Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Kriza nuk rrezikon Raiffeisen International

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Kriza nuk rrezikon Raiffeisen International Empty Kriza nuk rrezikon Raiffeisen International

    Post by The End Thu Nov 06, 2008 3:56 pm

    Kriza financiare globale ka dominuar krejtësisht në tregun bankar ndërkombëtar gjatë tremujorit të tretë, gjë e cila ka rrezikuar shumë institucione financiare.

    Por edhe përkundër kësaj krize, efektet e së cilës janë ndier në mënyrë indirekte edhe nga Raiffeisen International, rezultatet e arritura kanë mbetur në nivel rekord.

    Bazuar në një njoftim zyrtar të bankës profiti i konsoliduar në nëntëmujorin e këtij viti është rritur për 37.7% duke arritur në 861.5 milionë euro ndërsa totali i bilancit të gjendjes është rritur për pothuajse 20 përqind dhe ka arritur në 87.3 miliardë euro.

    Sa i përket kthimit në kapital sipas raportit të bankës ai vazhdon të mbetet i qëndrueshëm me një rritje prej 25.4% ndërsa raporti shpenzime/të hyra është përmirësuar për 54.6%.

    Banka po ashtu ka raportuar se numri i klientëve është rritur në 14.6 milionë ndërsa numri prej 3,168 degë bankare mundësojnë që Raiffeisen International të ketë rrjetin më të madh të degëve dhe nëndegëve në rajonin e Evropës Qendore dhe Lindore.

    Në njoftimin zyrtar të bankës po ashtu thuhet, se të gjitha të dhënat janë të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).

    Me këtë rast Herbert Stepic, Drejtor i përgjithshëm in Raiffeisen International është shprehur se përformanca e bankës në rrethana që kanë qenë shumë të vështira, tregon se modeli i biznesit që ata bëjnë u mundëson të jenë të suksesshëm edhe atëherë kur ballafaqohen me probleme të mëdha ekonomike.

    ”Ajo çka ne posaqërisht e vlerësojmë është se profiti ynë i konsoliduar gjatë tremujorit të tretë është vetëm pak më i ulët se shifra rekorde që e kemi vendosur për tremujorin e kaluar, edhe përkundër nivelit të lartë të humbjes së provizioneve të kredive”, tha Martin Grüll, Drejtor i Financave në Raiffeisen International. /Telegrafi/

      Current date/time is Sun May 19, 2024 5:19 pm