Drejtori gjeneral i Procredit Bank, Philip Sigwart, bankës më te madhe në Kosovë, sa i përket depozitave dhe kredive ka deklaruar për telegrafi.com se, sistemi bankar në Kosovë, nuk rrezikohet nga kriza financiare botërore, pasi ka më shumë depozita se kredi.
“Sistemi bankar në Kosovë nuk është ndikuar nga kriza aktuale e likuiditetit në tregjet kapitale ndërkombëtare. Sistemi bankar në Kosovë ka më shumë depozita sesa kredi. Norma e kredive ndaj depozitave është nën 80%, kështu që bankat nuk kanë nevojë për fonde shtesë nga tregjet kapitale ndërkombëtare për rifinancimin e nevojave të tyre aktuale, tha Sigwart.
Sipas tij, kjo nënkupton që bankat vazhdojnë të operojnë si zakonisht dhe të lëshojnë kredi. “Kualiteti i portfolios të kredive është i mirë gjithashtu. Me fjalë të tjera, bankat në Kosovë janë në gjendje shumë të mirë financiare. Ne nuk kemi vërejtur ndonjë shqetësim tek klientët”, tha tutje drejtori gjeneral i Procredit Bank.
Ai ka theksuar se depozitat e klientëve kanë arritur vlerën e 564 milionë eurove deri në fund të shtatorit, gjë që konfirmon reputacionin Procredit Bank, si bankën më të besuar dhe më stabile në Kosovë.
“ Gjatë tetorit depozitat tona të klientëve kanë qenë shumë stabile. Ne tani kemi 430 milionë euro kredi. Kualiteti i portfolios sonë të kredive është shumë i mirë. Niveli i “kredive të këqija” në ProCredit Bank është shumë më i vogël se mesatarja e kredive të këqija në Kosovë.”
Sipas Sigwart, ata si bankë gjithmonë kanë qenë shumë të kujdesshëm para marrjes së vendimit për lëshimin e një kredie dhe gjithmonë u kërkojnë klientëve të mendojnë dy herë përpara se të marrin një kredi.
“Gjithmonë jemi munduar ti shmangemi dhënies së kredive konsumuese të cilat konsiderohen të jenë më me rrezik për bankën. Kualiteti ynë i mirë i kredive është rezultat i praktikave tona të mira të kredidhënjes’, përfundoi drejtori gjeneral i Procredit Bank në Kosovë Philip Sigwart. /Telegrafi/