Senati amerikan ka miratuar planin për rimëkëmbjen ekonomike prej 787 miliardë dollarësh të propozuar nga presidenti Barak Obama. Projektligji ka kaluar me 60 vota pro dhe 38 kundër.
Votimi i hap rrugën shndërrimit të tij në ligj. Vetëm tre republikane votuan pro planit. Votimi i paketës prej 787 miliardë dollarësh, u krye disa ore pas miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve, ku u votua nga 246 demokratë dhe u kundërshtua nga 176 republikanë dhe shtatë demokratë.
Përfaqësuesi i Republikanëve Mike Pence tha përpara votimit: “E vetmja gjë që do të bëjë paketa e demokratëve është stimulimi i qeverisë dhe borxheve”. Me herët Obama tha se miratimi i saj prej Kongresit është vendimtar.
Presidenti tha se plani i cili përfshin edhe reduktimin e taksave dhe shpenzimeve, do të shpëtojë ose krijojë mbi 3.5 milionë vende pune.