Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    BNP Paribas “Banka Globale e Vitit”

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    BNP Paribas “Banka Globale e Vitit” Empty BNP Paribas “Banka Globale e Vitit”

    Post by LibiDinho Wed Dec 10, 2008 2:20 pm

    TEB Banka mburret që është pjesë e brendit të të BNP Paribas dhe TEB. Drejtori Gjeneral i TEB tha se “ky shpërblim dhe puna e BNP Paribas na jep neve besim që të vazhdojmë me zhvillimin dinamik në Kosovë”.

    BNP Paribas, një nga grupet më të fuqishme financiare në botë, të mërkurën është shpallur “Banka Globale e vitit 2008”, nga revista The Banker, me rastin e shpërndarjes së këtyre shpërblimeve në Londër.

    BNP Paribas është shpallur edhe “Banka më e mirë në Evropën Perëndimore” dhe “Banka më e mirë në Francë”. UkrSibbank, bankë e BNP Paribas në Ukrainë është shpallur “Banka më e mirë në Ukrainë”.

    " Çmimi i revistës për banka komerciale i “The Banker” është mirënjohje për menaxhimin e sfidave të krizës financiare me dituri, guxim dhe ekspertizë. Revista ka dhënë mirënjohje që në një vit të trazuar, modeli i BNP Paribas ka “demonstruar një nivel të lartë të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë” dhe banka është “rritur në bizneset kyçe” gjithashtu “ka qenë e shpejtë që të vërej dhe grabisë rastet e mira të biznesit”, thuhet ne nje komunikate.

    Baudoin Prot, Drejtori Gjeneral i BNP Paribas tha se Modeli robust i BNP Paribas ka qenë i shpejtë dhe i efektshëm në sigurimin e profitit nga rrugët e ndryshme të vijave të biznesit.

    " Ky është rezultat i klientelës françize dhe cilësisë së ekipit të BNP Paribas. Edhe pse jo imune ndaj krizës financiare, kultura e konservatore e BNP Paribas ndaj rrezikut dhe kontrollimi i mirë i shpenzimeve gjatë këtyre ditëve të vështira na ka pozicionuar mirë që të rritemi në mënyrë organike. Blerja e Fortis një rast unik ka pozicionuar BNP Paribas mirë që të zgjerojë vendosjen pan evropiane dhe të bëhet banka me më së shumti depozita në Eurozonë”./telegrafi/

      Current date/time is Wed May 08, 2024 4:48 pm