Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Sistemi bankar në Kosovë rrit depozitat në 1.4 miliard euro

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Sistemi bankar në Kosovë rrit depozitat në 1.4 miliard euro Empty Sistemi bankar në Kosovë rrit depozitat në 1.4 miliard euro

    Post by The End Thu Nov 06, 2008 3:55 pm

    Kriza financiare botërore jo vetëm që nuk ka prekur sistemin bankar në Kosovë, por gjatë këtyre muajve depozitat në bankat e Kosovës janë rritur për gati 150 milionë euro. Prej kësaj shume 1 miliard euro janë në qarkullim në kredi brenda Kosovës, ndërsa kthimi i kredive është në nivel shumë të mirë.

    Me gjithë krizën e madhe që ka përfshirë sistemet bankare në pjesë të ndryshme të botës, Kosova vazhdon të mbetet e paprekur nga kjo krizë.

    Depozitat në bankat komerciale në vende gjatë tremujorit të tretë janë rritur për së paku 150 milionë euro, duke shkuar saktësisht në 1 miliardë e 336 milionë euro nga 1 miliard e 223 milionë euro sa ishin në qershor.

    Ndërsa kreditë në tremujorin e tretë të vitit kanë qenë 1 miliard e 47 milionë euro dhe krahasuar me tre muaj më herët, kreditë janë rritur për 37.945.000. Në tremujorin e dytë të vitit kreditë kanë qenë në shumën prej 1 miliard eurove.

    “Kosova nuk është ndikuar nga kriza ndërkombëtare sepse është një treg i mbyllur. Si pjese e këtij tregu edhe bankat që veprojnë në Kosovë nuk kanë pasur mundësi të ekspozohen ndaj tregjeve ndërkombëtare financiare dhe si rezultat kjo krize nuk ka ndikuar në aktivitetet e tyre bankare. Kjo gjithashtu është konfirmuar edhe nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave”, tha për telegrafi.com, Asdren Rrahmani, zëdhënës i “Raiffeisen Bank”.

    Sipas tij, “Raiffeisen Bank” vazhdimisht ka shënuar rritje në të tri segmentet: kredi, depozita dhe asete.

    “Kjo rritje ka vazhduar edhe gjatë këtij viti. Kështu, deri me 30 shtator 2008, depozitat e Raiffeisen Bank në Kosovë ishin 495 milionë Euro, që paraqet një rritje prej 10%, nëse kjo shumë krahasohet me fundin e qershorit 2008. Ndërsa shuma e kredive të lëshuara në fund të shatorit 2008 nga ana e Raiffeisen Bank Kosovë arrin në 394 milionë euro”, tha Rrahmani.

    Ai ka potencuar se shuma e kredive të këqija në “Raiffeisen Bank” në Kosovë paraqet një përqindje shumë të vogël të shumës se përgjithshme të kredive të lëshuara dhe Raiffeisen Bank në Kosovë disponon një portofolio kreditore shumë të shëndoshë. /Telegrafi/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 1:05 pm