Kompania Samsung nga Koreja e Jugut telefonin e saj të parë Omnia e ka paraqitur gjatë muajit qershor 2008. Pothuajse një vit më pas janë paraqitur informatat e para për trashëguesin e këtij brendi të popullarizuar – modelin Omnia 2.
Telefoni i cili bart shenjën dalluese I8000, sjell përmirësime të shumta, në mesin e të cilave theksohet ekrani WVGA prej 3.7 inçësh i ndjeshëm në prekje. Në të gjendet edhe fotoaparati prej 8.1 megapikselash me blic të dyfishtë LED, HSDPA, WiFi dhe mbështetja për aGPS.
Në të gjendet edhe pamja e përdoruesit shumë e lavdëruar TouchWiz, i cili në këtë rast në vete do të duhej të kishte të instaluar sistemin Windows Mobile 6.1.
Fotografitë zyrtare dhe informatat shtesë priten deri në fund të këtij muaji, e tani për tani nuk ka as informata se kur Omnia 2 do të mund të pritet në shitje.
Burimi: Telegrafi