Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Lehne: Nuk do të detyrojmë Serbinë të njohë Kosovën

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lehne: Nuk do të detyrojmë Serbinë të njohë Kosovën Empty Lehne: Nuk do të detyrojmë Serbinë të njohë Kosovën

    Post by The End Thu Nov 06, 2008 12:50 pm

    Bashkimi Evropian nuk do të detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës, mirëpo pret bashkëpunim nga ana e saj - para se gjithash - në vendosjen e misionit të EULEX-it, ka deklaruar drejtori i Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Stefan Lehne.

    Lehne ka vlerësuar se qëndrimi i qeverisë së re serbe është më pozitiv, dhe ka shtuar se, tash po punohet që të gjendet një mënyrë që Beogradi të pranojë vendosjen e misionit EULEX në Kosovë.

    "Kosova në shumë aspekte është çështje e pasqaruar, dhe ajo do të paraqesë sfidë të madhe për bashkësinë ndërkombëtare edhe në të ardhmen”, ka thënë Lehne, për të shtuar se BE-ja është e vetëdijshme se Kosova është çështje e ndjeshme për Serbinë.

    Lehne ka vlerësuar se Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të mundësojë pjesëmarrjen e Kosovës në iniciativat rajonale, sikur edhe t’i inkurajojë serbët e Kosovës që sërish të kyçen në punën e institucioneve të Kosovës dhe kështu, siç është shprehur ai, “t’i japin fund vetë-izolimit”. /Telegrafi/

      Current date/time is Tue May 07, 2024 2:10 am