Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Aeroporti shkon në fazën e parë të koncesionit

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Aeroporti shkon në fazën e parë të koncesionit Empty Aeroporti shkon në fazën e parë të koncesionit

    Post by FooSe Wed Feb 04, 2009 3:01 am

    “Naco dhe Innova” në këtë projekt janë partnere me kompaninë ligjore nga SHBA-të, “White & Case”. Ekipi i këtij konsorciumi thuhet se përbëhet nga ekspertë dhe konsulentë nga lëmia e operimit të aeroporteve, disenjimit të aeroporteve, aviacionit, rregullatorit si dhe ekspertë ligjorë dhe investitorë financiarë.

    Pas procesit ndërkombëtar të prokurimit, për kontraktimin e këshilltarit të transaksionit, për të analizuar opsionet dhe zbatimin e Partneritetit Publiko-Privat për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, u nënshkrua kontrata me konsorciumin fitues “Naco Innova”.

    Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT) përmes një komunikate për media tha se Qeveria e Kosovës ka për qëllim zhvillimin efikas të transportit ajror, përmes investimeve të mirëfillta në modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

    “Në kuadër të këtij angazhimi, pas procesit ndërkombëtar të prokurimit për kontraktimin e Këshilltarit të Transaksionit për të analizuar opsionet dhe implementimin e Partneritetit Publiko-Privat për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, sot u nënshkruar kontrata me konsorciumin fitues ‘Naco Innova’”, thuhet në komunikatën për media.

    Me nënshkrimin e kësaj kontrate thuhet se fillon edhe faza e parë e projektit, ku pas kombinimit të opsioneve të identifikuara për dizajnimin teknik, së bashku me rezultatet financiare dhe ligjore, këshilltari i transaksionit do t’i prezantojë Qeverisë së Republikës së Kosovës një meny opsionesh të analizuara.

    Kjo fazë pritet të përfundojë deri në qershor të këtij viti, me ç’rast Komiteti Drejtues Ndërministror, në bazë të këtyre rekomandimeve do të vendosë se cili nga opsionet është më i favorshmi dhe më i përshtatshmi për Kosovën dhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

      Current date/time is Sun May 12, 2024 5:25 am