Aguero.

    “Fitorja na ka dhënë shumë vetëbesim dhe mendoj se të shtunën do të luajmë me të njëjtin stil sulmues me të cilin luajtëm kundër Barcelonës. Vërtet dua ta mposht Real Madridin”, ka shtuar argjentinasi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 11:16 am

    Rossi: Lazio kërkon Kupën e Italisë

    Menaxheri i Lazios, Delio Rossi, beson se ekipi i tij ka kapacitet për të fituar Kupën e Italisë.

    Lazio iu rikthye fitoreve pas disa rezultateve zhgënjyese, duke mposhtur Leccen dhe Bolognën, fitore këto që kanë ngritur moralin e ekipit para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë përballë Juventusit, që zhvillohet nesër.

    “Po, Kupa e Italisë është një prej qëllimeve tona. Dua ta fitojmë atë, por do të isha i lumtur jo aq shumë për veti sa për klubin, fansat dhe lojtarët, pasi ata e meritojnë”, ka zbuluar Delio Rossi për Corierre dello Sport.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 11:17 am

    Moratti i pasigurt rreth të ardhmes së Mourinhos

    Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se ai është i kënaqur me punën e Jose Mourinhos tek klubi italian, por pranon se nuk din se sa gjatë portugezi mund të mbetet aty.

    Interi vazhdon të jetë lider në Serie A me shtatë pikë epërsi ndaj Juventusit, pavarësisht se barazoi në ndeshjen e fundit ndaj Romës.

    “Ne jemi të kënaqur që Mourinho punon me ne. Kur kuptova se ka mundësi ta angazhoj, menjëherë jemi përpjekur dhe jemi të kënaqur që ai pranoi”, thotë Moratti.

    “Nuk është me rëndësi sa ai do të qëndrojë këtu. Me rëndësi është që të fitojmë sa më shumë trofe gjatë kohës sa ai është këtu”, ka thënë më tej presidenti i nerazurëve.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 11:54 am

    Benitez: Lëndimet e Torres na kanë kushtuar shumë

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, thotë se ekipi i tij ka vuajtur në ndeshjen e fundit ndaj Middlesbrough, dhe shton se nëse Fernando Torres do të ishte i gatshëm për lojë, rezultati do të ishte më ndryshe.

    “Nëse Fernando Torres nuk do ishte aq shpesh i lënduar, gjërat do të qëndronin më ndryshe, por nuk mund ta ndryshojmë situatën tash”, thotë benitez.

    “Secili ekip ka lojtarë që lëndohen. Por Torres është lojtari ynë kryesor dhe shënoi shumë gola për ne në sezonin e kaluar. Edhe ky sezon ai mund të ishte shumë më ndryshe për të, po ishte i gatshëm për lojë”, ka shtuar spanjolli.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 12:02 pm

    Hiddink ka frikë nga udhëtimi tek Portsmouth

    Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, thotë se Portsmouth është i aftë të mposhtë cilindo ekip në ligë.

    “Portsmouth mund ta testojë secilin dhe veçanërisht Chelsean. Klubet që tash luftojnë për t’i ikur zonës së rrezikut, ata janë të fuqishme dhe shohin çdo javë për të mbledhë pikë, siç bëri Stoke”, thotë Hiddink.

    “Kjo është e vështirë pasi ekipet nga fundi kanë një bindje specifike angleze. Në ligat tjera, nëse je i dyti dhe luan me ekipin e fundit në tabelës, nuk është aq lehtë, por është më lehtë se këtu. Kjo është arsyeja se pse kjo do të jetë një sfidë e madhe”, ka shtuar trajneri holandez.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 12:02 pm

    Guardiola kthen sytë kah Silva

    Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, raportohet se është duke ndjekur anësorin e Valencias, David Silva.

    Sportivja spanjolle Sport shkruan se Guardiola e krahason Silvan me ish-bashkëlojtarin e tij tek Barca, Michael Laudrup, dhe dëshiron ta sjellë spanjollin në Nou Camp në sezonin e ardhshëm.

    Në janar, bashkëlojtari i Silva, David Villa, u raportua se pranoi një ofertë të madhe prej 40 milionë funtesh nga Barcelona, por kjo është hedhur poshtë nga klubi i tij, Valencia.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 12:03 pm

    Ferdinand: Kërkon më shumë trofe

    Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, thotë se triumfi i Kupës Carling me Manchester United vetëm se e ka bërë atë më të uritur për më shumë sukses.

    “Është mrekulli të fitosh gjithë atë që ne kemi fituar në 12 muajt e fundit, por nëse e përfundojmë sezonin vetëm me Kupën Carling, do të jetë zhgënjyese”, ka thënë Ferdinand.

    “Kjo nuk është për të nënçmuar garën. Kur të kem përfunduar karrierën time, kjo do t’u shtohet shumë trofeve që kam fituar. Por, ne dëshirojmë të përpiqemi të arrijmë më shumë he të fitojmë më shumë trofe”, shton anglezi.

    United fitoi trofeun e dytë këtë sezon pasi mposhti 4-1 në penalti Tottenhamin, pas 120 minutave pa gola. Djajtë e kuq janë të parët në Premierligë, në çerekfinale të Kupës FA dhe në garë edhe në Ligën e Kampionëve.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Mon May 06, 2024 4:44 pm