Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Tue Mar 17, 2009 11:27 am

    Calderon: Ronaldo do ta veshë fanellën e Realit

    Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ndoshta është larguar nga zyrat e Santiago Bernabeu, mirëpo kjo nuk e ka ndaluar atë që ta vazhdojë fiksimin e tij për portugezin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

    “Besoj se puna ime te Real Madridi ishte e mirë. Kemi fituar gjashtë tituj, i kam dyfishuar të ardhurat e klubit, dhe për më shumë njëri nga futbollistët më të mirë në botë do t’i bashkohet skuadrës në fund të këtij sezoni, dhe kjo është krejt falë punës sime”.

    “Vera e kaluar nuk ishte e përshtatshme për të transferuar emra të mëdhenj, mirëpo Madridi gjithmonë do t’i tërheqë superyjet, pasi i ka paratë për t’i paguar lojtarët të cilët i dëshiron”, ka thënë Calderon për programin “El Larguero” të Cadena SER.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Tue Mar 17, 2009 11:28 am

    Abbiati: Do të kthehem edhe më i fuqishëm

    Portieri i Milanit, Christian Abbiati, thotë që do të kthehet në fushë më herët sesa parashikojnë mjekët.

    Gardiani i Rossonerëve pritet të mungojë një kohë të gjatë si pasojë e lëndimit të ligamenteve të gjurit të djathtë në ndeshjen kundër Sienas, ndërsa sipas informatave më të reja, Abbiati do të mungojë afër gjashtë muaj.

    “Ky është lëndimi më i rëndë në karrierën time. Mirëpo vazhdoj ta pranoj me qetësi situatën time. Jam optimist dhe shpresoj se do të rikuperohem sa më shpejt që është e mundur”.

    “Kur të kthehem do të më duhet ta rikthej vendin tim në formacionin bazë, prandaj duhet të kthehem në formë më të mirë se kurrë”, ka thënë Abbiati për “Telelombardia”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Tue Mar 17, 2009 11:28 am

    Fitoret do ta vendosin titullin në F1

    Sipas rregullave të reja, Lewis Hamilton do ta kishte humbur titullin e fituar sezonin që shkoi në Formula 1, ndërsa kampion do të ishte Felipe Massa.

    Formula 1 ka publikuar sistemin e ri të pikëve, sipas të cilit piloti me më shumë fitore do të shpallet kampion i kësaj gare.

    Sistemi aktual i pikëve do të jetë në funksion nëse dy pilotë kanë numër të njëjtë fitoresh, si edhe për të caktuar pozitat tjera gjatë kampionatit.

    Po të kishin qenë në fuqi rregullat e reja në vitin 2008, Lewis Hamilton do ta kishte humbur titullin kundrejt rivalit të tij nga Ferrari, Felipe Massa.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Tue Mar 17, 2009 11:28 am

    Dossena: Të ardhmen do ta diskutoj me Benitez

    Në dy ndeshjet kyçe të Liverpoolit, kundër Real Madridit dhe Manchester Unitedit, mbrojtësi i Të Kuqve, Andrea Dossena, ka qenë zëvendësues me ndikim në fushë, duke bërë që të njihet prezenca e tij në klub.

    “Pas një fillimi të vështirë, tash po ia kaloj mirë këtu, do të flas për të ardhmen time me trajnerin Benitez dhe me drejtuesit e skuadrës dhe pastaj do të shohim”.

    “Nuk ka qenë lehtë të përshtatem në këtë skuadër, por unë jam munduar të stërvitem mirë edhe në momentet e vështira. Kam kontratë trevjeçare dhe gjërat po shkojnë mirë”, ka thënë ish- lojtari i Udineses për faqen zyrtare të UEFA-s.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Tue Mar 17, 2009 11:28 am

    Iaquinta vendos të qëndrojë

    Disa muaj më parë sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, ishte ngopur me qëndrimin e tij në bankën rezervë, prandaj kishte deklaruar se në verë do të largohej. Mirëpo tash gjërat kanë ndryshuar, pasi që ish-sulmuesi i Udineses është treguar lojtar i rëndësishëm për Bianconerët.

    Në ndeshjet e fundit, trajneri Claudio Ranieri ka preferuar inkuadrimin e Iaquintas para Amaurit dhe David Trezeguet, ndërsa sulmuesi italian ka shfaqur disa paraqitje shumë të mira.

    Sipas “Gazzetta dello Sport”, Iaquinta ka vendosur të mbetet në Torino ku aktualisht po kalon momente shumë të mira, ndërkohë mësohet se do të thirret edhe nga Marcello Lippi për të luajtur në ndeshjet kualifikuese të Italisë, kundër Malit të Zi dhe Irlandës.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Tue Mar 17, 2009 11:29 am

    Mourinho dënohet, por nuk suspendohet

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e të dielës të cilën skuadra e tij e zhvilloi kundër Fiorentinës, mirëpo nuk do të dënohet me suspendim.

    Raporti i gjykatësit të sportit të publikuar nga “Datasport” thotë që portugezi “ka protestuar në mënyrë teatrale ndaj një vendimi të gjyqtarit të ndeshjes dhe ka dalë nga zona e tij”.

    Si dënim ai duhet të paguajë 10.000 euro dhe do të marrë një paralajmërim.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Tue Mar 17, 2009 11:29 am

    Njëzet lojtarë të Valencias do të largohen këtë verë?

    Njoftimet në Spanjë pohojnë se Valencia do të detyrohet që në afatin kalimtar veror të lejojë largimin e së paku 20 lojtarëve, duke përfshirë edhe David Villan, David Silvan dhe Joaquin.

    Skuadra spanjolle ka probleme të mëdha financiare, kështu që në verë pritet largimi i shumë lojtarëve, madje disa prej të cilëve nuk i kanë marrë as pagat, për shkak të mungesës së financave.

    “Marca” njofton se ekzistojnë disa grupe lojtarësh të cilët do të largohen: ata të cilëve iu përfundon kontrata këtë sezon, ata të cilët do të shiten, ata të cilët do të lejohen të largohen dhe ata të cilët janë të huazuar.

    Grupi më i nevojshëm për klubin është ai që do të shitet, pasi që shpresohet që Los Che të grumbullojë pak para për të shlyer një pjesë të borxhit.

    Emrat e lojtarëve që do të shiten janë: David Villa, David Silva, Joaquin, Carlos Marchena, Raul Albiol, Manuel Fernandes, Miguel dhe Emiliano Moretti.

    Këtë verë iu përfundojnë kontratat Fernando Morientesit dhe Curro Torresit, kështu që pritet edhe largimi i tyre.

    David Albelda, Ruben Baraja, Asier del Horno, Hugo Viana, Edu dhe Miguel Angulo janë lojtarët të cilët do të lejohen të largohen për shkak të pagave të larta dhe të papaguara.

    Dhe po ashtu ekzistojnë lojtarë të huazuar, përfshirë Nikola Zigic, Ever Banega, David Navarro, Nacho Gonzalez dhe Ludovic Butelle, të cilët nuk kanë të ardhme me skuadrën

    Të vetmit lojtarë që duket se do të qëndrojnë në Mestalla janë: Renan, Juan Mata, Alexis, Cesar, Pablo Hernandez, Vicente, Hedëiges Maduro, Thiago Carletto dhe Guaita.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:32 am

    Diego ëndërron Realin
    Mesfushori i Werder Bremenit, Diego, ka pranuar të martën që secili lojtar do të dëshironte të luante për Real Madridin, dhe ai është njëri prej tyre.

    Në afatin kalimtar veror pritet largim i brazilianit nga skuadra Gjermane, ndërsa është menduar se destinacioni i tij do të jetë Juventusi.

    Por në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, Diego e kishte ndërruar gjuhën në spanjisht kur ishte pyetur për të ardhmen e tij.

    “Secili lojtar do të dëshironte të luajë te Real Madridi përfshirë edhe mua. Madridi është një skuadër e cila gjithmonë lufton për tituj dhe një skuadër me histori të madhe”, ka thënë Diego.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:33 am

    Arsenali përmbys rezultatin për t’u kualifikuar
    Takimi vlefshëm për FA Cup i zhvilluar të martën mbrëma në Emirates Stadium, ndërmjet Arsenalit dhe Hull Cityt, ka përfunduar me fitoren e Topçinjve, me rezultat 2-1.

    Mysafirët e Hull krijuan avantazhin që në minutat e para të ndeshjes (13’) me një gol të Nick Barmbyt duke arritur që ta ruanin këtë epërsi minimale deri në minutën e 74.

    Ishte Robin Van Persie lojtari i cili e barazoi rezultatin (74’), për të rikthyer Arsenalin në lojë.

    Dhjetë minuta më vonë (84’), William Gallas shënoi golin e dytë dhe të fitores për Topçinjtë, të cilët kualifikohen në gjysmëfinale të FA Cup ku do të përballen me Chelsean më 18 prill.

    Takimi tjetër gjysmëfinal do të zhvillohet më 19 prill, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Evertonit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:33 am

    Kuqi shënon në humbjen e Palace
    Sulmuesi kosovar me pasaportë finlandeze, Shefki Kuqi, është shënuar sërish në listën e golashënuesve në ndeshjen e të martës mbrëma të vlefshme për Ligën Championship, ndërmjet Barnsleyt dhe Crystal Palace.

    Kuqi shënoi golin e parë në ndeshje në minutat e para të takimit (8’), mirëpo vendasit arritën ta përmbysin rezultatin dhe të dalin fitues.

    Barnsley shënoi fitore me rezultat 3-1 në këtë takim me golat e Campbell-Ryce (23’), me autogolin e Hills (52’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Mifsud (73’).
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:33 am

    Fabregas: Mund ta fitojmë secilin në Ligën e Kampionëve
    Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas thotë se topçinjtë mund ta fitojnë secilin prej shtatë ekipeve të mbetura të Ligës së Kampionëve.

    Fabregas ka munguar për ekipin e tij që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur lëndoi ligamentet në gju.

    Spanjolli është afër rikthimit me ekipin e parë dhe pritet që pas pauzës ndërkombëtare të fillojë të luajë.

    “E dimë se do të jetë vështirë në fazën e ardhshme, por po ashtu e dimë se mund ta fitojmë secilin ekip, pa dallim se kush do të jetë kundërshtari i radhës. Jemi në çerekfinale, në mesin e tetë ekipeve më të mira në Evropë, dhe jemi në mënyrë të merrituar”, thotë Fabregas.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:33 am

    Haan publikon emrat për dy ndeshjet e radhës
    Ari Haan publikon listën e futbollistëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e radhës kundër Hungarisë dhe Danimarkës, të vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”.

    Surpriza më e madhe është lënia jashtë liste e Erjon Bogdanit, megjithëse bomberi shtatlartë arriti këtë fundjavë të shënonte me skuadrën e Kievos në Serinë A.

    Dy emra të tjerë që do të mbesin jashtë janë ata të Edmond Kapllanit dhe Jahmir Hykës.

    Elbasanasi Dorian Bylykbashi është thirrur për herë të parë nga holandezi Han në përfaqësuesen shqiptare për dy ndeshjet e radhës. Emër tjetër që spikat në listën e Hanit është edhe ai i golashënuesit më të mirë të Superligës, Migen Memellit.

    Më poshtë do të paraqesim listën e futbollistëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e radhës, atë kundër Hungarisë dhe Danimarkës.

    Portierë: Arian Beqaj, Isli Hidi, Samir Ujkani.

    Mbrojtës: Andi Lila,Armend Dallku, Debatik Curri, Ansi Agolli, Kristi Vangjeli, Endrit Vrapi Elvin Beqiri.

    Mesfushorë: Admir Teli, Lorik Cana, Altin Lala, Ervin Skela, Gilman Lika, Dorian Bylykbashi, Elis Bakaj.

    Sulmues: Hamdi Salihi, Xhevahir Sukaj, Besart Berisha, Migen Memelli.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:34 am

    Beckham rikthehet në Real?
    Spekulimet se çfarë do të ndodhë me Real Madridin nëse Florentino Peres rikthehet në pozitën e presidentit të klubit kanë arritur kulmin.

    Pasi u shkrua se 18 lojtarë do të largohen, tablloidi anglez The Sun ka hedhur një bombë tjetër. Sipas kësaj gazete, në Bernabeu mund rikthehet askush tjetër pos David Beckham.

    Kampioni i Spanjës mund të futet në mes të marrëveshjes që ka Milani dhe LA Galaxy dhe të paguajë 10 milionë funte për të marrë shërbimet e Beckham.

    “Florentino do të përpiqet ta rikthejë David në klub nëse bëhet president. Edhe pse do të ishte budallallëk ta themi këtë“, ka thënë një burim për The Sun.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:34 am

    Keane edhe njëherë fajëson Benitezin
    Sulmuesi i Tottenhamit, Robbie Keane, ka fajësuar sërish trajnerin Rafa Benitez për dështimin e tij për të arritur sukses në Liverpool.

    “Sigurisht se do të doja të kishte shkuar më ndryshe, por nuk kam ankesa. Besoj se me një menaxher tjetër do të funksiononte për mua, por menaxherë të ndryshëm kanë metoda të ndryshme dhe disa kanë edhe ide të ndryshme nga ata me të cilat jeni mësuar”, ka thënë Keane

    “Njerëzit kanë mendimet e tyre mbi Benitez. Unë nuk kam asgjë kundër tij dhe do t’i lejoj njerëzit të krijojnë opinionin e tyre. Kur jeni një lojtar për një kohë të gjatë, dëshironi ca më shumë respekt dhe të trajtoheni në mënyrën se si mendoni se duhet të trajtoheni”, ka shtuar tash kapiteni i Tottenhamit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:34 am

    Interi rikthehet në garë për Drogban
    Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, do të bëjë ofertë për sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba, në fund të këtij sezoni.

    Siç shkruan Gazzetta dello Sport, Drogba sërish është rikthyer në cakun kryesor të sulmit të Mourinhos për afatin kalimtar të verës, derisa portugezi dëshiron të bëjë një hap më shumë në ngritjen e kualitetit të ekipit me qëllim të arrijë më shumë rezultat në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

    Drogba së fundi tha se ai dëshiron të mbetet në Stamford Bridge dhe është duke e rikthyer formën nën drejtimin e menaxherit të ri të bluve Guus Hiddink.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:34 am

    Reali ka një marrëveshje të fshehtë për Ronaldon
    Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi tashmë e ka përmbyllur marrëveshjen me Manchester United për mesfushorin Cristiano Ronaldo.

    As shkruan se eksiston një ‘kontratë konfindenciale në mes të Real Madridit, Manchester United dhe Ronaldos, e cila është shkruar verën e kaluar.

    Nëse do të ketë ndonjë konfirmim publik të saj nga cilado palë, menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, do të ketë të drejtën të prishë marrëveshjen.

    Marrëveshja përfshin një shumë prej 7.5 milionë funtesh për agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes. Ronaldo do të fitojë 10 milionë funte në vit dhe transferimi do t’i kushtojë Realit rreth 70 milionë funte, që do shkojnë në konton e Manchester United.

    Sidoqoftë, derisa marrëveshja raportohet se është në tavolinë, gjithçka pritet të vendoset nga presidenti i ardhshëm i Reali
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:51 am

    Hulio Baptista: Gjyqtaret favorizojne Interin dhe Juven


    Sulmuesi i Romës, Hulio Baptista, beson se gjyqtarët në këtë edicion të Serisë A po favorizojnë Interin dhe Juventusin. Deri në këtë pjesë të kampionatit, vendimet e diskutueshme të “xhaketave të zeza” kanë ndikuar dukshëm në rezultatet e ndeshjeve. Më të diskutuarat janë fitoret e Interit në fushën e Sienës dhe ato të Juventusit me Katanian dhe Atalantën. Baptista u shpreh se e gjithë vëmendja është përqendruar te zikaltërit e drejtuar nga Hoze Murinjo, ndërsa “Zonja e Vjetër” nuk po cenohet, pavarësisht se episodet flasin pro saj. “Për mendimin tim, kjo situatë nuk duhet të identifikohet vetëm me Interin. Kam parë katër raste të ndryshme kur është favorizuar Juventusi dhe secili prej tyre ishte i pabesueshëm”, tha braziliani për “Guerin Sportivo”. “Do të më pëlqente të kuptoja si mund të ndodhin këto gjëra. Gjatë gjithë karrierës sime nuk kam parë gabime të tilla. Nuk mendoj se gjyqtarët po trukojnë rezultatet e ndeshjeve të kampionatit, por gafa të këtij kalibri, që ndikojnë dukshëm në ndeshje, nuk ndodhin në asnjë Ligë tjetër”. Më tej, “Bisha” ka folur për sezonin me shumë ulje-ngritje të Romës, duke besuar se verdhekuqtë do të ngrihen në nivelet e mëparshme. “Jam i sigurt se mund të ngrihemi në nivelin e Interit. Tashmë që u rikthye qetësia, mund të synojmë vendet e para. Sezoni ynë u karakterizua nga dëmtimet e shumta. Duhet të tregohemi më të kujdesshëm në këtë aspekt. Besoj se mund ta mbyllim kampionatin në vendin e katërt”, përfundoi a
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:52 am

    Ibrahimovic, bisedime per kalimin te Barcelona



    Aventura e Zlatan Ibrahimoviç tek Interi duket pranë përfundimit. Pas zhgënjimit të radhës në Ligën e Kampioneve dhe dygolëshit kundër Fiorentinës gjatë fundjavës së kaluar, menjëherë pas ndeshjes ylli suedez deklaroi: “Edicioni i ardhshëm i Champions League? Të shohim…”.

    Eliminimi

    Kjo nuk ishte hera e parë që sulmuesi zikaltër duket i mërzitur për rezultatet e Interit në fushat evropiane, por këtë herë mesazhi është më i qartë: “Duhet të luajmë më mirë, pasi futbolli që praktikojmë mund të mjaftojë për Kampionatin Italian, por jo për Ligën e Kampioneve”. Një sinjal i qartë i faktit se 27-vjeçari ende nuk e ka kapërdirë eliminimin nga Mançester Junajted. Për një lojtar të kalibrit të tij, i cili aspiron “Topin e Artë”, këto rezultate kushtojnë shumë dhe ndikojnë në garën kundër yjeve të tjerë si Kristiano Ronaldo, Mesi apo Torres. Megjithatë, edhe Ibrahimoviç ka përgjegjësitë e tij, pasi nuk ka arritur të shënojë asnjë gol pas grupit kualifikues.

    Bisedimet

    Menaxheri i sulmuesit, Mino Raiola, ka filluar kontaktet me klubin e Joan Laportës dhe sipas spekulimeve në media, sinjalet e para janë mjaft pozitive. Ndërkohë, ende nuk kanë filluar bisedimet direkte me Interin, edhe sepse më parë pritet reagimi i presidentit Masimo Morati, rreth mundësisë se skuadra mund të humbasë lojtarin e saj më të mirë. Të dhënat, përse karriera e Ibrahimoviç mund të vazhdojë te Barcelona, janë të shumta. Suedezi nuk ka treguar asnjëherë ndonjë lidhje të fortë me ngjyrat që përfaqëson. Shembulli më i qartë është Juventusi: sapo bardhezinjtë u “kryqëzuan” nga skandali “Calciopoli”, Ibra ishte ndër të parët që e braktisi klubin. Më pas janë deklaratat e tij, që përkthehen si zhgënjim për mungesën e rezultateve të nivelit të lartë me potencialin që zotëron dhe sepse gjithmonë i zgjidh i vetëm ndeshjet. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, është ftohja e marrëdhënieve të klubit “blaugrana” me Eto‘o. Nëse kamerunasi largohet, Ibra është objektivi kryesor i Laportës: me suedezin përkrah Lionel Mesit në “Kamp Nou” do të krijohej sulmi më i fortë në botë. Nuk përjashtohet as shkëmbimi Ibrahimoviç-Eto‘o, pasi ky i fundit nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për Milanon. Mundësia se zikaltërit mund ta shohin veten pa lojtarin më të mirë, krijon jo pak shqetësime. Ibrahimoviç është njeriu rreth të cilit rrotullohet loja e Interit. Gjatë sezonit të kaluar, në mungesë të sulmuesit shtatlartë, skuadra e drejtuar në atë kohë nga Mançini rrezikoi të humbiste kampionatin. Largimi mund të jetë edhe goditja e “K.O.” për aventurën e ndërlikuar të Hoze Murinjos në Serinë A.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:07 am

    Van der Sar refuzon Holandën
    Portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, ka hedhur poshtë ofertën për t'u rikthyer në kombëtaren e Holandës dhe t'i ndihmojë asaj të kualifikohet për në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.

    Përzgjedhësi Bert van Marwijk ka deklaruar për mediat holandeze se e ka ftuar portierin e kampionit anglez për shkak të problemeve që kishte në pozitën e mbrojtësit të rrjetës, por ai nuk kishte pranuar.

    "E dija se si do të ishte përgjigja, por pavarësisht nga kjo e pyeta", ka deklaruar përzgjedhësi i Holandës.

    Van der Sar deklaroi se do të heqë dorë nga kombëtarja pas mbarimit të Euro 2008, por pranoi një festë dhe mori pjesë në muajin tetor në ndeshjet kualifikuese kundër Islandës dhe Norvegjisë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:07 am

    Agjenti hedh poshtë mundësinë e kalimit të Adrianos në Milan
    Agjenti i sulmuesit brazilian Adriano, thotë se ende nuk është momenti i duhur për negociata për kontratë të re me Interin dhe shton se kalimi në Milan nuk është opsion për ta.

    Adriano ka marrëveshje me nerazurët deri në vitin 2010 dhe edhe pse kishte deklaruar se të dyja anët do të fillojnë negociata për vazhdim të të njëjtës kontratë, ende nuk ka negociata konkrete.

    Mediat italiane këtë mëngjes kanë shkruar se Milani është duke analizuar mundësinë për të angazhuar brazilianin ndërsa Berlusconi prej kohësh ëshët tifoz i lojës së brazilianit.

    "A është i mundur kalimi i tij në MIlan? Unë jam tetë vjet me Adrin dhe gjithmonë kur kam ardhur në Itali dëgjoj të njëjtat gjëra. Por ne nuk shohim një zgjedhje të tillë", ka thënë agjenti i lojtarit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:08 am

    Rafael Benitez nënshkruan marrëveshje pesëvjeçare
    Rafael Benitez ka nënshkruar marrëveshje të re pesëvjeçare me Liverpoolin, duke iu dhënë fund spekulimeve disa mujore rreth të ardhmes së tij.

    Benitez më në fund i ka qëndruar besnik klubit që aktualisht drejton, ai ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare, e cila do ta mbajë atë në Anfield deri në vitin 2014.

    E ardhmja e Benitez me Liverpoolin ka qenë në dyshim që kur ai zbuloi në janar se kishte refuzuar ofertën e parë të klubit, por sonte klubi anglez ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me spanjollin.

    "Zemra ime është me Liverpoolin, andaj jam i ngazëllyer që nënshkruaj marrëveshje të re. E dua këtë klub, tifozët dhe qytetin, dhe me një klub të tillë dhe tifozë të tillë, kurrë nuk do të mund t'i thosha jo. GJithmonë e kam bërë të qartë se dua të jem këtu për një kohë të gjatë dhe kur ta kompletoj konbtratën, kjo do të thotë se kam kaluar më shumë se një dekadë në Liverpool.

    Kontrata e tij do të sjellë edhe një ngritje të të ardhurave të Benitez, që aktualisht merr 3 milionë funte në vit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:08 am

    Werder Bremen eliminon ekipin francez St Etienne
    Werder Bremeni pavarësisht se ka barazuar 2-2 në ndeshjen e sotme në udhëtim tek ekipi francez Saint-Etienne, është kualifikuar për në rundin e ardhshëm falë fitores në ndeshjen e parë.

    Ekipi gjerman udhëtoi në Francë me një gol epërsi nga ndeshja e parë (1-0), që mbase iu dha edhe më shumë kurajo për të luajtur një lojë më sulmuese.

    Gjermanët kaluan në epërsi të dyfishtë që në pjesën e parë të ndeshjes. Sebastien Prodl iu dha avantazhin mysafirëve që në minuën e gjashtë, ndërsa Claudio Pizarro dyfishoi rezltatin me golin e pestë të tij në garat evropiane këtë sezon.

    St Etienne, megjithatë, refuzoi të dorëzohet duke shënuar dy herë të tjera në pjesën e dytë për të barazur rezultatin. Yohan Benalouane shënoi golin e parë për francezët në minutën e 64-të, ndërsa Sebastien Grax barazoi në minutat shtesë të ndeshjes.

    Werder Bremen kështu eliminon ekipin francez me rezultat të përgjithshëm nga të dyja ndeshjet 3-2.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:08 am

    Cana në 1/8 e finales së Kupës UEFA
    Ekipi i mesfushorit shqiptar Lorik Cana, Olimpique Marseille, ka eliminuar ekipin e shqiptarit i cili aktivizohet për kombëtaren e Serbisë, Miralem Sulejmani, Ajax, për t'u kualifikuar në rundin e ardhshëm të Kupës UEFA.

    Marseille udhëtoi në Holandë me një gol epërsi, pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, i cili rezultat u neutralizua pas po thuaj gjysmë ore lojë, kur mesfushori Eyong Enoh shënoi golin e epërsisë për vendasit (33').

    Por gëzimi i holandezve nuk zgjati shumë, pasi mysafirët barazuan pas vetëm dy minutash me anë të sulmuesit Mahmadou Niang.

    16 minuta para fundit të kohës së rregullt ishte Miralem Sulejmani ai i cili shënoi për t'i dhënë epërsinë prej 2-1 ekipit vendas, që çoi edhe në lojë shtesë.

    Por francezët ishin më të përgatitur për minutat e tepërta duke shënuar një herë në portën kundërshtare me anë të mbrojtësit të huazuar Tyrone Mears, në minutën e 19-të të lojës shtesë.

    Barazimi 2-2 kualifikoi për në 1/8 e finales së Kupës UEFA ekipin e Lorik Canës me rezultat të përgjithshëm 4-3, edhe pse shqiptari nuk ishte pjesë e ekipit të sotëm. Për në rundin e ardhshëm tashmë është kualifikuar edhe Werder Bremeni.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:09 am

    Ronaldinho: Dëshiroj të luaj kundër Napolit
    Sulmuesi i Milanit, Ronaldinho, dëshiron të kthehet në fushë këtë fundjavë për t’u ndeshur me Napolin, pikërisht në San Paolo, në stadiumin e idhullit të tij, Diego Maradona.

    “Dëshiroj të luaj të dielën kundër Napolit në San Paolo, i cili është njëri nga pak stadiumet e mëdha ku nuk kam luajtur”.

    “Ka qenë stadiumi i idhullit tim të madh, Maradona. Ai ka qenë idhulli i krejt familjes sime kur isha fëmijë. Shtëpia jonë ishte përplot me fotografi të tij”, ka thënë braziliani për “Corriere dello Sport”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:09 am

    Trezeguet te Milan, Seedorf te Juventus?
    Sipas Calciomercatonews.com, Juventusi dhe Milani janë duke shqyrtuar mundësinë për të bërë një këmbim të David Trezeguet dhe Clarence Seedorf.

    Sulmuesit francez nuk po i shkojnë mirë gjërat me trajnerin e Juventusit, Claudio Ranieri, për shkak të disa kritikave që i ka bërë Trezegol në media, prandaj duket shumë pranë largimit nga Torino.

    Ndërkohë Milani ka nevojë për një qendërsulmues klasi si Trezeguet, duke llogaritur lëndimet e vazhdueshme të Marco Borriellos, prandaj Rossonerët me dëshirë do ta sakrifikonin mesfushorin Clarence Seedorf, për të fituar shërbimet e francezit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:09 am

    Drogba: Chelsea i dëshiron tre titujt
    Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, është i bindur se skuadra e tij këtë sezon mund ta fitojë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.

    Blutë aktualisht janë katër pikë prapa liderit Manchester United në Premier League, do të ndeshen me Arsenalin në gjysmëfinale të FA Cup, ndërsa janë në pritje të kundërshtarit të tyre në Ligën e Kampionëve.

    “Po kaloj momentet e mia më të mira të sezonit. Chelsea është në garë në të tria garat dhe ka fuqinë t’i fitojë të tria”, ka thënë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:10 am

    Laporta kërkon Unitedin në çerekfinale
    Sipas "El Mundo Deportivo", presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dëshiron që për kundërshtar të radhës në Ligën e Kampionëve t’i ketë kampionët në fuqi të Manchester United.

    Arsyeja që Laporta i dëshiron Djajtë e Kuq për kundërshtarë, është që t’iu hakmerret për eliminimin që ia shkaktuan sezonin e kaluar në gjysmëfinale.

    Gjithmonë sipas “El Mundo”, arsyeja tjetër që presidenti i Blaugranëve e dëshiron Unitedin është që t’i mbajë të përgatitur të zgjedhurit e Pep Guardiolas deri në fund të garës, pasi që po të ndesheshin kundër Villarrealit apo Portos, ata do të humbnin paksa në kualitet gjatë rrugës drejt finales.

    Përcaktimi i çerekfinalistëve dhe përzgjedhja për gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve, do të bëhet këtë të premte në Nyon të Zvicrës.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:10 am

    Ancelotti largohet nëse nuk ka përforcime
    Të mërkurën, menaxheri i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, deklaroi se klima aktuale ekonomike nuk do t’i lejojë Rossonerët që të shpenzojnë para në blerjen e lojtarëve të rinj gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa nëse ndodh kështu atëherë Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajner i kuqezinjve në të ardhmen.

    “La Gazzetta dello Sport” njofton se nëse nuk ka përforcime te Milanit në fund të këtij sezoni, atëherë Ancelotti mund të largohet në drejtim të Real Madridit.

    Mësohet se trajneri i Rossonerëve dëshiron së paku dy emra të mëdhenj në skuadër, një mbrojtës dhe një sulmues.

    Shënjestra kryesore e mbrojtjes thuhet të jetë qendërmbrojtësi i Chelseat, Alex, ndërsa njëri nga sulmuesit, ai i Barcelonës, Samuel Eto’o, ose ai i Arsenalit, Emanuel Adebayor, plotësojnë planet e Ancelottit në sulm.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:10 am

    Probleme në mbrojtje për Interin
    Para ndeshjes së fundjavës kundër Regginas, Interi përballet me probleme serioze në mbrojtje.

    “Corriere dello Sport” njofton se Nicola Burdisso dhe Ivan Cordoba janë të dyshimtë për këtë përballje, Marco Matterazzi ka nevojë edhe për një javë që të rikuperohet, ndërsa Walter Samuel mungon për shkak të kartonëve.

    I fundit që është lënduar është Christian Chivu, që lë të kuptohet se i vetmi mbrojtës në dispozicion është Nelson Rivas.

    Krahas Rivasit në mbrojtje pritet të tërhiqet mesfushori argjentinas Estebian Cambiasso.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:11 am

    Gigli: Trezeguet nuk është në shitje
    Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka mohuar spekulimet e fundit në lidhje me një largim të mundshëm të sulmuesit David Trezeguet, duke thënë se sulmuesi francez nuk është në shitje.

    “Mendoj se kjo çështje ka marrë fund me deklaratën e Blanc të shtunën. Të gjitha janë vetëm spekulime të mediave. Ai është njëri nga lojtarët tanë kryesorë dhe ai nuk do të largohet nga këtu”.

    “Jam takuar me Trezeguet të martën. Ai po stërvitej, ndërsa Ranieri po e përcillte. Ne duhet të përqendrohemi te fitoret dhe shpresoj që Trezeguet të stërvitet mirë dhe të jetë në dispozicion të trajnerit kur ai ta ftojë në ndeshje”, ka thënë Gigli për Affariitaliani.it.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 9:13 am

    Gattuso: Ne do ta mposhtnim sërish Unitedin
    Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, i cili ka fituar tifozë anembanë botës me fjalët e tija të drejtpërdrejta dhe me përkushtimin e madh që ka në fushë, duke qenë i pranishëm në hapjen e një qendre sportive për fëmijë në qytetin e tij të lindjes, Schiavonea, afër Cosenzas, ka folur për uljen e pagave, për pozitën e Milanit dhe për Ligën e Kampionëve.

    “Në kohë të këtilla, ulja e pagave mund të jetë një akt i domosdoshëm. Unë tashmë kam folur me Gallianin për këtë gjë dhe nëse klubi kërkon diçka nga unë, unë jam i gatshëm ta bëj”, është cituar mesfushori italian nga “Il Corriere dello Sport”.

    Duke folur për eliminimin e rivalëve të qytetit, Inter, nga Manchester Unitedi, Ringhio është përgjigjur: “Po të përballeshim me Mancheter Unitedin, ne do të fitonim. Liga e Kampionëve është gjithmonë e paparashikueshme, prandaj është jetësore për ne që të kthehemi në këtë garë”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 9:13 am

    Adriano kërkon rinovimin e kontratës
    Sipas të përditshmes sportive "Tuttosport", sulmuesi i Interit, Adriano, dëshiron ta zgjidh të ardhmen e tij tek Interi sa më shpejt që është e mundur.

    Kontrata aktuale e Perandorit skadon në qershor të vitit 2010, ndërsa drejtuesit zikaltër nuk dëshirojnë t’ia vazhdojnë kontratën, pasi që braziliani i është kthyer sërish zanatit të vjetër të ahengjeve.

    Agjenti i Adrianos, Gilmar Rinaldi, ka qenë të mërkurën në zyrat e Interit për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij, megjithatë Nerazzurët i kanë shtyrë për më vonë bisedimet me qëllim që të përcjellin veprimet e mëtutjeshme të sulmuesit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 9:13 am

    Gerrard: Kushdo që vjen do ta eliminojmë
    Të premten hidhet shorti për çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa simboli i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se skuadra e tij do ta mirëpresë cilëndo skuadër, pasi që Të Kuqtë nuk ia kanë frikën askujt.

    “Ne nuk ia kemi frikën askujt. Ne do ta mirëpresim këdo dhe më besoni se do ta tejkalojmë”.

    “Nëse më pyetni për faktorin ‘frikë’ në Ligën e Kampionëve, atëherë mendoj se shtatë skuadrat tjera duhet të shpresojnë që të mos ndeshen me ne”.

    “Megjithatë, unë e shikoj në atë mënyrë që herët a vonë ne duhet të përballemi me të gjithë më të fortit, prandaj nuk ka rëndësi kur do të luajmë kundër tyre, më herët ose më vonë”, ka thënë mesfushori anglez për “Belfast Telegraph”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 8:51 am

    Almunia i gatshëm në fundjavë
    Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, është i gatshëm të kthehet në ndeshjen e fundjavës të cilën Topçinjtë e zhvillojnë si mysafir i Newcastle United.

    Spanjolli mungoi në ndeshjen e mesjavës për Kupën FA, por të enjten është kthyer në stërvitje, ndërsa pritet që të shtunën stafi mjekësor i Arsenalit t’ia japë dritën e gjelbër për lojë.

    “Almunia mund të kthehet. Ai ka kaluar një seancë të mirë stërvitore gjatë ditës së sotme dhe duket se ai do të jetë në gjendje të luajë të shtunën”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, për “Arsenal TV Online”.

    Ndërsa sa i përket Eduardos dhe Fabregasit, Wenger ka pohuar se ata nuk pritet të jenë të gatshëm për lojë këtë fundjavë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 8:53 am

    Benitez: Nënshkrova për tifozët dhe familjen time
    Rafa Benitez ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Liverpoolin, ndërsa ka njoftuar se rol kryesor në vendimin e tij ka pasur familja dhe tifozët.

    “Jam shumë i lumtur për vete, për familjen time dhe shpresoj që tifozët të jenë të lumtur”.

    “Ishte një vendim shumë i lehtë për mua, sepse është i vetmi klub me të cilin dëshiroja të mbetem”, ka thënë Benitez për “The Liverpool Echo”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 8:53 am

    Chiellini dhe Nedved të gatshëm kundër Romës
    Përkundër listës së gjatë të lëndimeve, Juventusi ka arritur të menaxhojë rikuperimin e dyve nga lojtarët kryesorë, Giorgio Chiellini dhe Pavel Nedved, para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Romës.

    Roma dhe Juventus takohen të martën mbrëma në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ndërsa pas informatave të reja, trajneri Caludio Ranieri po frymon më lehtë.

    Chiellini iu nënshtrua një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjike në hundë dhe pritet të jetë në formacionin bazë të bardhezinjve, por mund të mbajë maskë mbrojtëse.

    Ndërsa Pavel Nedved, i cili u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, pritet të kthehet në mesfushë për t’i mbështetur Alessandro Del Pieron dhe Vincenzo Iaquintan në sulm.

    Juventusi është dëmtuar shumë nga lëndimet këtë sezon, ndërsa përveç lojtarëve të tjerë, kundër Romës mungojnë Amauri, Mauro Camoranesi, Mohammed Sissoko dhe Nicola Legrottaglie.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 8:54 am

    Diego: Në fund të sezonit largohem nga Werderi
    Pas spekulimeve të shumta për mesfushorin e Werder Bremen, Diego, braziliani ka njoftuar se këtë verë ai do të largohet drejt një skuadre më të madhe.

    “Mundësitë janë të mëdha që të largohem në verë. I kam kaluar tre vite këtu, ndërsa më kanë mbetur edhe dy të tjera në kontratë. Sido që të jetë, kam pranuar oferta të shumta dhe ka ardhur koha që t’i marr ato seriozisht”.

    “Tani për tani po mendoj vetëm për Werder Bremenin, ndërsa në maj do të takohem me agjentin tim për të marrë vendimet e duhura”.

    “Ëndrra ime është që ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe e di se me Werderin do të jetë vështirë të ndodh kjo. Janë disa klube të mëdha të cilat më kanë kontaktuar dhe nuk mund të shtirem kinse asgjë nuk ka ndodhur”, është cituar Diego nga “Corierre dello Sport”.

    Diego ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuar gjigantët evropianë, Juventus, Real Madrid dhe Inter.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 8:55 am

    Udinese eliminon kampionët
    Skuadra e Udineses është kualifikuar në çerekfinale të Kupës UEFA, pasi është treguar skuadër më e suksesshme përballë Zenit St Petersburgut në të dyja ndeshjet e zhvilluara, duke fituar me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.

    Takimi i zhvilluar të enjten mbrëma në Petrovsky Stadium ndërmjet, Zenit St Petersburgut dhe Udineses ka përfunduar me fitore minimale të skuadrës vendase.

    Ky gol i shënuar nga Anatoily Tymoschuk (34’), nuk mjaftoi që Zeniti të vazhdonte më tutje, pasi që ndeshja e parë e zhvilluar në Itali kishte përfunduar me fitoren prej 2-0 të Udineses.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:07 am

    Galata largohet nga Kupa UEFA
    Skuadra e Hamburgut ka shënuar fitore në stadiumin Ali Sami Yen, kundër Galatasarayt për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës UEFA.

    Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në Stamboll ndërmjet Galatasarayt dhe Hamburgut, ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultat 3-2.

    Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë përballë kundërshtarëve gjermanë, me golat e Harry Kewel (42’) nga pika e bardhë dhe Milan Baros, i cili shënoi porsa filloi pjesa e dytë (48’), mirëpo turqit nuk arritën ta mbanin rezultatin deri në fund të takimit dhe u dënuan nga skuadra mysafire.

    Dy gola të shpejtë të Jose Paolo Guerreros (57’ dhe 60’) sollën baraspeshën e takimit, rezultat me të cilin Hamburgu ishte i kualifikuar. Ndërkaq, Ivica Olic i dha fund çdo dyshimi për skuadrën e kualifikuar në çerekfinale, duke shënuar golin e tretë për Hamburgun (90’).
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:08 am

    Edhe PSG në çerekfinale
    Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në çerekfinale të Kupës UEFA, pasi ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Bragës.

    Takim i parë i zhvilluar në Francë përfundoi a gola, ndërsa në këtë ndeshje mjaftoi fitorja minimale e mysafirëve, e cila ua siguroi vizën për garat e mëtutjeshme.

    Të vetmin gol në ndeshje shënoi Guillaume Hoarau (81’), për t’ia siguruar skuadrës së tij çerekfinalen e Kupës UEFA dhe për të penguar zhvillimin e vazhdimeve.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:09 am

    City kualifikohet pas penalltive
    Pas një drame të zhvilluar të enjten mbrëma në takimin kthyes të vlefshëm për Kupën UEFA, ndërmjet Aalborgut dhe Manchester Cityt, skuadra nga Liga Premier e ka vazhduar garën në çerekfinale.

    Ndeshja e parë e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Mançester, përfundoi me fitoren e ‘pasanikëve’ me rezultat 2-0.

    Edhe në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në Stadiumin e Aalborgut, vendasit arritën që me dy golat e shënuar në minutat e fundit të kohës së rregullt (84’ dhe 90’), t’i sigurojnë vazhdimet, të cilat përfunduan me të njëjtin rezultat dhe mbeti që penalltitë ta vendosin fituesin.

    Pas ekzekutimit të penalltive, skuadra e Manchester Cityt u tregua më e saktë nga pika e bardhë duke fituar 4-3.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:10 am

    Puyol mungon kundër Malagas
    Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, do të mungojë në ndeshjen e tretë radhazi të Blaugranëve, pasi që dy javë më parë e lëndoi nyjën e majtë në përballjen kundër Athletic Bilbaos.

    Parashikimet e fillestare të mjekëve ishin që spanjolli do të mungonte tri javë, mirëpo ata shpresojnë që Puyol të jetë i gatshëm në përballjen e Spanjës kundër Turqisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

    Sipas “Sport”, mbrojtësi katalunas është kthyer të enjten në stërvitje, mirëpo kishte zhvilluar disa ushtrime të kufizuara, ndërsa nuk e kishte prekur aspak topin dhe ishte stërvitur ndaras nga bashkëlojtarët e tij.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:10 am

    Guardiola kërkon Higuainin
    Shtypi spanjoll ka spekuluar se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është duke e përcjellë sulmuesin e rivalëve të përbetuar të Real Madridit, Gonzalo Higuain.

    Sipas të përditshmes “Marca”, Guardiola dëshiron ta transferojë në Camp Nou sulmuesin e Los Blancos, pasi që trajnerit i pëlqen shumë teknika dhe aftësitë sulmuese të 21-vjeçarit.

    Higuain po kalon një formë shumë të mirë te Mbretërit, mirëpo përkundër kësaj e ardhmja e tij ende mbetet e pavendosur deri pas zgjedhjeve presidenciale te Reali.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:10 am

    Cech: Do të luajmë në finale të LK
    Portieri i Chelseat, Petr Cech, është i bindur se Blutë do ta përsërisin suksesin e sezonit të kaluar dhe do të arrijnë sërish deri në finale të Ligës së Kampionëve.

    “Pas dy gjysmëfinalesh dhe një finaleje (të humbur), mendoj se tash është koha që ta fitojmë Ligën e Kampionëve”.

    “Mendoj se do ta kemi mundësinë që të arrijmë sërish në finale këtë vit. Jam i bindur se mund të arrijmë deri atje ku arritëm sezonin e kaluar, por këtë herë jemi më kualitativ dhe dallojmë nga viti i kaluar”, është shprehur portieri çek.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:11 am

    Gerrard sërish në gjykatë
    Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, duhet të paraqitet në gjykatë gjatë të premtes për ta bërë deklaratën e tij në lidhje me incidentit që ndodhi në një lokal nate në dhjetor të vitit të kaluar.

    “Guardian” njofton se Gerrard do të paraqitet për të dytën herë në gjykatë (për herë të parë u paraqit në janar), si pasojë e përfshirjes në një rrahje.

    Simboli i Të Kuqve pritet të deklarohet ‘I Pafajshëm’ për të gjitha akuzat kundër tij.

    Gerrard do të gjykohet së bashku me gjashtë meshkuj të tjerë të cilët ishin të përfshirë në këtë incident.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:14 am

    Reali përgatit 70 milionë euro për Kaka
    Edhe pse ka deklaruar vazhdimisht se është i lumtur te skuadra e tij, superylli i Milanit Leite Kaka është vazhdimisht shënjestra kryesore e shumë skuadrave evropiane, të cilat ofrojnë para të mëdha për të siguruar shërbimet e tij.

    Lajmet më të reja vijnë nga Spanja, sipas të cilave Real Madridi është gati të bëjë një ofertë shumëmilionëshe për ta transferuar brazilianin në Bernabeu.

    Sipas “Sport”, pretendenti kryesor për president të Los Blancos, Florentino Perez, është duke përgatitur 70 milionë euro për ta rrëmbyer brazilianin nga San Siro, si dhe do t’i ofrojë një pagë që ka vlerën 12 milionë euro për sezon.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:15 am

    Çerekfinalja: Barcelona-Bayern, Man Utd-Porto, Chelsie-Liverpool...
    Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester United do të ndeshet në çerekfinalen e kësaj gare me fituesin e vitit 2004, Porto – derisa Liverpool do të përballet sërish me Chelsea. Barcelona ndërkaq do të ndeshet me ekipin gjerman Bayern Munich, ndërsa Villarreal me Arsenal.

    Manchester United ishte mposhtur nga Porto kur ky ekip portugez e kishte fituar këtë garë, në vitin 2004. Megjithatë anglezët synojnë të hakmerren dhe të mbrojnë titullin, për t’u bërë kështu ekipi i parë që ka arritur një gjë të tillë, që nga themelimi i Ligës së Kampionëve, në sezonin 1992/93.

    Fituesi i këtij derbi do të ndeshet me fituesin që del nga përballja Villarreal-Arsenal. Ekipi anglez duket së ka kaluar mjaft lehtë në këtë short - nëse merret parasysh fakti se, Villareal asnjëherë nuk është gjetur në finalen e kësaj gare të madhe të futbollit.

    Për dy ekipet të tjera angleze, Liverpool dhe Chelsea, historia po përsëritet. Këto dy ekipe kanë luajtur në tri gjysmëfinale gjatë katër edicioneve të fundit të kësaj gare. Fituesi i këtij derbi “lokal” do të ndeshet me fituesin e lojës Barcelona-Bayern München, të dy ekipe këto që kanë shënuar më se shumti gola në edicionin e sivjetmë të kësaj gare.

    Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të luhen më 7/8 dhe 14/15 prill, gjysmëfinalet më 28/29 prill dhe 5/6 maj, ndërsa finalja luhet në Stadiumin Olimpico, në Romë, më 27 maj.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 21, 2009 2:32 am

    Mourinho: Jam i nderuar që e trajnoj Zanettin
    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, e ka lëvduar kapitenin Javier Zanetti gjatë një feste të veçantë në fushën stërvitore të zikaltërve.

    “Është kënaqësi që pas të gjitha atyre ndeshjeve që ka zhvilluar ai për Interin, unë e kam nderin që ta udhëheq në disa ndeshje të tjera”.

    “Zannetti ka pasur shumë trajnerë në të kaluarën, prandaj është një nder që të jem trajner aktual i tij. Ai ka fuqi dhe karakter, dy karakteristika të cilat e dallojnë një lojtar”, ka thënë portugezi për “Il Corriere Dello Sport”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 21, 2009 2:33 am

    Hiddink: Duhet t’i mposhtim më të fortit
    Chelsea do të ndeshet sërish me Liverpoolin në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri i Bluve, Guus Hiddink, thotë se nëse dëshirojnë ta fitojnë trofeun, ata duhet t’i mposhtin më të fortit.

    “Liga e Kampionëve bëhet gjithnjë e më emocionuese sa më afër fundit që është”.

    “Nuk është me rëndësi se me cilën skuadër dëshirojmë ne të luajmë, por është me rëndësi që t’i mposhtim më të fortit për të dalë fitues, pa marrë parasysh a është Liverpooli, Manchester Unitedi apo Barcelona”.

    “Më treguan se Chelsea dhe Liverpooli kanë pasur shumë duele në kuadër të kësaj gare vitet e fundit. Këto përballje e tërheqin vëmendjen botërore dhe kjo është e mirë për futbollin”, ka thënë holandezi për “Sky Sports News”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 21, 2009 2:33 am

    Wenger: Nuk jemi favoritë
    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk i konsideron Topçinjtë favoritë në përballjet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit.

    “Nuk e di nëse Arsenali është favorit, dhe kjo nuk ka shumë rëndësi. Unë besoj se në momentin kur fillon ndeshja nuk ka favoritë”.

    “Mundësitë janë 50/50. E njohim Villarrealin nga gjysmëfinalja e vitit 2006 dhe kemi një përvojë me ta”.

    “Suksesi ynë do të varet nga paraqitja e skuadrës si edhe nga lojtarët të cilët do t’i kemi në dispozicion”, ka thënë Wenger.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Sat May 18, 2024 11:14 pm