Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 6:22 am

    Ballack: Nuk largohem nga Chelsea

    Mesfushori gjerman, Michael Ballack, ka mohuar spekulimet kinse ai dëshiron të largohet nga Chelsea.

    Është spekuluar se 32-vjeçari mund të rikthehet te ish-skuadra e tij, Bayern Munich, por mesfushori është vendosur ta mbyllë karrierën në Stamford Bridge.

    “Gjithmonë kam thënë se ndoshta do ta përfundoj karrierën te Chelsea, ndërsa tani mendoj se vërtet do ta bëj këtë”, është shprehur Ballack.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 6:23 am

    Ibrahimovic i dëshpëruar

    Sulmuesi i Interit, Zlatan ibrahimovic, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja në Old Trafford, dhe thotë se përkundër eliminimit, zikaltrët bënë gjithçka që mundën.

    “Të gjithë e huqëm golin. Ata shënuan dy gola në minutat e katërta të të dy pjesëve, dhe kur të ndodh kjo, atëherë eliminohesh”.

    “Ne vazhduam të luajmë, dhe dy herë e goditëm shtyllën, po ashtu unë i pata edhe dy mundësi të mira. Luajtëm me vetëbesim dhe karakter, por kjo nuk mjaftoi”.

    “Është për të ardhur keq, sepse vërtet dëshiroja ta fitoj këtë trofe, ky ishte qëllimi im kryesor këtë sezon”, ka thënë boshnjaku me pasaportë suedeze.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 6:29 am

    City nis bisedimet për David Villan

    Është konfirmuar se Manchester City ka filluar bisedimet me Valencian për transferimin e sulmuesit spanjoll David Villa.

    Zëvendëspresidenti i Los Che, Fernando Gomez, ka deklaruar se pjesëtarë të të dyja skuadrave janë takuar për fillimin e bisedimeve të para në lidhje me transferimin e sulmuesit kryesor të skuadrës spanjolle, e cila aktualisht gjendet në krizë financiare.

    Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, ‘pasanikët’ janë e vetmja skuadër që është në gjendje të paguajë 40 milionë euro për kartonin e Villas, i cili këtë verë mund ta veshë fanellën e ekipit nga Liga Premier.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 6:29 am

    Tifozët e Realit shtojnë presionin

    Tifozët e Real Madridit kanë filluar të bëjnë presion me qëllim që ta shohin ish-presidentin Florentino Perez në krye të klubit mbretëror.

    Humbja prej 4-0 në Anfield, ishte turpërimi më i madh që kanë përjetuar Los Blancos në garën evropiane qëkur ka marrë emrin Liga e Kampionëve (1992), ndërkohë tifozët e parapaguar kërkojnë që Perez ta shpall kandidaturën e tij për president.

    Sipas “AS”, Perez jo vetëm që konsiderohet kandidati kryesor për ta fituar presidencën, por tifozët tashmë e kanë etiketuar atë si “Shpëtimtari”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 6:30 am

    Kuqi shënon në humbjen e Palace

    Skuadra e Burnleyt ka shënuar fitore në dramën gjashtëgolëshe kundër Crystal Palace me rezultat 4-2, në ndeshjen e vlefshme për ligën angleze Championship.

    Crystal Palace krijoi epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, mirëpo vendasit arritën ta përmbysin rezultatin deri në fund të takimit dhe dolën fitues.

    Serinë e golave e filloi shqiptari me pasaportë finlandeze, Shefki Kuqi, i cili shënoi në minutën 26-të, ndërsa Clarke Carlisle dyfishoi epërsinë e mysafirëve duke shënuar autogol (35’).

    Ishte i njëjti lojtar i Burnleyt, i cili ngushtoi epërsinë në 1-2, vetëm katër minuta pasi shënoi autogolin.

    Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, Burnley përmbysi gjithçka.

    Fillimisht, Graham Alexander barazoi rezultatin nga pika e bardhë (83’). Ndërsa Steven Thompson (88’) krijoi epërsinë e parë për Burnleyn, derisa Jay Rodriguez vendosi rezultatin përfundimtar prej 4-2, në minutat shtesë të ndeshjes.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 6:30 am

    Ronaldo ia sjell fitoren skuadrës së tij

    Fenomeni i rikthyer brazilian, Ronaldo Luis Nazario de Lima, është shënuar sërish në listën e golashënuesve për Corinthians duke ia siguruar tre pikë të reja skuadrës së tij.

    Ish- lojtari i Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit, ka shënuar të dytin gol radhazi në dy ndeshje zyrtare në fanellën e Corinthians.

    Në takimin e të mërkurës mbrëma, të cilin Corinthians e fitoi me rezultat 2-1 kundër Sao Caetanos, Ronaldo ishte në formacionin bazë të skuadrës vendase gjë që e ngjalli atmosferën te tifozët vendas.

    Në minutën e 51-të, me një goditje ‘volley’ të ulët nga një distancë prej dhjetë metrash brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, Fenomeni e mposhti portierin mysafir duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij, dhe ky ishte goli i fitores për Corinthians.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 6:33 am

    Mourinho: United do t’i fitojë të gjitha trofetë

    Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka deklaruar se skuadra e cila e eliminoi nga Liga e Kampionëve, Manchester United, i ka të gjitha kualitetet që këtë sezon të fitojë pesë trofe.

    Manchester United deri më tani këtë sezon i ka fituar dy trofe (Kupën e Botës për Klube dhe Carling Cup), të mërkurën mbrëma u kualifikua në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, është lider në Premier League dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup.

    “Aktualisht ata janë në formë të lartë dhe në nivel maksimal. Ata kanë përvojë, kualitet, kondicion të shkëlqyer fizik dhe intensitet në ndeshjet e tyre”.

    “Jo rastësisht ata janë kampionë të Evropës. Dhe për arsyet që përmenda ata mund të fitojnë gjithçka. Mendoj se mund t’i fitojnë pesë trofe këtë sezon”, ka thënë trajneri zikaltër.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 6:33 am

    Lampard: Chelsea nuk e dëshiron Liverpoolin në çerekfinale

    Mesfushori i Bluve, Frank Lampard, thotë se Chelseat do t’i pëlqente të përballej me cilëndo skuadër në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, përveç Liverpoolit.

    Vitet e fundit, Chelsea dhe Liverpool janë takuar shpesh në kuadër të Ligës së Kampionëve. Redsat i kanë eliminuar Blutë në sezonet 2004/2005 dhe 2006/2007, ndërsa Chelsea i eliminoi ata në sezonin 2007/2008.

    “Ndoshta edhe Liverpooli nuk dëshiron të luajë kundër nesh, por të jem i sinqertë ne nuk dëshirojmë ta kemi kundërshtar Liverpoolin”.

    “Nëse fati na përball me ata, atëherë s’kemi çfarë të bëjmë. Por do të ishim të lumtur sikur ta shmangnim Liverpoolit”, ka thënë Lampard për “The Daily Mail”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 6:34 am

    Juve fillon planet për Cassano, Hamsik dhe Silva

    Skuadra e Juventusit planifikon përforcimin e skuadrës këtë verë, ndërkohë emrat të cilët janë përsëritur vazhdimisht në media, janë Antonio Cassano (Sampdoria), Marek Hamsik (Napoli) dhe David Silva (Valencia).

    Pas eliminimit nga Liga Kampionëve, trajneri Claudio Ranieri e ka bërë të qartë se Bianconerët kanë nevojë për disa lojtarë klasi, nëse dëshirojnë të arrijnë objektivat në sezonin e ardhshëm, duke paralajmëruar ndryshime të mëdha në afatin kalimtar veror.

    “La Gazzetta Dello Sport” njofton se emri i parë në listën e Ranierit është Antonio Cassano, për të cilin Juve do të ofrojë 20 milionë euro.

    Mesfusha është problemi kryesor i Zonjës së Vjetër, prandaj Marek Hamsik është një alternativë për ta përforcuar këtë pozitë.

    Ndërkohë, njoftohet se bardhezinjtë tashmë e konsiderojnë David Silvan e Valencias si Pavel Nedvedi i ardhshëm. Valencia ka borxhe të shumta, dhe këtë verë do të detyrohet t’i shesë lojtarët kryesor, ndërsa njëri prej tyre është Silva.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 11:02 pm

    Buffon në shitje, Barcelona e alarmuar

    Juventusi është duke analizuar shitjen e Gianluigi Buffon, në mesin e shumë emrave veteranë, me qëllim për të krijuar një fond më të madh për blerje të verës.

    Gazzetta dello Sport shkruan se Juve do të tentojë të shesë yjet si Buffon, David Trezeguet, Vincenzo Iaquinta, Christian Poulsen dhe Tiago, me qëllim që të grumbullojë 80 milionë euro për të rikonstruktuar ekipin.

    Barcelona është një prej ekipeve të interesuara në Buffonin, dhe mund të bëjë një hap në marrjen e shërbimeve gjatë verës, sidomos pasi tashmë nuk e ka në garë Manchester Cityn, që ka siguruar shërbimet e Shay Given në janar.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 11:10 pm

    Messi: Jemi rikthyer në formën më të mirë

    Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është i ngazëllyer me paraqitjen e Barcelonës në fitoren e mbrëmshme prej 5-2 ndaj Lyonit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    “Kemi treguar një paraqitje të shkëlqyeshme, veçanërisht nëse marrim parasysh rëndësinë. Javën e kaluar thash se jemi rikthyer sërish në formën më të mirë dhe nxorëm rezultatet që dëshiruam dhe gjithçka shkoi mirë”, ka thënë Messi.

    “Për çerekfinale nuk shqetësohem. Secili meriton respekt në këtë nivel. Të gjithë janë të shkëlqyeshëm dhe të gjitha ndeshjet do të jenë në komplikuara”, shton argjentinasi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 11:10 pm

    Perez dhe Zidane dëshirojnë Ancelottin në Real

    Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, raportohet se është duke u kërkuar nga kandidati për president të ri të Real Madridit, Florentino Perez.

    Gazzetta dello Sport shkruan se Ancelotti kryeson listën e shkurtë të emrave për të pasuar trajnerin Juande Ramos në stolin e Realit në sezonin e ardhshëm.

    Menaxheri i rosonerëve ka edhe përkrahjen e ish-yllit të Juventusit dhe Realit, Zinedine Zidane, i cili është duke e këshilluar Perez dhe pritet të jetë pjesë e stafit teknik, nëse ky i fundit i fiton zgjedhjet.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 4:55 am

    Sejdiu premton ndihmë për sportin kosovar

    Sportistët e Republikës së Kosovës meritojnë t’u jepet mundësia për të garuar me përfaqësuesit e vendeve të tjera të botës së lirë demokratike, theksoi presidenti Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati të enjten me Besim Hasanin, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.

    Gjatë takimit me Hasanin, si dhe me tre nënkryetarët e këtij komiteti, presidenti Sejdiu sërish pohoi gatishmërinë e tij të plotë për t’u ndihmuar federatave përkatëse të sportit dhe vetë Komitetit Olimpik të Kosovës në përpjekjet e gjithanshme që po bëjnë ato për afirmimin e sportit të Kosovës, si dhe për anëtarësimin e tyre sa më të shpejtë në asociacionet e sportit ndërkombëtar dhe në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik.

    “Me sukseset dhe me paraqitjet e tyre dinjitoze jashtë vendit, sportistët e Kosovës kanë dhënë dëshmi të bollshme se kanë talent, dije dhe vullnet për t’u matur me sportistët e vendeve të tjera”, tha Sejdiu, duke ripërsëritur vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar sportistët tanë në përpjekjet e gjithanshme për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

    Presidenti Sejdiu dhe drejtuesit e KOK-ut u pajtuan që nevojitet një bashkëpunim i shtuar i të gjitha institucioneve shtetërore e sportive në vend, me qëllim që të arrihet një mbështetjeje sa më e gjerë ndërkombëtare për sportistët e Kosovës, për federatat veç e veç dhe për vetë Komitetin Olimpik të Kosovës. /Telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 4:55 am

    Rooney: E urrej Liverpoolin

    Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ai është një tifoz i Evertonit dhe se e urren Liverpoolin.

    “Jam shumë i ngazëllyer për ndeshjen. Jam rritur si një tifoz i Evertonit, e gjithë familja ime janë tifozë të Evertonit dhe jam rritur duke e urryer Liverpoolin. Dhe kjo nuk ka ndryshuar”, ka thënë Rooney para derbit të vikendit në Old Trafford.

    “Mendoj se ardhja në Old Trafford do të jetë një ndeshje e vështirë për ta. Ata e dinë se duhet të fitojnë, e dinë se kanë nevojë për tri pikë”.

    “Jam i sigurt se ata do të luftojnë për këtë dhe sigurisht se edhe ne. Nëse ne fitojmë, kjo sigurisht se do t’i fundosë shanset e Liverpoolit dhe kjo është një nxitje për ne”, ka shtuar anglezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 4:56 am

    Werder shënon fitore, PSG barazon

    Takim i parë i 1/8 të finales së Kupës UEFA i zhvilluar në Weserstadion, ndërmjet Werder Bremenit dhe Saint-Etienne, ka përfunduar me fitore minimale prej 1-0 në favor të skuadrës gjermane.

    Të vetmin gol për vendasit e shënoi Naldo në minutën e 20-të. Edhe pse kjo është fitore minimale, e cila nuk ofron siguri për ndeshjen e kthimit, Werder veproi mirë duke mos pranuar gol.

    Ndeshja tjetër e zhvilluar në Parc des Princes, ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Bragës, ka përfunduar pa gola.

    PSG e filloi ndeshjen duke menduar për takimin e vikendit kundër Marseille, dhe kjo ishte arsyeja që nuk arriti më shumë se një barazim, por fatmirësisht francezët nuk pranuan gol, kështu që mund të shpresojnë për një rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 4:56 am

    Galatasaray ndal Hamburgun me dhjetë lojtarë

    Skuadra turke Galatasaray ka arritur të nxjerrë një rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Kupës UEFA si mysafir i Hamburgut.

    Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në Nordbank Arena ndërmjet Hamburgut dhe Galatasarayt ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

    Turqit kaluan të parët në avantazh me golin e Ayhan Akman në minutën e 32-të, por në minutat e para të pjesës së dytë (49’) vendasit barazuan rezultatin, ndërsa golashënues ishte Marcell Jansen.

    Nga minuta e 53-të mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi që Emre Aşık u përjashtua me karton të kuq.

    Përkundër mungesës së një lojtari, Galatasaray arriti ta menaxhojë deri në fund rezultatin, duke bërë që në ndeshjen e kthimit të jetë skuadër e favorizuar.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 4:57 am

    Fitore e zbehtë e Marseille

    Ndeshja e zhvilluar në Velodrome ndërmjet Olimpique de Marseille dhe Ajax Amsterdam, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat 2-1.

    Vendasit krijuan avantazh të dyfishtë me anë të Cheyrou (19’) dhe Niang (33’). Ndërsa mysafirët arritën ta shënojnë një gol shumë të rëndësishëm nga pika e bardhë, derisa ekzekutues ishte Suarez (36’).

    Nga minuta e 42-të, Ajaxi mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi që Van der Wiel u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

    Mesfushori kosovar, Lorik Cana, e zhvilloi vetëm gjysmën e parë të lojës, ndërsa në pjesën e dytë në vend të tij u inkuadrua M’Bami.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 4:57 am

    Udinese ruan nderin italian

    Pas përjashtimit të të gjitha skuadrave italiane nga Liga e Kampionëve, skuadra e Udineses ka arritur ta ruajë nderin e futbollit italian në Evropë, duke i mposhtur kampionët në fuqi të Kupës UEFA, Zenit St. Petersburg, me rezultat prej 2-0.

    Vendasit arritën të shënojnë dy herë në minutat e fundit të takimit.

    Fabio Quagliarella shënoi golin e parë në minutën e 85-të, ndërsa Antonio Di Natale dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë në minutat shtesë të takimit (90’+7).

    Me këtë fitore, Udine do të udhëtojë në Rusi më 19 mars në rolin e skuadrës favorite.

    Me rezultat të njëjtë ka përfunduar edhe ndeshja e zhvilluar ndërmjet Manchester Cityt dhe Aalborgut.

    Golat për ‘pasanikët’ i shënuan Felipe Caicedo (8’) dhe Sean Wright-Phillips (30’).
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 4:58 am

    Pique: Më mirë Arsenali se Liverpooli

    Duket se të gjitha skuadrat ia kanë frikën Liverpoolit në Ligën e Kampionëve duke dëshiruar që ta shmangin në çerekfinale të kësaj gare.

    Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka pranuar se shpreson që Blaugranët të mos përballen me Liverpoolin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    “Stili i lojës së Liverpoolit nuk na përshtatet aspak. Në Santiago Bernabeu ata e mbyllën lojën krejtësisht dhe nuk e lejuan kundërshtarin të luajë. Një rival, i ci li do të na përshtatej është Arsenali, sepse atyre iu pëlqen të luajnë dhe të sulmojnë, sikurse ne”, është shprehur mbrojtësi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 4:59 am

    Perez shënjestron Gerrardin dhe Alonson

    Këtë verë Real Madridi do të mbajë zgjedhjet për president, ndërsa shtypi spanjoll nuk ka hezituar që të parashikojë se Florentino Perez do t’i udhëheqë Mbretërit, pavarësisht se ai ende nuk ka konfirmuar nëse do të kandidohet ose jo.

    Cristiano Ronaldo dhe Kaka kanë qenë gjithmonë në krye të listës blerëse të Los Merengues dhe vazhdojnë të jenë, por tani janë shtuar edhe dy emra: dyshja e Liverpoolit, Steven Gerrard dhe Xabi Alonso.

    Para disa javësh “AS”, kishte shkruar se bashkëpunëtorët e afërt të Perez ishin takuar me Ronaldon dhe Kaka, ndërsa tani i njëjti burim pohon se janë bërë përgatitje për t’u takuar edhe me Gerrardin dhe Alonson.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 5:00 am

    Beckham: Titulli mban emrin e Manchester United

    David Beckham shpreson që ish-skuadra e tij, Manchester United, do të shënojë fitore në ndeshjen derbi të së shtunës kundër Liverpoolit, e cila është një ndeshje vendimtare për titull.

    “Për një tifoz të Manchester Unitedit, si unë, fitoja kundër Liverpoolit është diçka e veçantë. Kam qenë me fat që kam luajtur në një skuadër, e cila udhëtonte në Anfield ku e mposhtte Liverpoolit, dhe të njëjtën gjë e bënte edhe në Old Trafford”.

    “Liverpooli po luan mirë, por Manchester United po luan jashtëzakonisht mirë. United ka një skuadër me disa nga lojtarët më të mirë në botë”.

    “Si tifoz i Manchester Unitedit them se do ta fitojmë Ligën edhe këtë sezon. Ende nuk ka përfunduar asgjë, por mënyra si luajnë, me ata lojtarë dhe me atë trajner, është e pamundur që të mos shpallen kampionë”, ka thënë anglezi për “Sky Sports News”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 5:02 am

    City refuzon kërkesën e Valencias

    Zëvendëspresidenti i Valencias, Fernando Gomez, ka njoftuar të mërkurën se skuadra e tij ka filluar bisedimet me Manchester Cityn për shitjen e David Villas.

    Tani, e përditshmja spanjolle “AS” ka njoftuar se raundi i parë i bisedimeve nuk ka shkuar aq mirë, pasi që ‘pasanikët’ e Cityt kanë refuzuar të diskutojnë për vlerën që e kanë caktuar Los Che për sulmuesin e tyre, e cila konsiderohet të ketë qenë 100 milionë euro.

    Nga ana tjetër, agjenti i Villas, Jose Luis Tamargo, është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si skuadra po merret me këtë çështje.

    “Mënyra se si Fernando i bën gjërat nuk është korrekte, sepse ai nuk m’i ka raportuar aktivitet e tij as mua e as klientit tim. Është dashur të mësoj gjithçka nga shtypi”, ka thënë agjenti

    Mësohet se Valencia dëshiron ta kompletojë shitjen e Villas sa më shpejtë, pasi që ata janë të detyruar të paguajnë një pjesë të borxhit të tyre (75 milionë euro) deri në korrik.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 5:02 am

    Totti: Nuk guxojmë ta humbim vendin e katërt

    Simboli i Romës, Francesco Totti, beson se skuadra e tij së shpejti do të pozicionohet në një vend i cili dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    “Objektivi ynë tani është që të kualifikohemi sërish në Ligën e Kampionëve, është një garë shumë e rëndësishme dhe ngazëlluese, prandaj dëshirojmë të jemi aty sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Totti në “Corriere dello Sport”.

    Roma u eliminua nga Arsenali, ndërkohë që nuk kanë munguar spekulimet se kapiteni është lodhur nga zhgënjimet me Giallorossët dhe ndoshta do të kërkojë një skuadër më të madhe për ta realizuar ëndrrën e tij: titullin e Ligës së Kampionëve.

    “Unë kam lindur me këto ngjyra dhe padyshim që do ta përfundoj karrierën time këtu. Dëshiroja të luaja me çdo kusht në atë përballje kundër Arsenalit edhe pse nuk isha i rikuperuar plotësisht. Dëshiroj t’i falënderoj bashkëlojtarët për lojën që treguan, sepse ata e kanë kuptuar vlerën që ka kjo fanellë”, ka përfunduar ‘Er Purpone’.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 5:03 am

    Zidane: Gerrard është lojtari më i mirë në botë

    Tri herë fituesi i çmimit të lojtarit më të mirë në botë, Zinedine Zidane, ka dhënë mendimin e tij për lojtarin më të mirë në botë, dhe sipas tij, ai është kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard.

    Legjenda franceze mendon se Steven Gerrard është lojtar më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

    “Ai ndoshta nuk tërheq vëmendjen e njerëzve, sikurse Lionel Messi dhe Ronaldo, por ai është më i miri në botë”.

    “Një lojtar si Gerrard ndikon në të gjithë skuadrën. Kur ne fitonim tituj, unë gjithmonë thosha se Claude Makelele ishte lojtari më i rëndësishëm për ne. Asnjëri nga ne, unë, Luis Figo apo Raul, nuk mund ta bënim atë që bënte Makelele. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për Liverpoolin dhe Gerrardin”.

    “Ai (Gerrard) ka aftësi të jashtëzakonshme në pasimin e topit, di të lëvizë dhe të shënojë, por më e rëndësishmja është se ai iu jep vetëbesim bashkëlojtarëve. Ajo që ka Gerrad nuk mësohet, por është e lindur”, ka thënë ish-mesfushori i Juventusit për “The Daily Mail”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 13, 2009 5:25 am

    Valencia ne krize

    Pasi qe ja refuzoj man city oferten prej 100.000.000 euro per David Villan trajneri i valecias nuk e di se qfar mund te ben ai.
    Kurse ne korrik duhet ta paguaj borgjin valencia\rtk\
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 13, 2009 7:30 am

    Ronaldo: Nuk largohem nga Mançester Junajtedi
    Futbollisti më i mirë i vitit 2008 i shpallur nga FIFA dhe nga revista prestigjioze franceze "France Football", Kristiano Ronaldo ka përsëritur edhe një herë se ai nuk e ka në plan të largohet nga "Old Trafford" në një të ardhme të afërt.
    Ylli portugez ka thënë se ai nuk ka dëshirë të largohet nga Mançester Junajtedi, pasi ai është jashtëzakonisht i kënaqur tek klubi kampion në fuqi i Ligës Premiere, Ligës së Kampionëve dhe i Kupës së botës për klube. "Ndjehem shumë i lumtur këtu ku jam. Më pëlqen të bëjë atë që jam duke bërë. Kjo është ëndrra ime dhe jeta ime", ka thënë Ronaldo, duke shtuar: "Gjithmonë ka pasur spekulime për mua. Kjo është krejtësisht normale, njerëzit e kanë bërë këtë në disa vite të fundit, por unë gjithmonë jam i fortë si në aspektin mental ashtu edhe në atë fizik. Mançesteri po luan shumë mirë dhe ndjehem shumë i lumtur këtu. Nuk dëshiroj të shkoj askund, dua të qëndroj këtu", ka nënvizuar Ronaldo
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 13, 2009 8:00 am

    Juventus do mbajë takime me Diegon
    Juventusi dhe Werder Bremeni kanë aranzhuar takim për të biseduar në lidhje me transferimin e brazilianit Diego.

    “Tuttosport” njofton se skuadra gjermane është pajtuar që të lejojë bisedimet e bardhezinjve në lidhje me mesfushorin e tyre, i cili qe një kohë të gjatë është në planet e Zonjës së Vjetër.

    Megjithatë, zërat nga Torino njoftojnë se transferimi i Diegos nuk do të kushtojë lirë. Werderi do të mundohet të nxjerrë sa më shumë për ta lëshuar lojtarin kryesor të tyre. Ndërkohë spekulohet se kërkesa e parë do të jetë 30 milionë euro.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 13, 2009 8:00 am

    Tifozët e Interit: Mashtrues, largoju nga Milano!
    Tifozët e Interit kanë mbetur të zhgënjyer pas përjashtimit të hershëm nga Liga e Kampionëve, prandaj kanë kërkuar largimin e trajnerit Jose Mourinho nga stoli i zikaltërve.

    Tifozët dhe drejtuesit e Interit shpresonin që portugezi do ta ndryshojë fatin e Nerazzurëve në Evropë, mirëpo ai ka arritur rekordin më të keq të Interit në Ligën e Kampionëve në pesë vitet e fundit.

    Një afishe ishte vendosur të enjten në kompleksin stërvitor Pinetina ku shkruante: “Mashtrues luzitinian, largohu nga Milano”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 13, 2009 8:01 am

    Reina: Duhet ta mposhtim Unitedin
    Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, thotë se të shtunën Redsat duhet të shënojnë fitore me çdo kusht kundër Manchester Unitedit në Old Trafford, nëse dëshirojnë t’i mbajnë gjallë shpresat për titull.

    “Nëse humbim ose barazojmë, atëherë do të jetë shumë vështirë për të garuar për titull”.

    “Duhet të paraqitemi sikurse luajtëm kundër Real Madridit. Nëse e bëjmë këtë atëherë do të largohemi nga fusha si fitues”, ka thënë spanjolli për “Sky Sports”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 13, 2009 8:02 am

    Lippi: Të luajmë Itali-Angli
    Është viti i dytë radhazi që ekipet angleze janë dominuese në Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë vit në përballjet direkte, të tria skuadrat nga Liga Premier (Manchester United, Chelsea, Arsenal) i eliminuan skuadrat italiane (Inter, Juventus, Roma). Megjithatë trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, nuk dorëzohet duke thënë se ekipet angleze nuk janë superiore.

    “Superioritet anglez? Nuk është e vërtetë... Rezultatet mund të jenë mashtruese dhe të rastësishme. Për më shumë nëpër skuadra nuk ka shumë futbollistë anglezë ose italianë”.

    “Unë kam një zgjidhje: do të ishte mirë të luanin Italia dhe Anglia. Ekipet kombëtare përfaqësojnë futbollin shtetëror, jo klubet. Asnjëra nga skuadrat angleze (që janë në Ligën e Kampionëve) nuk kanë trajner anglez, prandaj nuk është çudi që përfaqësuesja e Anglisë ka trajner të huaj (Fabio Capello)”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 13, 2009 11:37 am

    NBA: Lakers sigurojnë vendin për në play-off
    Los Angeles Lakers është ekipi i parë në Konferencën Perëndimore që tashmë ka siguruar vend në play-off, pasi ka regjistruar fitore 101-95 në udhëtim ndaj San Antonio Spurs.

    Kobe Bryant dhe Pau Gasol, secili kanë shënuar nga 23 pikë për t’i dhënë fitoren e 52-të këtë sezon ekipit nga Los Angeles Lakers, kundrejt 13 humbjeve.

    Michael Finley dhe Tony Parker shënuan nga 25 pikë për San Antonio, të cilët me humbjen e mbrëmshme i dhanë fund edhe tre fitoreve radhazi.

    Trevor Ariza ka shënuar 10 pikë për Lakers, derisa Tim Duncan përfundoi ndeshjen me 16 pikë dhe 11 kërcime për Spurs, që tash kanë 43 fitore dhe 21 humbje.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 13, 2009 11:37 am

    Ranieri: Trezeguet më tradhtoi si fëmijë i llastuar
    Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, e ka kritikuar sulmuesin francez David Trezeguet, për komentet e bëra gjatë kësaj jave.

    Trezegol kishte shprehur pakënaqësinë e tij për shkak të zëvendësimit në ndeshjen kundër Chelseat në mesjavë, duke thënë se nuk e kishte idenë pse trajneri i tij kishte vepruar në atë mënyrë.

    “Ajo që ka thënë Trezeguet më ka nevrikosur shumë. Fjalët e tij ishin si të një fëmije të llastuar. Ndjehem i tradhtuar më shumë nga reagimi i tij si njeri se si lojtar, dhe kjo më ka lënduar më së shumti”, ka thënë Ranieri për “Sky Sport Italia”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 13, 2009 1:45 pm

    Real Madridi do të pastrojë 18 lojtarë
    Deri në tetëmbëdhjetë lojtarë të Real Madridit do të mund të largohen nga kampioni i Spanjës si pjesë e ristrukturimit të klubit.

    El Mundo Deportivo thotë se Jordi Codina, Jerzy Dudek, Michel Salgado, Gabriel Heinze, Fabio Cannavaro, Javi Garcia, Mahamadou Diarra, Royston Drenthe, Wesley Sneijder, Rafael van der Vaart, Christoph Metzelder, Javier Saviola, Julien Faubert, Marcelo dhe Miguel Torres, do të shpërndahen rreth e qark Evropës ose do të detyrohen të zvogëlojnë kontratat e tyre që nga 30 qershori.

    Pesëmbëdhjetë lojtarëve të sipërpërmendur mund t’u bashkohet edhe treshja Klaas Jan Huntelaar, Arjen Robben dhe Fernando Gago, që të gjithë në varësi të asaj se si do të performojnë nga tash deri në fund të sezonit.

    Tetë janë lojtarët e paprekshëm, për të cilët Reali nuk do të marrë parasysh asnjë ofertë në asgjë rrethanë: Iker Casillas, Sergio Ramos, Pepe, Gonzalo Higuain, Lassana Diarra, Ruud van Nistelrooy, Guti dhe Raul.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 13, 2009 1:45 pm

    Moratti: Futbolli anglez më superior në çdo aspekt
    Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se Premierliga është një shkallë mbi Serie A.

    “Ndonjëherë futbolli mund të jetë i egër, por Manchester United është ekip shumë i mirë. Të gjitha ekipet angleze kanë treguar se janë në një nivel më të lartë se futbolli italian, edhe teknikisht edhe në aspekt të kualiteteve individuale”, ka thënë Moratti.

    “Kemi treguar dinjitet dhe kemi luajtur mirë, por i kemi humbur disa raste shënimi dhe nuk duhet të bëhen gabime në udhëtim. Nuk dua të gjej justifikim. Jemi takuar me një ekip që meriton të jetë kampion bote”.

    “Meqë të gjitha ekipet italiane janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, duhet të fillojmë të mendojmë seriozisht rreth asaj se pse kjo ndodh dhe duhet të rikuperohemi si komb”, ka shtuar më tej presidenti i nerazurëve.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 13, 2009 1:46 pm

    Benzema: Do të qëndroj në Lyon
    Sulmuesi i Lyonit, Karim Benzema, thotë se edhe në sezonin e ardhshëm ai do të mbetet në radhët e kampionët të Francës.

    Francezi shihet si një prej talenteve më të mëdhenj në futbollin evropian dhe shumë ekipe janë duke përcjellë situatën e tij viteve të fundit.

    Barcelona, që eliminoi mu Lyonin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, është një prej kandidatëve favorit për të marrë shërbimet e Benzema.

    Mediat franceze kanë shkruar se Lyoni tashmë është në kërkim të një sulmuesi si zëvendësim për Benzema, i cili këtë verë do të duhet të largohet.

    Megjithatë Karim Benzema thotë se ende nuk planifikon të largohet nga Lyoni dhe dëshiron të mbetet në këtë klub edhe në sezonin e ardhshëm.

    “Do të qëndroj tek Lyoni edhe në sezonin e ardhshëm”, është përgjigjur shkurt sulmuesi francez.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 14, 2009 1:29 am

    Nëntë milionë funte për Djajtë e Kuq nëse fitojnë pesë titujt
    Yjet e Manchester United do të kenë mundësinë të fitojnë nëntë milionë euro, nëse ata arrijnë të fitojnë të pesë trofetë këtë sezon, shkruan The Sun.

    Ky është një bonus shtesë në ofertë, nëse klubi i fiton të pesë garat këtë sezon, ndërsa disa prej yjeve do të mund të fusin në xhep 400 mijë funte.

    Ky bonus është vendosur para se sezoni të fillonte dhe përfshin pagesa të ndara për secilin trofe të fituar.

    Lojtarët e United tashmë kanë fituar nga 85 mijë funte shtesë për dy trofetë e fituara, Kupën Carling dhe Kupën Botërore të Klubeve.

    Fitoret në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve do ta çojnë këtë shumë në 200 mijë funte. Ndërsa nëse Djajtë e Kuq fitojnë edhe Kupën FA më 30 maj, në buxhetin e lojtarëve do të shtohen edhe nga 65 mijë funte.

    United po ashtu do të paguajë lojtarë të veçantë në varësi prej kontributit të tyre në secilën garë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 14, 2009 6:49 am

    Maradona porosit Crespon të largohet nga Interi
    Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, ka porositur sulmuesin Hernan Crespo të largohet nga Interi.

    Maradona do të marrë parasysh mundësinë e përfshirjes së Crespos në Kupën Botërore, vetëm nëse sulmuesi veteran luan rregullisht.

    “I kam thënë atij se nëse ai e lë Interin në qershor, atëherë unë do ta thërrasë atë në ekipin kombëtar, por gjithsesi është e vështirë për mua nëse ai nuk do të luajë", tha Maradona.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 14, 2009 6:49 am

    Benitez: Ndryshimi është 100 milionë funte
    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se Manchester United është superior ndaj ekipit të tij vetëm për shkak të parave.

    “Ndryshimi mes nesh, ndoshta është 100 milionë funtet që shpenzohen për lojtarët dhe një stadium i madh. Për të kapërcyer këtë ndryshim ne duhet të bëjmë çdo gjë në mënyrë të përkryer”, thotë Benitez.

    “Duhet të jemi të bashkuar, nuk duhet të bëjnë shumë gabime në nënshkrimin e lojtarëve apo drejtimin e klubit. E njëjta gjë vlen edhe për ekipin tim dhe për përzgjedhjen e lojtarëve, gjatë një loje. Ajo duhet të jetë e përkryer”.

    "Sir Alex ka një grup shumë të mirë lojtarësh dhe një klub të madh, që është në të vërtetë ajo që e krijon dallimin. Ka një ndryshim të madh në mesin e dy klubeve dhe skuadrës së tyre. Lojtarët, rekordet e transferimeve, pagat, ka një dallim të madh. Problemi është se këtë sezon ne kemi qenë aq afër, aq lartë për kaq gjatë, sa pritjet ishin shumë të larta", shton më tej Benitez.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 14, 2009 6:50 am

    NBA: LeBron shpërthen sërish me 51 pikë
    LeBron James ka shënuar 51 pikë për të udhëhequr ekipin e tij Cleveland Cavaliers të shënojë fitore 126-123 në kohën shtesë ndaj Sacramento Kings.

    James bëri më të mirën që mundi në këtë ndeshje, duke shënuar 16 pikë vetëm në çerekun e katërt. Ai kontribuoi edhe me nëntë asistime.

    Anderson Varejao ka shënuar 18 pikë dhe 12 kërcime për Cleveland, që u ndihmuar edhe me 12 pikë nga Wally Szczerbiak dhe 10 tjera nga Mo Williams.

    Kevin Martin shënoi 34 pikë për Sacramento derisa Bobby Jackson dhe Jason Thompson secili kontribuoi me nga 19 pikë dhe Will Solomon me 18.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 14, 2009 6:50 am

    Pato: Sezonin e ardhshëm do ta fitojmë Ligën e Kampionëve
    Sulmuesi i ri i Milanit, Alexandre Pato, ka dhënë disa komente mjaft ambicioze duke thënë se sezonin e ardhshëm Rossonerët do ta fitojnë garën më prestigjioze të futbollit evropian për klube, Ligën e Kampionëve.

    “Milani ka fituar gjithçka në të kaluarën. Tifozët dhe kritikët janë mësuar ta shohin Milanin vetëm duke fituar. Por është normale që nganjëherë të kalohet nëpër periudha krize”.

    “Sido që të jetë, unë jam i sigurt se sezonin e ardhshëm do të luajmë në Ligën e Kampionëve dhe do ta fitojmë atë. Do të fillojmë një cikël të ri”, ka thënë braziliani për “La Gazzetta Dello Sport”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 14, 2009 6:50 am

    Juve do ta shesë Trezeguet?
    David Trezeguet i ka sjellë probleme vetes me komentet e fundit në adresë të trajnerit të Juventusit, Claudio Ranieri, pasi që bardhezinjtë tani janë duke menduar për shitjen e sulmuesit francez.

    Trezegol e kishte kritikuar Ranierin për shkak të zëvendësimit të tij në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, ndërsa trajneri ka deklaruar se është ndjerë i tradhtuar nga lojtari i tij.

    Gazeta torineze “Tuttosport” njofton se gjërat janë përkeqësuar deri në pikën e fundit, kështu që Bianconerët planifikojnë shitjen e Trezeguet në fund të sezonit, për të lënë vend për ardhjen e lojtarëve të rinj.

    Njëra nga arsyet që Juventusi mbështet vendimin e Ranierit, është paga e lartë që merr Trezeguet (4 milionë euro në sezon), derisa kohëve të fundit është përfshirë shumë pak në planet e skuadrës bardhezi.

    Ekipi që është i parë në radhë për transferimin e Trezegol, është Olympique Lyonnais.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 14, 2009 6:51 am

    Wenger: Barcelona është favorit
    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se skuadra e Barcelonës është favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

    Topçinjtë e kanë siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve duke eliminuar Romën pas penalltive, ndërkohë trajneri francez pohon se nëse Arsenali dëshiron ta fitojë trofeun Ligës së Kampionëve këtë sezon, atëherë duhet t’i mposhtë Blaugranët, të cilët i konsideron favoritë për t’u shpallur kampionë të kësaj gare.

    “Barcelona është favorit sepse zhvillon lojën më bindëse në Evropë dhe ata kanë arritur të shënojnë shumë gola. Prandaj është e kuptueshme se shumica e ekspertëve i konsiderojnë ata si favoritë”, ka thënë Wenger.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 14, 2009 6:51 am

    Ferdinand: Giggs duhet të shpallet lojtari i vitit
    Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, thotë se bashkëlojtari i tij Ryan Giggs meriton të shpallet lojtari i vitit në Ligën Premier.

    Veterani i United, i cili këtë vit po luan në një pozitë më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, ka marrë shumë lëvdata këtë sezon, sidomos për ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

    “Paraqitjet e Giggsit kundër Interit kanë qenë më të mirat se të cilitdo lojtar të Unitedit këtë sezon. Me lojën e tij ai dëshmoi se vazhdon të mbetet lojtar i rëndësishëm për skuadrën”.

    “Giggs ndoshta nuk luan në çdo ndeshje, por atëherë kur luan ai jep gjithçka për klubin”.

    “Sipas meje, ai është në nivel të njëjtë me Nemanja Vidicin (lojtari i cili konsiderohet pretendenti kryesor për t’u shpallur lojtari më i miri i sezonit në Ligën Premier), në garën për t’u shpallur lojtar i vitit. Giggsi është legjenda e Manchester Unitedit”, ka thënë mbrojtësi anglez.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 14, 2009 6:51 am

    Toni: United dhe Barca janë një hap para
    Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, ka folur për perspektivën e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke thënë se favoritët kryesorë për ta ngritur trofeun janë Manchester United dhe Barcelona.

    “Cilët janë favoritët? Mendoj se Manchester United dhe Barcelona janë një hap para të gjitha skuadrave tjera”.

    “Është normale se ne shpresojmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve, por do të jetë shumë vështirë. Megjithatë ne do të mundohemi dhe do të shohim se çka do të ndodhë”.

    “Ne nuk jemi favoritë për t’u shpallur kampionë, por do t’i bëjmë të gjitha skuadrat të vuajnë, dhe pastaj do ta shohim suksesin tonë”, ka thënë për “SkySport24”, Luca Toni, njëri nga lojtarët e paktë italianë që kanë mbetur në Ligën e Kampionëve.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 15, 2009 1:47 am

    Lorik Cana i gatshëm kundër Hungarisë
    Mesfushori kosovar i Olimpique Marseille, Lorik Cana, do të jetë plotësisht i gatshëm për t’i shërbyer kombëtares shqiptare më 28 mars, në sfidën përballë Hungarisë.

    Cana është rikuperuar nga dëmtimi në gju dhe pritet të jetë një prej lojtarëve kyç në takimin që do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”.

    Pas ndeshjes në Kupën UEFA kundër Ajaxit, u krijua përshtypja se 25-vjeçari kishte sërish probleme fizike, edhe sepse ai u aktivizua vetëm 45 minuta në fitoren 2-1 të Olimpique Marseille.

    Megjithatë, Cana ka hedhur poshtë çdo dyshim, duke deklaruar se aktivizimi vetëm për një pjesë loje ishte i llogaritur.

    “Nuk jam dëmtuar, por së bashku me stafin teknik preferuam të mos rrezikonim, pasi ishim duke fituar. Jam ende në fazë rikuperimi dhe ndihesha pak i lodhur, sepse nuk është e thjeshtë të luash një ndeshje në tre ditë pas dëmtimit”, ishin fjalët e zv/kapitenit kuqezi.

    “Duke parë rrjedhën e lojës kundër holandezëve, vlerësuam se nuk i nevojitesha më skuadrës. Për më tepër që nuk duhej të mbingarkohesha, pasi të dielën kemi një sfidë shumë të rëndësishme, siç është ajo me PSG-në”, ka shtuar shqiptari,.

    Kundër Hungarisë, në dispozicion të ekipit do të jetë edhe kapiteni Altin Lala, i cili është kthyer në nivelet optimale fizike dhe kjo konfirmohet prej faktit se ai është grumbulluar me ekipin e parë të Hanoverit për sfidën e sotme me Borusian e Dortmundit
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 15, 2009 1:47 am

    Vazhdon ëndrra në Teatrin e Ëndrrave
    Liverpooli ka shënuar fitore të lartë në supersfidën e javës së 29-të të Ligës Premier kundër kampionëve të Manchester United, për të rikthyer shpresat për t’u shpallur kampion.

    Derbi i zhvilluar të shtunën në Old Trafford ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire, me rezultat prej 4-1.

    Pjesa e parë

    Manchester United e filloi mirë takimin duke qenë skuadra e parë e cila krijoi avantazhin.

    Një ndërhyrje të gabuar të portierit mysafir Pepe Reina, gjyqtari i ndeshjes e dënoi me penallti. Ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte, portugezi Cristiano Ronaldo (23’).

    Pesë minuta më vonë (28’), një gabim të mbrojtësit serb, Nemanja Vidic, e shfrytëzoi sulmuesi spanjoll Fernando Torres, i cili solli baraspeshën në Old Trafford.

    Pa përfunduar pjesa e parë (44’), Patrice Evra e ndali në mënyrë të parregullt kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard, brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, ndërsa penalltinë e akorduar në favor të Të Kuqve, simboli i Liverpoolit e shndërroi në gol, duke çuar skuadrën e tij në pushim me një gol avantazh.

    Pjesa e dytë

    Në pjesën më të madhe të gjysmës së dytë, vendasit ishin kërkues të golit të barazimit, duke bërë presion të vazhdueshëm ndaj portës kundërshtare, ndërsa loja zhvillohej në gjysmëfushën e Liverpoolit.

    Megjithatë, këtë presion të kampionëve e ndërpreu mbrojtësi serb Vidic, i cili bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Steven Gerrad, derisa ishte lojtari i fundit në mbrojtje, dhe u përjashtua me karton të kuq (76’).

    Goditja e dënimit që e shkaktoi fajtori kryesor i United, përveçse e përjashtoi atë nga ndeshja, u shndërrua edhe në gol, pasi që Fabio Aurelio e mposhti portierin Va nder Sar me një gjuajtje të bukur (77’).

    Me një lojtar më pak në fushë, Manchesteri nuk mund të bënte asgjë, ndërsa Liverpooli shënoi edhe golin e katërt (90’) me anë të mbrojtësit të inkuadruar në pjesën e dytë, Andrea Dossena.

    Me këtë fitore, Liverpooli ringjalli shpresat për garën drejt titullit kampion të Ligës Premier, pasi që tani është vetëm katër pikë pas Manchester Unitedit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 15, 2009 1:47 am

    Voronin mban Herthën në krye të tabelës
    Andrey Voronin ishte sërish hero për liderin e Bundesligës, Hertha Berlin, pasi shënoi golin e vetëm të fitores ndaj Bayer Leverkusen, gol që e mban katër pikë mbi ekipin e dytë ndjekës, Bayernin.

    Voronin shënoi golin e fitores në minutat e hershme të pjesës së dytë (50’), megjithëse ishte një shënim me shumë fat, meqë topi shkoi në rrjetë nga kraharori i tij, pasi portieri Adler më herët kishte mbrojtur goditjen e tij të parë.

    Bayern Munich po ashtu ka shënuar fitore në udhëtim tek Bochum, me rezultat 3-0. Golat për bavarezët i shënuan Ze Roberto (32’), Lahm (60’) dhe Demichelis (90’).

    Lukas Podolsky humbi një penalti në minutën e 50-të të ndeshjes, ndërsa vendasit po thuajse gjithë pjesën e dytë e kanë zhvilluar me dhjetë lojtar, pas përjashtimit të Pfertzel.

    Me këtë fitore Hertha mbledh 49 pikë, ndërsa Bayern Munich dhe Wolfsburg ndjekin me nga 45 pikë. Hoffenheim që barazoi në fushë të Eintracht Frankfurtit tash mbledh 43 pikë, ndërsa Hamburg grumbullon 42 pikë, dhe nesër do ndeshet me Energie Cottbus.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 15, 2009 1:48 am

    Arsenali prek vendin e katërt
    Arshavin dhe Eboue ndihmuan Arsenalin të shënojë fitore me rezultat 4-0 ndaj Blackburn Rovers, në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Emirates Stadium, si dhe të barazojë pikët me Aston Villën, duke marrë edhe vendin e katërt.

    Topçinjtë kaluan në epërsi që në minutën e dytë të ndeshjes me anë të një autogoli të Andre Ooijer, pas një goditje të Andrei Arshavin.

    Pas një loje të mirë të Nicklas Bendtner, Theo Walcott u lirua në të djathtë për të asistuar më pastaj për sulmuesin rus.

    Edhe pse nuk arriti të regjistrojë në emrin e tij golin e parë, Arshavin shënoi golin e dytë të Arsenalit në minutën e 65-të të lojës, që ishte edhe goli i parë i tij që kur u transferua në janar.

    Zëvendësuesi Emmanuel Eboue shënoi edhe dy gola të tjerë për topçinjtë në dy minutat e fundit të ndeshjes (88’ dhe 90’), për të vulosur fitoren e thellë.

    Me këtë fitore Arsenali ngjitet në pozitën e katërt të tabelës së Premierligës, me 52 pikë, sa ka edhe Aston Villa që zbret në pozitën e pestë, e që nesër do të presë në Villa Park ekipin e Tottenhamit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 15, 2009 1:48 am

    Ferguson: Ishim ekipi më i mirë
    Edhe krahas humbjes së thellë prej Liverpoolit, Sir Alex Ferguson mendon se ekipi i tij ishte më i mirë në fushë.

    Manchester United sot pësoi një goditje të rëndë nga Liverpooli në Old Trafford, duke u mposhtur me rezultat 4-1. Megjithatë Ferguson mendon se United ka qenë ekipi më i mirë në ndeshje.

    “Është vështirë të pranohet humbja, pasi mendoj se ishim ekipi më i mirë. Por rezultati përfundimtar nuk e pasqyroi lojën”, ka thënë Ferguson.

    “Nuk do të komplikohet situata jonë, humbëm një ndeshje dhe tash duhet t’i përgjigjemi dhe këtë do ta bëjmë”, ka shtuar skocezi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 15, 2009 1:48 am

    Benitez i kënaqur nga fitorja
    Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka vetëm fjalë të mira për futbollistët e tij, pas fitores bindëse kundër Manchester United në Old Trafford.

    Liverpooli e mposhti Manchesterin me një rezultat të papritur, 4-1, nga e cila ndeshje menaxheri i ekipit fitues s’ka si të dalë veçse i kënaqur.

    “Kam futbollistë të mirë me një mentalitet dhe karakter të mirë. Futbollistët kishin vetëbesim para ndeshjes dhe punuan shumë pa u lodhur për të luajtur mirë kundër një kundërshtari të shkëlqyeshëm”, ka thënë Benitez.

    “E dinim se duhej të fitonim. Ishte i vështirë goli i pranuar, por arritëm. Ishte një ndeshje e shkëlqyeshme. Mendoj se luajtëm më mirë, jam i kënaqur nga futbollistët”, ka shtuar trajneri spanjoll.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Sun May 19, 2024 3:33 am