Një iPhone krejtësisht i zakonshëm i dekoruar me një sasi të caktuar të arit dhe gurëve të çmuar është bërë një prej telefonave më të shtrenjtë në botë.
Argjendari australian Peter Aloisson është i njohur për dekorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve tjera elektronike me zbukurime të shtrenjta. Vepra e tij e fundit është iPhone e emëruar King's Button. Bëhet fjalë për dekorimin më të shtrenjtë të Aloissonit deri më tani.
Telefoni celular i kompanisë Apple është dekoruar me ari ngjyrë të verdhë, të bardhë dhe rozë prej 18 karatësh dhe me 138 brilante. Tasti kryesor i iPhone është dekoruar me diamant 6.6 karatësh.
Shpenzimi i përgjithshëm i këtij dekorimi është 2.517.345 dollarë amerikanë. Nuk e dimë nëse në këtë çmim është përfshirë edhe ai i vet telefonit, por është e qartë se ajo nuk ka edhe aq vlerë në tërë këtë shumë.