Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Letërsia e Pavarësisë

    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Letërsia e Pavarësisë Empty Letërsia e Pavarësisë

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:44 pm

    Në vështrimin e shndërrimeve letrare kapërcyelli i shekullit të 20
    është një kohë veçanërisht e shënueshme. Më 1900 vdes Naim Frashëri. Po
    në këtë vit Fishta boton shkrimet e para, kurse vetëm një vit më parë
    lind Lasgush Poradeci, poeti më i madh modern shqiptar. Pra, me
    mbarimin e shek. XIX përmbyllet letërsia e Naimit dhe një periudhë e
    letërsisë shqiptare. Këtu është një prerje ndërmjet letërsisë së Naimit
    (romantike) dhe letërsisë që nis me brezin e 1900-shit, ku hyjnë
    Konica, Fishta, Çajupi, Asdreni, Noli e M. Frashëri me një letërsi
    joromantike. Të parën e karakterizon ideja kombëtare, kurse të dytën
    ideja shoqërore apo ideja njerëzore. Kjo e dyta është periudha e
    letërsisë së pavarësisë që do të zotërojë ngadalë katër dhjetëvjeçarët
    e parë të shekullit XX.

    Në vështrimin kulturor-historik e në vështrimin strukturor, letërsia e
    pavarësisë nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën, kur shfaqet
    një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues,
    dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja,
    gjuhë të re poetike dhe efektin estetik të letërsisë, që ndërton në
    thellësinë e vet identitetin e botës shpirtërore shqiptare.

    Letërsia e Pavarësisë shqiptare është një periudhë letrare që vjen pas
    periudhës së Rilindjes që kurorëzohet me letërsinë e Naim Frashërit.
    Kjo periudhë letrare shkallë-shkallë ngre dallimet me letërsinë
    pararendëse dhe forcon karakteristikat e veta ideore e strukturore.

    Përurues dhe nismëtar i kësaj periudhe është Faik Konica me Albaninë e
    tij (1897-1909), ku boton autorët e 1900-ës, madje dhe komenton këtë
    letërsi të re në revistën e tij. Kështu, Konica bëhet edhe teoriku e
    kritiku i parë dhe i pakontestueshëm i kësaj letërsie. Në një artikull
    të vitit 1906, "Kohëtore e letrave shqipe", si dhe në interpretimet e
    veprave të Çajupit, Asdrenit, Nolit e Gurakuqit, Konica vëren se
    letërsia e re lirohet nga zotërimi i ideologjisë kombëtare të
    romantizmit. Kjo letërsi artikulon dallimin ndërmjet veprimit atdhetar
    dhe krijimit letrar estetik. Prandaj Letërsia e Pavarësisë, që në
    nismë, shqipton kërkesën e krijimit të letërsisë si vlerë më vete, pa
    marrë parasysh qëllimin. Në anën tjetër, edhe qëllimi fillon të
    pretendohet që të arrijë nëpërmjet frymës kritike e jo frymës
    himnizuese, si dhe brendapërbrenda shoqërisë shqiptare dhe shpirtit të
    kombit.

    E shfaqur qoftë si trashëgimi e simbolizmit (Asdreni, Lasgushi), qoftë
    si realizëm me frymë kritike (Çajupi, Noli) qoftë në trajtë
    neoklasiciste (Fishta, Mjeda, Haxhiademi) apo në trajta të papara të
    modernizmit në prozë (Koli*** Migjeni, Kuteli), Letërsia e Pavarësisë
    shqiptare, që zotëron gjysmën e parë të shekullit XX ka dy
    karakteristika themelore:

    Krijimin e trajtave e të strukturave të reja letrare
    Krijimin e vetëdijes (ndërgjegjes) letrare që letërsia është krijim i
    veçantë estetik pa marrë parasysh qëllimet. Kjo dëshmohet me veprat
    letrare dhe me interpretimin e tyre letrar.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 1:07 pm