Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    KEK falënderon punëtorët për rezultatet e arritura

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    KEK falënderon punëtorët për rezultatet e arritura Empty KEK falënderon punëtorët për rezultatet e arritura

    Post by LibiDinho Wed Dec 10, 2008 2:54 pm

    Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka falenderuar punëtorët e kompanisë për punën e zellshme dhe të palodhshme të treguar kohën e fundit, ku ka ardhur deri tek shumë rezultate rekorde.

    Bazuar në një njoftim zyrtar të KEK-ut, kompania tashmë ka rritur inkasimin në 120 milionë euro për 11 muaj, humbjet janë zvogëluar me afro 6 për qind, ndërsa puna e palodhshme e punëtorëve të Departamentit për Prodhimin e Qymyrit ka bërë që eksploatimi i qymyrit të arrijë në nivele rekorde, duke krijuar rezerva pranë termocentraleve që mjaftojnë për muaj të tërë.

    "Falë angazhimit maksimal të punëtorëve është mundësuar furnizim pa reduktime me energji elektrike gjatë tri ditëve të fundit, me përjashtim të disa daljeve ku ka pasur prishje në rrjetin e distribuimit dhe ku sistemi i transmisionit të KOSTT-it nuk ka pasur mundësi ta transmetojë atë

    Tutje kompania ka njoftuar se ekipet e mirëbmajtjes të Korporatës kanë bërë punë të jashtëzakonshme në sanimin sa më të shpejtë të prishjeve, të cilat për shkak të motit të ligë kanë qenë mbi 100.

    "Për të evituar prishjet, punëtorët kanë larguar edhe qindra metra dru, të cilat era e fortë i kishte rrëzuar mbi telat e tensionit të lartë, siç ishte rasti me daljen 10kV Rugova. Ndërsa, pjesa më e madhe e prishjeve janë sanuar brenda ditës"

    Me këtë rast menaxhmenti i KEK-ut ka konstatuar se vetëm me angazhim maksimal të punëtorëve dhe me përgjigjen e konsumatorëve në pagesën e faturave të energjisë elektrike dhe evitimin e keqshfrytëzimit të saj mund të arrihet objektiva e përbashkët, që është furnizim pa ndërprerje me energji elektrike. /Telegrafi/

      Current date/time is Mon May 27, 2024 4:45 pm