Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mori pjesë të premten si i ftuar nderi në Simpoziumin e Lidershipit dhe Biznesit Ndërkombëtar, i cili po zhvillon punimet në Bruksel. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha tha se sistemi financiar botëror ka nevojë për një Martin Luther të ri, si domosdoshmëri për të përkufizuar rregulla te reja të kontrollit dhe të transparencës në sektorin privat, veçanërisht ne atë financiar.
Duke theksuar se lufta dhe veprat për parandalimin e korrupsionit duhet të zhvillohen jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat, Kryeministri Berisha u shpreh se "influenca dhe roli i këtij sektori është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi".
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri prezantoi disa nga zhvillimet më të fundit në Shqipëri, si dhe progresin e saj në procesin e integrimit euro-atlantik. Në këtë kontekst, ai bëri një ekspoze të ecurisë së reformave në sektorë të rëndësishëm, si rezultat i të cilave Shqipëria shënon një rritje të ndjeshme ekonomike.
Në panelin e këtij simpoziumi, kryeministri Berisha ishte së bashku me Nirj Devo, anëtar i Parlamentit Evropian, zv/presidentin e Bankës Botërore për zhvillimin i sektorit financiar privat, Michael Klein, Drejtuesin e Këshillit te Organizatës Transparency International, Peter Eigen, ish-drejtorin e financimit të korporatave në Komisionin Evropian, Rudy Aernoudt, si dhe Presidentin e Organizatës Ndërkombëtare të Vlerave Njerëzore, Hans Martin Schempp. /start/