Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Fullani: Po vuajmë nga deficiti i shkëmbimeve tregtare

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Fullani: Po vuajmë nga deficiti i shkëmbimeve tregtare Empty Fullani: Po vuajmë nga deficiti i shkëmbimeve tregtare

    Post by MBerisha Fri Nov 28, 2008 9:13 am

    Ekonomia shqiptare vazhdon të vuajë nivelet e larta të deficitit në shkëmbimet tregtare. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, vetëm për tremujorin e tretë të këtij viti, ky tregues është rritur me 1.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Gjatë këtij tremujori, ai arriti vlerën e 22.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, nga 21.6 për qind që ishte vitin e kaluar.

    Duke numëruar faktorët që ndikojnë në thellimin e këtij deficiti, Fullani tha se zgjerimi i deficitit tregtar i detyrohet në një masë të madhe faktorëve të përkohshëm dhe përkeqësimit të termave të tregtisë, si pasojë e shtrenjtimit të çmimit të produkteve energjetike dhe të ushqimeve në tregjet botërore.

    “Importi i kategorisë ‘minerale, lëndë djegëse dhe energji’, ku përfshihen dhe karburantet, përfaqëson 20.6 për qind të importit të përgjithshëm.

    Duke përjashtuar importet e kësaj kategorie, rritja vjetore e importit të mallrave do të ishte 13.1 për qind, ndërsa raporti i deficitit tregtar ndaj prodhimit të brendshëm bruto, do të vlerësohej në masën 18.7 për qind”, - shtoi Fullani, duke bërë të ditur hapësirën që sektori i energjisë ka në totalin e importeve shqiptare.

    Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, guvernatori bëri të ditur edhe uljen e ritmit të kreditimit për individët nga bankat.

    “Ritmi i rritjes së portofolit të kredisë për individët, është reduktuar në 41.0 për qind, nga 67.7 për qind që ishte për vitin 2007, si pasojë e frenimit të ritmeve të rritjes vjetore të kredisë konsumatore”, - tha Fullani.

    Ulja e ritmit të kreditimit për individët, vjen edhe për pasojë të shtrëngimit të kritereve të kredidhënies për individët nga bankat e nivelit të dytë.

      Current date/time is Sun Apr 28, 2024 2:56 am