Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Rritja ekonomike e Shqipërisë do të bjerë me 1 pikë

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Rritja ekonomike e Shqipërisë do të bjerë me 1 pikë Empty Rritja ekonomike e Shqipërisë do të bjerë me 1 pikë

    Post by FooSe Wed Nov 26, 2008 3:10 am

    Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike prej 5 % gjatë vitit që vjen dhe jo 6 % siç ka parashikuar qeveria shqiptare.

    . BERZH ka publikuar të dhënat për ekonomitë e të gjitha vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore për rritjen ekonomike të tyre që prej vitit 2006. Pak kohë më parë në lidhje me rritjen e ekonomike të vendit tonë hodhi dyshime edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili tha se vendi nuk ka mundësi të ketë 6 % rritje ekonomike vitin që vjen.

    Fondi tha se Shqipëria do ta ketë të vështirë të kapë nivelin e 4 %. Tani është Banka Evropiane për Zhvillim, një investitor mjaft i rëndësishëm, i cili paraqet të dhëna që rrëzojnë deklaratat e qeverisë shqiptare dhe të ministrit shqiptar të Financave në veçanti.

    Në të vërtetë, një prej këshilltarëve të kryeministrit tha pak ditë më parë se rritja ekonomike e vendit mund të shkojë deri në 12 %, duke dëshmuar ajrin e rëndë që ndan realitetin nga të dhënat e këtyre zyrtarëve. Vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia apo edhe Bosnjë-Hercegovina do të mund të ruajnë për vitin që vjen të njëjtin nivel të rritjes ekonomike që kanë këtë vit.

    Kështu, Mali i Zi, sipas BERZH, do të rritet ekonomikisht me 5 % për vitin 2009, Maqedonia do të rritet me 4,7 % dhe Bosnjë-Hercegovina do të rritet me 4,5 %. I vetmi vend që do të ulë me 1 pikë përqindje ekonominë e tij vitin që vjen do të jetë Shqipëria.

      Current date/time is Tue May 28, 2024 5:05 pm