Produkti i fundit në linjën e kompanisë Samsung të
fotoaparate me objektiv të madh dhe relativisht kompakt bart shenjën
dalluese WB5000.Fotoaparati WB5000 i kompanisë Samsung përmban
ultra zoom 24x (26-624 milimetra). Ai vjen me sensor të rezolucionit
prej 12.5 megapikselash, ekran tre inçësh dhe stabilizim optik e
digjital të fotografisë.
Gjithashtu, në të janë integruar teknologjitë si ajo për njohjen e
fytyrës (face-detection) dhe buzëqeshjes, video materialet i incizon në
rezolucion 720p me 30 fps në formatin H.264, derisa fotografitë mund të
regjistrohen edhe në formatin RAW. Funksioni i tij i ri Smart Album
lehtëson shumë kërkimin dhe shfletimin e fotografive.
Çmimi i pritur i fotoaparatit për tregun evropian është 350 euro, e
në shitje do të duhej të paraqitej deri në fund të muajit shtator.