Senati amerikan miratoi një plan prej 838 miliardë dollarësh për të stimuluar ekonominë duke i dhënë presidentit Barack Obama një fitore madhore në përpjekjet për të krijuar vende të reja pune dhe për të rigjallëruar ekonominë në vështirësi.
Tre republikanë iu bashkuan demokratëve në votimin e senatit për të miratuar paketën stimuluese me 61 vota pro dhe 37 kundër.
Presidenti Obama përshëndeti votimin gjatë një takimi me banorët e një komuniteti të dëmtuar ekonomikisht në Florida. Ai e quajti miratimin e projektligjit një fillim të mirë por paralajmëroi se do të duhet më shumë punë.
Masa e Senatit do të duhet të konsolidohet me një variant pak më të ndyshëm të miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve. Dhoma dhe Senati duhet të hartojë një marrëveshje kompromisi para se plani të nënshkruhet në ligj nga presidenti.
Obama u bëri thirrje të dyja dhomave të miratojnë me shpejtësi paketën. Shumë anëtarë të partisë opozitare republikane kundërshtuan planin duke thënë se ai ka shumë shpenzime dhe pak shkurtime taksash. /VoA/