Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Deficiti i lartë tregtarë vazhdon

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Deficiti i lartë tregtarë vazhdon Empty Deficiti i lartë tregtarë vazhdon

    Post by LibiDinho Thu Dec 11, 2008 9:23 am

    Vendet ku më së shumti realizohet eksport janë: Maqedonia me 33 për qind, Shqipëria me 30 për qind dhe Serbia me 14 për qind. Prej 5 deri në 10 milionë eksporte janë realizuar në Greqi, Itali e Slloveni. Vazhdojnë të eksportohen më së shumti mbeturinat e hekurit rreth 49 për qind, produktet minerale 10 për qind, dhe ushqime dhe pije 9 për qind, etj.

    Ndonëse ka shënuar rritje nga viti në vit për rreth 2.5 për qind, eksporti mbulon vetëm rreth 6 për qind të importit me vendet e CEFTË-s, kurse më pak se 6 për qind me vendet e tjera. Për nëntë muajt e parë të këtij viti, eksporti i përgjithshëm kap shumën rreth 74 milionë euro, prej të cilave, rreth gjysma vetëm në vendet anëtare të CEFTË-s. Këto të dhëna i paraqiti përfaqësuesi i Doganës së Kosovës, Bedri Abdyli.

    Drejtoresha e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Mimoza Kusari – Lila, vuri në dukje se Kosova është i vetmi vend në rajon që zbaton TVSH në shërbime. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po bën përpjekje të vazhdueshme për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të tregtisë, me qëllim që produktet kosovare të plasohen edhe në tregjet e jashtme, tha Hafiz Gara, drejtues i Agjencisë për standardizim në MTI.

    Ndërkaq, Izer Arifi nga MTI-ja, tha se institucionet kanë krijuar rregullativë ligjore për stimulim të eksportit, por ende mbetet për t’u bërë në këtë drejtim. Burimet e deficitit tregtar mund të mbulohen nga dërgesat nga jashtë, investimet e jashtme dhe nga komuniteti i donatorëve, tha Hajdar Korbi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

    Ndërkohë, pjesëmarrësit theksuan se përmes një bashkëpunimi më të mirë në mes të institucioneve dhe organizatave të biznesit, mund të mbrohet prodhimtaria vendore, por edhe të stimulohet eksporti.

      Current date/time is Sun May 12, 2024 3:23 pm