Komisioni i BE-së miratoi paketën disa miliardëshe të qeverisë gjermane për shpëtimin e sektorit financiar.
Paketa është në përputhje me të drejtën e BE-së, deklaroi Komisioni në Bruksel.
Shtrembërime të palejuara të konkurrencës janë shmangur.
Komisarja përgjegjëse e BE-së, Neelie Kroes, shprehu shpresën që edhe vende të tjera anëtare të ndiqnin shembullin gjerman.
Paketa e shpëtimit për institutet e rrezikuara nga falimentimi, parashikon garanci shtetërore për kreditë ndërbankare deri në 400 miliardë euro, dhe ndihma për shtimin e kapitalit të vet deri në 80 miliardë euro.