Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Kosova të njihet nga të gjithë anëtarët e BE-së

    Monster-h4ck
    Monster-h4ck
    Perjashtuar nga Forumi
    Perjashtuar nga Forumi


    Gjinija : Male
    Postimet : 1215
    Age : 29
    Vendodhja : N'CHIPSY
    Reputation : 8
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-31

    Kosova të njihet nga të gjithë anëtarët e BE-së Empty Kosova të njihet nga të gjithë anëtarët e BE-së

    Post by Monster-h4ck Thu Feb 05, 2009 7:38 am

    Kosova të njihet nga të gjithë anëtarët e BE-së
    Kosova të njihet nga të gjithë anëtarët e BE-së F.0205153526499_a
    Parlamenti Evropian të enjten ka ftuar të gjitha vendet e Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo ftesë u bë nëpërmjet një rezolute, e cila u votua me 281 vota për dhe 229 kundër.
    Në Rezolutën e miratuar në Strasburg, është theksuar se nuk ekziston asnjë mundësi për ndarjen e territorit të Kosovës, ndërsa është përshëndetur vendosja e suksesshme e misionit EULEX në të gjithë vendin.

    Në rezolutë po ashtu theksohet se ”marrëveshjet kalimtare midis OKB dhe Qeverisë së Serbisë duhet të ri-shqyrtohen, në dritë të zhvillimeve në terren, kur EULEX të arrijë aftësitë e plota operacionale”.

    Parlamentarët evropianë u shprehën optimistë për përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe ftuan qeverinë të promovojë bashkekzistencën dhe dialogun mes komuniteteve.

    Ne rezolute i kërkohet si Kosovës edhe Serbisë që të angazhohen në dialog për çështje me interes të përbashkët dhe të kontribuojnë për bashkëpunimin rajonal.

    Parlamenti Evropian i bëri thirrje Serbisë që të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv, i cili është në përputhje me aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

      Current date/time is Mon May 06, 2024 5:16 am