Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Vala shtyn “Vikendi 1 euro”, pas Vitit të Ri

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Vala shtyn “Vikendi 1 euro”, pas Vitit të Ri Empty Vala shtyn “Vikendi 1 euro”, pas Vitit të Ri

    Post by FooSe Sat Dec 27, 2008 12:19 am

    Operatori mobil Vala për një kohë do ta pezullojë produktin "Vikendi 1 euro", për ta rikthyer atë në funksion së shpejti. Me përfundimin e procesit të migrimit në rrjet të ri - do të stabilizohet komplet rrjeti Vala dhe do të jetë në gjendje që t’i ofrojë konsumatorëve të vet produkte të reja dhe befasi. Kështu ka deklaruar zëdhënsi i PTK-së, Menduh Abazi.

    Sipas komunikatës së kësaj kompanie, matjet dhe vlerësimet e para të opinionit me rastin e lansimit të produktit “Vikendi 1 euro” kanë treguar se i njëjti është parapëlqyer shumë nga konsumatorë, "çka tregon se pas kompletimit të testeve deri në migrimin komplet të rrjeti në rrjetin e ri do të vazhdohet prapë me këtë produkt".

    “Operatori mobil Vala ka testuar me sukses produktin e ri 'Vikendi 1 euro' gjatë dy vikendeve të kaluara. Nga këto testime ka dalë se ky produkt është parapëlqyer shumë nga konsumatorët tanë dhe ka qenë financiarisht i dobishëm. Ketë e vërteton fakti se gjate këtyre dy vikendeve kemi pasur me mija e mija kërkesa për aktivizimin e këtij produkti", saktëson komunikata.

    Në Komunikatë po ashtu thuhet se, si pasojë e kërkesave masive te konsumatorëve janë shkaktuar ngarkesa të mëdha në rrjet po për shkak te përdorimit te madh te këtij produkti. Këto ngarkesa kanë rezultuar me disa vështërsi në komunikim.

    Ka pasur raste kur telefonata kanë zgjatur nga 6 orë pandërprerë, gjë që krijoi vështirësi në komunikim. /Telegrafi/

      Current date/time is Sun May 19, 2024 5:00 pm