Gjiganti jug-korean i pajisjeve elektronike, kompania Samsung e ka
prezantuar modelin më të ri të telefonit, të koduar nën emrin Samsung
Corby, modeli S3650, i dizajnuar në formën që i mban të gjalla trendet
e të rinjve në botë, aktualisht.
Modeli më i ri i telefonit, Samsung Corby i cili do të jetë në
tregun evropian në fund të muajit, në tërësi e përkrah teknologjinë e
fundit të përdorur në telefona dhe pajisje tjera, që është, ekrani i
ndjeshëm në prekje, ndërsa në qendër të fokusit e ka edhe revolucion e
rrjeteve shoqërore, pasi që me vete sjell edhe rrjetet sociale si
Facebook, Twitter dhe MySpace, të cilat janë të integruara në telefon.
Samsung Corby S3650 paraqet një ndryshim sa i përket popullsisë së
re, me profilet atraktive të cilat mbështeten përmes konturave me dy
diagonale, ndërsa kjo është një risi të cilën deri më tani nuk e kanë
poseduar telefonat e dizajnuar në këtë formë, dhe që kanë edhe
ndjeshmërinë në prekje, në ekranin e tyre.