Me 245 vota pro dhe 178 kundër, Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate ka miratuar një ligj shpenzimesh prej 410 miliardë dollarësh për programe qeveritare deri në fund të vitit fiskal në shtator.
Ligji i miratuar përfshin masa që nuk ishin miratuar në fund të administratës së ish-presidentit Bush si pasojë e mosmarrëveshjeve mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit në lidhje me nivelin e shpenzimeve
Ligji i buxhetit përfshin një rritje prej 8% të buxhetit krahasuar me vitin e kaluar.
Ai pritet t’i kalojë tani Senatit, aty ku ka me shumë balancë mes demokratëve dhe republikanëve, çka mund të sjellë vonesa në miratimin e ligjit.