Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 16, 2009 10:37 am

    Mutu luan baras me Genoan

    Adrian Mutu ka kompletuar tregolësh në minutën e fundit, për të ndihmuar Fiorentinën të bëjë mrekullinë në ndeshjen ndaj Genoas, të rikthehet nga disavantazhi prej 3-0 dhe të barazojë me rezultat 3-3.

    Përveç gjashtë golave të shënuar, ndeshjen e bëri atraktive edhe fakti se ishte një luftë e vendit të katër dhe atij të pestë.

    Genoa që luante në fushë vendore kaloi në epërsi të trefishtë, para se violët të rikthehen në lojë, duke shfrytëzuar edhe përparësinë e një lojtari më shumë në fushë.

    Tiago Motta shënoi pas 12 minutash lojë në Stadio Marassi, para se Giuseppe Biava të përjashtohet në minutën e 31-të për shkak të dy kartonëve të verdhë. E mbetur me 10 lojtarë, Genoa nuk u dorëzua dhe dyfishoi rezultatin me anë të Raffaele Palladino, 7 minuta para fundit të pjesës së parë (38’).

    Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte në favor të vendasve, që trefishuan rezultatin me anë të penaltisë së shndërruar në gol nga Diego Milito (56’). Por, kur u mendua se fitorja do t’i takonte Genoas, doli në skenë Adrian Mutu.

    Rumuni së pari shënoi nga penaltia pas një ore lojë, për të ngushtuar disavantazhin në 3-2 dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt. Mutu vulosi gjithçka vetë, duke arritur të nxjerrë një pikë për Fiorentinën në çastet e fundit të ndeshjes.

    Pika e fituar e mban këtë ekip edhe më tej në pozitën e katërt, pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve. Roma, që pati rastin të marrë këtë pozitë, dështoi duke humbur 3-0 në fushë të Atalantas.

    Në mbrëmje është ndeshja më interesante e vikendit, derbi milanez mes Interit dhe Milanit.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 16, 2009 10:37 am

    Kupa FA: Everton shkatërron Villan për të arritur në çerekfinale

    Evertoni ka vazhduar me paraqitjet mbresëlënëse duke mposhtur Aston Villan me rezultat 3-1, në rundin e pestë të Kupës FA të zhvilluar në Goodison Park.

    Jack Rodwell çoi vendasit në epërsi të hershme në minutën e katërt të ndeshjes, por James Milner barazoi shumë shpejt për Villan duke mos humbur nga pika e bardhë.

    Lojtari i ndeshjes Mikel Arteta riktheu epërsinë për vendasit duke shënuar po ashtu nga penaltia (24’). Tim Cahill vulosi fitoren e Evertonit me golin e shënuar 15 minuta para fundit të kohës së rregull të ndeshjes.

    Fitorja e dërgon Evertonin në çerekfinale të Kupës FA.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 16, 2009 10:38 am

    Real Madridi tregon dhëmbët

    Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madrid, ka shënuar fitore të thellë prej 4-0 në udhëtim tek ekipi i promovuar këtë sezon në La Liga, Sporting Gijon, duke ngushtuar kështu edhe epërsinë ndaj liderit, Barcelonës, në dhjetë pikë.

    Real Madridi duket se ka marrë stimulim nga barazimi i djeshëm i Barcelonës, dhe ka shkatërruar në tërësi ekipin e Sporting Gijonit me dy gola të Raul dhe nga një të Huntelaar dhe Marcelo.

    Kapiteni i Los Merengues çoi në epërsi mysafirët me golin e shënuar pas 15 minutash lojë, derisa rezultatin që në pjesë të parë e dyfishoi përforcimi i ri i klubit mbretëror, holandezi Klaas Jan Huntelaar, për të cilin ky ishte goli i tij i parë me ekipin e ri (37’).

    Me fillimin e pjesës së dytë mbretërit trefishuan avantazhin me golin e Marcelos (49’), ndërsa fitoren e vulosi sërish Raul me golin e dytë të tij, 15 minuta para fundit të kohës së rregullt.

    Me tre pikët e reja Reali ngushton në 10 diferencën e pikëve ndaj liderit, Barcelonës, e cila dje nxori vetëm barazim 2-2 në fushë të Real Betisit.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 16, 2009 10:38 am

    Kupa FA: United kualifikohet me lehtësi në çerekfinale

    Manchester United ka mposhtur ekipin e divizionit të dytë të ligës angleze, Derby County, me rezultat të thellë prej 4-1 për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës FA.

    United kaloi në epërsi të dyfishtë që në pjesën e parë të ndeshjes. Nani hapi rezultatin pas gati gjysmë ore lojë (29’), ndërsa atë e dyfishoi Darron Gibson në fund të pjesës së parë (44’).

    Menjëherë pas fillimit të gjysmës së dytë, fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, fundosi shpresat e vendasve duke shënuar golin e tretë në ndeshje për djajtë e kuq (48’).

    E gjitha çfarë bënë lojtarët e Derby Countyt ishte një gol i mbrojtësit Miles Adison në minutën e 56-të, por të zgjedhurit e Sir Alex Ferguson shënuan edhe një gol të vonshëm me anë të zëvendësuesit Danny Welbeck, tetë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

    Fitorja e kualifikon Manchesterin për në çerekfinale të Kupës FA, ku do t’u bashkëngjitet dy ekipeve tashmë të kualifikuara Chelseat dhe Evertonit. Ekipet tjera pjesëmarrëse në tetëshen e fundit do të zgjidhen nga ndeshjet e kthimit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:04 pm

    Interi fitues i derbit milanez

    Kampioni i Italisё, Interi, ka shёnuar fitore mjaft tё rёndёsishme me rezultat 2-1 nё derbin ndaj rivalit tё qytetit Milanit, duke forcuar kështu kreun e tabelës sё Serie A dhe duke iu dhёnё njё goditje shpresave tё rosonerёve pёr tё fituar skudeton.

    Sulmuesi brazilian Adriano çoi Interin nё epërsi pas gjysmё ore lojё nё Giuseppe Meazza, ndërsa rezultatin e dyfishoi serbi Dejan Stankovic pak para fundit tё pjesës sё parё (43’). Alexandre Pato ngushtoi epёrsinё nё 2-1 nё minutën e 71-tё, por kjo ishte gjithё çka arritën rosonerёt.

    Pjesa e parё

    Ekipi i Jose Mourinho, qё ishte mysafir nё takimin e 150-tё mes dy ekipeve milanezë, pati rastin tё kalojё nё epёrsi pas 18 minutash lojё, kur njё Esteban Cambiasso harkoi pёr Dejan Stankovic, por mesfushori serb vonoi goditjen e tij duke lejuar Masssimo Ambrosinin tё reagojë me kohё nё mbrojtje.

    Megjithatë ishte sërish Interi qё hapi rezultatin duke kaluar nё epërsi me anё tё njё goli kontrovers nga Adriano, nё minutën e 29-tё tё ndeshjes. Njё harim i Maicon nga e djathta gjeti kokёn e brazilianit, i cili dërgoi topin me rrjetë me ndihmën e krahut.

    Milani dështoi t’i bёjё ballё sulmit tё Interit dhe nuk ishte befasi kur nerazurёt dyfishuan epёrsinё dy minuta para fundit tё pjesës sё parё. Njё harkim nga goditja e lirё e Zlatan Ibrahimovic gjeti Stankovicin, i cili shёnoi me anё tё njё goditje tё fuqishme, pёr ta çuar Interin tё qetё nё pauzën mes pjesëve.

    Pjesa e dytё

    Interi pati rastin tё trefishojё epёrsinё me tё filluar pjesa e dytё, kur Milani sёrish dёshtoi tё ndalojё njё top tё gjatё. Mbrojtёsi gjeorgjian Kakha Kaladze gaboi duke i dhёnё hapёsirё Adrianos, goditja e tё cilit pёrfundoi jashtë golit, edhe pse Ibrahimovic ishte i pambuluar duke pritur asistimin e bashkёlojtarit tё tij.

    David Beckham nuk u vërejt shumё gjatё ndeshjes dhe u zёvendёsua nga Filippo Inzaghi pas 55 minutash lojë. Por shanset vazhdonin pёr Interin, me portierin e Milanit, Christian Abbiati, i cili mbrojti edhe njё tentim tё Ibrahimovic.

    Shpresat e Milanit u ringjallën kur pas njё loje tё mirё tё Ronaldinhos dhe njё pasimi pёr Marek Jankulovskin nё tё majtё, ky i fundit asistoi pёr Alexandre Paton, qё nuk huqi nga afërsia (71’).

    Njё goditje tjetër e Inzaghit u mbrojt nga portieri Julio Cesar, ndërsa njё gol tjetër u anulua pёr shkak tё pozitës jashtë loje.

    Pato pati edhe njё rast pёr tё barazuar pёr Milanit, 12 minuta para fundit tё ndeshjes, por Cesar sёrish u tregua i vёmendshёm duke ndaluar topin me kёmbё.

    Nё minutën e fundit, Inzaghi pёrsёri ishte afёr tё marё njё pikё nga ndeshja, por aty ishte sёrish portieri brazilian ai i cili ruajti portёn dhe solli fitoren e merituar pёr Interin.

    Me fitoren e sotme Interi ka forcuar kreun e tabelës sё Serie A, duke shtuar nё nёntё pikё epёrsinё ndaj ndjekësit, Juventusit, dhe 11 pikё ndaj Milanit, qё mbetet nё pozitën e tretё tё tabelës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:04 pm

    NBA: Robinson ngulitësi mё i mirё nё All-Star

    Nate Robinson i New York Knicks ka mposhtur kampionin Dwight Howard pёr tё fituar garёn e ngulitjeve qё u zhvillua nё kuadër tё vikendit All-Star tё NBA-sё nё Phoenix.

    Robinson, i cili ёshtё i lartё vetëm 175 cm, ka kërcyer mbi shtatlartin (211 cm) Howard, i cili qëndronte para koshit, pёr tё fituar votat e tifozëve tё cilёt vendosёn fituesin. Robinson kishte qenё fitues i ngulitjeve edhe tri vite mё parё (2006).

    Fituesi i vitit tё kaluar, Dwight Howard, i cili ishte lojtari mё i votuar pёr ndeshjen e sotme All-Star nё mes tё Konferencёs Lindore dhe asaj Perёndimore, ishte relativisht mё i butё nё rundin e fundit tё ngulitjeve, edhe pse ishte shumё mё kreativ nё rundet e mëhershme.

    Gjuajtёsi mё i mirё i tresheve ёshtё lojtari i Miami Heat, Daequan Cook, i cili ishte i saktё nё 19 nga 25 tentimet e tij (7 dёshtime) pёr treshe brenda njё minute, duke mposhtur lojtarin e Orlando Magic, Rashard Lewis, i cili realizoi gjysmat nga 30 tentimet (15 treshe, 15 dёshtime).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:06 pm

    Arteta i bindur se Evertoni mund ta fitojё Kupёn FA

    Ylli i Evertonit, Mikel Arteta, beson se ekipi i tij ka gjasa tё mёdha pёr tё fituar trofeun e Kupёs FA, pas fitores sё djeshme bindëse prej 3-1 ndaj Aston Villas, qё e kualifikoi kёtё ekip nё çerekfinale.

    “Mendoj se kemi shanse, nёse vazhdojmë tё jemi nё formё tё mirё dhe vazhdojmë tё luajmë me mёnyrёn si kemi luajtur nё muajt e fundit”, ka thёnё Arteta.

    “Mendoj se kemi luajtur shumё mirё, edhe pse nuk dolëm nё fushё me 11-shen e parё pёr shkak tё lëndimeve dhe suspendimeve. Por, sёrish atmosfera e ekipit ishte e pabesueshme”.

    “Ështё gjё e madhe tё arrish nё çerekfinale, pasi ndeshja me Liverpoolin ishte njё ndeshje e madhe pёr ne, por tash duhet tё vazhdojmë tё luajmë nё kupё, pasi kjo ёshtё e vetmja mёnyrё me anё tё sё cilës mund tё fitojmë trofe me Evertonin, andaj edhe duhet tё vazhdojmë”, ka shtuar mesfushori.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:07 pm

    Eduardo: Jam i gatshёm tё dal nё fushё

    Sulmuesi i Arsenalit, Eduardo da Silva, thotë se ёshtё i gatshёm tё luajё njё ndeshje qё nga fillimi i saj.

    “Jam gati tё dal nё fushё. Kam folur me menaxherin (Wengerin) pёr kёtё dhe do tё jetё vendimi i tij. Vetёm do t’i them se tash kam nevojё pёr ndeshje”, ka thёnё da Silva i cili kaloi mё shumё se njё vit jashtë fushe.

    Arsenali sot do tё përballet me ekipin e divizionit tё dytё tё futbollit Anglez, Cardiff, nё kuadër tё rundit tё katёrt tё Kupёs FA, qё mund tё jetё njё rast i mirё pёr rikthimin e brazilianit me nёnshtetёsi kroate.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:07 pm

    Grant: E kam bёrё Chelsean njё ekip mё tё mirё

    Ish-menaxheri i Chelseat, Avram Grant, ka lavdëruar veten pёr sukseset e tij si menaxher i Chelseat.

    “Shikoni faktet, lojtarёt ishin shumё tё mirё vitin e kaluar, ndërsa para se tё vija unё nuk ishin aq tё mirё. Shpirti i tyre ishte shumё i mirё dhe nuk mund tё thoni se ndonjëri prej lojtarёve vitin e kaluar nuk dha 100% pёr Chelsean. Nuk ka qenë vetëm puna ime, por ka qenë angazhim ekipor”, thotë Grant.

    “Struktura e Chelseat ёshtё e mirë edhe nëse njerëzit nuk mendojnë kështu. Kur kemi pasur sukses, kjo ishte njё punё e pёrbashkёt”, ka shtuar izraeliti.

    Sё fundi flitet pёr njё rikthim tё Avram Grant tek Porsmouth, ku ishte angazhuar si drejtor sportiv para se tё kalonte nё Chelsea.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:08 pm

    Adriano ia dedikoi golin djalit tё Mourinhos

    Sulmuesi brazilian Adriano ka thёnё se ai e ka mbajtur premtimin duke shёnuar mbrёmё nё fitoren 2-1 tё Interit ndaj Milanit, gol tё cilin ia ka dedikuar njё tifozi tё tij tё veçantё, djalit tё trajnerit Jose Mourinho.

    “Gjithmonё kam pasur besim. I premtova djalit tё Mourinhos se do ta shënoja atё gol dhe jam i lumtur qё sot luajtëm mirё. Treguam njё lojё tё bukur dhe shpresoj tё vazhdojmë kështu”, ka thёnё Adriano.

    Edhe Mourinho thotë se goli i Adrianos ёshtё njё gol mё i veçantё pёr tё dhe se lojtari ёshtё favorit i djalit tё tij.

    “Goli i Adrianos ishte mё i veçanti nё karrierën time, pasi ishte hera e parё qё njё lojtar ia dedikon golin djalit tё trajnerit! Djali im gjithmonë shkon nё shkollё me fanellën e Adrianos, ai ёshtё shumё krenar. Ai po ashtu gjithmonë e luan atё nё Playstation!”, ka qeshur Mourinho.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:09 pm

    Raul i ngazëllyer me rekordin e golave

    Raul ёshtё i ngazëllyer pasi çoi nё 309 numrin e golave pёr Real Madridin, nё fitoren e djeshme prej 4-0 ndaj Sporting Gijon.

    Dy golat e kapitenit e bёjnё atё shënuesin mё tё mirё tё klubit.

    “Jam i lumtur. Mё nё fund arrita ta tejkaloj Alfredo Di Stefanon. Tash do tё vazhdoj tё shënoj gola pёr tё ndihmuar Real Madridin. Jam ndarë i kënaqur me fitoren”, ka thёnё Raul.

    “Ishte njё fitore shumё e rёndёsishme, e cila na lejoi neve tё marrim pikё nga Barcelona. Ishte njё prej fitoreve ekipore qё kemi arritur kёtё sezon. Jam i kënaqur qё edhe bashkёlojtarёt Klaas Jan Huntelaar dhe Marcelo po ashtu shënuan”.

    “Duhet tё vazhdojmë nё kёtё mёnyrё. E dimё se edhe kemi ngushtuar diferencёn pёr dy pikё, por dhjetë janë sërish shumё. Barcelona po kalon njё sezon tё shkёlqyeshёm, por mbetet edhe shumё kohё dhe ёshtё e rёndёsishme qё po vazhdojmë tё luajmë mirё”, ka përfunduar kapiteni i klubit spanjoll.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:11 pm

    Jol dёshirёn tё rikthejё Van der Vaart nё Hamburg

    Trajneri i Hamburgut, Martin Jol, i ka dërguar porosi mesfushorit tё Real Madridit, Rafael van der Vaart, duke thёnё se ai do ta mirëpresё atё sёrish nё Bundesligё.

    Van der Vaart dёshtoi tё tregojё veten nё sezonin e parё tё tij nё Spanjё dhe ёshtё lidhur me njё largim nga klubi madrilen.

    “Do ta mirëpresim me krahё tё hapur. Ai ende ndjek zhvillimet nё Hamburg dhe po ashtu ka shumё vite përpara tij”, ka thёnё Jol.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:12 pm

    NBA: Bryant shkëlqen nё ndeshjen All-Star

    Kobe Bryant ka shёnuar pikёt mё tё larta tё ndeshjes, 27, dhe ёshtё ribashkuar me ish-shokun e Los Angeles Lakers, Shaquille O'Neal, pёr tё udhëhequr yjet e Konferencёs Perёndimore tё shёnojnё fitore me rezultat 146-119 ndaj yjeve tё Lindjes nё ndeshjen vjetore tё NBA-sё, All-Star.

    “Jam ndjerё si nё kohёt e vjetra. Kobe ёshtё lojtari mё i mirё nё ligё”, ka thёnё O’Neil, i cili tash luan pёr Phoenix Suns. Shaquille shёnoi 17 pikё nё ndeshjen e mbrёmshme.

    LeBron James udhëhoqi tek Lindja me 20 pikё dhe ka pasur fjalё tё mira pёr 36-vjeçarin O'Neal, pёr tё cilin kjo ndeshje mund tё ishte edhe e fundit nё ndeshjet All-Star.

    “Kurdo qё do tё vendosё tё heqё kёpucёt, ndeshja do tё jetё e mangёt pa njeriun e madh. Ai ёshtё njё argëtues, njё sportist gjithmonë i qeshur, ai vërtet i sjell gjithçka tё mirё lojës sё basketbollit”, ka thёnё James.

    Pesё lojtarё tё tjerё tё Konferencёs Perёndimore iu bashkuan Bryant dhe O’Neil pёr tё shёnuar pikё dyshifrore. Amare Stoudemire përfundoi me 19 pikё, derisa Chris Paul shёnoi 14 pikё dhe po aq asistime. Pau Gasol, Tony Parker dhe Brandon Roy po ashtu shënuan nga 14 pikё.

    Krahas LeBron James, nё grupin e yjeve tё Konferencёs Lindore tё spikatur ishin edhe Paul Pierce dhe Dwayne Wade, tё cilёt secili shënuan nga 18 pikё.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:13 pm

    Ancelotti i kënaqur me paraqitjet e Patos dhe Ronaldinhos

    Edhe pse i pakënaqur me humbjen ndaj Interit, menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, kishte fjalё tё mira pёr paraqitjen e dyshes braziliane Alexandre Pato dhe Ronaldinho.

    Pato shёnoi njё gol tё vonshëm pёr tё ruajtur shpresat e rosonerёt, por qё nuk arritën tё barazojnë.

    “Ai duhet tё vazhdojё tё luajё kushtu dhe do tё bёhet njё prej sulmuesve mё tё mirё nё botё”, ka thёnё Ancelotti.

    Ronaldinho ishte pjesërisht i inspiruar nё mungesё tё Kakas, duke i dhёnё fund paraqitjeve tё tij tё dobëta dhe inkuadrimeve nga stoli.

    “Ai ёshtё rikthyer sёrish nё nivelin e tij tё zakonshëm, mënyrёn se si luajti nё pjesën e parё tё sezonit dhe gjithmonë ka qenё nё mes tё aksioneve”, ka shtuar trajneri italian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:16 pm

    Spalletti: Roma meritoi tё mposhtet

    Menaxheri i Romёs, Luciano Spalletti, nuk ka ankesa pas humbjes qё ekipi i tij pёsoi nё fushё tё Atalantas.

    “Ështё njё humbje qё duhet tё pranohet, pasi Atalanta luajti mё mirё se ne dhe meritoi tё fitojё. Duke luajtur me mё shumё shpejtësi dhe intensitet, ata po ashtu kishin avantazhin e fushës, nё tё cilёn kurrë nuk jemi adaptuar”, ka thёnё Spalletti.

    Humbja do tё thotë se Roma do tё mbetet nё pozitën e gjashtё, edhe pse pati rastin tё ngjitet nё pozitën e katërt, qё dërgon nё Ligёn e Kampionёve.

    “Si edhe nga Catania, ne u rikthyem nё shtёpi pa pikё, por nё mes tё këtyre dy humbjeve ishin shtatё ndeshje dhe ёshtё shumё normale qё tё ngecim ca”, ka shtuar trajneri italian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:17 pm

    Eto'o: Kam marrë vendim pёr tё ardhmen time

    Sulmuesi i Barcelonёs, Samuel Eto'o, ka shpjeguar se pse nuk i ka lejuar fotografët ta fotografojnë me fanellën e Barcelonёs, dhe ka thёnё se ai tashmё ka marrё vendim pёr tё ardhmen por nuk e ka zbuluar atё.

    Eto'o refuzoi tё pozojё me fanellё tё Barcelonёs pёr njё intervistё pёr sportiven franceze Sportsweek dhe e ka shpjeguar arsyen.

    “Nuk e kam bёrё kёtё sepse nuk i dua ata lojtarё tё cilёt e puthin fanellën pas njё goli tё shёnuar dhe pastaj ditёn tjetër nuk e bёjnё kёtё duke menduar tё ndryshojnë ekip, nёse njё ofertё vjen pёr disa milionё mё shumё”, ka thёnё Eto’o.

    “Klubi i zemrës time ёshtё Real Mallorca dhe unё aktualisht luaj nё Barcelona. Kjo ёshtё”, ka thёnё sulmuesi kamerunas.

    “Nёse do tё qëndroj ose largohem? Vendimi tashmё ёshtё marrë, por nuk do t’u them asgjë rreth kësaj”, përfundon Eto’o.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:18 pm

    Cesc: Raul ёshtё njё shembull

    Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka deklaruar se kapiteni i Real Madridit Raul ёshtё heroi i tij.

    Raul u bё golashënuesi mё i mirё i tё gjitha kohërave tek Real Madridi dhe Cesc ёshtё i impresionuar me arritjen e bashkёkombasit tё tij.

    “Pёr gjeneratën time tё futbollistëve nё Spanjё dhe ata qё vijnë, Raul gjithmonë ka qenё njё shembull. Golat e tij, vendosmëria dhe puna e cila vazhdon me tё njёjtёn disiplinë pёr shumё vite, paraqesin zakonet e sulmuesit”, ka thёnё Fabregas.

    “Raul ёshtё njё referencё pёr tё gjithё futbollistёt. Ai ёshtё i lidhur çdo kund me imazhin e Real Madridit. Ai ёshtё njё shembull dhe e uroj qё ka bёrё histori duke arritur aq shumё gola”, ka shtuar mesfushori spanjoll.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:20 pm

    Beckham: Nuk kthehem në Amerikë

    Mesfushori i L.A. Galaxy, David Beckham, i cili aktualisht po qëndron në formë huazimi te skuadra e Milanit, ka përsëritur dëshirën e tij për të mbetur në San Siro, duke shtuar se skuadra nga MLS do ta ketë vështirë për ta kthyer atë në Amerikë.

    “Marrëveshja ende nuk është arritur. Dy skuadrat do të flasin sërish këtë javë dhe javën e ardhshme, kështu që duhet të presim se çka do të ndodhë”.

    “Shpresoj që gjërat të shkojnë në favorin tim, dhe siç e kam përsëritur tash e disa herë, unë dëshiroj të qëndroj te Milani”.

    “Unë e kam bërë të qartë se dëshiroj të mbetem këtu dhe do të jetë vështirë të më kthejnë në Amerikë”, ka thënë mesfushori anglez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:20 pm

    Kontratë e re për Adrianon

    Presidentit të Interit, Massimo Moratti, i ka lënë shumë përshtypje paraqitja e Adrianos në Derby della Madonnina kundër Milanit, saqë po përgatit një ofertë të re për sulmuesin brazilian.

    Sportmediaset.it njofton se në fund të sezonit zikaltrit do të bëjnë një ofertë të re dhe shumë më të favorshme për ‘Perandorin’.

    Kontrata aktuale e sulmuesit brazilian përfundon në vitin 2010, ndërsa kampionët e Italisë planifikojnë t’ia zgjatin atë me qëllim që të largojnë interesimin e skuadrave tjera.

    Njoftohet se Nerazzurët planifikojnë ta mbajnë Adrianon, përkundër spekulimeve që pohonin se Interi do ta shesë atë, për të lejuar hapësirë që ta transferojë sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Aguero.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:21 pm

    Buffon: Juventus nuk dorëzohet

    Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se pavarësisht barazimit të së dielës kundër Sampdorias, bardhezinjtë nuk do të heqin dorë nga gara për Scudetto.

    Pas javës së 24 në Serie A, Interi është shmangur për nëntë pikë nga përcjellësi i parë Juventus. Zonja e Vjetër barazoi kundër Sampdorias në Torino, ndërsa Interi e mposhti rivalin e qytetit, Milan, në Derby della Madonnina.

    Sido që të jetë, mbrojtësi i portës së Juvës, është i bindur se skuadra e tij do të vazhdojë presionin ndaj zikaltërve në garën për titull.

    “Gjërat janë vështirësuar për neve, sepse nëntë pikë janë shumë. Mirëpo, nuk ka asnjë arsye për t’u dorëzuar. Juventusi është një skuadër që ka lojtarë luftarakë dhe asgjë nuk ka përfunduar”, ka thënë Gigi për “Il Corriere dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:22 pm

    Milan dhe LA Galaxy merren vesh për Beckham

    Sipas "SkySport24", avokatët e David Beckham dhe të skuadrës LA Galaxy kanë arritur marrëveshje për prishjen e kontratës me skuadrën nga MLS, ndërsa tani mbetet që Milani të nënshkruajë një marrëveshje me anglezin.

    Qëndrimi i Beckhamit te Milani duket gjithnjë më i afërt, pasi që “SkySport24” njofton se dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për ta realizuar transferimin.

    Mesfushori 33-vjeçar, i cili është i huazuar te Rossonerët deri më 9 mars, vazhdimisht ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në San Siro, dhe falë formës së mirë që ka treguar që nga ardhja e tij, drejtuesit Milanit kanë vendosur që ta mbajnë më gjatë.

    Tashmë duket se dy skuadrat kanë arritur marrëveshje, ndërsa e vetmja që mbetet për t’u finalizuar është marrëveshja e Beckhamit me Milanin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:22 pm

    Rooney kthehet kundër Fulhamit

    Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i cili ka qenë jashtë fushe që nga lëndimi të cilin e pësoi kundër Wiganit më 14 janar, pritet të kthehet në ndeshjen e mesjavës kundër Fulhamit.

    Rooney ka qenë jashtë fushe për më shumë se një muaj kur u lëndua në përballjen me Wigan Athletic, pasi shënoi golin e fitores, ndërsa nga atëherë nuk është paraqitur në shtatë ndeshje për Djajtë e Kuq.

    “Jemi të sigurt që Rooney do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të shtunës kundër Blackburnit. Ndërsa shpresojmë që ai të jetë në bankën rezervë edhe në ndeshjen e të mërkurës kundër Fulhamit”, ka thënë trajneri i Unitedit, Sir Alex Ferguson, për faqen zyrtare të klubit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:24 pm

    Adriano shënoi me dorë ?

    Xhirimet për golin e Adrianos në derbin e të dielës mbrëma të zhvilluar në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Milanit, do të studiohen nga gjykatësit e sportit, ndërsa të martën pritet të merret një vendim përfundimtar.

    Sipas “Gazzetta dello Sport”, Adriano mund të mungojë në dy ndeshjet e radhës në Serie A, për shkak të golit të shënuar me dorë në përballjen kundër rivalit të qytet Milan, të cilën e fituan zikaltrit me rezultat 2-1.

    Në fakt, gjatë të hënës zëvendësprokurori i përgjithshëm Stefano Palazzi ia ka raportuar këtë ‘incident’ gjykatësit të sportit Gianpaolo Tosel, i cili do të vendosë nëse Adriano do të dënohet.

    Dënim të ngjashëm kishte marrë Alberto Gilardino, kur kishte shënuar me dorë në ndeshjen Palermo-Fiorentina.

    Një pjesë e madhe e vendimit do të bazohet edhe në raportin e gjyqtarit të ndeshjes, Roberto Rosetti. Nëse Rosseti nuk e ka parë ‘incidentin’ atëherë sulmuesi brazilian do të dënohet me dy ndeshje moslojë. Por nëse Rosseti e ka parë prekjen me dorë dhe e ka konsideruar si aksidentale, atëherë mund të mos ketë ndëshkim.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 16, 2009 4:25 pm

    Eduardo shkëlqen në fitoren e Arsenalit

    Skuadra e Arsenalit e ka mposhtur Cardiff Cityn në Emirates Stadium me rezultat 4-0, në ndeshjen e vlefshme për FA Cup.

    Në këtë fitore të Topçinjve në qendër të vëmendjes ishte sulmuesi i rikthyer, Eduardo Da Silva, i cili nuk e ka veshur fanellën e Arsenalit qe pothuajse një vit, qëkur e theu këmbën.

    Rikthimi i kroatit ishte sensacional pasi që arriti të shënojë dy gola, dhe ishte lojtari më i mirë në fushë.

    Golin e parë Eduardo e shënoi pas një kombinimi me Velan në minutën e 20-të të pjesës së parë, ndërsa Niclas Bendtner dyfishoi epërsinë pas një goli të shënuar me kokë (34’).

    Pesëmbëdhjetë minuta brenda pjesës së dytë (60’), gjyqtari akordoi një penallti për Arsenalin, pas një ndërhyrjeje të gabuar brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit në sulmuesin kroat, i cili vetë e mori përgjegjësinë dhe ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.

    Rezultatin përfundimtar prej 4-0, e vendosi holandezi Robin van Persie një minutë pa përfunduar koha e rregullt (89’), i cili paraprakisht zëvendësoi pikërisht Eduardon.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 6:57 am

    Van der Vaart nuk kthehet në Hamburg
    Rafael van der Vaart ka njoftuar se ai nuk planifikon të kthehet te ish-skuadra e tij Hamburg, edhe pse nuk luan sa duhet te Real Madridi.

    Trajneri i Hamburgut, Martin Johl, ka deklaruar se dera gjithmonë është e hapur për holandezin nëse vendos të kthehet dhe se ai do të ishte i lumtur nëse Van der Vaart do ta merrte një vendim të këtillë. Megjithatë mesfushori i Los Merengues nuk dëshiron të kthehet te ish-skuadra e tij.

    “Edhe pse kam kaluar momente shumë të mira te Hamburgu, nuk dëshiroj të largohem nga Real Madridi me asnjë çmim. Kthimi te skuadra e Hamburgut nuk është në planet e mia”, ka thënë 26-vjeçari për “Bild”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 6:58 am

    Essien: Do të luaj pas një muaji
    Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, thotë se ai do të kthehet në fushë brenda një muaji.

    "Mjeku më ka thënë se shërimi im nuk duhet të marrë më shumë se një muaj për të luajtur përsëri".

    "Ai më ka thënë se një herë do të bëj disa ushtrime të tjera për dy ose tre javë, dhe pastaj shpresoj të jem i gatshëm për të luajtur në fushë”, ka thënë Essien për “90minutes”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 6:58 am

    Diego: Tre skuadra të mëdha më dëshirojnë
    Mesfushori i Werder Bremenit, Diego, ka njoftuar se Real Madridi, Juventusi dhe Manchester City janë të interesuar për shërbimet e tij.

    "Juventus, Real Madrid dhe Manchester City janë duke më përcjellë. Ndërsa unë do të vendos në maj për të ardhmen time”.

    “Aktualisht jam duke menduar vetëm për ndeshjet e radhës të Werderit. Ndërsa kur të vijë koha do të bisedoj me skuadrën për planet e mia”.

    “Nëse ndonjë skuadër dëshiron shërbimet e mia, atëherë në radhë të parë duhet të bisedojë me Werderin. Unë jam shumë i lumtur këtu dhe jam i fokusuar vetëm në ndeshjet me Werderin”, ka thënë braziliani.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 6:58 am

    Milani nuk mbahet deri në fund
    Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Weserstadion të Bremenit, ndërmjet Werderit dhe Milanit, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

    Skuadra e Milanit nuk ka arritur ta ruajë avantazhin deri në fund të takimit përballë Werder Bremenit, të cilët në minutat e fundit të takimit arritën të nxjerrin një barazim.

    Rossonerët kaluan në epërsi që në pjesën e parë të ndeshjes (36’), ndërsa golashënues ishte Filippo Inzaghi.

    Vendasit nga Bremeni u munduan gjatë gjithë pjesës së dytë t’i barazonin shifrat, mirëpo mbrojtja mysafire dukej shumë stabile duke mos i ofruar asnjë mundësi depërtimi ofanzivës kundërshtare.

    Megjithatë, ashtu si i ka ndodhur shpesh Milanit këtë sezon, edhe në këtë përballje, kuqezinjtë nuk arritën të mbaheshin deri në fund, kështu që u dënuan nga Diego (84’), i cili barazoi rezultatin.


    Last edited by egzonn on Thu Feb 19, 2009 6:59 am; edited 1 time in total
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 6:59 am

    Rooney kthehet me gol
    Skuadra e Manchester Unitedit e ka mposhtur Fulhamin në ndeshjen e mbetur pazhvilluar të Ligës Premier duke përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në tabelë.

    Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Old Trafford, ndërmjet kampionëve të Premiershipit dhe skuadrës së Fulhamit, Djajtë e Kuq arritën të shënojnë fitore me rezultat 3-0.

    Goli i parë erdhi në minutat e para të ndeshjes (12’), ndërsa golashënues ishte veterani Paul Scholes. Sulmuesi bullgar, Dimitar Berbatov, dyfishoi epërsinë (30’) duke bërë të qartë se vendasit i dëshirojnë të tre pikët nga kjo përballje.

    Për desert u kujdes sulmuesi anglez, Wayne Rooney, i cili u kthye nga lëndimi me gol. Rooneyt iu deshën vetëm tre minuta në fushë për t’u shënuar në listën e golashënuesve (63’).

    Me këtë fitore, United ngjitet në kuotën e 59-të pikëve, pesë më shumë se Liverpooli që gjendet në pozitën e dytë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 6:59 am

    Ferguson krenar me veteranёt Giggs dhe Scholes
    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, pas fitores sё mbrёmshme ndaj Fulhamit, ka gjetur edhe njё herё fjalё tё mira pёr mesfushorёt veteranё tё Djajve tё Kuq, Paul Scholes dhe Ryan Giggs.

    Nё ndeshjen e mbёmshme Scholes shkëlqeu, duke shёnuar edhe golin e parё, ndërsa nё dy javët e kaluara ka qenё Giggs mё i merituari nё fushё.

    “Ata janë shumë shembuj pёr lojtarët e rinj, me mënyrën si e kanё jetuar jetën e tyre. Ata vazhdojnë t’i mbajnë ambiciet e tyre, qё është shumё e rëndësishme, dhe ne jemi të kënaqur me punën e tyre. Ne jemi aq krenarë qё i kemi ata nё mesin tonё”, ka thёnё Ferguson.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 6:59 am

    Villarreal kërkon sulmuesin e Barcelonёs, Krkic
    Klubi spanjoll Villarreal, raportohet se ёshtё duke e kërkuar sulmuesin e Barcelonёs, Bojan Krkic.

    Siç shkruan El Mundo Deportivo, Villarreal dëshiron tё marrё Krkic si huazim pёr sezonin e ardhshëm nga Barcelona.

    Sulmuesi i ri spanjoll ёshtё i pakënaqur me hapёsirёn qё fiton tek Barca, dhe ёshtё duke kërkuar ekip ku mund ketë vend tё rregullt nё ekipin e parё.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:00 am

    Sergio Ramos: Real Madrid mund ta fitojë titullin
    Mbrojtёsi i Real Madrid, Sergio Ramos, këmbëngul se kampioni i La Ligёs ende ka shanse ta mbrojё titullin kёtё sezon.

    “Unë mendoj se është e mundur të fitohet liga. Ka shumë pikë për tu luajtur dhe edhe nëse matematikisht kampion ёshtё Barcelona, ne nuk do të ndalojmë sё luftuari pёr titull”, thotë Ramos pas tetё fitoreve tё shënuara me Realin.

    “Realisht diferenca është e madhe, por në qoftë se ne vazhdojmë në të njëjtën mёnyrё dhe ata ngecin, atëherë ka ende mjaft gjasa”, ka shtuar mbrojtësi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:00 am

    Tevez: United luan mё mirё se Argjentina e Maradonёs
    Sulmuesi i Manchester United, Carlos Tevez, e ka renditur ekipin e klubit ku luan mbi kombëtaren e tij, atё tё Argjentinёs, qё tash drejtohet nga Diego Maradona.

    “United po luan më mirë se Argjentina. Kёtu kemi lojtarë me goditje të shkëlqyer nga distanca dhe kjo gjithmonë mund tё jetё vendimtare pёr ndeshjen”, ka thёnё Tevez.

    “Ryan Giggs është lideri i heshtur i ekipit tonë nё fushё”, ka shtuar argjentinasi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:00 am

    NBA: Cavaliers shёnojnё fitore ndaj Raptors
    Shёnuesi mё i mirё i NBA-sё, LeBron James, pёr pak sa nuk shёnoi edhe njё ‘tripel-double’ derisa ekipi i tij Cleveland Cavaliers shёnoi fitoren e radhёs ndaj Toronto Raptors me rezultat 93-76.

    James megjithatë shёnoi 20 pikё, nёntё asistime dhe nёntё kërcime, pёr tё huqur rastin pёr tё shёnuar pёr 21-tёn herё dyshifrorё nё tё tre vlerësimet (pikё, asistime dhe kërcime).

    Fitorja i lejon Cavaliersat t’i afrohen liderit tё Konferencёs Lindore, Boston Celtics, nё 1.5 ndeshje.

    Zydrunas Ilgauskas kontribuoi me pikёt mё tё larta, 22 pikё pёr Cleveland, derisa Joey Graham udhëhoqi tek Raptors me 15 pikё.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:01 am

    Laporta: Eto'o është një rebel
    Presidenti i Barcelonёs, Joan Laporta, thotë se ai nuk shqetësohet pёr deklaratat e Samuel Eto'o rreth të ardhmes sё e tij me klubin spanjoll.

    Eto'o ka dhënë disa intervista në lidhje me angazhimin e tij për Barca dhe dashurinë e tij pёr ish-klubin, Real Mallorca.

    “Eto'o është një person pa tё meta dhe ka disa cilësi qё rrallë kush i ka. Ai duhet të respektohet. Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2010 dhe natyrisht se ne duam qё ai tё qëndrojë këtu si sulmues, si sulmuesi më i mirë pёr momentin”, thotë Laporta.

    “Shumë varet nga ajo çka ai dëshiron, pasi ne duam vetëm lojtarët qё angazhohen me dёshirё në klub dhe të cilët duan vërtetë të jenë këtu”, ka shtuar presidenti i Barcelonёs.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:01 am

    Arsenali mund ta shesë Adebayorin tek Barcelona
    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ёshtё i gatshëm tё heqë dorё nga shërbimet e Emmanuel Adebayor, nëse njё ofertë e bujshme vjen nё adresë tё klubit.

    Daily Star shkruan se Wenger kishte bllokuar transferimin kur Barcelona u përpoq të nënshkruajë me Adebayor verën e kaluar.

    Por pas një sezoni jo aq bindës nga Adebayor, menaxheri i Arsenalit mund të jetë nё gjendje tё zvogëlojë shpenzimet duke kërkuar një zëvendësim tё tij.

    Trajneri i Barcelonës njё kohë tё gjatë ёshtё adhurues i Adebayor dhe me Samuel Eto'o dhe ish-legjendën e Arsenalit, Thierry Henry, qё mund tё largohen kёtё verë, klubi spanjoll do të ketë nevojë për një sulmues tё ri.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:01 am

    Totti: Roma ka nevojë pёr stadiumin e vet
    Kapiteni i Romёs, Francesco Totti, dëshiron të shohë klubin e tij derisa zhvendoset nё stadiumin e vet.

    “Do të doja në të ardhmen të luaj një ndeshje futbolli në stadium qё ёshtё nё pronësi të Romës dhe të dedikuar vetëm për futboll”, ka deklaruar Totti.

    Rreth planeve tё tij pas daljes në pension, Totti ka thёnё se edhe mё tej dëshiron tё mbetet nё futboll.

    “Dua që të mbetem në futboll, ndoshta si një figurë e menaxhuese”, ka thёnё legjenda e klubit romak.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:02 am

    Mesi i bindur se Barcelona e ka titullin nё njёrёn dorё
    Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, është i bindur se Barcelona, tashmё e ka tё siguruar titullin e La Ligёs.

    Pavarësisht dy pikёve tё humbura nё ndeshjen e fundjavës, Messi thotë se dhjetë pikë diferencё nga vendi i dytё, ku gjendet Real Madrid, është ideale.

    “Dhjetë pikë është njё diferencё e rëndësishme, dhe ne duhet të mendojmë ta rrisim kёtё diferencё dhe tё fitojmë nё të gjitha ndeshjet qё na kanë mbetur, por do të jetë e vështirë”, ka thёnё Messi.

    “Edhe nёse pёsojmё humbje dhe ata (Real Madrid) fitojnë, shtatë pikë ende do të po aq tё rëndësishme pёr ne”, ka shtuar argjentinasi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:02 am

    Ancelotti: Diego i gatshëm për Serie A
    Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka mbështetur Diegon për një transferim nё kampionatin italian, pas paraqitjes sё shkëlqyeshme nё ndeshjen e mbrёmshme.

    Braziliani shёnoi pёr Werder Bremen nё barazimin 1-1 nё kuadër tё Kupёs UEFA, dhe Ancelotti ka vetëm fjalё tё mira pёr mesfushorin.

    “Diego? Ai është i gatshëm për kampionatin italian, ai është një lojtar i shkëlqyer”, ka thёnё Ancelotti pas ndeshjes.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:02 am

    Barcelona kërkon mbrojtësin Juan
    Lideri i kampionatit Spanjoll, Barcelona, ёshtё e interesuar pёr shёrbimet e mbrojtësit brazilian tё Romёs, Juan.

    Braziliani vlerësohet shumё nga trajneri i Barcelonёs, Pep Guradiola, i cili ёshtё i etur ta sjellё atё nё Camp Nou pёr sezonin e ardhshëm.

    Roma ёshtё nё dijeni pёr interesimin e Barcelonёs dhe tashmë i ka ofruar Juan një kontratë të re tre-vjeçare, shkruan Gazzetta dello Sport.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:07 am

    Van der Vaart: Liverpooli ka frikë prej neve
    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 2112460_0
    Të kuqtë do të përballen me Real Madridin në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që zhvillohet javën e ardhshme në Bernabeu.

    “Ne jemi Real Madrid dhe për këtë mendoj se Liverpooli ka frikë prej neve. Kemi lojtarë të shkëlqyeshëm dhe do të jetë një ndeshje e mrekullueshme”, ka thënë 26-vjeçari.

    “Jemi të padurueshëm të nxjerrin një rezultat të mirë në Evropë dhe nëse bëhemi kampionë do të jem i aftë për gjithçka. Do të bëj gjithçka për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka shtuar holandezi, i cili së fundi lidhet me një rikthim tek ish-klubi i tij, Hamburgu
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:08 am

    Barcelona, “rebelohet” edhe Yaya Toure
    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Eto-toure
    Barcelona po has veshtiresi ne kete fillim te pjeses se dyte te sezonit, jo vetem ne fushe por edhe jashte saj.

    Ceshtja Eto’o eshte kthyer ne debatin kryesor brenda kampit katalanas, pasi kamerunasi nuk e ka firmosur ende kontraten e re. Por duke marre si shembull rastin Eto’o, agjenti i lojtarit Yaya Toure, Dimitry Seluk ka shperthyer ne kritika kunder drejtuesve katalanas.

    “Po shpresojne te rinovojne kontraten me Eto’o e Toure dhe jane ende ne pritje. Por nese lojtaret nuk rinovojne, me ke do luajne? Me Hleb?”, ka theksuar me doza ironie agjenti i mesfushorit.

    Ne vijim te intervistes dhene per nje radio spanjolle, ai ka dhene sinjale se koha per te gjetur nje pike te perbashket eshte ende shume e gjate. “Ka dy menyra per te vepruar dhe Toure per momentin eshte i qete dhe preferon te prese. Eto’o ka bere nje deklarate, Toure jo, por te dy nuk kane marre asnje propozim konkret”, perfundon Seluk.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:10 am

    Lorik Cana: Me Marsejën, në finalen e Kupës UEFA
    Në prag të sfidës që Olimpik Marseja do të luajë me holandezët e Tuentes në 1/16 e Kupës UEFA, Lorik Cana është shfaqur përpara mediave për të parën herë në vitin 2009.

    Pas mungesës 2-mujore për shkak të problemeve në gjurin e djathtë, mesfushori kuqezi do të jetë pjesë e kontingjentit të drejtuar nga Erik Gerets. Aktivizimi i tij, ndoshta edhe si zëvendësues, nuk është i sigurt, por 25-vjeçari është i vendosur të ndihmojë ekipin me të gjithë forcën, ndërkohë që nuk e fsheh ambicien për të arritur deri në fund të aktivitetit evropian.

    Lorik, prezenca në konferencën për shtyp nënkupton se do të luash të enjten (sot)?

    Prezenca ime do të thotë se jam rikthyer si pjesë e grupit dhe jam shumë i lumtur për këtë. Më tej, rreth pyetjes nëse do të luaj apo jo, vendimi i përket trajnerit, që më parë duhet të konsultohet me stafin e tij dhe me mjekët e skuadrës.

    A ndihesh i gatshëm për të luajtur një ndeshje kaq të rëndësishme?

    Kur qëndron jashtë fushave për një kohë të gjatë, asnjë lojtar nuk mund të thotë nëse mund të luajë në maksimumin e tij, apo jo. Jam i sigurt për një gjë: ndihem i gatshëm që të ndihmoj skuadrën time, qoftë në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj. Jam stërvitur shumë për t’u rikthyer. Rehabilitimi nga dëmtime të tilla është gjithmonë i vështirë. Prioriteti im është që t’i shërbej sa më shumë skuadrës dhe nëse do të kem mundësi të zbres në fushën e lojës, do të jap maksimumin që ta ndihmoj Olimpik Marsejën.

    Çfarë dini për Tuenten, kundërshtarin tuaj?

    Që pas hedhjes së shortit, kemi vëzhguar me kujdes rezultatet e tyre. Përpara sfidës kemi analizuar lojën e Tuentes. Natyrisht që njoh trajnerin e kësaj skuadre (ish-drejtuesi i kombëtares angleze, Stiv MekLaren). Ata kanë një ecuri mjaft të mirë në kampionat dhe do të kërkojnë që të vazhdojnë aventurën në kupat e Evropës.

    Cila është gjendja e Olimpik Marsejës përpara kësaj ndeshjeje në Kupën UEFA?

    Olimpik Marseja, e cila u paraqit mjaft mirë në Ligën e Kampioneve, kundër disa prej skuadrave më të forta në kontinent, mund të ketë vetëm një objektiv: të ecë sa më shumë që të jetë e mundur në UEFA. Me këtë dua të them të shkojmë deri në finalen e kësaj kupe. Edhe gjatë sezonit të kaluar e kishim skuadrën për të arritur deri në finale, por u eliminuam nga kampionët e ardhshëm (Zenit St. Petersburgu). Pavarësisht se edhe këtë vit ka shumë kundërshtarë të vështirë, OM e ka potencialin që ta arrijë këtë objektiv.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 7:11 am

    Juventus, Trezeguet rikthehet titullar
    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Trezeguet
    David Trezeguet hedh pas kraheve ndoshta nje nga periudhat me te erreta te karrieres se tij, duke u rikthyer ne formacionin titullar te Juventusit.

    Sulmuesi francez i demtuar ne fillim te sezonit eshte rikuperuar plotesisht dhe pritet qe te zbrese ne fushe qe nga minuta e pare ne ndeshjen e fundjaves kunder Palermos ne “Barbera”. Me kete zgjedhje, trajneri Ranieri ka vendosur qe titullaret e sulmit ne ndeshjen e Champions League kunder Chelsea te jene Amauri dhe Del Piero.

    Ne krah te francezit pritet te luaje edhe Vincenzo Iaquinta, ndersa kapiteni Del Piero do pushoje. Ne mesfushe skuadra do jete me agresive me dyshen Nedved e Camoranesi, te cilet do jene titullare si ne Palermo ashtu edhe ne Londer.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Y||! Thu Feb 19, 2009 7:43 am

    Ramos: Do tё rikthehesha nё Premierligё
    Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, thotë se ai njё ditё mund tё rikthehet nё Premierligё.

    Ramos ishte nё krye tё Tottenhamit vetëm 12 muaj, pas tё cilës periudhё u shkarkua nga klubi pёr shkak tё rezultateve tё dobëta. Ai u rikthye nё Spanjё ku pёrkohёsisht ka nёn drejtim Real Madridin.

    “Prioritet i im ёshtё Real Madridi, por po ashtu do tё dëshiroja tё qartësoj tё ardhmen time. Fakti qё u largova nga Tottenhami nuk do tё thotë se nuk do tё rikthehesha nё Premierligё. Nё atё ligё ka shumё sfida pёr mua”, ka deklaruar Ramos.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Y||! Thu Feb 19, 2009 7:43 am

    Ribery mund të transferohet te Juve
    Juventusi tashmë ka filluar përgatitjet për afatin kalimtar veror, ndërsa së bashku me emrat e sulmuesit të Sampdorias, Antonio Cassano, dhe mesfushorit të Werder Bremenit, Diego, është edhe emri i mesfushorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.

    Një sondazh i bërë së fundmi nga “Tuttosport” ka treguar se tifozët e Zonjës së Vjetër nga të gjithë emrat që përfolur, më së shumti e dëshirojnë Riberyn.

    Ndërkohë agjenti i francezit, Alain Migliaccio, ka pohuar se ekziston mundësia që anësori i bavarezëve ta veshë fanellën bardhezi.

    “Mund t’i siguroj tifozët e Juves se ëndrra e tyre nuk është e pamundur. Është vështirë të them nëse kjo do të ndodhë në verë, mirëpo jam i sigurt kur them se kjo është një ëndërr e realizueshme”, ka thënë Migliaccio.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Y||! Thu Feb 19, 2009 7:44 am

    Tevez: Dëshiroj të mbetem te United
    Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez ka dëshirë të madhe që të mbetet përgjithmonë te skuadra aktuale e tij, Manchester United.

    Skuadra të shumta evropiane i janë vënë pas Tevezit, duke përfshirë Real Madridin, Manchester Cityn dhe Interin, mirëpo argjentinase dëshiron të mbetet te Djajtë e Kuq.

    “Dëshiroj të qëndroj te Manchester Unitedi edhe për disa vite. Nuk është lehtë të largohesh nga njëra prej skuadrave më të mëdha në botë”.

    “Kemi biseduar me drejtuesit e klubit, ndërsa ende nuk është nënshkruar asgjë. Kemi vendosur të presim deri në qershor për një zgjidhje më të mirë”, është shprehur Tevez për radion argjentinase, “Radio del Plata”.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Y||! Thu Feb 19, 2009 7:44 am

    Dy javë moslojë për Iniestan
    Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, nuk do të luajë në dy javët e ardhshme për shkak të lëndimit.

    Të mërkurën, Barcelona ka njoftuar se mesfushori spanjoll ka lënduar këmbën e majtë në fushën stërvitore dhe do të mungojë dy javët e ardhshme.

    Kjo do të thotë se Iniesta nuk do të jetë në formacionin e Blaugranëve në dy ndeshje të La Ligas dhe në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Lyonit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Feb 19, 2009 8:25 am

    Yll! jan postuar njerher keto
    Mos Bon ka 2 poste
    Verejte Do te Fshihen Postet
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 9:59 am

    Van der Vaart nuk kthehet në Hamburg

    Rafael van der Vaart ka njoftuar se ai nuk planifikon të kthehet te ish-skuadra e tij Hamburg, edhe pse nuk luan sa duhet te Real Madridi.

    Trajneri i Hamburgut, Martin Johl, ka deklaruar se dera gjithmonë është e hapur për holandezin nëse vendos të kthehet dhe se ai do të ishte i lumtur nëse Van der Vaart do ta merrte një vendim të këtillë. Megjithatë mesfushori i Los Merengues nuk dëshiron të kthehet te ish-skuadra e tij.

    “Edhe pse kam kaluar momente shumë të mira te Hamburgu, nuk dëshiroj të largohem nga Real Madridi me asnjë çmim. Kthimi te skuadra e Hamburgut nuk është në planet e mia”, ka thënë 26-vjeçari për “Bild”.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Sun May 19, 2024 4:02 am