Me rastin e shënimit të përvjetorit të parë të pavarësisë së republikës së Kosovës, Filatelia e Postës së Kosovës, ka promovuar të hënën, emisionin e pullës postare me titull “Përvjetori i pavarësisë”.
Posta e Kosovës, do ta lëshojë në qarkullim postar këtë pullë në ditën e pavarësisë, të martën më 17 shkurt.
“Përvjetori i Pavarësisë” është emision i cili në shenjë falënderimit i dedikohet të gjithë atyre që kontribuan me punën e palodhshme, sakrificat dhe jetërat e tyre për çlirimin, sendërtimin dhe shpalljen e Pavarësisë së shtetit tonë”, ka deklaruar Rexhë Gjonbalaj, kryetar i Bordit të Drejtorëve të PTK-së.
Në anën tjetër Ministri i Transportit dhe Post Telekomit të Kosovës, Fatmir Limaj,ka vlerësuar, se PTK-ja që nga shpallja e pavarësisë me nxjerrjen e pullave postare ka lënë gjurmë të pashlyeshme të historisë.
“PTK-ja ka nxjerrë më herët pulla postare si ajo e Ditës së Pavarësisë, më pastaj ato të figurave të njohura të historisë së vendit, siç është ajo e Adem Jasharit, ndërkaq tani po nxjerrë pullën postare për Përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ministri Limaj.
Filatelia e Postës së Kosovës përmes dizajneve të pullave postare nga ky emision, shënon aktin historik – përpilimin e Deklaratës së Pavarësisë dhe kurorëzimin e kësaj deklarate me valimin e flamurit shtetëror, ndërkohë vlera e këtyre pullave postare është 1 dhe 2 euro. /Telegrafi/