Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Feb 24, 2009 8:22 am

    Legrottaglie: Juve do të shkëlqejë kundër Chelseat

    Qendërmbrojtësi i Juventusit, Nicola Legrottaglie, pranon se është shumë i emocionuar para ndeshjes kundër Chelseat, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge, duke shtuar se skuadra e tij do të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve.

    “Të gjithë e kemi pritur një ndeshje të këtillë me vite dhe e di se Juventusi do të shkëlqejë në Evropë”.

    “Do të ishte mirë sikur të mos pësonim asnjë gol në Londër dhe të shënonim një në portën e tyre”.

    “Nëse hymë në fushë me të njëjtin motivim sikurse në Bernabeu, atëherë mendoj se mund ta mposhtim çdo skuadër”, ka thënë Legrottaglie për “La Gazzetta Dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Feb 24, 2009 8:23 am

    Baptista: Nuk i frikësohemi Arsenalit

    Sulmuesi brazilian i Romës, Julio Baptista, thotë se Giallorossët nuk kanë asnjë arsye për të pasur frikë nga Arsenali.

    “Mendoj se ne jemi favoritë për këtë përballje. Mungesa e Fabregasit, Adebayorit, Walcottit dhe Eduardos, është një problem i madh për Arsenalin”.

    “E dimë se ata janë një skuadër e rrezikshme, mirëpo me gjithë këta mungesa, është një goditje e madhe për ta dhe një shans më shumë për ne”.

    “Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë në një atmosferë të nxehur. Por ne nuk kemi për çka të frikësohemi, sepse ndeshja e dytë do të luhet në Romë dhe kjo do të na jep një shtytje shtesë”, ka thënë brazilian për “Daily Star”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Feb 24, 2009 8:23 am

    Mourinho: Adriano dhe Ibrahimovic në sulm

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka zbuluar disa emra të lojtarëve të cilët do ta fillojnë ndeshjen kundër Manchester Unitedit në Giuseppe Meazza.

    “Nuk mendoj se Serie A dhe Liga Premier mund të krahasohen, sepse janë dy gara të ndryshme. Unë vazhdoj të them se në Angli ndeshjet janë më emotive, të bukura dhe të hapura me një atmosferë mahnitëse, mirëpo skuadrat italiane janë më të fuqishme nga aspekti taktik”.

    “Sir Alex ka më shumë përvojë se unë dhe Manchester Unitedi gjendet në një pozitë të mirë në Premiership. Objektivi ynë është që të vazhdojmë tutje dhe nuk kam dëshira të veçanta ta mposht ndonjë skuadër”.

    “United është një skuadër sulmuese, mirëpo unë i kam përcjellë ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve dhe mendoj se ata nuk do të vijnë këtu për të sulmuar”.

    “Unë do të luaj me sistemin 4-4-2, dhe nuk kam frikë të them se në sulm do t’i inkuadroj Adrianon dhe Zalatn Ibrahimovicin”.

    “Adriano, Ibrahimovic, Javier Zanetti, Esteban Cambiasso, Dejan Stankovic, Sulley Muntari dhe katër mbrojtës- këta e përbëjnë skuadrën time”, ka përfunduar portugezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Feb 24, 2009 3:17 pm

    Ferguson: Ibra është fantastik

    Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, e ka etiketuar sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimovic, zi rrezikun kryesor për portën e Djajve të Kuq.

    “Lojtari kryesor i tyre, pa mëdyshje,është Ibrahimovici. Mendoj se ai po kalon një formë fantastike këtë sezon dhe mendoj se i merr të gjitha lëvdatat që i meriton”.

    “E kam përcjellë Ibrahimovicin qe disa vite dhe ai ka përparuar shumë. Tash ai është në moshën kur pritet një pjekuri nga një lojtar, dhe mendoj se pikërisht atë po e shohim tek ai”, ka thënë Ferguson për “Sky Sports News”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Feb 24, 2009 3:18 pm

    Zikaltrit dhe Djajtë ndahen remi

    Takimi i parë i 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve i zhvilluar në Giuseppe Meazza ndërmjet Interit dhe Manchester Unitedit, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0-0.

    Kampionët e Italisë dhe kampionët e Anglisë janë ndeshur të martën mbrëma për t’i provuar forcat në ndeshjen e vlefshme për garën më prestigjiozë evropiane të futbollit, për të lënë që gjithçka të vendoset pas dy javësh në Mançester.

    Në pjesën e parë të ndeshjes dominoi skuadra mysafire e Manchester United, si në pronësimin e topit, si në krijimin e rasteve, megjithatë duke mos arritur të shënojë në portën e Julio Cesar.

    Ndryshe ndodhi në gjysmëlojën e dytë të takimit, kur të zgjedhurit e Jose Mourinhos u këndellën duke krijuar raste para portës së Van der Sarit, mirëpo as lojtarët vendas nuk u treguan të saktë, duke i lënë rrjetat të paprekura pas 90 minutash.

    Takimi tjetër ndërmjet kampionëve në fuqi të kësaj gare dhe njërit nga pretendentët kryesorë për ta fituar garën do të zhvillohet pas dy javësh në Old Trafford, ndërsa rezultati prej 0-0 nuk e favorizon asnjërën skuadër, porse Djajtë e Kuq do ta kenë edhe lojtarin e dymbëdhjetë: publikun, kur do të luajnë në Teatrin e Ëndrrave.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Feb 24, 2009 3:19 pm

    Arsenali shënon fitore “të varfër” ndaj Romës

    Një penalti e fituar dhe e shënuar nga sulmuesi holandez Robin Van Persie i ka sjellë fitoren minimale Arsenali

    Topçinjtë dominuan ndeshjen e zhvilluar në Emirates Stadium duke krijuar edhe rastet më të shumta, por i gjithë mundi rezultoi vetëm me një gol “të zorshëm”.

    Van Persie u faulua nga prapa në zonën e rreptësisë nga mbrojtësi Philipe Mexes pas 35 minutash lojë dhe pastaj arriti të mposhtë portierin Doni nga pika e bardhë.

    Disa raste të mira shënimi për topçinjtë humbi Nicklas Bendtner, derisa rast shënimi pati edhe Emmanuel Eboue.

    Arsenali kështu do të udhëtojë në një fushë tejet të nxehtë, në Olimpico të Romës, pas dy javës me një avantazh të ngushtë prej një goli epërsi.


    Last edited by RefreSh on Tue Feb 24, 2009 3:20 pm; edited 1 time in total
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Feb 24, 2009 3:19 pm

    Barcelona nuk shkëlqen

    Takimi i zhvilluar në Stade Gerland ndërmjet Lyonit dhe Barcelonës ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1.

    Blaugranët konsideroheshin favoritë në këtë përballje duke pasur parasysh se ndesheshin me një skuadër me nivel më të ulët futbolli, mirëpo vendasit u treguan kundërshtar i fortë duke shënuar të parët.

    Në minutat e para të ndeshjes (7’), u akordua një gjuajtje e lirë në favor të skuadrës franceze, të cilën e shndërroi në gol, kush tjetër pos brazilianit Juninho.

    Mysafirët nga Camp Nou arritën t’i barazojnë shifrat në pjesën e dytë (67’), ndërsa golashënues ishte francezi Thierry Henry, i cili me kokë e mposhti portierin Hugo Lloris.

    Një gol i shënuar në fushën kundërshtare e favorizon Barcelonën. Duke llogaritur formën e shkëlqyer që tregojnë katalunasit para publikut të vet, favorit për të vazhduar në çerekfinale vazhdon të jetë Barcelona.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Feb 24, 2009 3:19 pm

    Porto nuk mposhtet

    Ndeshja në të cilën u shënuan më së shumti gola u zhvillua në Vicente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Portos.

    Edhe pse pati një fillim të shkëlqyer skuadra nga kryeqyteti spanjoll, në fund takimi përfundoi me rezultat të barabartë, 2-2.

    Porsa filloi ndeshja (2’), argjentinasi Maxi Rodrguez ngriti në këmbë tifozët në stadium Vicente Calderon, pasi që ia dha epërsinë skuadrës vendase.

    Heroi i Portos në takimin e parë të 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve, Lisandro Lopez, për të parën herë e barazoi rezultatin në minutën e 22-të.

    Pa përfunduar pjesa e parë (45’+2) vendasit krijuan sërish epërsinë, ndërsa golashënues ishte Diego Forlan, i cili e goditi topin nga një distancë e largët dhe me një gabim të portierit mysafir, topi përfundoi në rrjet.

    Megjithatë, mysafirët nga Porto nuk kishin ardhur për ta humbur këtë ndeshje, dhe sërish me anë të Lisandro Lopez, e barazuan rezultatin (72’), madje duke shënuar dy gola në terren mysafir që do të jetë një ndihmesë e madhe për ndeshjen e kthimit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Feb 25, 2009 1:33 am

    Mourinho beson në rezultat pozitiv në Old Trafford

    Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, është ndarë i kënaqur nga rezultati i ndeshjes së parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve përballë Manchester United dhe shpreson në rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit.

    “Është një rezultat i vështirë për ne, pasi nuk duhet të humbim në Old Trafford, por është i vështirë edhe për ta, pasi barazimi do të na dërgojë neve më tej. Ndeshja e dytë do të jetë vendimtare kuptohet”, ka thënë Mourinho.

    “Manchester United luajti më mirë në pjesën e parë. Interi ishte më i mirë në pjesën e dytë. Do të udhëtojmë në ndeshjen e kthimit me shpresë se do të luajmë mirë, do të shënojmë gol dhe do të vazhdojmë më tej”.

    “Para ndeshjes nuk do të thosha se do të isha i kënaqur me 0-0, por ata kishin dy-tre raste të shënojnë dhe ne mund t’i dënonim, andaj duhet ta pranojmë rezultatin”, ka shtuar portugezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Feb 25, 2009 1:34 am

    Ferguson i kënaqur nga loja

    Menaxheri i kampionit të Evropës, Manchester United, Sir Alex Ferguson, është ndarë i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij në ndeshjen e mbrëmshme kundër Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    United luajti shkëlqyeshëm në Giuseppe Meazza, duke pasur edhe rastet më të mira të ndeshjes dhe Ferguson është i kënaqur nga loja e futbollistëve të tij.

    “Luajtëm shumë mirë. Në pjesën e dytë, 10-15 minuta ata bënë presion që ishte i pritur, por në pjesën e mbetur ne luajtëm më mirë, shumë mirë, qetë dhe në mënyrë të pjekur”, ka thënë Ferguson.

    “Mendoj se luajtëm mirë për momentin, pavarësisht me kënd luajtëm. Shpresoj se ky rezultat nuk do të kthehet dhe të eliminohemi. Pas dy javësh në Old Trafford atmosfera do të jetë fantastike dhe mendoj se kemi shanse të mira”, ka shtuar anglezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Feb 25, 2009 1:34 am

    Wenger i kënaqur me fitoren ndaj Romës

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i kënaqur pas fitores së mbrëmshme minimale ndaj Romës në Emirates, në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

    “Jam i kënaqur me paraqitjen, por sigurisht kishte mundësi për t’u shënuar më shumë gola. Nga loja e sotme e dimë se mund të krijojmë raste. Kurrë nuk mund të dish çfarë është rezultati i mirë në garën evropiane. Por mendoj se pozitive ishte që nuk pranuam gol”, ka thënë Wenger.

    “Ndeshja e ardhshme sigurisht se do të jetë interesante pasi ata do të kërcënojnë më shumë. Ne kemi edhe tre ndeshje tjera deri tek ajo e kthimit. Dhe shpejtësia me të cilën po i humbim lojtarët, mund të jetë e vështirë për neve”, ka shtuar francezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Feb 25, 2009 8:34 am

    Zola dëshiron të fitojë Kupën FA

    Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, thotë se ai do të luajë me ekipin më të fortë të tij në ndeshjen e sotme të kthimit ndaj Middlesbrough në kuadër të Kupës FA.

    “Ajo do të thotë shumë, jashtëzakonisht shumë. Është një garë fantastike dhe disa thonë se ajo është të humbasësh diçka, por kjo nuk ka kuptim”, thotë Zola.

    “Duhet të jemi të sigurt që çdokush ta vlerësojë. Është diçka e veçantë. Nëse mund ta fitoj këtë trofe si menaxher, atëherë do të ishte mrekulli. Gjithmonë kam thënë se ka qenë një prej arritjeve të mia më të mira ta fitoja atë si lojtar”, ka shtuar italiani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Feb 25, 2009 8:39 am

    Carragher: Liverpooli mund ta mposhtë Realin edhe pa Gerrard

    Jamie Carragher thotë se Liverpooli mund ta mposhtë kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve, Real Madrid, edhe pa kapitenin Steven Gerrard.

    “Nuk ka dyshime se ne jemi një ekip më i mirë kur ai luan me ne. Por e mbaj mend vitin 2005 kur ne fituam garën edhe pse luajtëm disa ndeshje pa të”, ka thënë Carragher.

    “Është e dukshme se ai është një lojtar kyç për ne dhe shpresojmë se ai është i gatshëm, por duhet të presim dhe të shohim”, ka shtuar mbrojtësi.

    Liverpooli sonte udhëton në Bernabeu për ndeshjen e parë përballë Realit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Feb 25, 2009 8:39 am

    Redknapp: Nuk duhet të kemi frikë nga Manchester United

    Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ekipi i tij nuk ka frikë nga Manchester United, para finales së Kupës Carling që zhvillohet gjatë vikendit.

    “I respektojmë por nuk kemi frikë, pasi edhe ne kemi lojtarë të mirë për të cilët ata duhet të shqetësohen. Duhet vetëm të qëndroni në ndeshje. Duhet të ruani formën e mirë, të jeni të qëndrueshëm, të keni plan dhe të dini si duhet t’ia bëni kundër tyre”, ka thënë Redknapp.

    “Por ne nuk do të dorëzohemi, ne do të luftojmë. Kemi lojtarë të mirë sulmues dhe shpresojmë t’u shkaktojmë probleme kundërshtarëve”, shton më tej ai.

    Finalja e Kupës Carlig në mes të Manchester United dhe Tottenham Hotspur do të zhvillohet të dielën në Wembley.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Feb 25, 2009 8:40 am

    NBA: Parker udhëheq Spurs-at në fitoren ndaj Mavericks

    Tony Parker ka shënuar 37 pikë dhe 12 asistime derisa San Antonio Spurs shënoi fitore 93-76 ndaj rivalit nga Teksasi, Dallas Mavericks.

    Kurt Thomas, i cili luajti në vend të të lënduarit Tim Duncan, ka kontribuar me 10 pikë dhe 15 kërcime, derisa ish-lojtari i Mavericks, Michael Finley, shënoi 16 pikë.

    Josh Howard shënoi 19 pikë për Mavericks-at, ndërsa rezerva James Singleton 14 pikë dhee po aq kërcime. Dirk Nowitzki përfundoi ndeshjen me 14 pikë dhe 10 kërcime.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Feb 25, 2009 8:44 am

    Henry: Lyon zhvilloi ndeshje shumë të mirë

    Lojtari i cili barazoi shifrat në Stade Gerland, Thierry Henry, i ka dhënë komplimente lojës së kundërshtarit të të martës mbrëma, Olympique Lyonnais.

    “Unë e njoh shumë mirë kualitetin e Lyonit. Ne e dinim se nuk duhej t’i jepnim mundësi Juninhos që të gjuante nga gjuajtja e lirë, ndërsa ai arriti të shënojë nga një kënd shumë i vështirë”.

    “Në pjesën e parë vërtet vuajtëm, sepse Lyoni po luante shumë mirë. Ndërsa në pjesën e dytë vazhduam të luajmë lojën tonë duke mos krijuar panik, dhe filluam t’i shtonim sulmet, që në fund arritëm të barazojmë”, ka thënë sulmuesi i Barcës për Goal.com.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Feb 25, 2009 8:44 am

    Torres: Jam i gatshëm ta dënoj Realin

    Sulmuesi spanjoll i Liverpoolit, Fernando Torres, ka deklaruar se ai është në kondicion të mirë dhe është kthyer në formë, pikërisht për ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu.

    “Nuk kam ndjenja të veçanta për këtë ndeshje, por mendoj se nëse e mposhtim Realin do t’i gëzojmë fansat e Atletico Madridit (ish-skuadrës së Torres). Nëse shënoj, nuk do të mungojë festa”.

    “Do të ishte mahnitëse po ta shënoja golin e parë në Evropë këtë sezon, pikërisht kundër Realit. Ndjej që po më kthehet vetëbesimi në kohën e duhur dhe jam i sigurt se do të pasojnë golat”, ka thënë El Nino.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Feb 25, 2009 8:45 am

    Camoranesi: Juve duhet të luajë sikur kundër Realit

    Të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge, Juventusi e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër Chelseat për 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa i rikthyeri nga lëndimi, Mauro Camoranesi, thotë se Juve duhet të jetë në formë sikur në përballjet kundër Real Madridit gjatë fazës grupore.

    “Duhet të luajmë sikur luajtëm kundër Real Madridit. Mendoj se ka momente kur kemi luajtur mirë dhe ka momente kur luajmë keq”.

    “Ndërsa kohët e fundit e kemi rikthyer sërish formën dhe dëshiroj që të jemi në momentin tonë më të mirë në përballjen e sotme”, ka thënë anësori i Juves për “La Gazzetta dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Feb 25, 2009 8:45 am

    Reina: Kurrë nuk kam fituar në Bernabeu

    Liverpooli do ta kërkojë fitoren kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu, ndërsa portieri i Redsave, Pepe Reina, shpreson ta shijojë fitoren e parë kundër Merengues në kështjellën e tyre.

    Gjatë qëndrimit te Barcelona dhe Villarreali, Reina asnjëherë nuk ka dalë fitues përballë Real Madridit në Bernabeu dhe shpreson që këtë ta bëjë me Liverpoolin.

    “Ende nuk kam fituar në Bernabeu. Maksimumi që kam arritur janë dy barazime”.

    “Reali është njëra nga skuadrat më të mira në botë dhe nuk është lehtë t’i mposhtësh”, është cituar Reina nga “Marca”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Feb 25, 2009 8:45 am

    Ibrahimovic: Interi do ta eliminojë Unitedin

    Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, i cili në përballjen e të martës mbrëma dështoi ta tregonte lojën e tij përballë kampionëve të Manchester United, beson se skuadra e tij do kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    “I kemi të gjitha mundësitë për të vazhduar tutje. Nuk arritëm të shënojmë gol, mirëpo nuk i lejuam as që të shënonin, dhe kjo është një gjë e mirë”.

    “Ishte një ndeshje e bukur. Ata ishin skuadër më e mirë në gjysmën e parë, ndërsa ne ishim superiorë në pjesën e dytë”.

    “Ata janë një skuadër e madhe, por të tillë jemi edhe ne. Do të udhëtojmë në Mançester për fitore, pastaj do të shohim se çka do të ndodhë”, ka thënë suedezi për faqen zyrtare të Interit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:11 am

    Babel: Madrilenët ia kanë frikën Gerrardit

    Sulmuesi i Liverpoolit, Ryan Babel, ka deklaruar se lojtarët e Real Madridit ia kanë frikën simbolit të 'Të Kuqve', Steven Gerrard.

    “Drenthe dhe Sneijder më kanë shkruar disa herë SMS dhe më pyetnin nëse Gerrard do të luajë, sepse ishin shumë të interesuar ta kuptonin këtë”.

    “Unë iu thash PO! Për fatin e keq të tyre Steven do të luajë sonte”, është cituar të ketë thënë Babel për “AS”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:13 am

    Hiddink: Nuk kam pasur kohë t’i vërej të gjitha gjërat

    Trajneri i përkohshëm i Chelseat, Guus Hiddink, ka deklaruar se nuk ka pasur kohë të nevojshme për të imponuar mënyrën e tij të lojës te Blutë.

    “Më nevojiten dy, tri apo katër javë për ta përcjellë mirë skuadrën dhe gjithçka tjetër, atëherë mund të filloja të punoj me rregull”.

    “Secilit trajner i duhet së paku një muaj për të imponuar stilin e tij të lojës, mirëpo unë duhet ta bëjë këtë për një kohë të shkurtë, një kohë plot presion. Megjithatë nuk kemi kohë për t’u ankuar dhe për të gjetur arsye, por duhet të jemi të vendosur dhe ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Hiddink për “The Sun”.

    Chelsea të mërkurën mbrëma është nikoqir i Juventusit në Stamford Bridge, ku do të zhvillohet përballja e tyre e parë në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:20 am

    Drogba dënon Juventusin

    Takimi i parë i 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, i zhvilluar ndërmjet Chelseat dhe Juventusit në Stamfrod Bridge, ka përfunduar me rezultat minimal prej 1-0 në favor të vendasve.

    Blutë e filluan furishëm takimin duke arritur të kalojnë në epërsi që në minutat e para të ndeshjes (12’), ndërsa golashënues ishte Didier Drogba, i cili iu shmang mbrojtjes juventine, dhe pastaj e mposhti portierin Gigi Buffon.

    Në fillim të ndeshjes mysafirët nga Torino e patën të vështirë të adaptoheshin në fushë, porse kah fundi i pjesës së parë dhe në pjesën e dytë ishin skuadër më dominuese. Megjithatë, mesfushorët dhe sulmuesit nuk arrinin t’i lidhnin aksionet e tyre.

    Përkundër disa rasteve dhe presionit të shkaktuar, sidomos në njëzet minutat e fundit të takimit, Zonja e Vjetër nuk arriti ta barazonte rezultatin dhe të shënonte një gol në terren mysafir, gjë që do t’i ndihmonte shumë.

    Chelsea ka shënuar një fitore të mençur, duke shënuar vetëm një gol, por duke mos pranuar gol në fushën e vet, që do t’i ndihmojë në ndeshjen e kthimit që luhet në Torino pas dy javësh.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:21 am

    Liverpooli trondit Bernabeun

    Një gabim në mbrojtje i ka kushtuar me humbje minimale ekipit të Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve përballë Liverpoolit në Bernabeu.

    Anësori Yossi Benayoun ishte autori i golit të vetëm në ndeshjes, që i dha fund edhe nëntë fitoreve radhazi të Realit. Pas një harkimi të Fabio Aurelio, topi gjeti kokën e izraelitit, i cili dërgoi atë në rrjetën e Iker Casillas, tetë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes (82’).

    Real Madridi ishte ekipi më ofensiv gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, me tentimet e Arjen Robben që paraqitën kërcënim serioz për mysafirët, por dyshja sulmuese Raul dhe Gonzalo Higuain dështuan të gjejnë hapësirë në ballë të golit të portierit Pepe Reina.

    Liverpooli doli në fushë pa kapitenin Steven Gerrard, ndërsa humbi sulmuesin Fernando Torres, i cili pësoi një lëndim në pjesën e dytë të ndeshjes, megjithatë bëri një paraqitje trimërore dhe të vendosur.

    Liverpooli pati edhe dy rastet më të pastra në ndeshje, që në pjesën e parë të ndeshjes. Një goditje në kënd e Fernando Torres u bllokua nga portieri Iker Casillas, i cili arriti të mbrojë edhe një tentim të përkryer nga largësia të Xabi Alonsos.

    Me këtë fitore Liverpooli do të jetë favoriti kryesor për të siguruar vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas dy javës në Anfield do të ketë edhe përparësinë e fushës vendore krahas një goli epërsie.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:21 am

    Bayerni kalon në çerekfinale

    Ekipi i Bayern Munichut e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Estadio Jose Alvalade, kundër Sporting Lisbonit.

    Bavarezët e kanë shkatërruar skuadrën e pafuqishme nga Lisbona, duke e mposhtur me rezultat 5-0.

    Pa përfunduar pjesa e parë (42’), anësori francez Franck Ribery e nisi serinë e golave duke e mposhtur portierin Tiago.

    Goli i dytë erdhi në minutën e 57-të, kur pas nj goditje me kokë të Luca Tonit, topi preku në trupin e Miroslav Kloses dhe përfundoi në rrjet.

    Gjashtë minuta më pas (63’), u akordua penallti në favor të mysafirëve, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte Franck Ribery, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin.

    Dy golat e radhës i takuan sulmuesit italian Luca Toni (84’ dhe 90’), i cili nuk kishte si të mos shënohej në listën e golashënuesve.

    Me këtë fitore Bayerni tashmë duhet të mendojë për skuadrën me të cilën do të përballet në çerekfinalen e garës më prestigjioze të futbollit evropian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:22 am

    Panathinaikos kundërshtar i rrezikshëm

    Skuadra e Villarrealit nuk ka arritur më shumë se një barazim përballë skuadrës greke Panathinaikos në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

    Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në El Madrigal, ndërmjet Villarrealit dhe Panathinaikosit, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

    Mysafirët nga Greqia ishin të parët, të cilët shënuan në portën kundërshtare, me anë të Giorgos Karagounis (59’), i cili nga një distancë e largët e mposhti portierin Lopez.

    Vendasit u kthyen në lojë pas një goli të italianit Giuseppe Rossi, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë (67’), por ky gol ishte krejt çka bënë lojtarët e Nëndetëses së Verdhë, duke ia vështirësuar vetes punët për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas dy javësh në Athinë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:22 am

    Tare: Do ta angazhojmë Angelerin

    Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Igli Tare, i cili tash ushtron detyrën e drejtorit sportiv të Lazios, thotë se klubi italian dëshiron të angazhojë mbrojtësin e djathtë të Estudiantes, Marcos Angeleri.

    “Pozicioni i Lazios rreth tregimit mbi Angelerin është shumë i qartë, dëshirojmë që ai të jetë pjesë e Lazios për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Tare.

    Mbrojtësi argjentinas së fundi është lidhur me një kalim tek ekipi romak, ndërsa për të interesim ka shprehur edhe kampioni i Italisë, Interi.

    Ish-sulmuesi i Lazios, Tare, thotë se ekipi për momentin është në një pjesë shumë të rëndësishme të sezonit.

    “Këto janë momente vendimtare të sezonit për ne. Dy ndeshjet e radhës do të jenë udhëkryq për sezonin tonë”, ka shtuar shqiptari.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:23 am

    Benitez i kënaqur nga fitorja

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është ndarë i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e ekipit të tij në ndeshjen e mbrëmshme në Bernabeu përballë Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    Liverpooli shënoi fitore me golin e Yossi Benayoun, tetë minuta para fundit të ndeshjes, dhe do të presë Realin pas dy javësh në Anfield me një gol epërsi.

    “E dinim se do të jetë vështirë. Ata nisëm lojën me shumë vetëbesim, ne duhej vazhdimisht të angazhohemi maksimalisht. Kishim disa raste të mira dhe në fund shënuam gol pa Gerrard dhe pa Torres në fushë”, ka thënë Benitez.

    “Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit, u përpoqëm të shënojmë dhe mendoj se rezultat 1-0 është një rezultat shumë i mirë”, ka shtuar spanjolli pas ndeshjes.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:23 am

    Lampard: E rëndësishme ishte që nuk pranuam gol

    Mesfushori anglez Frank Lampard është tepër i kënaqur nga fitorja e Chelseat edhe pse pranon se blutë nuk e luajtën të gjithë ndeshjen në mënyrën më të mirë.

    “Krijuam mjaft raste dhe shënuam një gol, por me rëndësi është se nuk pranuam gol në shtëpi. Juve është një ekip i klasit. E kaluam fazën e grupeve dhe tash secili ekip që do të përballemi mund të na shkaktojë probleme”, ka thënë Lampard.

    “Është mirë që nuk pranuam gol, tash kemi shans që t’u shkaktojmë probleme në fushën e tyre. Nuk luajtëm aq mirë në gjithë ndeshjen, por ishim të qëndrueshëm dhe arritëm tek një rezultat pozitiv”.

    “Kishte momente kur luajtëm shumë mirë. Filluam shkëlqyeshëm, por kjo nuk ishte kështu gjatë gjithë ndeshjes”, ka shtuar anglezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:24 am

    Ranieri beson se Juve do të kualifikohet

    Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se biankonerët do të hakmerren ndaj Chelseat në ndeshjen e kthimit dhe do të arrijnë të kualifikohen për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

    “Nuk filluam mirë. Në 15 minutat e para kishim problem për ta zhvilluar lojën tonë. Por djelmoshat janë të bindur se në ndeshjen e kthimit do të luajmë një ndeshje perfekte. Do të preferoja të kishim luajtur jo edhe aq, por të shënonim”, ka thënë Ranieri.

    “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi të bindur se do të fitojmë”, shton italiani, i cili mbrëmë u prit me duartrokitje nga tifozët e ish-ekipit të tij, Chelseat.

    “Ishte e habitshme. Të rikthehem dhe të fitoj duartrokitje, do të thotë se kam punuar mirë dhe tifozët nuk e kanë harruar atë”, ka shtuar Ranieri.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:24 am

    NBA: Parker shkëlqen edhe një herë në fitoren e Spurs

    Francezi Tony Parker ka mbyllur me sukses edhe një natë basketbolli, duke shënuar 39 pikë në fitoren prej 99-84 të San Antonio Spurs ndaj Portland Blazers.

    Në mungesë të Tim Duncan dhe Manu Ginobili, Parker, i cili shkëlqeu një natë më parë me 37 pikë, edhe mbrëmë ishte shtylla e Spurs me dy pikë më shumë (39). Matt Bonner shënoi 15 pikë dhe nëntë kërcime për San Antonion.

    Channing Frye grumbulloi 15 pikë dhe shtatë kërcime për Blazers, të cilët luajtën pa qendrën Greg Oden (i lënduar) për të pestën ndeshje radhazi. Brandon Roy shënoi vetëm 14 pikë duke shënuar 5 nga 18 tentimet, ndërsa LaMarcus Aldridge kontribuoi me 13 pikë për Portland Blazers.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:24 am

    Rooney: Rezultati në Inter i rrezikshëm

    Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney thotë se barazimi me rezultat 0-0 gjatë ndeshjes së të martës ndaj Interit në Ligën e Kampoonëve, është “i rrezikshëm” për Manchesterin.

    “Ne kishim mjaft raste për t’i dhënë vetes shansin më të mirë për ta kaluar këtë fazë. Është një rezultat i rrezikshëm. Nëse ata shënojnë gol do të jetë vështirë për ne”, ka thënë Rooney.

    “Kam parë disa ndeshje të Interit dhe duket se ata janë më të mirë jashtë fushe. Ata mund të qëndrojnë dhe të mbrohen, dhe pastaj të përpiqen të ju godasin nga ndërprerjet”.

    “Por, ky është edhe një rezultat i mirë, pasi forma e jonë në shtëpi është e shkëlqyeshme, andaj nëse mbrohemi mirë dhe shfrytëzojmë shanset do të jetë OK”, ka shtuar anglezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 6:25 am

    Barcelona nuk do të heqë dorë nga Van Persie

    Lideri i La Ligës, Barcelona, refuzon të heqë dorë nga kërkimi i shërbimeve për sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie.

    Sportivja spanjolle Sport shkruan se edhe nëse Arsene Wenger është i bindur t’i sigurojë Van Persiet një kontratë të re në javët e ardhshme, kjo nuk do ta ndalojë drejtorin sportiv të Barcelonës, Txiki Begiristain, të përpiqet të sjellë në Nou Camp sulmuesin holandez.

    Në të vërtetë drejtuesit e Barcelonës janë të bindur se për një çmim real Arsenali do të pajtohet të heqë dorë nga shërbimet e Van Persiet.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 11:52 am

    Juve do të takohet me Diegon

    Drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm të takohen me mesfushorin e talentuar Werder Bremenit, Diego, i cili është në Milano për ndeshjen e Kupës UEFA kundër Milanit.

    “Tuttosport” njofton se Juventusi ka caktuar një takim me babanë e Diegos, i cili është agjenti i tij, dhe mësohet se ata do të bisedojnë për mënyrën se si ta sjellin brazilianin në Torino.

    Djair da Cunha do të jetë në San Siro për ta përcjellë djalin e tij në takimin e të enjtes mbrëma kundër Rossonerëve dhe pastaj do të takohet me drejtuesit e skuadrës bardhezi.

    Zonja e Vjetër është e gatshme të paguajë 18 milionë euro për ta transferuar Diegon, ndërsa pritet që Werderi ta pranojë këtë ofertë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 11:53 am

    Nedved konfirmon pensionimin

    Mesfushori legjendar i Juventusit, Pavel Nedved, ka njoftuar se ai ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist aktiv në fund të këtij sezoni.

    “Do të tërhiqem në fund të sezonit, pavarësisht suksesit tonë në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve”.

    “E kam marrë këtë vendim dhe kështu do të veproj. Nuk mendoj se do të ndryshoj mendje. Mendoj se ky është momenti më i mirë për t’u pensionuar”.

    “Po ia kaloj shumë mirë, por ka ardhur koha që të lëshoj vend për lojtarët e rinj. Ata meritojnë të luajnë. Ndoshta mendoni se jam ende i ri, por unë jam 37-vjeçar dhe vërtet mendoj se ka ardhur koha të tërhiqem”.

    “Dëshiroj të jap maksimumin tim në këto tre muajt e mbetur dhe shpresoj ta përfundoj karrierën me titullin e Ligës së Kampionëve”, ka përfunduar ‘Furia çeke’.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 11:53 am

    Aguero më afër Interit

    Mësohet se skuadra e Interit është një hap më pranë sulmuesit të Atletico Madridit, Sergio Aguero.

    Sportmediaset.it njofton se argjentinasi ka probleme me klubin spanjoll, pasi që nuk i ka pëlqyer që trajneri e ka zëvendësuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Portos në mesjavë.

    Mediat në Spanjë dhe në Itali pohojnë se Aguero mund t’u bashkëngjitet zikaltërve që nga sezoni i ardhshëm.

    Presidenti i Interit, Massimo Morati, dhe trajneri i Nerazzurëve, jose Mourinho, janë admirues të mëdhenj të dhëndrit të Diego Maradonas, dhe pritet ta shfrytëzojnë trajnerin e Argjentinës për t’u ndihmuar në këtë transferim.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 11:53 am

    Fabregas: Gara për titull ka marrë fund

    Mesfushori i lënduar i Arsenalit, Cesc Fabregas, e ka pranuar faktin se shanset që Arsenali të jetë konkurrent për ta fituar titullin e Ligës Premier janë 'zero'.

    “Nuk do të ishte diçka reale po të mendonim për titull. Kurrë nuk thuhet kurrë, mirëpo nuk do të ishim aq të mençur po të mendonim se mund ta arrijmë kreun e tabelës”.

    “Ajo që duhet të bëjmë ne është të mendojmë për kundërshtarët e radhës dhe t’i fitojmë ndeshjet një nga një”, ka thënë spanjolli për “The Sun”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 11:54 am

    Marcelo: Janë edhe 90 minuta lojë

    Real Madridi e ka lënë pas vetes humbjen e të mërkurës mbrëma në Santiago Bernabeu nga Liverpooli, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, për të menduar për ndeshjen e radhës në La Liga.

    Braziliani Marcelo thotë se Los Blancos po mendojnë për ndeshjen e radhës në Kampionat, me qëllim që ta arrijnë Barcelonën në Primera Division dhe se Mbretërit e kanë mundësinë t’i mposhtin ‘Të Kuqtë’ në Anfield për të vazhduar më tutje në Ligën e Kampionëve.

    “Jemi të sigurt se mund ta përmbysim rezultatin. Ne jemi optimistë dhe kemi filluar përgatitjet për ndeshjen kthyese në Anfield. Kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u zhvilluar dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë në dobinë tonë”.

    “Nuk na pëlqeu humbja, mirëpo tash duhet të mendojmë për La Ligan, sepse duhet të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës, sepse duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet në Kampionat nëse dëshirojmë të shpallemi kampionë”, ka thënë Marcelo.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 11:54 am

    Del Piero: Ne do të vazhdojmë tutje

    Legjenda e Juventusit dhe Italisë, Alessandro del Piero, e ka paralajmëruar Chelsean se është kryer vetëm gjysma e përballjes ndërmjet tyre dhe se Zonja e Vjetër do t’i eliminojë ata në ndeshjen kthyese në Torino.

    Juventus është mposhtur të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge nga Chelsea me rezultat minimal prej 1-0, edhe pse bardhezinjtë treguan lojë të mirë.

    “Po kthehemi nga kjo sfidë me një kënaqësi të vogël, sepse e merituam barazimin. Sido që të jetë, ndeshjen e kthimit do ta fillojmë me disavantazh, mirëpo në Torino duhet të bëjmë diçka më shumë”.

    “Chelsea është një skuadër e madhe dhe ata e treguan këtë. Kemi respekt të madh ndaj tyre, por unë besoj se ne i kemi mundësitë për të vazhduar tutje, nëse luajmë lojën tonë”.

    “Dënimi në mendjet tona mund të jetë arma jonë sekrete”, është cituar të ketë thënë ikona e Juves për “The Sun”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 11:54 am

    Gilla: Më mirë pa para se te Milan

    Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino, ka thënë se ia ka vlejtur largimi nga Milani edhe pse ai tash fiton shumë më pak para sesa te Rossonerët.

    Që nga transferimi në Firence, Gilla ka kaluar një formë shumë të mirë, që ishte edhe momenti kthyes në karrierën e tij, duke shënuar 15 gola në Serie A dhe tash është vetëm një gol prapa Marco Di Vaios, në garën për titullin Capocannoniere.

    “Në Firence jam pritur jashtëzakonisht mirë dhe ishte një ndjenjë fantastike. Këtu fitoj më pak para, por ia vlen”, i ka thënë italiani revistës “Max”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Feb 27, 2009 7:12 am

    Milan përjashtohet edhe nga Kupa UEFA

    Skuadra e Milanit ka barazuar në San Siro me rezultat 2-2 përballë Werder Bremenit, për t’u eliminuar nga gara ku i kishte shpresat më të mëdha për ta fituar.
    Ekipi gjerman me plot meritë vazhdon garën e mëtutjeshme në Kupën UEFA, pasi që në takimin e të enjtes mbrëma ishte skuadër shumë më e mirë në fushë sesa ekipi vendas.

    Edhe pse Rossonerët krijuan epërsi të dyfishtë, ata si rëndom në ndeshjet e këtij sezoni, nuk arritën të mbaheshin deri në fund të takimit, dhe kështu u dënuan nga Werderi.

    Golin e parë në ndeshje e shënoi Andrea Pirlo nga pika e bardhë (26’), ndërsa dyfishoi Alexandre Pato (33’).

    Mirëpo, mysafirët krijuan presion të vazhdueshëm gjatë gjithë pjesës së mbetur të lojës dhe në këtë mënyrë arritën të shënojnë dy herë me anë të Claudio Pizzaros brenda dhjetë minutash (68’ dhe 78’), për të vazhduar më tutje garën, pasi që ndeshja e parë e zhvilluar në Bremen përfundoi me rezultat 1-1.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Feb 27, 2009 7:13 am

    Fiorentina eliminohet, City vazhdon tutje

    Ndeshja e zhvilluar ndërmjet Ajaxit dhe Fiorentinës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1, rezultat i cili eliminon Violat nga gara e Kupës UEFA. Nga ana tjetër Manchester City ka fituar në shtëpi kundër FC Copenhagen për ta vazhduar garën e mëtutjeshme.
    Fiorentina krijoi epërsi prej 1-0 në minutën e 61-të me anë të Alberto Gilardinos, por nuk arriti ta ruante deri në fund këtë rezultat, i cili do t’i sillte vazhdimet, pasi që vendasit nga Amsterdami barazuan në fund të takimit (88’), me anë të Leonardos, për të fituar me rezultat të përgjithshëm prej 2-1 në të dyja ndeshjet.

    Manchester City e ka mposhtur skuadrën FC Copenhagen, me rezultat 2-1, për ta vazhduar garën në Kupën UEFA, meqenëse përballja e parë e zhvilluar në kryeqytetin danez, kishte përfunduar me rezultat 2-2.

    Për Cityn shënoi dy herë Craig Bellamy (73’ dhe 80’), ndërsa në fund të takimit (90’), Vingaard shënoi për mysafirët, vetëm për statistika.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Feb 27, 2009 7:15 am

    Marseille kualifikohet falë penaltive

    Ekipi i Lorik Canës, Olimpique Marseille, ka arritur me shumë mund të kualifikohet për në rundin e radhës të Kupës UEFA, pasi ishte më i saktë në penalti ndaj ekipit holandez Twente.
    Francezët kishin pësuar humbje minimale në ndeshjen e parë të zhvilluar në Francë, ndërsa i njëjti rezultat u përsërit edhe në ndeshjen e kthimit në Holandë, ku kësaj here fitore shënoi ekipi i Canës.

    Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Hatem Ben Arfa pas 24 minutash lojë, gol që çoi në gjuajtjen e penaltive.

    U deshën 16 penalti për të përcaktuar fituesin me Modeste M’Bami që shndërroi në fitore penaltinë e fundit (7-6).

    Lorik Cana, i cili nuk ka zhvilluar ndeshje që nga viti i kaluar për shkak të një lëndimi, bëri rikthimin duke luajtur në këtë përballje.

    Nga ndeshjet tjera, edhe ekipi tjetër francez PSG ka shënuar fitore 3-1 në fushë të ekipit gjerman Wolfsburg (ndeshja e kaluar 2-0 për francezët) duke u kualifikuar me lehtësi për në 16-shen e fundit.

    Befasuese ka qenë eliminimi i Aston Villas pas humbjes prej 2-0 në udhëtim tek CSKA Moska (rezultati nga të dy ndeshjes 3-1).

    Rezultatet e ndeshjeve tjera i gjeni në tabelën në anën e djathtë.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Feb 27, 2009 7:38 am

    Kupa UEFA: Eliminohet edhe Valencia

    Dy gola të shënuar nga Artem Kravets kanë kualifikuar Dynamo Kievin për në rundin e radhës të Kupës UEFA, pas barazimit 2-2 në fushë të ekipit spanjoll Valencia.
    Mysafirët kaluan në epërsi pas 34 minutash lojë në Mestalla me anë të golit të Kravets. Valencia u duk se u rikthye në rrugë të duhur pas dy golave të shënuar nga Asier del Horno (44’) dhe Carlos Marchena (53’).

    Por një gabim në mesfushë të Valencias minutën e 74-të i dha shansit Kravets të shënojë edhe golin e dytë për të barazuar rezultatin, duke kualifikuar ekipin ukrainas falë më shumë golave në udhëtim.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Feb 27, 2009 9:17 am

    Chelsea do të blejë Riberyn nëse Hiddink qëndron

    Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm ta mbështesë trajnerin e ri Guus Hiddink gjatë afatit kalimtar të verës.
    Daily Mail shkruan se Chelsea është afër për të siguruar marrëveshje të përhershme me Hiddink dhe bordi është impresionuar nga nënshkrimet që ai i ka rekomanduar.

    Abramovich do ta mbështesë Hiddink gjatë afatit kalimtar nëse ai qëndron dhe klubi do të kërkojë të sjellë në Stamford Bridge mesfushorin e Bayern Munichut, Frank Ribery dhe atë të CSKA Moskës, anësorin Yuri Zhirkov.

    Chelsea u përpoq të marrë shërbime e francezit edhe gjatë verës së kaluar.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Feb 27, 2009 9:21 am

    Eto'o: Dua të qëndroj në Barcelona

    Golashënuesi më i mirë i La Ligës, sulmuesi kamerunas Samuel Eto'o, ka ripërsëritur synimin e tij për të mbetur në Barcelonë.
    Megjithatë, kamerunasi ka thënë se ai nuk do të kërkojë kontratë të re këtë verë.

    “Jam këtu për pesë vite. Koha më e keqe kaloi këtë verë. E pranova qëndrimin e klubit, por gjithçka ishte e komplikuar. Këto gjëra ndodhin në futboll”, ka thënë Eto’o.

    “Doja aq shumë të qëndroja, vendosa të jem i rëndësishëm për ekipin. Do ta plotësoj kontratën time deri në vitin 2010 dhe pastaj dëshirë e imja është të vazhdoj me Barcelonën. Do të luftoj në klub derisa ata vendosin të më shesin mua”, ka shtuar kamerunasi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Feb 27, 2009 9:48 am

    Atletico Madrid i gatshëm ta shesë Agueron


    Brenda Atletico Madrid po shtohen zërat se klubi është i gatshëm ta shesë talentin argjentinas Sergio Aguero.
    Aguero është i hidhëruar për shkak se është zëvendësuar në ndeshjen kundër Portos këtë vikend nga trajneri i ri Abel Resino dhe është i bindur se loja e tij ka ngecur ë 12 muajt e fundit.

    Drejtori i Atleticos, Emilio Gutierrez, është takuar me babanë e Agueros dje, ndërsa AS ka shkruar sot se një pjesë e bordit që është e bindur se është momenti që i riu argjentinas të shitet.

    Manchester City, Chelsea dhe Inter Milan kryesojnë garën për të marrë shërbimet e sulmuesit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Feb 27, 2009 11:05 am

    NBA: Yao udhëheq Houstonin në fitore

    Yao Ming ka shënuar 28 pikë dhe tetë kërcime për të ndihmuar Houston Rockets të mposhtin Cleveland Cavaliers me rezultat 93-74.
    Qendra kineze e Houston shënoi 10 pikë në çerekun e tretë të ndeshjes. LeBron James përfundoi ndeshjen me 21 pikë duke shënuar vetëm 7 nga 21 tentimet e tij.

    Rezerva Von Wafer shënoi 19 pikë derisa Ron Artest kontribuoi me 15 pikë për Houston Rockets.

    Në ndeshjen tjetër të mbrëmshme Los Angeles Lakers ka zgjeruar avantazhin në Divizionin Paqësor me fitoren 132-106 ndaj Phoenix Suns.

    Lamar Odom shënoi pikët më të larta në ndeshjes, 23, dhe arriti nëntë kërcime derisa Kobe Bryant kontribuoi me 22 pikë dhe tetë astitime.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Feb 27, 2009 11:06 am

    Ronaldo: Isha afër kalimit në Inter

    Mesfushori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thotë se ai ka qenë një hap afër kalimit në Inter kur ishte pjesë e Sporting Lisbonës, por në fund vendosi ta pranojë ofertën e Manchester United.
    “Kur kisha 17-18 vjet kisha kontakt dhe biseda me përfaqësues të Interit për të kaluar në qytetin e Milanos. Por nuk mbaj mend mirë se për çfarë bisedonim pasi kanë kaluar shumë vite. Pastaj erdhi oferta nga Manchester dhe unë kalova atje”, ka thënë Ronaldo.

    Mesfushori portugez pati disa raste të mira në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve përballë Interit, por Cesar ishte i shkëlqyeshëm para golit.

    “Julio Cesar vërtet bëri mrekulli para golit dhe kishte disa mbrojtje të jashtëzakonshme. Po ashtu isha i impresionuar edhe nga Davide Santon. Ai vërtet është një talent dhe futbollist i madh”, ka shtuar portugezi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Feb 27, 2009 11:28 am

    Torres më shumë se dy javë jashtë fushe
    Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, do të pauzojë më shumë se dy javë dhe mund ta humbë duelin me Manchester United në Old Trafford që do të zhvillohet më 14 mars.

    Spanjolli pësoi sërish një dëmtim të nyjës për të cilën arsye edhe u zëvendësua në ndeshjen e fundit ndaj Real Madridit në Bernabeu.

    Sipas informatave të fundit, Torres do të humbë disa ndeshje, përfshirë udhëtimin në Middlesbrough dhe ndeshjen e të martës kundër Sunderlandit.

    Pas 10 ditësh është ndeshja e kthimit ndaj Real Madridit, dhe katër ditë më pas derbi i madh kundër Manchester United. Pikërisht kjo ndeshje e fundit llogaritet si vendimtare, pasi nëse Manchester United do të fitojë, kjo do të thotë edhe fund për shpresat e Liverpoolit për të arritur tek titulli i Premierligës.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Sat May 18, 2024 9:58 pm