Në Samsung kanë ardhur në përfundim se modeli i tyre Soul është mjaft prestigjioz sa që mund të shitet edhe si celular ultra luksoz, prandaj kanë vendosur të paraqesin variantin e artë dhe ngjyrë të zezë.
Ajo çfarë është e mirë tek kjo pajisje është fakti se Soul origjinal (apo U900, si ta keni qejfin) është bukur i fuqishëm: në të gjendet kamera me rezolucion prej pesë megapikselash, lidhje HSDPA, navigim me ekran OLED dhe gjëra të ngjashme. Prandaj edhe ky version luksoz do të jetë dukshëm më i fuqishëm e celularëve ultra luksoz të cilët zakonisht kanë funksione të mjera.
Sa i përket dizajnit të artë me ngjyrë të zezë (origjinali është i argjendtë, derisa pajisja ka mundur të gjendet në disa ngjyra), kjo është veçmë çështje shije. Pajisja do të gjendet në disa tregje, derisa do të kushtojë afro 40 dollarë më shumë sesa modeli standard. Dorën në zemër nuk është ndonjë çmim i madh nëse dëshironi të keni një celular luksoz