Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:31 am

    Secco: Amauri dhe Giovinco do të qëndrojnë
    Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, thotë se Amauri dhe Sebastian Giovinco nuk do të largohen nga Zonja e Vjetër.

    Këto ditë është përfolur për një transferim shokues të Amaurit te Milani, ndërsa sensacioni bardhezi Giovinco lidhet me një këmbim të mundshëm me Antonio Cassanon te Sampdoria.

    “Ne jemi të kënaqur me performancat e Amaurit dhe ai është i lumtur me skuadrën. Po ashtu edhe Giovinco është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, dhe ata të dy do të mbeten”, ka thënë Secco.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:31 am

    Mourinho: Do ta bind Ibran të qëndrojë
    Trajneri i Interi, Jose Mourinho, thotë se Zlatan Ibrahimovici nuk do të largohet nga skuadra zikaltër, dhe se ai do të kujdeset që sulmuesi të qëndrojë.

    Javët e fundit janë përhapur spekulime të shumta të cilat e lidhin ish-sulmuesin e Juves me një transferim të mundshëm në La Liga, ndërsa trajneri portugez do të mundohet ta pamundësojë këtë transferim.

    “Do ta bind Ibtahimovicin që të qëndrojë tek Inter. Në vitin 2003 e binda Decon të qëndrojë te Porto dhe i premtova se do ta fitojmë Ligën e Kampionëve një vit më pas”.

    “Ibrahimovici është i motivuar për t’u larguar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe unë mund ta kuptoj frustrimin e tij. Megjithatë mendoj se ai duhet ta shfrytëzojë këtë zhgënjim për t’u shpallur golashënuesi më i mirë në Serie A”, ka thënë Mourinho për “Sky Sport Italia”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 10:47 am

    Ekipet angleze të interesuara për Forlan
    Agjenti i sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Forlan, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit të klientit të tij në Premierligë në fund të këtij sezoni.

    Spekulohet se uruguaiani është cak i Manchester Cityt që është i alarmuar nga sezoni i shkëlqyeshëm i sulmuesit, i cili deri tash ka shënuar 19 gola për Atletico Madrdidin në La Liga.

    Forlan edhe më herët ka qenë pjesë e Premierligës, por nuk arriti t’i tregojë kualitetet e tija në fanellën e Manchester United.

    “Kam pranuar thirrje telefonike nga disa klube të mëdha nga Evropa, të cilët kanë pyetur për situatën, por nuk mund t’i zbuloj emrat e tyre. Përgjigja ime është gjithmonë e njëjta. Atletico Madrid duhet të përgjigjet në këtë”, ka thënë agjenti i lojtarit.

    “Diego ka një sezon të shkëlqyeshëm dhe është i lumtur në Madrid, por pas fundit të sezonit do të jemi në një pozitë më të mirë për ta vlerësuar situatën. Forlan mund të ketë një rol të madh edhe në Angli”, ka shtuar agjenti.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 10:47 am

    Gourcuff në radarin e Realit?
    Mediat franceze përcjellin lajmin se mesfushori i Bordeaux, Yohan Gourcuff, është caku i ri i klubit mbretëror, Real Madrid.

    Gourcuff, i cili ende është në pronë të Milanit, këtë sezon është i huazuar në radhët e ekipit francez Bordeaux, ku francezi është një lider dhe po shkëlqen.

    Bordeaux do të mund ta blejë kartonin e Gourcuff nëse paguan shumën e caktuar para fundit të afatit kalimtar. Por për shërbimet e të riut janë të interesuar edhe shumë ekipe evropiane, mes të tjerave edhe Bayern Munich.

    Shkrimet e fundit në mediat franceze e lidhin mesfushorin me një kalim në kampionatin spanjoll, tek Real Madridi.

    L’Equipe ka shkruar se Gourcouf dhe babai i tij gjatë vikendit ishin takuar me agjentin Alain Migliaccio, i cili ka raporte të mira me Realin, ku është diskutuar mundësia e kalimit të tij tek kampioni i Spanjës.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 10:47 am

    Benitez do të ofrojë 20 milionë funte për Robben?
    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i gatshëm të provojë shansin për të marrë shërbimet e anësorit të Real Madridit, Arjen Robben.

    Siç shkruan Daily Star, Benitez është duke planifikuar t’i ofrojë 20 milionë funte Real Madridit që të heqë dorë nga shërbimet e ish-anësorit të Chelseat.

    Robben ka qenë jo edhe aq kontribuues për Realin këtë sezon (gjatë kohës sa ka qenë i rikuperuar) dhe mbetet në dyshim nëse ai do të mund të arrijë kulmin e formës së tij.

    Megjithatë Benitez është i gatshëm të rrezikojë.

    A do të mund ta ri-gjente veten më mirë Robben në Liverpool dhe a do të përshtatej tek kjo skuadër? Jepni mendimin tuaj!
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 24, 2009 5:50 am

    Giggs: Fati ende është në duart tona
    Edhe pas dy humbjeve radhazi kapiteni i Manchester United, Ryan Giggs, e din se titulli i Premierligës ende qëndron në duart e tyre.

    “Sigurisht se jemi të zhgënjyer me rezultatin. Pas humbjes së vikendit të kaluar, dëshiruam të dalim dhe të bëjmë një paraqitje të mirë”, ka thënë Giggs për televizionin e klubit.

    “Ne nuk e bëmë këtë në pjesën e parë, pasimet tona ishin të dobëta dhe lëvizjet nuk ishin aq të mira. Thjesht nuk mund t’ia dilnim, ritmi a nuk ishte e mirë”.

    “Të pranosh gol dhe të mbetsh me 10 lojtarë, duhej të funksiononim më ndryshe. Në pjesën e ditë luajtëm më mirë. Krijuam disa raste, por portieri i tyre bëri disa mbrojtje të mira. Nëse ndonjë përpjekje do të kishte përfunduar me gol, ndoshta mund të kishim fituar”, ka shtuar Giggs.

    “Disa prej djelmoshave do të udhëtojnë me kombëtaret e tyre. Shpresojmë se nuk do të kemi lëndime dhe të rikthehemi në formën tonë kundër Aston Villas”, ka përfunduar Giggs.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 24, 2009 5:50 am

    Mourinho nderohet me titullin e doktorantit
    Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, është nderuar me titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Lisbonës, ku ai ka diplomuar në edukatë fizike dhe sport para më shumë se 20 vitesh.

    “Nuk jam i sigurt se e meritoj këtë titull. Jam i befasuar. Mbase jam një burim krenarie për fakultetin, por unë e kam ndjekur karrierën pa menduar shumë për gjërat”, ka thënë Mourinho.

    Duke veshur një kostum gri por pa kravatë, 46-vjeçari është mbuluar me një fustan të zi dhe një shirit me medaljon është vendosur rreth qafës së tij gjatë ceremonisë formale.

    Universiteti ka thënë se kjo është një mirënjohje për suksesin e tij profesional.

    Mourinho udhëhoqi Porton për të fituar Kupën UEFA në vitin 2003 dhe Ligën e Kampionëve një vit më pas, para se të kalojë në Premierligë ku fitoi dy tituj të ligës me Chelsean (2004/05 dhe 2005/06).
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 24, 2009 5:50 am

    Buffon: Interi e meriton pozitën e parë
    Interi gjendet në krye të tabelës në Serie A me shtatë pikë diferencë nga Juventusi, ndërsa portieri bardhezi, Gianluigi Buffon, pohon se zikaltrit e meritojnë vendin e parë në tabelë.

    “Tash për tash Interi meriton të jetë i pari, sepse edhe në momentet e vështira ata arritën t’i fitojnë ndeshjet me lehtësi. Ashtu si u ndodh të gjitha skuadrave të mëdha, edhe ata e patën një pjesë të fatit në anën e tyre”.

    “Shpresoj që Juventusi ta fitojë së paku një trofe këtë vit. Titulli i Kampionatit është shumë i rëndësishëm, por duket aq i largët. Ndërsa Kupa e Italisë është një trofe që mund ta fitojmë më lehtë”, ka thënë Gigi për “Sky”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 24, 2009 5:51 am

    Napoli kërkon Borriellon
    Trajneri i porsaemëruar i Napolit, Roberto Donadoni, e dëshiron në skuadër sulmuesin e lënduar të Milanit, Marco Borriello, mirëpo ky i fundit nuk dëshiron të mendojë për të ardhmen e tij.

    Borriello pati një sezon të shkëlqyer te Genoa një sezon më parë, ndërsa që nga kthimi në San Siro ka pasur probleme të shumta me lëndime duke mos arritur t’i tregojë kualitetet e tija me Rossonerët, derisa ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë ka deklaruar se e pëlqen lojën e sulmuesit të Milanit.

    “Borriello është një lojtar i cili më pëlqen, një lojtar me vlerë, të cilin do të kisha dashur ta kem në skuadër”, ka thënë Donadoni.

    Ndërkohë agjenti i tij ka refuzuar të flasë për të ardhmen e Borriellos, duke pohuar se ai do ta respektojë marrëveshjen me Rossonerët.

    “Është ende herët të flasim për të ardhmen, edhe pse në futboll gjithçka është e mundur. Marco ka marrëveshje me Milanin dhe dëshiron të jetë pjesë e klubit, sepse këtë sezon nuk ka mundur të luajë aspak për shkak të lëndimeve”, ka thënë agjenti i Borrielos, Tulio Tinti.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 24, 2009 5:51 am

    Eto'o golashënuesi i pestë i të gjitha kohërave te Barca
    Dy golat e sulmuesit kamerunas, Samuel Eto'o, kundër Malagas të dielën mbrëma, e kanë regjistruar atë në historinë e Barcelonës.

    Eto’o është ngritur në kuotën e 123 golave në ndeshjet zyrtare për Barcelonën duke u bërë kështu golashënuesi i pestë më i mirë i të gjitha kohërave për Blaugranët.

    Kamerunasi është transferuar te Barcelona në vitin 2004, pas një formë të shkëlqyer që tregoi te Real Mallorca, ndërsa që kur veshi fanellën e katalunasve është bërë njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 24, 2009 5:51 am

    Carragher: Fitorja ishte një mesazh për titull
    Mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se Manchester Unitedi ka filluar ta ndjejë kërcënimin për titull, pas ngushtimit të diferencës në vetëm një pikë.

    Carragher pranon se titulli është ende në duart e Djajve të Kuq, pasi ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, mirëpo është i bindur se Liverpooli do të jetë aty për të pritur gabimin e radhës të liderit.

    “Fitorja jonë padyshim që ka përcjellë mesazh drejt Unitedit dhe Chelseat”.

    “Po të kishim humbur pikë ndaj Aston Villas, humbja e Unitedit nga Fulhami nuk do të kishte rëndësi. Ndërsa tani Unitedi do ta kuptojë se e kanë të rrezikuar titullin”.

    “Jemi të vetëdijshëm se titulli është ende në duart e Manchester Unitedit, mirëpo po mundohemi të shkaktojmë sa më shumë presion”, ka përfunduar Carragher.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 24, 2009 5:52 am

    Richards i lënduar nga mospërfshirja në përfaqësuese
    Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards, ndjehet i lënduar që nuk është ftuar në përfaqësues e Anglisë nga trajneri Fabio Capello.

    Richards nuk e ka veshur fanellën e Tre Luanëve që nga koha kur trajner ishte Steve McClaren, ndërsa Capello ka rezerva për disiplinën mbrojtëse të 20-vjeçarit.

    “Kam luajtur 11 ndeshje për Anglinë dhe mendoj se kam luajtur mirë. Isha pa fat pasi që u lëndova në momentin e gabuar dhe e kam pasur vështirë të kthehem në formë”.

    “Por forma dhe besimi im janë kthyer sërish. Po tregoj futboll të mirë dhe më duket se jam duke lutur pë
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Mar 24, 2009 5:52 am

    Milani e kërkon Kanouten
    Mediat spanjolle njoftojnë se skuadra e Milanit dëshiron shërbimet e sulmuesit të Sevillas, Frederic Kanoute.

    Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, ndërsa më herët janë përmendur emrat e Emmanuel Adebayor (Arsenal) dhe Samuel Eto’o (Barcelona).

    Mëngjesin e sotëm, “AS” ka njoftuar se kuqezinjtë janë të interesuar ta transferojnë në San Siro sulmuesin nga La Liga, Frederic Kanoute

    “AS” pohon se Adebayor dhe Eto’o vazhdojnë të mbetën në shënjestër të Milanit, por duke llogaritur shanset shumë të vogla për transferimin e tyre, Rossonerët janë orientuar kah Kanoute, të cilit i përfundon kontrata me Sevillan në vitin 2010.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:40 am

    NBA: Suns vazhdojnë serinë e fitoreve
    Phoenix Suns ka shënuar fitoren e pestë radhazi duke mposhtur ekipin vendas të Denver Nuggets me rezultat 118-115.

    Grant Hill shënoi pikët më të larta, 23, për Suns, që çojnë në 39 numrin e fitoreve (31 humbje), tre më pak se vendi i tetë i Konferencës Perëndimore ku gjendet Dallas Mavericks, pozita e fundit që dërgon në play-off.

    Shaquille O'Neal kontribuoi me 19 pikë dhe shtatë kërcime në këtë fitore.

    Carmelo Anthony udhëhoqi te Denver me 29 pikë, Chauncey Billups shënoi 20 pikë, derisa Nuggets regjistruan humbjen e 26-të të sezonit (45 fitore).
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:41 am

    Moratti: Nuk do të më bënin keq €100m për Ibran
    Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i hapur ta shesë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic për 100 milionë euro.

    Edhe pse trajneri Jose Mourinho dhe drejtori sportiv i Nerazzurëve, Ernesto Paolillo, kanë deklaruar se njeriu kryesor i zikaltërve nuk do të largohet nga Giuseppe Meazza, presidenti Moratti ia ka hapur derën sulmuesit duke ia caktuar çmimin.

    “Nuk do t’i refuzoja 100 milionë euro për Ibrahimovicin”, ka thënë Moratti për “Il Corriere Dello Sport”.

    Për më shumë, presidenti zikaltër ka deklaruar se nuk është i nevrikosur me Ibrahimovicin, sepse ai ka dhënë shumë për skuadrën, dhe se nuk mund ta imagjinojë të ardhmen pa të. Por, nëse ai dëshiron të largohet atëherë Interi do ta lëshojë për një shumë të konsiderueshme parash.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:42 am

    Galliani është sulmuar nga tifozët e Milanit
    Besohet se sulmi i mbi zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani, të dielën në Napoli është shkaktuar nga tifozët e skuadrës së tij.

    Të dielën është thënë se një grup tifozësh napolitanë e kanë sulmuar veturën e Gallianit, mirëpo gazeta “Il Riformista” njofton se pikërisht një grup tifozësh të Milanit e kanë sulmuar zëvendëspresidentin e tyre.

    Duket se tifozët kuqezi nuk janë të kënaqur me performancat e Milanit dhe me situatën aktuale të skuadrës së tyre të zemrës këtë sezon, duke mos qenë në garë për asnjë trofe, dhe e konsiderojnë pikërisht Gallianin si fajtor për mosblerjen e lojtarëve të duhur.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:42 am

    Torres kërkon fitore ndaj Turqisë
    Sulmuesi i Liveproolit, Fernando Torres, të shtunën rikthehet në Bernaneu me plotë vetëbesim se kombëtarja e Spanjës do të mund të shënojë fitore ndaj kombëtares së Turqisë.

    Spanjolli është një prej pesë lojtarëve të Liverpoolit i cili është në përbërjen e kombëtares së Spanjës për dy ndeshjet e radhës kundër Turqisë.

    Ndeshja e parë mes dy kombëtareve zhvillohet të shtunën në stadiumit e Real Madridit, ndërsa në ndeshjen tjetër Spanja do të udhëtojë në Turqi më 1 prill.

    “Ndjehem mirë dhe i gatshëm pas lëndimeve të mia të mëhershme. Nuk duhet të mendojmë se gjithçka është e sigurt, por besoj se Spanja mund të nxjerr rezultatin e duhur në duel me Turqinë, që do të na çojë më afër kualifikimit për bë Botërorin 2010”, ka thënë Torres.

    Spanja është e para në grupin 5 derisa Turqia në anën tjetër është e dyta e renditur në grup.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:42 am

    Abramovich dëshiron yllin e CSKA, Zhirkov
    Chelsea do të tentojë të sjellë në radhët e veta yllin e CSKA Moskës Yuri Zhirkov, si rekomandim nga menaxheri i klubit, Guus Hiddink.

    Daily Star shkruan se menaxheri i përkohshëm i bluve tashmë ka hapur rrugën për klubin të paguajë rreth 15 milionë funte për të sjellë në Stamford Bridge 25-vjeçarin Zhirkov, i cili ka qenë i rregullt në kombëtaren ruse nën drejtimin e Hiddink.

    Pronari i klubit, Roman Abramovich, raportohet se i vlerëson ekstremisht shumë pikëpamjet e Hiddink dhe është i gatshëm të pranojë çdo sugjerim të holandezit.

    “Ai ka qenë tepër i impresionuar nga Hiddink dhe dëgjon me vëmendje çdo gjë që ai ka për të thënë”, ka thënë një burim i afër me miliarderin rus.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:43 am

    Gerrard: Nuk jam më i miri
    Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka qeshur në thëniet se ai është lojtari më i mirë në botë.

    “Është shumë e këndshme dhe më bën të qesh kur njerëzit flasin mirë për lojën time dhe se si paraqitem. Por nuk pajtohem me atë se jam mesfushori më i mirë në botë. Ka shumë lojtarë fantastik të mesfushës dhe është shumë mirë të flitet për këta lojtarë”, thotë Gerrard.

    “Lojtarët që më pëlqejnë tash luajnë në Barcelona. Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Xavi. Ata janë lojtarë që vërtet më ngazëllejnë dhe mendoj me veten se ata janë në një nivel tjetër në krahasim me futbollistët tjerë”.

    “Sigurisht se Cristiano Ronaldo në Manchester United është po ashtu një lojtar i mirë, edhe pse më lëndon kur e them sepse ai është rival. Mendoj se edhe ne jemi me fat që e kemi Fernando Torres”, ka shtuar më tej anglezi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:43 am

    Zenit interesohet për Adrianon
    E ardhmja e sulmuesit brazilian Adriano tek kampioni i Italisë, Interi, vazhdon të mbetet e pasigurt, derisa për shërbimet e tij i interesuar është edhe fituesi i Kupës UEFA, Zenit St Petersburg.

    Tuttosport shkruan se sulmuesi brazilian i ka thënë agjentit të tij, Gilmar Rinaldi, se ai është duke menduar largimin nga Interi.

    Rinaldi ia ka përcjellë lajmin edhe drejtorit të Interit, Marco Branca, si dhe faktin se disa klube rivale janë të interesuara për sulmuesin.

    Në mesin e të interesuarve është edhe klubi rus Zenit St Petersburg, që tashmë ka rënë në kontakt me Rinaldin dhe është shprehur i gatshëm të transferojë brazilianin.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:43 am

    Ferdinand zgjedh Vidicin për lojtar të vitit
    Rio Ferdinand mendon se partneri i tij në mbrojtjen e Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, duhet të shpallet lojtari më i mirë në Ligën Premier këtë sezon.

    “Mendoj se ai duhet të shpallet lojtari i vitit këtë sezon, ai e meriton këtë epitet”.

    “Zakonisht lojtarët e sulmit favorizohen më shumë për trofe personale, prandaj mendoj se do të ishte një ndryshim pozitiv që të shpallej një mbrojtës këtë vit”.

    “Para disa vitesh John Terry është shpallur lojtari më i mirë i vitit, mirëpo të rrallë janë mbrojtësit që e kanë fituar këtë trofe”, ka thënë Ferdinand për “Sky Sports News”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:44 am

    Ajax mohon kalimin e Van Basten në Milan
    Menaxheri i klubit Ajax, David Endt, beson se Marco van Basten do ta respektojë marrëveshjen me klubin dhe nuk do të kalojë në Milan në sezonin e ardhshëm.

    Ish-lojtari i Milanit, Marco van Basten, është lidhur me pozitën e trajnerit të Milanit si zëvendësim për Carlo Ancelottin, nëse ky i fundit largohet nga ekipi Italian në fund të sezonit.

    “Nuk besoj se Van Basten mund të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit. Jam i bindur se ai do të qëndrojë tek ne, ka marrëveshje katërvjeçare dhe një projekt teknik i cili duhet të respektohet dhe implementohet”, ka thënë Endt.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:44 am

    Seedorf: Edhe një trofe të LK
    Edhe pse e ka fituar katër herë titullin e Ligës së Kampionëve, mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, dëshiron ta ngrejë edhe njëherë trofeun para se ta përfundojë karrierën e tij si futbollist.

    “Pasi ta fitoj titullin e pestë të Ligës së Kampionëve, do ta përfundoj karrierën si futbollist, ose eventualisht do të luajë edhe një vit pas”.

    “Titulli i pestë i Ligës së Kampionëve është ëndrra ime. Është e vetmja ëndërr që e kam për ta realizuar”.

    “Dëshiroj të arrij edhe në nj finale, ta fitojë edhe një trofe, dhe pastaj mund ta shikoj karrierën time dhe të them se kam kaluar një rrugë të bukur”, ka thënë holandezi për “La Repubblica”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:45 am

    Veron: Messi është më i miri në botë
    Edhe një tjetër lojtar iu është bashkëngjitur zërave të cilat pohojnë që Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, dhe ky është bashkëkombësi i tij Juan Sebastian Veron.

    “Tani për tani, Messi është lojtari më i mirë në botë dhe kur ekziston një lojtar që i ka këto karakteristika, është e zakonshme që të gjithë mundohen të luajnë si ai”.

    “Dy vitet e fundit ai është pjekur mjaft si lojtar, sepse ka fituar shumë përvojë”, ka deklaruar Veron për “TyC Sports”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:45 am

    Iniesta: Shpresoj të rikuperohem sa më shpejtë
    Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, të martën ka udhëtuar në Madrid për t’iu bashkëngjitur skuadrës së Përfaqësueses spanjolle, edhe pse ai pritet të mungojë në ndeshjet e kombëtares së tij për shkak të lëndimit.

    24-vjeçari u lëndua në ndeshjen e fundjavës që shkoi kundër Malagas në La liga dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për dy javë.

    “E kisha patjetër të vija sepse unë jam grumbulluar me Përfaqësuesen. Kemi folur për lëndimin dhe shpresoj të rikuperohem sa më shpejtë që është e mundur”.

    “Jam i zemëruar për këtë lëndim. Do ta kem vështirë të qëndroj si spektator. Megjithatë shpresoj të rikuperohem shpejt dhe të jem i gatshëm të luaj për Barcelonën në Primera Division dhe në Ligën e Kampionëve”, është shprehur spanjolli për “Las Rozas”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:45 am

    Tottenhami ofron €11m për Militon
    Skuadra nga Liga Premier, Tottenham Hotspur, është duke përgatitur një ofertë prej 11 milionë eurosh për sulmuesin e Genoas, Diego Milito.

    “The Sun” njofton se trajneri i Spursave, Harry Redknapp, ka qenë në Itali të dielën për ta përcjellë ndeshjen Genoa-Udinese, ku Milito ishte njëri nga golashënuesit.

    Milito ka qenë shënjestër e Tottenhamit edhe kur Spursat i udhëhiqte, tash trajneri i Realit, Juande Ramos, mirëpo ata kishin refuzuar të paguanin 15 milionë euro, sa kërkonte asokohe Real Zaragoza.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:46 am

    Moratti takohet me agjentin e Agueros
    Mediat italiane njoftojnë se këto ditë agjenti i Sergio Agueros do të takohet me presidentin e Interit, Massimo Moratti.

    “Corriere dello Sport” njofton se Jose Segui, agjenti i sulmuesit të Atletico Madridit, tashmë ka arritur në Evropë dhe ka aranzhuar takim me presidentin e Nerazzurëve.

    Sulmuesi argjentinas është në shënjestër të zikaltërve qe disa muaj dhe konsiderohet si njëri nga lojtarët kryesorë, të cilin Moratti dëshiron ta transferojë në Giuseppe Meazza.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:46 am

    Drogba i hapur për t’i filluar bisedimet me Chelsean
    Agjenti i Didier Drogbas, Thierno Seydi, thotë se klienti i tij dëshiron t’i fillojë bisedimet për vazhdimin e kontratës me Chelsean.

    Drogba ishte afër largimit nga Blutë gjatë kohës kur Luiz Felipe Scolari ishte trajner, për shkak të raporteve të këqija me brazilianin.

    Mirëpo që nga ardhja e Guus Hiddink, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë po i kthehet formës së tij. Prandaj 30-vjeçari është shprehur i gatshëm që të heqë dorë nga klubet tjera për të qëndruar në Satmford Bridge.

    “Ai është i lumtur sërish, po luan mirë dhe është kthyer në formë. Golat e shënuar tregojnë se ai po kënaqet me futbollin. Nëse Chelsea bën një ofertë të re për vazhdimin e kontratës, ne do ta shqyrtojmë dhe do të vendosim për të ardhmen”, ka thënë Seydi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:46 am

    Lippi do të startojë me tre sulmues
    Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka vendosur që ndeshjen e të shtunës kundër Malit të Zi ta fillojë me tre sulmues, Fabio Quagliarella, Antonio Di Natale dhe Vincenzo Iaquinta.

    Sportmediaset.it njofton se Lippi ka vendosur për njëmbëdhjetëshin bazë me të cilën do ta fillojë ndeshjen kundër Malit të Zi të shtunën në Podgoricë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2010.

    Formacioni i mundshëm i Italisë (4-3-3): Gianluigi Buffon- Gianluca Zambrotta, Fabio Cannavaro, Giorgio Chiellini, Fabio Grosso- Angelo Palombo, Daniele De Rossi, Andrea Pirlo- Fabio Quagliarella, Antonio Di Natale dhe Vincenzo Iaquinta.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 6:47 am

    Ancelotti takohet me Perez
    Njoftohet se trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, është shumë afër Real Madridit, pasi ka pasur një drekë pune me pretendentin kryesor për president të Mbretërve, Florentino Perez.

    “Tuttosport” njofton se Perez dhe Ancelotti janë takuar javën e kaluar në Gjenevë, me ç’rast Perez i ka bërë Ancelottit një ofertë tre vjeçare, me një pagë pre 15 milionë eurosh në vit, por me kusht që t’ua ktheje shkëlqimin Los Merengues në Evropë.

    Për më shumë, burime pranë Perez pohojnë se kandidati potencial për president të Realit është duke përgatitur të shpenzojë 300 milionë euro për të sjellë në Bernabeu emra të tillë si Kaka, Cristiano Ronaldo, Steven Gerrard dhe Karim Benzema.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:38 am

    Lala: Duam fitore kundër Hungarisë
    Kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala, në një intervistë për sportiven shqiptare Sporti Shqiptar, ka thënë se barazimi nuk do ta kënaqte atë dhe se kombëtarja do të kërkojë tri pikë nga ndeshja e radhës kundër Hungarisë.

    Në ndeshjen e parë kundër Hungarisë, të vlefshme për kualifikimet në Botërorin 2010, Shqipëria pësoi me rezultat 2-0 në fushë mysafire, por Lala thotë se kombëtarja kishte bërë një paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e parë, pavarësisht humbjes.

    “Nëse do t’i referohemi takimit të parë, mund të them se vetë hungarezët (po citoj ish-shokun tim të skuadrës, Hustin) e kanë pranuar që në pjesën e parë ne kemi luajtur më mirë dhe mund të kishim shënuar dhe fituar ndeshjen”, thotë kapiteni Lala.

    “Hungaria ka dy lojtarë shumë të mirë, Hustin dhe Hajnal, pa harruar edhe një futbollist të PSV Eindhovenit, që luan në krahun e majtë. Në përgjithësi do të thosha se nuk janë më lart se ne, prandaj duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi që të kapim vendin e dytë”.

    Në pyetjen nëse barazimi do të ishte një rezultat i pranueshëm, mesfushori i Hannoverit ka thënë se ‘barazimi mund të pranohet si gjysma e të keqes’.

    “Barazimi gjithmonë nuk të kënaq, sepse ky sistem tripikësh nuk është se të ngre shumë në tabelë. Megjithatë, barazimi mund të pranohet si gjysma e së keqes”, ka shtuar mesfushori shqiptar.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:39 am

    Krkic mendon vetëm për Barcelonën
    Sulmuesi i Barcelonës, Bojan Krkic, ka hedhur poshtë spekulimet se ai mund të largohet në fund të sezonit, duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Nou Camp.

    “Largimi nuk më ka kaluar nëpër mendje, pasi besoj se shanset e mia do të vijnë me kohë”, ka thënë Krkic.

    “Mendoj se mund të garoj me këta lojtarë dhe mund të jem në një ekip të nivelit të Barcelonës. Jam në shtëpi, këtu e kam klubin tim, familjen time, miqtë e mi. Askund tjetër nuk mund të jetë kaq mirë”, ka shtuar i riu spanjoll.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:42 am

    Eduardo në formë të mirë
    Pas rikuperimit nga lëndimi i tmerrshëm i këmbës, sulmuesi i Arsenalit, Eduardo da Silva, është rikthyer në formë të plotë dhe duket i gatshëm të aktivizohet për kombëtaren kroate.

    Braziliani me nënshtetësi kroate është i gatshëm për ndeshjen e ardhme ndaj Andorrës, të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2010.

    “Ai duket perfekt. Ai vërtet është i shkëlqyeshëm në çdo aspekt, fizikisht dhe teknikisht. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, luan si gjeni”, ka thënë ndihmës-trajneri i Kroacisë, Nikola Jurcevic.

    “Ai është rikthyer atje ku ishte. Nuk ka asnjë gjurmë të lëndimit dhe asnjë shenjë se ai ka kaluar një periudhë të gjatë jashtë fushe dhe padyshim se do të përmirësohet edhe më tej”, ka shtuar kroati.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:42 am

    Skrtel shpreson në rrëshqitje të Manchesterit
    Mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Skrtel, beson se klubi i tij do të mund ta tejkalojë diferencën ndaj Manchester United, duke shpresuar se kampioni në fuqi do të rrëshqasë edhe në ndeshjet e ardhshme.

    Të kuqtë aktualisht mbeten një pikë prapa liderit të tabelës, por United ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Skrtel beson se presioni që bën Liveprooli është duke e çorientuar ekipin e Sir Alex Ferguson dhe se gjërat do të ndryshojnë edhe më tej në të mirë të ekipit të tij.

    “Ata janë edhe në Ligën e Kampionëve. Ka edhe shumë pikë për tu mbledhur dhe megjithëse ata e kanë edhe një ndeshje ndaj Portsmouth pa zhvilluar, nuk do ta kenë të lehtë këtë”, ka thënë Skrtel.

    “Shpresoj se ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në formë, dhe se ata do të gabojnë dhe ne do të ngrihemi mbi ta në tabelë”, ka shtuar sllovaku.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:42 am

    NBA: Orlando rrëzon Bostonin
    Orlando Magic ka bërë një hap të madh duke siguruar pozitën e dytë në Konferencën Lindore, pasi ka mposhtur Boston Celtics me rezultat të ngushtë 84-82.

    Dwight Howard dominoi me 24 pikë dhe 21 kërcime, derisa Magic forcuan kreun e Divizionit Juglindor për të dytin sezon radhazi dhe rrëzuan Celtics nga pozita e dytë e Konferencës Lindore.

    Orlando, 53 fitore dhe 18 humbje, qëndron para Bostonit, 54 fitore dhe 19 humbje, falë një humbjeje më pak dhe përqindjes më të mirë të fitoreve, kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund.

    Pierce shënoi 19 nga 26 pikët e tij në pjesën e dytë, por humbi një tropikësh në çastet e fundit, duke humbur kështu edhe rastin për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Ray Allen shënoi 16 pikë për kampionin në fuqi,

    Rashard Lewis shënoi 21 pikë për Orlandon.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:43 am

    Robinho: Më lehtë të luhet për Brazilin se për Cityn
    Robinho ka dalë në mbrojtje të formës së tij tek Manchester City, por ka pranuar se më lehtë bën paraqitje të mira në fanellën e Brazilit se në fanellën e Manchester Cityt.

    “Vërtet i jam përkushtuar klubit tim. Ndonjëherë e pyes veten pse luaj më mirë për Brazilin se sa për Cityn. Unë kam dëshirë të luaj për të dyja, por Manchester City është një ekip tjetër, ndërsa kombëtarja është tjetër”, ka thënë Robinho.

    “Jo se dua të tregoj mos-respekt për lojtarët e Cityt, të cilët vërtet janë të mirë, por të luaj këtu me Kaka dhe Ronaldinho, vërtet është më ndryshe. Këtu luaj mirë, por besoj se luaj mirë edhe në Manchester City. Tashmë kam shënuar 11 gola”, ka shtuar braziliani.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:43 am

    Capello këshillon Rooneyn të disiplinohet
    Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, shpreson se kartoni i kuq në ndeshjen përballë Fulhamit do ta paralajmërojë Wayne Rooneyn të jetë më i disiplinuar.

    Capello në stërvitjet e djeshme të kombëtares angleze i është drejtuar Rooneyt me fjalët ‘i çmendur’ dhe e kishte pyetur se pse e qëlloi shenjën në këndin e fushës pas kartonit të kuq të marrë.

    “Çfarë mendove kur e godite flamurin në kënd? Ti je një i çmendur, njeri i çmendur”, citohet t’i ketë thënë Capello sulmuesit anglez para bashkë-lojtarëve të tij.

    Pastaj përzgjedhësi e kishte ndarë Rooneyn mënjanë dhe e kishte këshilluar se në të ardhmen nuk duhet t’i lejojë vetes një mos-disiplinë të tillë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:43 am

    Inter do të tentojë të arrijë tek Eto’o përmes Maxwell
    Mediat italiane shkruajnë se Interi do të përpiqet ta angazhojë sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’о duke përfshirë në ofertë mbrojtësin e majtë Maxwell.

    Që të dy lojtarët kanë marrëveshje me klubet e tyre të cilat skadojnë në vitin 2010 dhe kanë paralajmëruar zgjidhjen e rasteve pas fundit të sezonit.

    Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Barcelona dëshiron që sezonin e ardhshëm ta ketë në radhët e veta David Villan, së bashku me mesfushorin Frank Ribery.

    Nëse kjo ndodh, sigurisht se Samuel Eto’o do të kërkojë të provojë fatin në ndonjë klub tjetër, edhe pse kamerunasi po kalon një sezon të shkëlqyeshëm tek Barcelona ku është golashënuesi më i mirë këtë sezon.

    Sportmediaset.it shkruan se Interi do të përpiqet ta shfrytëzojë një situatë të tillë për t’i ofruar Eto’os të transferohet në Giuseppe Meazza.

    Jose Mourinho tashmë ka paralajmëruar se është duke bërë plane për sezonin e ardhshëm në drejtim të krijimit të një Interi edhe më të fuqishëm. Eto’o është në krye të listës së dëshirave të portugezit.

    Spekulohet se nerazurët do të përpiqen ta përfshijnë në marrëveshje edhe Maxwell, i cili është dëshirë e liderit të La Ligës, duke tentuar kështu ta zvogëlojnë shumën për transferimin e Eto’o.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:43 am

    Arshavin kërkon nga Arsenali të fokusohet në top katërshen
    Sulmuesi rus Andrey Arshavin thotë se Arsenali duhet më shumë të shqetësohet për të përfunduar në mesin e top katër ekipeve këtë sezon, se sa të ëndërrojë për të fituar ligën.

    “Nëse i fitojmë tetë ndeshjet e radhës ne ende kemi shanse të fitojmë Premierligën. Do të përpiqemi ta bëjmë këtë, por vetëm koha do të tregojë se sa reale kjo është për ne. Liverpooli ka luajtur një futboll fantastik së fundi, por është sërish Manchester United favoriti për të fituar titullin”, ka thënë rusi.

    “I vetmi klub që mund ta pengojë këtë mendoj se është Chelsea. Lufta për të mbetur në top katërsh mendoj se është më e rëndësishme për ne. Aston Villa ka pasur një periudhë jo të mirë, por ky ekip ka luajtur me të gjithë liderët me të cilët Arsenali tash do të duhet të përballet”, ka shtuar Arshavin.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:44 am

    Scolari: Do të pensionohem në Brazil
    Menaxheri i shkarkuar i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, thotë se në fund të karrierës së tij si trajneri ai dëshiron të kthehet në Brazil, tek klubi ‘i zemrës’, Gremio.

    Scolari ka vazhduar të qëndrojë në Londër edhe pas shkarkimit të tij dhe është lidhur me një numër klubesh të Premierligës.

    Por 60-vjeçari dëshiron një rikthim emocional në Gremio, klubin e tij të qytetit nga Porto Alegre, me të cilin klub fitoi gjashtë trofe brenda tre vitesh (1993-1996).

    “Dua ta përfundoi karrierën në Gremio. Është klubi im, të cilin gjithmonë e kam dashur që si fëmijë dhe ku kam pasur dy periudha të suksesshme. Por ende nuk e kam idenë se kur do të mund të pensionohem”, ka thënë Scolari.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:44 am

    Benitez kërkon mbrojtësin e Valencias, Albiol
    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është duke përgatitur ofertë të vlefshme 10 milionë funte për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Valencias, Raul Albiol.

    Daily Mail shkruan se ish-menaxheri i Valencias do të ketë rreth 30 milionë funte në disponim për të nënshkruar gjatë afatit kalimtar të verës dhe në listë përveç Albiol, 23-vjeçar, përfshihen edhe mesfushori i Aston Villas, Gareth Barry, dhe anësori i Tottenhamit, Aaron Lennon.

    Albiol vlerësohet se kushton afro 18 milionë funte, por Benitez beson se ai do të mund ta marrë lojtarin për gjysmën e shumës që kërkon klubi i tij.

    “Nëse do të largohem nga Valencia, kjo do të jetë për një klub të madh. Premierliga do të ishte perfekt”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.

    E, cili klub do të ishte më i mirë për një spanjoll përveç Liverpoolit?!
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:44 am

    Milani do të provojë edhe një herë të transferojë Adebayorin
    Milani sërish është duke analizuar mundësinë për të sjellë në radhët e veta sulmuesin e Arsenalit, Emmanuel Adebayor.

    Corriere dello Sport shkruan se pronari i klubit, Silvio Berlusconi, është duke u përgatitur të harxhojë plot 25 milionë funte për të sjellë në Itali gjatë verës sulmuesin e Togos.

    Milani ishte shumë afër Adebayor edhe gjatë verës së kaluar, por derisa Carlo Ancelotti dëshironte një sulmues të qendrës, Berlusconi insistoi në Ronaldinhon, dhe kështu edhe ndodhi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:45 am

    Agjenti i Ibrahimovic: Kush nuk e dëshiron Barcelonën?
    Agjenti i Zlatan Ibrahimovic thotë se sulmuesi i Interit do të analizojë mundësinë për të luajtur në Barcelona nëse në drejtim të tij vjen një ofertë nga klubi spanjoll.

    “Cili lojtar nuk e dëshiron Barcelonën? Barça gjithmonë ka qenë një klub i mrekullueshëm, klub i cili është më shumë se një institucion”, ka thënë Mino Raiola.

    “Sot ata luajnë një futboll shumë spektakolar, kanë një grup të gjerë fansash dhe është një qytet fantastik. Është e qartë se lojtarët e mëdhenj e duan Barcelonën”, ka shtuar agjenti i Ibrës.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:45 am

    Ronaldinho mund të përfundojë tek City
    Drejtuesit e Manchester Cityt janë duke vazhduar të monitorojnë situatën e Ronaldinhos tek Milani dhe mund të bëjnë përpjekje për të sjellë atë në Eastlands në fund të sezonit.

    Lojtari nuk po arrin të gjejë vend në formacionin e parë të Carlo Ancelottit dhe transferimi në Angli ose rikthimi i tij në Brazil janë opsionet më të favorshme për ish-lojtarin më të mirë në botë.

    Vëllai dhe agjenti i Ronaldinhos, Roberto de Assis, pritet të udhëtojë në Milan këto ditë për bisedime me drejtuesit e rosonerëve.

    Ronaldinho e din se largimi i tij nga Milani këtë verë do të bëjë shumë bujë, por ai nuk mund të pranojë një rol të rezervistit.

    Manchester City është favorit për të marrë shërbimet e brazilianit, pas negociatave që lojtari dhe agjenti i tij kanë zhvilluar verën e kaluar me klubin anglez.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:45 am

    Lampard: Capello thotë vetëm atë që dëshiron
    Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, është i lumtur që do të luajë në një rol tjetër nën drejtimin e menaxherit të kombëtares angleze, Fabio Capello.

    “Mënyra se si punon Capello është shumë autoritative. Menaxherët e tjerë ju pyesin se si duhet bërë kjo dhe si duhet ajo, derisa ai na tregon vetëm atë çfarë ne duhet të bëjmë”, ka thënë Capello.

    “Jam duke luajtur një rol tjetër në ekip. Është më shumë një pozicion bllokues, derisa Steven është kërkuar të luajë më në të majtë, por të jemi të sinqertë kjo funksionon”, ka thënë Lampard.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:45 am

    Dëmtohet portieri i kombëtares, Arjan Beqaj
    Njëshi i kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, ka pësuar një dëmtim të rëndë në shpatull gjatë seancës së sotme stërvitore.

    Lëndimi është aq serioz sa do ta mbajë portierin kosovar jashtë fushe jo vetëm për ndeshjen e të shtunës ndaj Hungarisë, por edhe për atë përballë Danimarkës katër ditë më vonë.

    Siç shkruan Sporti Shqiptar, portieri ka nxjerrë nga vendi shpatullën, por megjithatë nuk ka pasur ndonjë thyerje apo krisje.

    Në vend të Beqajt në dy ndeshjet e ardhshme portën kuqezi pritet ta mbrojë Isli Hidi, i cili ishte në portë edhe në ndeshjen e kaluar me Maltën.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:46 am

    Alonso: Nuk kam kontaktuar me Perez
    Javët e fundit spekulohet se mesfushori i Liverpoolit, Xabi Alonso, është njëri nga lojtarët kryesorë në listën e kandidatit potencial për president të Real Madridit, Florentino Perez.

    Mirëpo, Alonso ka deklaruar se ai nuk ka kontaktuar me askënd në lidhje me transferimin e mundshëm në Santiago Bernabeu.

    “Nuk më pëlqen t’i komentoj spekulimet. Por dua të them se nuk kam pasur asnjë kontakt me Florentino Perezin”, u ka thënë spanjolli gazetarëve gjatë stërvitjes së të enjtes me përfaqësuesen e Spanjës.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:46 am

    Calderon do të garojë për president?
    Njoftohet se presidenti i larguar i Real Madridit, Ramon Calderon, do të jetë njëri nga kandidatët për president të Los Blancos gjatë zgjedhjeve këtë verë.

    Të enjten “Marca” e kishte cituar Calderonin të ketë deklaruar se ai tashmë “nuk është askush” te Los Merengues, mirëpo njoftimet më të reja pohojnë se Calderon do ta përgatisë kandidaturën për ta marrë sërish udhëheqjen në Bernabeu.

    Qëllimi kryesor i Calderon është që (nëse shpallet president) ta pastrojë emrin e tij pas skandalit në lidhje me manipulimin e votave për presidencën paraprake dhe të dëshmojë se ai ende e ka mbështetjen e tifozëve të Real Madridit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:47 am

    Del Bosque: Mungesa e Iniestas prish planet e Spanjës
    Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, do të mungojë në ndeshjet kualifikuese të Spanjës kundër Turqisë, si pasojë e lëndimit, ndërsa trajneri Vicente del Bosque ka pranuar se mungesa e tij është një goditje e rëndë për 'La Seleccion'.

    “Lëndimi i Iniestas përmbys të gjitha planet tona. Nuk duhet të harrojmë se ai është një lojtar i cili i ndihmon mbrojtjes, e hap lojën, krijon raste, madje mund ta vendos lojën me një lëvizje të vetme”.

    “Ndeshja kundër Turqisë do të jetë e komplikuar, mirëpo ne jemi të bindur për fitore. Fatmirësisht, të gjithë lojtarët janë të përkushtuar ndaj Përfaqësueses dhe atyre iu pëlqen të luajnë për Spanjën”, ka thënë Del Bosque për “Onda Cero” dhe “Radio Marca”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:47 am

    Liverpooli ofron €16m për Silvan
    Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është duke përgatitur një ofertë prej 16 milionë eurosh për të tentuar transferimin e mesfushorit të Valencias, David Silva, gjatë afatit kalimtar veror.

    Trajneri i Të Kuqve ka kërkuar shërbimet e Silvas edhe gjatë verës së kaluar, mirëpo çmimi i lartë që kërkoi Valencia (26.5 milionë euro) bëri që ai të hiqte dorë nga spanjolli.

    Ndërsa tani duke llogaritur borxhet e mëdha që kanë Los Che, Benitez mendon se mund ta transferojë 23-vjeçarin në Anfield për një shumë më të vogël parash.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Wed May 01, 2024 3:31 pm