Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:14 am

    Beckhami porosit Ancelottin ta injorojë Chelsean

    Mesfushori anglez David Beckham, pas fitores së mbrëmshme prej 5-1 ndaj Torinos, ka kërkuar nga trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, të qëndrojë me klubin italian.
    “Shpresoj që ai të qëndrojë, pasi është i duhuri për të drejtuar këtë ekip. Për mua ai është një prej trajnerëve më të mirë me të cilët kam punuar dhe kudo që shkon ai do të jetë i suksesshëm për shkak vetë personalitetit dhe profesionalizmit. Ai kujdeset shumë për ndeshjen”, ka thënë Beckham për Sky Italia.

    Mesfushori, i cili është i huazuar nga Los Angeles Galaxy, krijoi dy nga tre golat e shënuar nga Pippo Inzaghi dhe ka thënë fjalë të mira edhe për sulmuesin italian.

    “Çdokush e di se ai është në prej golashënuesve më të mirë dhe gjithmonë do të shënojë gola. Ju e dërgoni topin në vendin e duhur dhe ai shënon”, ka shtuar anglezi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:15 am

    NBA: Lakers fitojmë me lehtësi ndeshjen e parë

    Los Angeles Lakers kanë bërë një fillim fantastik të play-offit në tentim për të mbrojtur titullin e Konferencës Perëndimore, duke mposhtur mbrëmë Utah Jazz me rezultat 113-110.
    Kobe Bryant shënoi 24 pikë, ndërsa Trevor Ariza shënoi më të lartat në karrierë, 21, për të udhëhequr Lakersat në fitoren e parë të serisë së ndeshjeve të play-offit.

    Ekipi i dytë i renditur në Perëndim këtë sezon, Denver Nuggets, në ndeshjen e parë të pas-sezonit ka mposhtur New Orleans Hornets me 113-84, falë 36 pikëve të Chauncey Billups.

    Në ndeshjet e Lindjes, ekipi i gjashtë i renditur, Philadelphia 76ers, befasoi Orlando Magic duke e mposhtur në sekondat e fundit me rezultat të ngushtë 100-98, ndërsa Atlanta Hawks mposhti Miami Heat me rezultat 90-64.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:15 am

    Sneijder gjashtë javë jashtë fushe

    Kampioni i Spanjës, Real Madridit, mund ta humbë mesfushorin Wesley Sneijder për gjithë sezonin, për shkak të lëndimit të tij në gju.
    Holandezi u largua nga loja gjatë fitores minimale të Realit në udhëtim tek Recreativo Huelva dhe skenimet e djeshme konfirmuan lëndimin.

    Klubi ka bërë të ditur se Sneijder do të mungojë për gjashtë javë, që do të thotë se ai do të mund të jetë i gatshëm vetëm për dy ndeshjet e fundit ndaj Real Mallorca dhe Osasuna, nëse gjithçka shkon sipas planit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:15 am

    Mandanda ndiqet nga Barcelona

    Portieri i Olympique Marseille, Steve Mandanda, është duke u përcjellë me vëmendje nga lideri i La Ligas, Barcelona.
    “El Mundo Deportivo” njofton se Mandanda është në listën e ngushtë të Blaugranëve si zëvendësues potencial i portierit aktual Victor Valdes.

    Valdes ende nuk është marrë vesh me katalunsit për ta vazhduar kontratën e cila i skadon në vitin 2010, për shkak të kërkesave të larta për pagën vjetore.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:16 am

    Cana nuk i frikësohet dënimit

    Kapiteni i Marseille, Lorik Cana, nuk mendon që rrezikon të mos luajë në pjesën e mbetur të Kampionatit francez për shkak të kartonit të kuq të cilin e mori në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Lorientit.
    Mesfushori kosovar u përjashtua nga ndeshja në minutën e 88-të si pasojë e një përleshje me lojtarin e Lorientit, Arnaud Le Lan, i cili po ashtu u përjashtua nga ndeshja.

    Komisioni disiplinor i Ligës së Parë franceze do ta shqyrtojë incidentin gjatë kësaj jave dhe do të vendosë për dënimin ndaj reprezentuesit të Shqipërisë.

    “Nuk mendoj se duhet të jem i shqetësuar. Arnaud dhe unë do të dënohemi, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

    “Gjyqtari (Olivier Thual) më tha se arsyeja që më përjashtoi nga ndeshja ishte për shkak të seriozitetit të incidentit, por unë jam i qetë”.

    “Arnaud është një djalë i mirë dhe është personi i fundit të cilin do të dëshiroja ta sulmoj. Mirëpo ne të dy e deshëm topin dhe u përleshëm, sepse gjyqtari anësor tha ‘topi për Lorientin’, ndërsa kryesori tha ‘topi për Marseille’. Ajo që ndodhi ishte më shumë spektakël dhe nuk kishte dhunë”, ka thënë mesfushori kuqezi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:17 am

    Lampard: Barca skuadra më e mirë në Evropë

    Frank Lampard beson se Chelsea do të përballet me skuadrën më të fortë ne Evropë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
    “Barcelona është skuadra më e mirë ne Evropë tani për tani. Së paku janë skuadra e cila gjendet në formën më të mirë për momentin”.

    “Është ëndërr e secilit futbollist për të luajtur në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në Camp Nou. Atje është gjithçka magjike, një atmosferë fantastike. Po ashtu edhe vetë skuadra ofron atë që dëshirojnë tifozët”.
    Para dy vitesh Lampard ishte shumë afër kalimit te Blaugranët, mirëpo ai nuk është penduar aspak që qëndroi me Blutë.

    “Jo, nuk pendohem. Qëndrova te Chelsea dhe jam shumë i lumtur për këtë vendim”, ka thënë mesfushori anglez për “El Mundo”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:17 am

    Eto’o, Villa dhe Tevez në planet e Interit

    Sipas agjentit të futbollit italian, Vincenzo Morabito, Interi është duke ndjekur dy golashënuesit më të mirë në La Liga, sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’o, dhe atë të Valencias, David Villa, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e transferimit të Carlos Tevez nga Manchester United.
    “Interi është duke e përcjellë Eto’on qe një kohë të gjatë, duke ditur që kontrata e tij përfundon në vitin 2010. Mendoj se Eto’o është objektiv i mundshëm për zikaltrit”.

    “Për më shumë, Nerazzurët janë duke përcjellë edhe situatën e Villas, mirëpo edhe Chelsea dhe Barcelona dëshirojnë shërbimet e tij. Nuk do të befasohesha nëse Eto’o apo Tevez vijnë tek Interi”, ka thënë Morabito për “Controcampo”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:17 am

    Vazhdojnë problemet për Arsenalin

    Arsenali do të jetë pa dyshen sulmuese Robin van Persie dhe Emmanuel Adebayor në derbin e të martës mbrëma kundër Liverpoolit.
    Të dy lojtarët ishin zëvendësuar pas pjesës së parë në ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup kundër Chelseat të shtunën, dhe tani duket se do të mungojnë në udhëtimin në Anfield.

    Pritet që në sulm të startojë sulmuesi kroat Eduardo, i cili është përfshirë në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Liverpul, ndërsa edhe mbrojtësi Bacary Sagna pritet të jetë në fushë.

    Polaku Lukasz Fabianski do të qëndrojë në portë, pasi që Manuel Almunia do të mungojë së paku deri të shtunën. Ndërsa trajneri Arsene Wenger nuk mund të llogarisë as edhe te mbrojtësit Gael Clichy, William Gallas dhe Johan Djourou.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:17 am

    Reali gati ofertën për Ribery

    Real Madridi do ta testojë Bayern Munichun me një ofertë shumëmilionëshe për yllin francez Franck Ribery.
    “Itasportpress” njofton se Mbretërit do t’u ofrojnë 38 milionë euro bavarezëve për të fituar shërbimet e ish-mesfushorit të Marseille.

    Për Ribery janë të interesuara edhe shumë skuadra tjera duke përfshirë edhe Barcelonën dhe Manchester Unitedin, derisa menaxheri gjeneral i Bayernit, Uli Hoeness, e ka caktuar shifrën prej 50 milionë eurosh për lojtarin kryesor të skuadrës.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:18 am

    Wenger: Pozita e katër jo edhe aq e mirë

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se topçinjtë nuk do të jen plotësisht të kënaqur me pozitën e katërt të tabelës këtë sezon.
    “Duhet ta pranojmë atë që ndodhi të shtunën, të përballemi me të dhe të mos e përsërisim. Kemi shumë ndeshje të mëdha në vijim dhe ndjejmë se mund t’i fitojmë ato”, ka thënë Wenger.

    “Të fitojmë, kjo është arsyeja pse jetojmë. Nuk mund të jemi të kënaqur vetëm me venin e katërt. Duam t’i afrohemi kreut dhe kemi mundësi t’i afrohemi në gjashtë pikë Liverpoolit. Pozita e tretë është e rëndësishme, e dyta është po ashtu e rëndësishme dhe pse jo e para? Kurrë nuk i dihet”, ka shtuar francezi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:18 am

    Mascherano: Do të luftojmë për titull deri në fund

    Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, thotë se të kuqtë do të luftojnë me të gjithë fuqinë për të arritur deri tek titulli i Ligës Premier këtë sezon.
    “E dimë se është gara e vetme në të cilët duhet të luajmë për momentin dhe do të luftojmë për të arritur tek titulli. Duhet të vazhdojmë më tej dhe ndoshta, nëse Manchester United mund të humb pikë, ne do të jemi aty”, ka thënë Mascherano.

    “Duhet të shohim përpara, të përpiqemi të fitojmë gjashtë ndeshjet tona të ardhshme dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar argjentinas.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:18 am

    NBA: Celtics barazon ndeshjet

    Ray Allen ka shënuar tre pikë në sekondat e fundit të ndeshjes, për t’i dhënë fitoren 118-115 kampionit në fuqi të NBA-së, Boston Celtics, ndaj Chicago Bulls dhe për të barazuar kështu serinë e ndeshjeve të rundit të parë të play-offit në 1-1.
    Allen, i cili shënoi 30 pikë gjatë ndeshjes, theu barazimin 115-115 duke shënuar trepikëshin e dytë në mbrëmje brenda 23 sekondash për Bostonin. Në radhët e Chicago, Ben Godon ishte më i sakti duke shënuar pikët më të larta në karrierë, 42 pikë.

    Në ndeshjen tjetër të sotme të Konferencës Perëndimore, San Antonio Spurs ka shkatërruar Dallas Mavericks me rezultat 105-84 falë 38 pikëve të Tony Parker, po ashtu duke barazuar serinë në 1-1. Tim Duncan kontribuoi me 13 pikë, 11 kërcime dhe pesë asitime.
    Jason Terry ishte më i sakti tek Mavericks me 16 pikë, ndërsa Dirk Nowitzki kontribuoi me 14.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:18 am

    Ferguson sonte tifoz i Arsenalit

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai do ta përkrahë Arsenalin në ndeshjen e sotme përballë Liverpoolit.
    Një pikë e fituar nga djelmoshat e Rafael Benitez do të ishte e mjaftueshme për të dërguar Liverpoolin në krye të tabelës së Ligës Premier, edhe pse të kuqtë do të kenë dy ndeshje më shumë se djajtë e kuq.

    “Nuk e di se çfarë Arsene do të mendojë për ndeshjen por sido që të jetë, Arsenali gjithmonë përpiqet. Kjo është filozofia e Arsenalit, është fitues. Të dëshmojnë se mund të pëpiqen, kjo është e gjitha që mund të kërkoj”, ka thënë Ferguson.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:18 am

    Bronzetti: Real Madrid do të transferojë Ronaldon

    Agjenti italian Enzo Bronzetti, është i bindur se kampioni i Spanjës, Real Madrid, do të arrijë të marrë shërbimet e yllit të Manchester United, Crsitiano Ronaldon.
    “Ronaldo do të shkojë në Real Madrid për një shumë që do ta kalojë shifrën e 80 milionë eurove. Në Real, lojtari më i paguar tash është Raul, 6.5 milionë në vit. Për Cristiano Ronaldon ata do të paguajnë më shumë. Ai do të zhvendoset në Madrid: Po, e pohoj se kjo do të ndodhë“, ka thënë Bonzetti, i cili ka raporte të mira me Realin.

    Po ashtu, kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, dhe mesfushori tjetër spanjoll, ai i Liverpoolit, Xabi Alonso, janë dy emrat tjerë në listën e ngushtë të Realit, sipas agjentit italian.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:19 am

    Moratti: Skam asgjë kundër Juves, por jam kundër racizmit

    Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk ka asgjë kundër Juventusit pas ndëshkimit të këtij ekipi me një ndeshje pa publik për shkak të fyerjeve raciste në derbin e të shtunës.
    Mario Balotelli gjatë të shtunës ishte cak i sulmeve raciste nga ana e fansave të Juventusit, ndërsa presidenti Moratti deklaroi pas ndeshjes se po të ishte në fushë do t’i tërhiqte lojtarët në zhveshtore.

    Juve fitoi dënim me një ndeshje pa publik, vendim ndaj të cilit është ankuar Zonja e Vjetër.

    “Fjalët e mia të së dielës nuk ishin kundër Juventusit, por vetëm në funksion të asaj që të kuptohet se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje për problemin. Ajo çfarë ngjau nuk ishte e bukur dhe është e nevojshme të gjendet një zgjidhje për të ardhmen, që të mos përsëritet”, ka shtuar Moratti.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:19 am

    Kaka dëshiron të jetë kapiten i Milanit

    Mesfushori i Milanit, Leite Kaka, edhe një herë ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar me klubin italian duke thënë se ka dëshirë ta mbajë shiritin e kapitenit të klubit.
    Braziliani 26-vjeçar në janar për pak sa nuk u largua nga Italia për në Manchester City, por në fund vendosi të qëndrojë në Milan. Së fundi spekulohet për një kalim të tij në Real Madrid.

    “Tashmë kam thënë dhe kam dëshmuar se jam besnik ndaj këtij klubi, andaj nuk ka nevojë asgjë tjetër të shtohet. Vërtet jam i lumtur për qëndrimin në San Siro dhe jam i kënaqur nga përkrahja që kam”, ka thënë Kaka.

    “I thash jo ofertës së Manchester Cityt pasi mendoj se do të kem më shumë sukses në radhët e Milanit. Që kur kam fituar aq shumë nga rosonerët, ishte e pashmangshme për mua të qëndroj”.

    “Kur Paolo Maldini të pensionohet, besoj se kapiteni i ardhshëm duhet të jetë ose Massimo Ambrosini ose Gennaro Gattuso. Sigurisht se një ditë edhe unë do doja ta mbaj shiritin e kapitenit”, ka shtuar braziliani.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:19 am

    Flamini: Adebayor do të ishte i nevojshëm për Milanin

    Mesfushori francez Mathieu Flamini thotë se Emmanuel Adebayor do të ishte një përforcim i madh për Milanin.
    Ish-lojtari i Arsenalit e llogarit Adebayorin si njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.

    “Ai është një sulmues i shkëlqyeshëm dhe nëse vjen në Milan do të ishte një përforcim i madh për ne. Adebayor ishte i fuqishëm që kur erdhi në Arsenal, por përparoi shumë edhe atje dhe u shndërrua në një prej sulmuesve më të mirë në botë”, ka thënë Flamini,

    Adebayor shpesh është lidhur me një kalim tek Milani, por duket e vështirë që Arsene Wenger ta pranojë largimin e tij.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:05 pm

    Interi bën ofertë për Mottan

    Sipas të përditshmes torineze "Tuttosport", Genoa ka marrë një ofertë prej 25 milionë eurosh për ta lëshuar kalimin e mesfushorit Thiago Motta tek Inter.

    Ish-mesfushori i Barcelonës ka treguar një formë të mirë gjatë sezonit të tij të parë në Serie A, ndërsa trajneri i zikaltërve Jose Mourinho dëshiron që ta ketë atë në skuadër.

    Përveç Mottas, liderët e Kampionatit italian dëshirojnë ta transferojnë nga Genoa edhe sulmuesin Diego Milito, i cili ka shënuar 16 gola në Serie A.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:05 pm

    Eto'o: Do të qëndroj!

    Samuel Eto'o u ka thënë drejtuesve të Barcelonës se nuk dëshiron të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit, por dëshiron të mbetet me Blaugranët për t’i ndihmuar skuadrës të fitojë trofe në sezonet e ardhshme.

    Në qershor skadon kontrata aktuale e kamerunasit, ndërsa spekulohej se ai nuk dëshiron ta vazhdojë atë por kërkon një tjetër skuadër, derisa për shërbimet e tij janë shprehur të gatshme të investojnë skuadrat më me nam në Evropë.

    Mirëpo, “Sport” njofton se sulmuesi do t’i refuzojë të gjitha ofertat dhe do të qëndrojë me katalunasit, mirëpo ai ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë kontratën edhe për një sezon, ose për një kohë më të gjatë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:06 pm

    Riera: Nëse ndalim Fabregasin, Arsenali nuk mund të luajë

    Mesfushori i Liverpoolit, Albert Riera, beson se ata do të shënojnë fitore kundër Arsenalit të martën mbrëma, por me kusht që t’i lënë sa më pak hapësira Cesc Fabregasit.

    Të Kuqtë medoemos duhet të shënojnë fitore në të gjitha ndeshjet e mbetura të Ligës Premier, përfshirë edhe ndeshjen kundër Topçinjve, nëse dëshirojnë ta vazhdojnë ëndrrën për t’u shpallur kampionë.

    “Rreziku kryesor i Arsenalit është Cesc, por ne e njohim stilin e tij të lojës dhe besojmë se mund ta ndalim atë. Dhe nëse Cesc bllokohet, Arsenali nuk mund ta shfaqë lojën e vet”, është cituar Riera nga tabloidi “The Sun”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:07 pm

    Roma beson në vendin e katërt

    Drejtori i Romës, Bruno Conti, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të ndjekin shembullin e kapitenit Francesco Totti dhe të besojnë se vendi i katërt është një objektiv real.

    "Francesco po mundohet t’u tregojë lojtarëve se ne duhet të besojmë për pozitën e katërt derisa kjo të jetë e pamundur matematikisht”.

    “Jam i lumtur që Totti i ka thënë këto gjëra, por mendoj se lojtarët tanë janë të vetëdijshëm për këtë gjë. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë, prandaj unë jam i qetë”, ka thënë Conti për “Il Corriere Dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:08 pm

    Messi mungon kundër Sevillas ?

    Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, mund të mungojë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Sevillas, pasi që ka munguar në stërvitjet e ditës së sotme.

    Argjentinasi ka qenë frymëzuesi kryesor i shumë fitoreve të liderit të La Ligas, prandaj gjithmonë është shqetësues fakti nëse ai mungon në një ndeshje.

    Në seancën stërvitore të të martës i vetmi lojtar që mungonte ishte Leo Messi, ndërsa arsye e mungesës së tij ishte dhimbja në bark.

    “Sport” njofton se kjo dhimbje ndoshta nuk do ta pengojë anësorin të luajë kundër Sevillas, mirëpo Barcelona nuk do të rrezikojë aspak nëse dyshon që paraqitja e tij mund të jetë e dëmshme për shëndetin e argjentinasit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:10 pm

    Ranieri pro ardhjes së Cannavaros

    Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është duke mbështetur idenë e transferimit të Fabio Cannavaros te bardhezinjtë.

    Ditëve të fundit është spekuluar se mbrojtësi i Real Madridit ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Juves për t’u kthyer te ish-skuadra e tij, ndërsa trajneri i Zonjës së Vjetër dëshiron ta ketë atë në skuadër.

    “Unë e kam dhënë PO-në time për ardhjen e Cannavaros. Megjithatë Juventusi duhet të bisedojë me Real Madridin dhe me lojtarin”.

    “Me Cannavaron, Buffonin dhe Chiellinin do ta kem mbrojtjen e cila do të luajë në Kampionatin Botëror 2010”, ka thënë Ranieri.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:10 pm

    Torres: Barca dhe Liverpooli do t’ia rrëmbejnë titujt Unitedit

    Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, është i bindur se përkundër faktit që tre nga katër skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve janë angleze, është Barcelona skuadra e cila do ta fitojë trofeun.

    Manchester United tashmë është eliminuar nga një garë, nga Kupa FA, duke dështuar ta tejkalojnë Evertonin, ndërsa Torres ka deklaruar se Djajtë e Kuq do të dështojnë edhe në Ligën Premier edhe në Evropë.

    “Barcelona është padyshim skuadra më e mirë në Evropë. Unitedi ka një skuadër me lojtarë mjaft impresivë, mirëpo mendoj që Barca do ta shfrytëzojë mënyrën e kontrollit të topit për t’i eliminuar (nëse të dyja skuadrat arrijnë në finale)”.

    “Unitedi është kampioni në fuqi dhe është favorit për ta fituar edhe Ligën Premier, mirëpo nëse je favorit nuk do të thotë se do të fitosh”.

    “Nëse ne vazhdojmë të luajmë ashtu si kemi luajtur në pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të sezonit, atëherë mendoj se do ta fitojmë Ligën Premier”, ka thënë sulmuesi spanjoll.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:10 pm

    Arshavin prish planet e Liverpoolit

    Katër gola të shënuar nga Andrei Arshavin i kanë dhënë një pikë të Arsenalit në derbin e Ligës Premier përballë Liverpoolit në Anfield, që përfundoi me plot tetë gola (4-4), duke prishur kështu edhe planet e Rafa Benitez për të krijuar epërsi pikësh ndaj Manchester United.

    Megjithëse pak i vërejtur në pjesën e parë, kur shënoi njërin gol, rusi ishte i saktë në të gjitha rastet në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola të cilën goditën shpresat e Liverpoolit në garë për titullin e ligës.

    Pjesa e parë

    Megjithëse vendasit dominuan gjatë gjithë pjesës së parë, ishin topçinjtë ata të cilët krijuan epërsinë me anë të rastit të vetëm të pastër.

    Pas 35 minutash lojë, Mascherano humbi topin në afërsi të golit të Pepe Reina, dhe kapiteni Cesc Fabregas gjeti Andrei Arshavin, i cili dërgoi topin në rrjet me anë të shtyllës së sipërme.

    Të kuqtë në anën tjetër patën disa raste shënimi, por që të gjitha u ndaluan nga mbrojtja londineze, ku shtylla më e fuqishme ishte portieri Luckaz Fabianski.

    Pjesa e dytë

    Vendasit e filluan fuqishëm edhe pjesën e parë, por kësaj here me më shumë fat. Katër minuta pas pauzës ishte Fernando Torres që barazoi rezultatin. Pas një reagimi të dobët të Sagna, Dirk Kuyt gjeti kokën e Torres, goditja e të cilit përfundoi në rrjetën e mysafirëve (49’).

    Goli i sulmuesit spanjoll u dha zemër të kuqve të cilët shumë shpejt pas barazimin morën epërsinë. Pastrimi që bëri Gibbs arriti vetëm tek Kuyt, harkimi i të cilit u dërgua në rrjet nga Yossi Benayoun (55’).

    Por, në momentin më të nevojshëm për topçinjtë doli në skenë sërish Andrei Arshavin, i cili shënoi edhe dy gola të tjerë, për të rikthyer epërsinë për Arsenalin.

    Sulmuesi rus vodhi një top nga Arbeloa për të barazuar rezultatin në minutën e 67-të të ndeshjes, ndërsa pas tre minutash të tjera i solli edhe epërsinë Arsenalit me një goditje të bukur pas dështimit të mbrojtjes vendase të pastrojë topin para portës.

    Drama nuk pati të ndalur në Anfield, pasi vetëm dy minuta më vonë Fernando Torres shënoi golin e dytë të tij dhe të tretin për Liverpoolin.

    Arsenali mori edhe një herë tjetër epërsinë (4-3), përmes askujt tjetër veç se Arshavin, i cili pranoi një top nga zëvendësuesi Theo Walcott, pas një kundërsulmi të shpejtë të topçinjve në minutën e fundit të kohës së rregullt. Por Liverpooli edhe një herë gjeti forcën për të barazuar, përmes golit të dytë të izraelitit Benayoun, që u shënua në minutën e katërt të minutave shtesë.

    Pika e fituar e ngrit Liverpoolin në krye të tabelës së Ligës Premier me 71 pikë, sa ka edhe Manchester United që nesër pret Portsmouth në Old Trafford. Arsenali vazhdon të mbajë pozitën e katërt me 62 pikë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:11 pm

    Reali ruan shpresat për titull

    Mbretërit nga Real Madridi kanë shënuar fitore mjaft të vështirë kundër Getafes për të mbajtur gjallë shpresat për titull.

    Takimi i zhvilluar të martën mbrëma në Santiago Bernabeu, ndërmjet Real Madridit dhe Getafes, ka përfunduar me fitoren prej 3-2 të Los Blancos.

    Të parët kaluan në epërsi mysafirët (10’) me një gol të Soldados, mirëpo pa përfunduar pjesa e parë (45’+1), vendasit barazuan shifrat me anë të Gonzalo Higuain.

    Edhe në pjesën e dytë, ishin sërish mysafirët ata që krijuan avantazhin me anë të Juan Albin kur po shkonte minuta e 83-të, por mbretërit në lojë i ktheu Guti, i cili barazoi rezultatin pas vetëm tre minutash (86’).

    Drama e vërtetë u zhvillua në minutat e fundit të ndeshjes, kur Iker Casillas mbrojti penalltinë e Casqueros (89’), ndërsa Gonzalo Higuain shënoi golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3) për ta ndezur atmosferën në Bernabeu, kur kihet parasysh se pak minuta më parë (88’) Pepe u përjashtua me karton të kuq.

    Me këtë fitore, Reali afrohet vetëm në tre pikë prapa Barcelonës që të mërkurën e zhvillon ndeshjen e vështirë kundër Sevillas.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:11 pm

    Wenger i kënaqur nga Arshavin

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lavdëruar rusin Andrey Arshavin pas performancës së shkëlqyer në ndeshjen e mbrëmshme kundër Liverpoolit.

    Arshavin bëri lojën më të mirë që kur është transferuar në Arsenal, duke shënuar katër gola në Anfield, që ishte hera e parë që kur Julio Baptista shënoi katër në fitoren 6-3 në çerekfinale të Kupës Carling në janarin e vitit 2007.

    “Ai mund të luajë kudo, si të gjithë lojtarët e mëdhenj. Ai shënoi katër gola, por ai ishte në fund të disa prej kombinimeve të mira. Ai di shumë dredhi dhe kjo e bën atë të rrezikshëm”, ka thënë Wenger pas ndeshjes.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:11 pm

    Grafite i lumtur me interesimin e Milanit

    Milani raportohet se është duke ndjekur sulmuesin brazilian të Wolfsbourgut, Grafite.

    Sulmuesi 30-vjeçar ka qenë në një formë të shkëlqyeshme me klubin gjerman, duke e ndihmuar të ngritet në maje të Bundesligës, gjë që ka tërhequr vëmendjen e klubit italian.

    “Jam një admirues i Serie A, ku ka shumë brazilian. Milani është një klub i shkëlqyeshëm. Kam kontratë deri në viein 2011 dhe jam i lumtur të luaj këtu, por në të ardhmen nuk i dihet... Familja ime është adaptuar mirë dhe jemi të lumtur në Wolfsburg”, ka thënë Grafite.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:12 pm

    Rooney i gatshëm të luajë në të gjitha pozitat

    Wayne Rooney është në gjendje të luajë në cilëndo pozitë për trajnerin aktual të Manchester United, Sir Alex Ferguson.

    “Kam luajtur në disa pozita të ndryshme gjatë disa javëve të kaluara. Ndonjëherë nuk mund të presësh shumë nga vetja, aq sa do të dëshironit, por duhet të bëni detyrën tuaj për ekipin”, ka thënë Rooney.

    “Për mua është e lehtë ta shoh një pamje më të madhe. Ndoshta lojtarët tjerë në botë nuk dëshirojnë të mundohen shumë. Kurrë nuk i shihni lojtarët e mëdhenj të rikthehen dhe të ndihmojnë mbrojtjen. Për mua është gjithçka në favor të ekipit. Nuk e kam problem këtë”.

    “Kënaqem në futboll. Futbolli është sporti më i mirë në botë. Çdo ditë shikoj futboll ose luaj. Kur nuk i bëj këto, luaj lojëra të kompjuter, dhe zgjedh SHBA-të ose Anglinë, patjetër”, thotë sulmuesi anglez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:12 pm

    Wenger: Liverpool ende në garë për titullin

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se shpresat e Liverpoolit për titull nuk kanë mbaruar pas barazimit të mbrëmshëm prej 4-4 në Anfield.

    “Liverpool është ende në garë për të titull, pavarësisht një ndeshje më pak që ka të zhvilluar United. Gjithçka ende është e hapur”, ka thënë francezi.

    “Manchester United kishte disa probleme të vogla para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, andaj kjo do të varet nga ajo se si do të rikthehen ata”, ka shtuar Wenger.

    Manchester United do të mund të krijojë tri pikë epërsi ndaj Liverpoolit nëse shënon fitore në ndeshjen e sotme ndaj Portsmouth.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:12 pm

    Del Piero: Vendi i dytë nuk mjafton

    Juventusi gjendet në vendin e tretë në Serie A me pikë të barabarta me Milanin, ndërsa kapiteni Alessandro Del Piero thotë se lufta për pozitën e dytë nuk është diçka që i shkon përshtat Zonjës së Vjetër, prandaj bardhezinjtë duhet ta përmirësojnë nivelin e lojës, që në sezonin e ardhshëm të luftojnë për trofe.

    “Nuk është problemi që të sjellësh në skuadër dy ose tre lojtarë të mirë dhe gjërat do të ndryshojnë. Ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë, të cilët janë pengesë për të arritur sukses”.

    “Megjithatë, faji kryesor sërish mbetet te ne. Gabimet në mbrojtje dhe në sulm, na kanë parandaluar të tregojmë më të mirën. Këto elemente duhet t’i përmirësojmë në të ardhmen, sepse nuk dëshiroj të pozicionohem më në vendin e dytë ose të tretin”, ka thënë ikona e Juves për “Tuttosport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:13 pm

    Tottenham në kërkim të Beckhamit

    Sipas tabloidit britanik "The Sun", Tottenham Hotspur planifikon të bëjë ofertë për mesfushorin anglez David Beckham.

    Spursat planifikojnë të shpenzojnë afër 45 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror, që në sezonin e ardhshëm të kërkojnë një pozitë që çon në Ligën e Kampionëve.

    Njoftohet se Harry Redknapp ka bërë listën e ngushtë të lojtarëve të cilët dëshiron t’i transferojë, ndërsa njëri prej tyre është ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Real Madridit, David Beckham.

    33-vjeçari aktualisht është i huazuar te Milani nga skuadra amerikane LA Galaxy, të cilës duhet t’i kthehet në qershor. Megjithatë dëshira e Beckhamit për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror 2010 do ta detyrojë të qëndrojë në një skuadër evropiane, prandaj Tottenham planifikon të ndërhyjë për ta kthyer atë në Ligën Premier.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:20 pm

    NBA: Cavaliers sërish fitimtarë ndaj Pistons

    Cleveland Cavaliers ka mposhtur Detroit Pistons me rezultat 94-82 për të krijuar avantazhin e dyfishtë në serinë e ndeshjeve të rundit të parë të play-ffit në Konferencën Lindore të NBA-së.

    LeBron James udhëhoqi tek Cleveland me 29 pikë dhe 13 kërcime. Mo Williams shënoi 21 pikë ndërsa Delonte West 22 të tjera.

    Richard Hamilton kryesoi tek Detroit me 17 pikë, Rodney Stuckey shënoi 14 Will Bynum 13 pikë. Ndeshja e ardhshme zhvillohet të premten në Detroit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:21 pm

    NBA: Lakers shënojnë edhe fitoren e dytë ndaj Jazz

    Los Angeles Lakers dhe Portland Trail Blazers kanë shënuar fitore në ndeshjet e dyta të rundit të parë të play-offit në Konferencën Perëndimore, duke mposhtur Utah Jazz, respektivisht Houston Rockets.

    Lakers kanë mposhtur për të dytën herë Utah Jazz, kësaj here me rezultat 119-109. Kobe Bryant shënoi 26 pikë dhe Pau Gasol 22 për Los Angeles.

    Deron Williams shënoi më të lartat në ndeshje, 35 për Utah, që do të jetë nikoqir në ndeshjen e tretë që zhvillohet të enjten.

    Portland ka mposhtur Houston Rockets me rezultat 107-103, për të barazuar serinë e ndeshjeve me 1-1. Brandon Ray shënoi 42 pikë dhe LaMarcus Aldridge 27 pikë dhe 12 kërcime për Blazers, derisa Aaron Brooks udhëhoqi tek Houston me 23 pikë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:21 pm

    Higuain: Gjithçka është e hapur

    Heroi i Real Madridit në takimin e të martës mbrëma kundër Getafes, Gonzalo Higuain, ka deklaruar se gara për titull do të mbetet e hapur deri në fund të Kampionatit.

    Higuain shënoi dy herë në ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu, mirëpo goli i dytë personal dhe i treti për Madridin, ishte vendimtar për t’ia siguruar tre pikë shumë të rëndësishme kampionit aktual të La Ligas.

    “Më e rëndësishmja është se ai gol na siguroi që ende të jemi në garën për titull”.

    “Ne jemi tre pikë prapa liderëve dhe do të presim se çfarë do të bëjnë (kundër Sevillas). Sido që të jetë, ne duhet të jemi të qetë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, ka thënë argjentinasi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:22 pm

    Gerrard: Gara vazhdon !

    Liverpooli aktualisht mban pozitën e parë në Premier League me pikë të barabarta me Manchester Unitedin, mirëpo kampionët në fuqi kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara. Mirëpo, përkundër kësaj, kapiteni i Redsave, Steven Gerrard, nuk heq dora nga ëndrra për t’u shpallu kampion këtë sezon.

    “United ka lojtarë fantastikë, mirëpo ne duhet të vazhdojmë dhe të presim ku do të lëshojnë pikë. Një pikë e fituar (kundër Arsenalit) mund të jetë shumë e madhe në momentet vendimtare, prandaj do të ishte shumë më keq po ta kishim humbur ndeshjen”.

    “Ne duhet të ‘lobojmë’ që Unitedi të mposhtet, gjë që vështirë se do të ndodhë, megjithatë unë besojë se do të ketë luhatje deri në fund të kampionatit”, ka thënë simboli i Të Kuqve për “Daily Mail”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:23 pm

    Kontrata e Adrianos përfundon sot ?

    Sipas "La Gazzetta dello Sport", braziliani problematik Adriano gjatë ditës së sotme do t’i japë fund qëndrimit tek Interi.

    Sipas të njëjtit burim, vetëm disa detaje të vogla duhet të sqarohen dhe kontrata e brazilianit do të shfuqizohet brenda të mërkurës. Një element që do të përfshihet në këtë çështje, është se Adrianos do t’i ndalohet të luajë për ndonjë top-skuadër tjetër evropiane së paku për sezonin e ardhshëm.

    Në fillim të këtij muaji, Adriano nuk u kthye tek Interi pasi kishte zhvilluar një ndeshje me Brazilin, ndërsa për disa ditë nuk i ishte përgjigjur askujt, madje as nënës së tij dhe as agjentit, Gilmar Rinaldi, me ç’rast durimi i Nerazzurëve kishte përfunduar.

    27-vjeçari ka ardhur në Itali në vitin 2001, ndërsa ka bërë më shumë se 100 paraqitje për Interin, ndërkohë ka luajtur edhe për Parmën dhe Fiorentinën.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:24 pm

    Cannavaro dëshiron numrin 29 në fanellë

    Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, është në bisedime me Juventusin për një rikthim shokues gjatë afatit kalimtar veror.

    Italiani është larguar nga Bianconerët në vitin 2006 pas skandalit Calciopoli kur Juve ishte dërguar në Serie B, ndërsa tani spekulohet për kthimin tij në Torino, derisa Reali nuk ia ka vazhduar kontratën e cila i skadon në qershor.

    Numri i sotëm i të përditshmes torineze “La Stampa” njofton se 35-vjeçari ka vendosur që numri i fanellës së tij të jetë 29, i cili përshtatet me numrin e titujve të fituar nga Juventusi (përkundër faktit që zyrtarisht Juve ka vetëm 27 tituj, pasi që dy i janë rrëmbyer si pasojë e skandalit Calciopoli).

    Ky është një veprim i mençur i Cannavaros për të rindërtuar marrëdhëniet e prishura me tifozët për shkak të largimit të tij.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:24 pm

    Ballack: Chelsea kërkon vendin e dytë

    Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, thotë se skuadra planifikon ta përfundojë Kampionatin në vendin e dytë në tabelë.

    Blutë aktualisht pozicionohen në vendin e tretë me katër pikë më pak se Liverpoli dhe Manchester Unitedi, të cilët mbajnë dy pozitat e para, ndërsa fitorja eventuale kundër Evertonit në ndeshjen e të mërkurës mbrëma do t’i shihte ata me vetëm një pikë prapa Liverpoolit.

    “Ne do të provojmë gjithçka për t’i fituar ndeshjet e mbetura kampionale dhe vendi i dytë është pikërisht çfarë po kërkojmë”.

    “Ne kemi dëshmuar se do të jemi të përqendruar në Ligë deri në fund të sezonit. Dy skuadrat tjera kanë pasur fat, mirëpo fati ka rëndësi të madhe në sukses”, ka thënë gjermani për “Evening Standard”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:26 pm

    Liverpoolit i nevojitet një mrekulli

    Pamundësia e Liverpoolit që të shënonte fitore në takimin e të martës mbrëma kundër Arsenalit, ia ka përkeqësuar punët në garën për titull, kështu që Dirk Kuyt mendon se vetëm ndonjë mrekulli do ta shpallë Liverpoolin kampion këtë sezon.

    “Pas ndeshjes së mbrëmshme është shumë më vështirë, sepse ne e dinim para ndeshjes se duhej të fitonim me çdo kusht për ta mbajtur hapin. Megjithatë, së paku nxorëm një barazim dhe nuk humbëm, kështu që do ta vazhdojmë betejën deri në fund”.

    “Ndoshta duhet të shpresojmë për një mrekulli, por sido që të jetë, këtë sezon keni parë një skuadër e cila nuk është dorëzuar dhe nuk do të dorëzohet. Prandaj të shpresojmë që kjo mrekulli do të ndodhë”, u ka thënë holandezi gazetarëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:30 pm

    Casillas: Pepe turpëroi fanellën e Realit

    Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka shprehur pakënaqësinë e tij për sjelljen e mbrojtësit Pepe në ndeshjen e të martës mbrëma kundër Getafes.

    Pepe bëri një veprim të pahijshëm kundër lojtarit të Getafes, Javier Casquero, me ç’rast veprimi i tij përpos kartonit të kuq i kushtoi Realit edhe me penallti, të cilën e mbrojti ‘i shenjti’ Iker.

    “Nuk mund të bësh gjëra të tilla derisa e mban fanellën e Real Madridit”.

    “Ne mund të luajmë mirë ose keq, mirëpo Madridi do të ketë gjithmonë diçka të madhe: simbolin dallues të këtij klubi. Kjo shenjë gjithmonë ofron nder dhe krenari për secilin tifoz të Realit”, ka thënë portieri spanjoll.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:39 pm

    Juventus pa asnjë trofe

    Skuadra e Juventusit është turpëruar në Olimpico të Torinos nga ekipi i Lazios, duke u eliminuar kështu edhe nga gara e vetme ku e kishte mundësinë të fitonte një trofe.

    Ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës së Italisë e zhvilluar në Stadio Olimpico të Torinos ndërmjet Juventusit dhe Lazios ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire, me rezultat prej 2-1.

    Mysafirët ishin skuadër shumë më e mirë në gjysmën e parë të ndeshjes me ç’rast arritën edhe te goli i avantazhit.

    Ishte sulmuesi argjentinas Mauro Zarate lojtari i cili e mposhti Buffonin për të parën herë këtë mbrëmje me një gol shumë të bukur (38’), duke vënë rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë ishin sërish mysafirët të cilët befasuan duke krijuar avantazh të dyfishtë, ndërsa këtë herë portieri vendas u mposht nga Aleksandar Kolarov (52’).

    Nga momenti i golit të pësuar bardhezinjtë patën iniciativën e plotë në ndeshje, mirëpo nuk arritën më shumë se një gol të cilin e shënoi kapiteni Alessandro Del Piero, pak minuta pasi u inkuadrua në lojë (64’).

    Edhe më keq për Zonjën e Vjetër shkuan gjërat në minutën e 83-të, kur Mauro Camoranesi u përjashtua me karton të kuq, kështu që juventinët ishin të paaftë të shënonin edhe tre gola për t’u kualifikuar në finale.

    Lazio në finale do të takohet me fituesin nga përballja Inter-Sampdoria, e cila zhvillohet të enjten mbrëma në Giuseppe Meazza. Skuadra gjenovase ka epërsinë e tre golave nga takimi i parë i zhvilluar në Luigi Ferraris, kështu që ajo konsiderohet skuadra favorite për t’u kualifikuar në finale.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:40 pm

    Manchesteri rimerr kreun, Chelsea ndalohet

    Nga një gol i shënuar në secilën pjesë, i ka dhënë fitoren prej 2-0 kampionit në fuqi të Ligës Premier, Manchester United, në ndeshjen përballë Portsmouthit në Old Trafford, që rimerr kështu kreun me tre pikë epërsi nga Liverpooli.

    Wayne Rooney dërgoi në epërsi vendasit pas nëntë minutash lojë, kur pranoi një top nga Ryan Giggs për ta dërguar me lehtësi në portën e David James.

    United pati edhe dy raste të tjera në pjesë të dytë, së pari me anë të John O’Shea, goditja e të cilit me kokë u pastrua nga Belhadj, dhe pastaj me anë të Giggs, goditja e të cilit u bllokua nga portieri mysafir.

    Pjesa e dytë e ndeshjes solli edhe një gol tjetër për djajtë e kuq dhe kësaj here autor ishte zëvendësuesi Michael Carrick, tetë minuta para fundit të ndeshjes.

    Në ndeshjen tjetër të sotme, Chelsea është ndaluar në Stamford Bridge nga Evertoni, duke mos arritur të përfitojë për të ngushtuar diferencën me Liverpoolin, që mbrëmë barazoi ndaj Arsenalit.

    Me fitoren e fundit Manchesteri rimerr kreun nga Liverpooli, me tre pikë epërsi dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:40 pm

    Barca i ligjëron Sevillas

    Barcelona i ka dhënë leksion Sevillas në ndeshjen e radhës të ligës spanjolle duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0 në Camp Nou, për të rikthyer kështu edhe diferencën prej gjashtë pikësh ndaj Real Madridit.

    Nga dy gola në secilën pjesë në derbin përballë Sevillas, kanë treguar edhe njëherë fuqinë dhe vendosmërinë e Barcelonës për të fituar titullin e këtij sezoni. Edhe me Lionel Messi që përcolli ndeshjen nga stoli, blaugranët patën afro 30 goditje në drejtim të golit, dhe afro 10 raste shënimi, katër nga të cilët përfunduan në rrjet.

    Andres Iniesta solli avantazhin për vendasin që në minutën e dytë të lojës, duke shënuar nga 18 metër largësi. Iniesta kontribuoi edhe në golin e tjetër të cilin e shënoi Samuel Eto’o në minutën e 17-të.

    Të zgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola filluan mbarë edhe pjesën e dytë të ndeshjes. Pas një loje të mirë nga Iniesta, Henry dhe Eto'o, Xavi arriti në kohë për dërguar topin në rrjetë, tre minuta pas pauzës (48’).

    Në listën e golashënuesve u shënua edhe Thierry Henry, i cili vulosi rezultatin pas gjashtë minutash tjera, pas një topi të pranuar nga Iniesta (54’).

    Tre pikët e reja forcojnë Barcelonën në krye të tabelës me 81 pikë, derisa Real Madridi ndjek me 75 pikë. Pavarësisht humbjes, Sevilla vazhdon të mbajë pozitën e tretë me 57 pikë, por që tash kërcënohet seriozisht nga Valencia, që gjendet një pozitë më poshtë me 55 pikë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:41 pm

    Hiddink i kënaqur nga loja e Cech

    Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ishte i ngazëllyer të shohë portierin Petr Cech duke ruajtur portën e paprekur në barazimin e mbrëmshëm 0-0 ndaj Evertonit.

    “Evertonit pati disa kundërsulme të rrezikshme dhe në këto raste dua të zgjedh një lojtar, Petr Cech. Ai bëri disa mbrojtje të mira. Në fund ai ishte shumë i guximshëm veçanërisht nëse kujtojmë lëndimin e tij (të kokës). Ai e vendosi kokën në një situatë të rrezikshme dhe pati një paraqitje të mirë”, ka thënë Hiddink.

    “Ai sonte tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë, siç ka bërë në të kaluarën. Por secili lojtar ka të drejtë të ketë një periudhë kur nuk është në kulmin e formës”, shton holandezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:42 pm

    Benitez nuk heq dorë nga titulli

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, refuzon të heqë dorë nga titulli i Ligës Premier, edhe pas barazimit 4-4 ndaj Arsenalit.

    “Nëse do të mund ta mbajmë Torres në formë, do të jetë shumë më mirë, dhe mund të shihni edhe Benayoun duke shpërthyer. Dy ose tre lojtarë janë duke funksionuar mirë në sulm dhe kjo mund të jetë një diferencë e madhe”, ka thënë Benitez.

    “Gjithmonë kemi pasur shumë goditje dhe shumë raste, por tash shënojmë më shumë gola. Kundër Arsenalit treguam se jemi ekip i mirë me një mentalitet të mirë dhe karakter të fortë, por po ashtu mendoj se duhet të përmirësohemi”.

    “Është vështirë të dish se ku qëndron sfida për titullin, pasi kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e ardhshme. E dimë se duhet të luajmë mirë në çdo ndeshje dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në fund. United ende duhet të luajë me Arsenalin dhe Manchester Cityn”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:43 pm

    Shevchenko dëshiron të shënojë sërish

    Andriy Shevchenko, ka shënuar dy gola, së bashku me Kaka, derisa Milani shënoi fitore 5-1 në miqësohen e mbrëmshme kundër 11-shes së zgjedhur të ligës së Hungarisë.

    Pas ndeshjes, e cila u ndoq nga 40 mijë fansa hungarez, Shevchenko ka deklaruar se ai dëshiron të fillojë të shënojë gola sërish për Milanin.

    “Të shënoj gola sërish do të jetë një gjë e bukur, por për të shënuar duhet të jesh në fushë. Të qenit shënuesi i dytë më i mirë në historinë e këtij klubi të mrekullueshëm është gjë fantastike. Gjithmonë kam dashur ta arrij këtë, por frika më e madhe është se nuk do të kem rast të luftoj për rekord tjetër”, ka thënë ukrainasi.

    Në listën e golashënuesve në ndeshjen e mbrëmshme u shënua edhe Ronaldinho, i cili shënoi nga penaltia, derisa në ndeshje gjatë 90 minutave u angazhuan edhe nënshkrimet e muajit janar, Felipe Mattioni dhe Thiago Silva.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:44 pm

    Arshavin thotë se golat e shënuar ishin fat

    Mesfushori rus Andrei Arshavin thotë se katër golat e tij të shënuar për Arsenalin në përballje me Liverpoolin ishin që të gjitha të shënuara me fat.

    “Ndonjëherë thjesht ndodh që çdo goditje fluturon në rrjet. Në karrierën time kam shënuar dy hat-trick por kurrë nuk kisha shënuar katër gola. Ndjehem mirë, por i zhgënjyer që nuk arritëm të marrin rezultatin që dëshiruam”, ka thënë Arshavin.

    “Të dy ekipet kërkonin fitoren. Ishte një ndeshje e pabesueshme. Ne dëshirojmë të fitojmë çdo ndeshje dhe të jemi sa më lartë në tabelë dhe jo në pozitën e katërt”, ka shtuar mes tjerash rusi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:47 pm

    Etoo: Iniesta më i miri në botë

    Samuel Eto'o shënoi golin e tij të 27-ta në fitoren 4-0 të Barcelonës ndaj Sevillas dhe thotë se tashmë e ka arritur qëllimin e tij.

    “Kam dashur ta thyej rekordin tim personal dhe tashmë e kam arritur këtë. Nga këtu, gjithë çfarë do të vijë do të jetë dhuratë”, ka thënë Eto’o.

    Sulmuesi kamerunas po ashtu ka gjetur fjalë të mira për bashkëlojtarin e tij Andres Iniesta, të cilin e ka cilësuar si më të mirin në botë së bashku me Messi.

    “Iniesta më ka dhënë një pasim të shkëlqyeshëm. Ai dhe Lionel Messi do të jenë ata të cilët do ta ndajnë çmimin e Topit të Artë”, ka parashikuar Eto’o.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:47 pm

    Ferguson: Scholes është lojtar perfekt

    Pas fitores së mbrëmshme ndaj Portsmouth, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar mesfushorin Paul Scholes si një lojtar "perfekt".

    Në paraqitjen e 600-të të tij me United, Scholes asistoi në golin e dytë që u shënua Michael Carrick dhe Ferguson thotë është më se i kënaqur me paraqitjen e tij.

    “E kam marrë Paul si shembull para të gjithë djelmoshave me të cilët kam punuar. Ai është një shembull i shkëlqyeshëm. Ai kontrollon në mënyrë të përkryer gjithçka, për aq sa unë jam i bindur”, ka thënë Ferguson.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Sun May 19, 2024 4:19 am