Post-telekomi i Kosovës promovoi pullën postare “Heroi i Kombit- Adem Jashari”, që u bë me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit. “Adem Jashari ishte komandat, inspirim, energji dhe udhërrëfim jo vetëm i luftëtarëve të lirisë, por edhe i gjithë popullit shqiptarë dhe popujve të robëruar në botë” u tha me rastin e përurimit të pullës postare të “Heroit Kombëtarë Adem Jasharit”.
Zyrtari kryesor i operativës së Postës së Kosovës, Kastriot Abdyli tha me këtë rast se Posta e Kosovës përmes emetimit të pullave postare ka për detyrë dhe obligim që të promovojë kulturën etnografinë, historinë, reliefin, botanikën dhe shoqërinë e shtetit të Kosovës.
“Sot ne këtu kemi privilegjin të përurojmë pullën postare të heroit kombëtarë Adem Jasharit”, ka thënë Abdyli.
Ministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit Fatmir Limaj ka lavdëruar punën e bërë të personelit të Postës së Kosovës. Ai tha se tha se nëntorët historik të popullit shqiptarë janë të rëndësishëm sepse nëntorët janë vetë identiteti ynë.
“Janë nëntorët të cilët i kanë dhënë rrugë lirisë, i kanë dhënë rrugë dinjitetit, i kanë dhënë rrugë identitetit tonë kombëtarë dhe shtetëror. Prandaj edhe sot Posta e Kosovës po bënë promovimin e një pulle simbolike të veçantë për ne, për historinë e re të Kosovës”, ka theksuar ministri Limaj.
Në emër të familjes Jashari foli Murat Jashari. Ai tha se Familja Jashari është mirënjohëse të gjithë brezave që dhanë jetën për lirinë e Kosovës .
“Në këtë rast do të falënderoj të gjitha ata që patën ide që Adem Jasharin përmes pullës postare ta fusin në çdo familje shqiptare, por edhe në gjithë botën”, tha Murat Jashari.
Posta e Kosovës familjes Jashari dhe Ministrit të Transportit dhe Post telekomunikacionit Fatmir Limajt ua dorëzoi nga një plaket me emblemën e pullës postare me figurën e Heroit Kombëtarë Adem Jashari.