Me rezolucion prej 12.2 megapikselash dhe trashësi prej
gjithsejtë 16 milimetrash, fotoaparati i ri ST45 nga Samsung ka në
shënjestër fotografët e vetëdijesuar nga pikëpamja e stilit.
Ky fotoaparat është i pajisur me ekran 2.7 inçësh LCD, ndjeshmëria
ISO shkon nga 100 deri në 3.200, derisa teknologjia e integruar Smart
Scene Recognition vjen me 11 konfiguracione paraprakisht të rregulluara
të incizimit (Macro, Portrait, Night portrait etj).
Fotografia është e stabilizuar në formë digjitale, jo optike. Si për
çudi, të dhëna për çmimet dhe kartelat e memories nuk ka, derisa në
shitje del gjatë këtij muaji. Fotoaparati vjen me tri ngjyra.