Edhe pas dhjetë vitesh në Kosovë nuk funksionon fare sistemi i sigurimeve sociale, gjegjësisht sistemi pensiono-invalidor, ndërsa përkrahja sociale prej 40 €, (75 € për pensionistët kontribut-pagues mbi 15 vjet stazh pune) për muaj, sipas bazës së vetme -pleqërisë, nuk përmban asnjë atribut të pensionit ligjor, të fituar në bazë të stazhit të punës dhe kontributeve të paguara për këtë qëllim. Këto vlera sivjet janë ngritur për 12%, vlerëson Partia Socialdemokrate e Kosovës.
Pensionistët, aktualisht janë eliminuar nga pjesëmarrja e tyre në mjetet nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore edhe përkundër faktit se ata kanë qenë krijues esencialë të këtyre vlerave shoqërore, ndërsa më këto mjete ishin krijuar mundësitë reale për një kapital themelor për Fondin e sistemit pensiono-invalidor ( SPI ). PSD-ja me këmbëngulje do të insistojë për korrigjimin e kësaj padrejtësie.
Në mungesë të sistemit pensiono-invalidor ( SPI ), Kosova nuk mund të jetë shtet partner – nënshkruese e Konventave dhe Kontratave të ndryshme ndërkombëtare në lëmin e punës, çfarë prodhon pasoja si për shtetin ashtu edhe për qytetarët e saj./telegrafi/