PTK me rastin e dhjetë vjetorit të bahkëpunimit dhe partneritetit me shtetin gjerman organizon manifestim kulturor nëpër Kosovë
Me rastin e dhjetë vjetorit të bahkëpunimit dhe partneritetit me
shtetin gjerman, që nga data 23.09.2009 deri më 17.10.2009, do të
organizohet manifestimi kulturor nëpër Kosovë i titulluar “Javët
Gjermane”.
Ky manifestim do ta pasuroj edhe më shumë këtë bashkëpunim duke i dhënë emëruesin e përbashkët shpirtëror të të dy popujve.
E tëra kjo do të kurorëzohet me emetimin e pullës postare nga ana e
Filatelisë së Postës së Kosovës, PTK sh.a. në shenjë të përkrahjes të
një partneriteti tradicional.
Kjo pullë do ta përhap këtë mesazh anekënd botës që nga dita e parë
e emetimit. Publikimi i kësaj pulle postare do të bëhet më 03.10.2009,
në ditën kur edhe del në qarkullim emisioni i jashtëzakonshëm i pullës
postare me motivin “Javët gjermane”.