Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Shpallen fermerët e vitit

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 30
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Shpallen fermerët e vitit Empty Shpallen fermerët e vitit

    Post by FooSe Fri Dec 19, 2008 2:31 am

    Fermerë të vitit janë shpallur Abdurrahman Konjufca, prodhues i vezëve në Lipjan, Ymer Hysen Berisha, përpunues i prodhimeve të qumështit në Fushë Kosovë, Skënder Dervishi, kultivues i fidanëve Dardanë etj.

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MPZHR), Idriz Vehapi ka thënë se shpallja e fermerëve të vitit nga kjo ministri tashmë është bërë tradicional dhe me vlera të veçanta, sepse paraqet sukseset kulmore të arriturave në sektorin e bujqësisë.

    “Ne e dimë se bujqësia ka qenë e neglizhuar dhe ka qenë më shumë vetë iniciativë e njerëzve që janë marrë me bujqësi dhe më pak si përkujdesje e shtetit. Nga vitit 2008 dua të përgëzoj ministrin Idriz Vehapi për gjithë punën që ka bërë në krijimin e mundësisë për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë”, ka theksuar zv. Kryeministri Hajredin Kuçi.

    Ai ka shprehur besimin e tij që ministri Vehapi do ta intensifikojë punën për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke thënë se prioritet i Qeverisë mbetet zhvillimi i bujqësisë dhe krijimi i kushteve sa më të favorshme për bujqit kosovarë./telegrafi/

      Current date/time is Wed May 08, 2024 3:36 pm