Informatat jozyrtare thonë se prodhuesit kinezë qysh në mesin e këtij
muaji do të lëshojnë në shitje netbookët e tyre me Chrome OS.
Sistemi operativ i kompanisë Google Chrome OS do të mund të fillojë
të paraqitej në kompjuterë të lirë qysh nga mesi i këtij muaji.
Informacioni jozyrtar vjen nga burimi i afërt me prodhuesit kinezë të
kompjuterëve të lirë, e supozohet se bëhet fjalë për netbookët e lirë
nën 200 dollarë.
Këta kompjuterë do të mund të ishin të pajisur me procesorët
Loongson të kompanisë MIPS, përderisa shitja në fillim do të kufizohej
vetëm në shtetet aziatike.
Kompania Google në muajin maj të këtij viti kishte paralajmëruar
paraqitjen e kompjuterëve me sistemin e saj operativ Chrome OS për
fundin e këtij viti, por askush nuk e kishte pritur që kjo të ndodhë
qysh në fillimin e tremujorit të parë.