.
Një netbook shumë interesant nga Samsung me dizajn të mirë dhe përpunim kualitativ dhe pajisje të shkëlqyera, paksa më ndryshe nga konkurrenca.
Samsung ka paraqitur një netbook pak më ndryshe dhe interesant me emrin NC20. Këtë kompjuter, për dallim nga shumica dërrmuese e netbookëve në treg, e fut në funksion procesori VIA Nano U2250 me takt punues pre 1.3 deri në 1.6 GHz. Së bashku me procesorin, në të është VIA chipset VX800 me bërthamën e integruar grafike Chrome9 HC3.
Grafika ndanë një gigabajt DDR2 memorie me pjesën tjetër të sistemit, derisa është kompatibile me DirectX 9 si dhe ofron performansa të ngjashme me atë Intel GMA945 GSE. Ekrani është gjithashtu më i madh se shumica e atyre konkurrent me diagonale prej 12.1 inç me rezolucion WXGA prej 1280 x 800 pikselash. Blerësit mund të zgjedhin në mes të disqeve klasike me kapacitet 80, 120 e 160 gigabajt.
Pjesa tjetër e pajisjeve veçmë janë të njohura – Ethernet, rrjet pa tela, 3 qasje USB, dalje VGA, audio konektor dhe kamerë uebi (1.3 megapiksela) si dhe lexues i kartelave të memories. Në formë standarde shitet bateria me 6 qeli, e edhe një gjë interesant që vjen me të është tastiera e lyer me një shtresë të hollë bronzi e cila parandalon zhvillimin e baktereve. Për fat të keq, çmimi ende nuk është publikuar zyrtarisht edhe pse, për shkak të pajisjeve të mira, flitet për një çmim bukur të lartë prej 650 dollarësh amerikanë