Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se në bashkëpunim me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut kanë bërë të gjitha përgatitjet për furnizim maksimal me energji elektrike gjatë festës së Njëvjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
KEK ka njoftuar se për të festuar në mënyrë sa më dinjitoze nuk do të ketë reduktime të energjisë, vetëm në ndonjë rast specifik si pasojë e mbingarkesave. Ndaj KEK ka apeluar tek konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike në dispozicion.
“Shteti i Kosovës po hyn në vitin e dytë. Ai mund të forcohet gjithnjë e më tepër duke e paguar energjinë elektrike dhe duke mos e keqshfrytëzuar atë. KEK i takon Kosovës dhe menaxhon me pasurinë më strategjike dhe një nga më jetiket e vendit, energjinë elektrike. Duke e paguar, kursyer dhe moskeqpërdorur energjinë elektrike ju i ndihmoni shtetit tonë të përbashkët, Kosovës”.
KEK po ashtu ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e Njëvjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/