Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Shqipëri, rritja ekonomike 9.9 %

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 30
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Shqipëri, rritja ekonomike 9.9 % Empty Shqipëri, rritja ekonomike 9.9 %

    Post by FooSe Fri Dec 19, 2008 2:34 am

    Shqiptarët këtë vit kanë qenë thuajse 10 për qind më të pasur në vlerë nominale. Të paktën kështu tregohet nga shifrat e Institutit të Statistikës, sipas të cilave, rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ishte 9.9 % në tre-mujorin e tretë të 2008-s.

    Shqiptarët këtë vit kanë qenë thuajse 10 për qind më të pasur në vlerë nominale. Të paktën kështu tregohet nga shifrat e Institutit të Statistikës, sipas të cilave, rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ishte 9.9 % në tre-mujorin e tretë të 2008-s.

    Sipas INSTAT-it, një nga kontribuuesit më të mëdhenj në rritjen e PBB-së vjetore për këtë 3-mujor, ka qenë postë-telekomunikacioni, i cili ka pasur rritjen më të madhe me 13%.

    “Aktiviteti bujqësor u rrit me 0.1 për qind në tremujorin e tretë të 2008-s, krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë është rritur me 2.6 për qind”, - thuhet në dokumentin zyrtar të nxjerrë për publikim nga INSTAT-i.

    Një nga sektorët me rritjen më të madhe për këtë tremujor ka qenë ndërtimi, i cili ka pësuar rritje prej 19.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007.

    Specialistët e INSTAT-it thanë se ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës ka qenë kontribuuesi kryesor i këtij sektori. Këto janë rezultatet paraprake, pasi drejtues të Institutit të Statistikave thanë se shifrat do t’i nënshtrohen ripunimit.

    Surpriza

    Rritja vjetore e PBB-së në masën 9.9% për tre-mujorin e tretë të këtij viti është konsideruar si surprizë, megjithëse drejtuesit e qeverisë kanë deklaruar më herët se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë dyshifrore. Vetë përfaqësues të FMN-së, një muaj më parë thanë se parashikimet e rritjes ekonomike për këtë vit janë në të njëjtat nivele të vitit të kaluar prej 6 përqindësh.

    “Për arritjen e këtyre rezultateve është bërë një punë e gjatë dhe këmbëngulëse e stafit të Llogarive Kombëtare në asistencë të plotë nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

    Eksperti i FMN-së, ka punuar ngushtësisht në INSTAT për një kohë të gjatë dhe intensive”, - tha dje në prezantim Ines Nurja, drejtoreshë e INSTAT-it, duke konfirmuar se këto shifra janë miratuar edhe nga institucioni financiar. Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, në një prononcim për Balkan Insight, tha se nuk mendonte që ky parashikim ishte i saktë, pasi parashikimi i mëparshëm i FMN-së është 6%.

    “Nuk ka ndodhur gjë, një ndryshim i tillë ngjan me një automjet, i cili ndryshon shpejtësinë nga 60 në 100 kilometra në orë dhe ne do ta vinim re”, - tha Cani për Balkan Insight. Në të shkuarën qeveritë kanë përdorur statistikat, duke raportuar rritje të kënaqshme të rritjes ekonomike, shifra të cilën janë korrigjuar më vonë.

      Current date/time is Tue May 07, 2024 3:11 am