Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Punëtorët marrin 1 milion euro

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Punëtorët marrin 1 milion euro Empty Punëtorët marrin 1 milion euro

    Post by MBerisha Wed Nov 26, 2008 8:54 am

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), sot ka bërë shpërndarjen e 20 përqindëshit edhe për dy Ndërmarrje Shoqërore, për të cilat ishte marr vendimi final i Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme.

    Ndërmarrjet për të cilat është bërë shpërndarja e 20 përqindëshit janë Ndërmarrja Shoqërore EXIMKOS nga Prishtina ku kanë përfituar 110 punëtorë, si dhe Ndërmarrja Shoqërore FAN nga Podujeva ku kanë përfituar 420 punëtorë.

    Shuma e përgjithshme e shpërndarë për këto dy ndërmarrje është 997,983€ dhe kjo shumë është transferuar sot në BSPK.

    “Siç e kam theksuar disa herë deri më tani, shpërndarja e 20 përqindëshit është prioritet i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe me këtë rast dëshiroj t’i siguroj të gjithë punëtoret e Ndërmarrjeve Shoqërore se AKP do të bëjë gjithçka në kuadër të mundësive të saj, që sa më shpejt të bëjë shpërndarjen e mjeteve edhe për ndërmarrjet tjera që janë në proces” tha Z. Dino Asanaj, Kryetar i Bordit të AKP-së.

    Me këto dy ndërmarrje, numri i përgjithshëm i Ndërmarrjeve Shoqërore që kanë përfituar shumën e 20 përqindëshit nga Privatizimi, rritet në 63 dhe shuma e përgjithshme e shpërndarë arrin në rreth 18 milionë euro.

      Current date/time is Thu May 16, 2024 11:11 pm