Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Gjobat në komunikacion, tani pagesa në vend përmes Raiffeisen Bank

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 30
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Gjobat në komunikacion, tani pagesa në vend përmes Raiffeisen Bank Empty Gjobat në komunikacion, tani pagesa në vend përmes Raiffeisen Bank

    Post by FooSe Tue Dec 16, 2008 2:44 am

    “Ligji mbi komunikacion kërkon që qytetarët eventualisht gjobat e tyre t’i paguajnë në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk kemi pasur atë mundësi. 'Raiffeisen' e ka një ofertë që të instalojë nëpër stacionet tona policore disa pajisje që i ofrojnë qytetarëve pagesat e menjëhershme”, tha ministri Pajaziti. Sipas tij, marrëveshja lehtëson edhe kryerjen e shërbimeve tjera, por do të ketë edhe lehtësira për kredi të mundshme për policinë etj.

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe “Raiffeisen Bank” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do t’iu mundësojë qytetarëve të bëjnë menjëherë pagesat e gjobave, dhe do të ndihmojë në ngritjen e efikasitetit të Policisë së Kosovës në kryerjen e veprimeve të saja.

    Ministri Zenun Pajaziti vlerësoi se institucionet e Kosovës kanë nevoja të mëdha për shërbime të ndryshme në përputhje me legjislacionin e ri dhe me arritjen e marrëveshjes në fjalë do të ketë lehtësira në kryerjen e disa shërbimeve.

    “Mendoj se ky është një fillim i mirë me 'Raiffeisen', në të mirë të pjesëtarëve të policisë dhe qytetarëve. Ne, po ashtu, do të kemi bashkëpunim edhe me asociacione dhe institucione tjera financiare e bankare”, ka thënë ministri Pajaziti.

    Ndërkaq, kryesuesi i Bordit Menaxhues të “Raiffeisen Bank” në Kosovë, Bogdan Merfea tha se marrëveshja do t’u mundësojë policëve të kryejnë punën sa më mirë, ndërsa qytetarëve lehtësira në kryerjen e shërbimeve të ndryshme.
    “Do të ketë lehtësira për të gjitha palët që janë të përfshira në këtë sektorë, si për MPB, policinë e qytetarët, por edhe për vetë bankën tonë”, tha Marfea.

      Current date/time is Wed May 08, 2024 6:29 am