Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Armiqte e Gjuhes shqipe

    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 30
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Armiqte e Gjuhes shqipe Empty Armiqte e Gjuhes shqipe

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:43 pm

    Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj


    Lufta kundra gjuhës shqipe ka qenë e ashpër. Ky sulm ishte frontal dhe
    në të gjitha nivelet dhe drejtimet të ndryshme. Fanatikë fetarë
    ortodoks dhe mysliman injoronin gjuhën shqipe, filluan të ndryshonin
    emrat e fshatrave ku banonin shqiptarët. Osmanët i quanin shqiptarët të
    ‘’pa fe’’ dhe të ‘’paudhë’’ priftërinjtë grekë quanin gjuhën shqipe
    ‘’gjuhë barbare’’.
    Një ligj kundra gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i
    Perandoris Osmane më 31-5-1779, Abdul Hamiti i 2-te, ku përcaktonte
    saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqëve kultura dhe gjuha greke, dhe
    duhet luftuar gjuha shqipe.
    Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën ‘’Thesaloniki’’ më 14-8-1999.
    Krahas atij vargu të pafund kryengritjesh të përgjakëshme, zuri fill
    edhe një revolucion kulturor, i cili, ndonëse me pak i dhunës ishte
    gjithësesi më dramatik.
    Kultura e një populli cilësohet si mënyra e përgjithshme e jetesës dhe
    e mendimit. Gjuhëtari i ndritur Sami Frashëri ka thënë; ‘’Gjuha është
    gjëja e parë e përcaktimit të kombësis’’.
    Dëshmia më e lashtë e ekzistencës së gjuhës shqipe nuk u shkrua mbi
    pergame, pra në letër prej kallami, por mbi gurë të pavdekshëm nga
    koha. Këtë na e vërteton Prof.Dhimitër Shuteriqi për gjetjen e një
    fjale të vetme, të gdhendur në një mozaik të Liknidit, sot Ohri i
    lashtë, që ka qenë kryeqyteti i fisit Ilir Dasheretëve. Është fjala
    ‘’GJON’’ dhe është shkruar dhe shqiptuar njësoj vetëm nga shqiptarët,
    si në lashtësi dhe në kohën e sotme. Prof.Shuteriqi vure në dukje se
    fjala e lashtë ‘’GJON’’ e zbuluar në Ohër, është shkruar me të gjitha
    normat e njohura drejtshkrimore shqipe.


    • Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane
    • Deshifrimi i gjuhës së lashtë etruske dëshmon se Etruskët ishin Ilirë!

    Në vitin 879 pas e.r., ndeshet emri i qytetit të Krujës, në kështiellën
    franceze të Shantilisë. Studiuesit kanë gjetur një dorshkrim, i cili në
    faqen 153, përmban një tekst prej tetë rreshta me shkrim dore, është
    një poemë e vogël në gjuhën shqipe.
    Në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën e qytetëruar, greqishtia dhe
    latinishtia u përdorën në të gjitha dokumentat e shkruara deri përpara
    pushtimit osmano turk.
    Dëshmia më e herëshme për ekzistencën e letërsisë shqipe është një
    thënie e shkruar nga prifti dominikan francez Brohariti, arqipeshkvi i
    Tivarit, më 1332, ai do thoshte ‘’Ndonëse arbërit kanë nji gjuhë
    krejtësisht të ndryshme nga latinishtja, prapëseprap ata përdorin
    shkronja latine në të gjitha librat’’. Kjo tregon se gjuha shqipe
    përdorej gjerësisht dhe shkruhej me shkronja latine në fillim të
    shekullit 14.
    Shumica e dokumentave në gjuhën shqipe vërtet humbën përgjithmon, por
    disa prej tyre arritën të mbijetojnë jashtë Shqipnis në arkivat dhe
    muzetë e botës. Kështu i në vitin 1915 studiuesi rumun, Nikola Jorga
    zbuloi në Bibliotekën Laurentine të Firencës një letër qarkore, të
    shkruar më 1462 nga Pal Engjëlli(1416-1470), Arqipeshkvi katolik i
    Durrësit. Teksi orgjinal thotë ‘’Unë të pagëzoj në emnin e Atit e
    t’birit të Shpirtit të Shenjtë’’.
    Libri më i vjetër është vepra e Gjon Buzukut, titulluat ‘’Meshari’’. Ai
    përfundoi dhe u shtyp më 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua në
    vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Më vonë
    ‘’Meshari’’ shkoi në Bibliotekën e Vadikamit, ku u rizbulua më 1909 nga
    arbëreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnë 32 faqet
    e para. Ky libër ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar
    dhe 5 të tjera.
    Të tjerë dokumenta për gjuhën shqipe kemi nga shume shqiptarë që me të shumtit ishin njërës të fesë.
    Frank Bardhi(1606-1643), shërbeu si ipeshkvi i Sapës. Bardhi hartoi
    fjalorin e parë në histori shqip-latinisht, që kishte 2544 fjalë shqipe
    dhe 5.000 fjalë latine, dhe u botua në Romë më 1625.
    Pjetër Bogdani(1625-1689), lindi në Prizeren, dhe u emërua fillimisht
    ipeshkvi i Shkodrës dhe pastaj arqipeshkvi i Shkupit më 1667. Vepra e
    tij ‘’E vërteta e pagabueshme e besimit Katolik’’ u botua disa herë në
    Padovë dhe Venedik. Vdiq i sëmurë në Prizeren dhe dëshira e tij e
    shprehur dikur u bë realitet. ‘’Ah, sikur të kisha një kandil të ndezur
    e të ndriçoja atë tokë të varfër të Shqipnisë dhe të Serbisë, një pjesë
    e madhe e secilës flet shqip’’.
    Këto zbulime dëshmojnë që gjuha shqipe është shkruar më herët se librat historik që janë gjetur më vonë.
    Për shekuj me rradhë turqit osman qëllimisht dhe sistematikisht kishin
    përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe
    zëvëndësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse
    trashëgimia e panumër e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të
    urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte
    ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe. Kështu që shqiptarët
    shkolloheshin në shkollat fetare që ishin në gjuhën turke, greke,
    sllave, italiane, gjermane. Dhe ata që shkolloheshin nuk e dinin mirë
    gjuhën e mëmës, shqipen. Fëmijët mysliman duhet të shkonin në shkollën
    e Xhamis, ku mësonin turqisht, fëmijët të krishterë duhet të mësonin
    greqisht.
    Kështu në ato pak shkolla fillore në Shqipëri asnjëra nuk përdorte
    gjuhën shqipe. Propagandistë të djallëzuar përpiqeshin të
    shkombëtarizonin brezat e ardhëshëm të rinisë shqiptare. Gjuha shqipe
    përdorej zakonisht në jetën e përditëshme, prandaj arriti të përcillej
    nga brezi në brez.
    Shkolla e parë e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Veljet të
    Mirditës më 1632. Më pas në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638,
    në Troshan më 1639 dhe në qytetin e Shkodrës më 1698. Si mësues në to
    ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu. Arsimi
    katolik morri vrull të madh në Shkodër më 1855, kur u hap shkolla
    ‘’Françeskane’’ që më vonë do quhej ‘’Ilyrikum’’.
    Këto shkolla katolike në Shqipërinë e veriut mbaheshin kryesisht me fonde Austriake.
    Qëndra Kulturore Voskopojare(Moskopojë) ka luajtur një rol të madh në
    kulturën shqiptare. Atje u themelua ‘’Akademia e Re’’ më 1744, kjo pati
    një ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe
    ndërgjegjies kombëtare shqiptare.
    Mbas një lufte të madhe për jetësën e gjuhës shqipe dolën atdhetarët e
    shquar shqiptar që shumë prej tyre u vranë nga armiqtë e gjuhës shqipe.
    Teodhor Kavalioti(1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi Fjalori
    i gjuhës sllave-greke-shqipe, si dhe një studim shkencor të veçantë të
    shqipes. Ai ishte drejtor i ‘’Akademisë së Re’’. Teodhor Kavalioti u
    vra nga të dërguarit e Fanarit, rrugës për të sjellë shkronjat latine
    shqipe të bëra prej plumbi, për shtypshkronjën ku do shtypeshin libra
    në gjuhën shqipe.(shih filmin ‘’Udha e shkronjave’’)
    Naum Veqilharxhi(1767-1846). Botoi në Bukurresht të Rumanisë më 1844
    një abetare e quajtur ‘’EVETARI’’ një libër me tetë faqe, që më 1845 u
    botua më i zgjeruar. Abetaret e Veqilharxhit u bënë qiriri i gjuhës
    shqipe në rrethin e Korçës. Por kjo abetare ngjalli frikë tek kleri
    ortodoksë grek, dhe me urdhër të Patriakut klerik të Stanbollit, e
    helmuan Naum Veqilharxhin.
    Kostandin Kristoforidhi(1827-1895), i lindur në Elbasan, u bë një nga
    gjuhëtarët më të shquar të Shqipëris, duke fituar titullin ‘’Pishtar i
    gjuhës Shqipe’’. Studimet e para i morri në Janinë, dhe më vonë në
    Kolegjin Protestant në Maltë. Në Janinë u ftua që t’i jepte mësim në
    shqip, Dr.Johan Fon Hanit, i cili, pas 40 vjet kërkimesh, do të bëhej
    albanologu më i shquar shkencor në botë.
    Kristoforidhi dha mësim në Maltë, Tunizi, Tiranë dhe Elbasan. Në
    Stamboll më 1882, botoi dhe një abetare në shqip, të quajtut
    ‘’Alfavitar Shqip’’ në gegërisht dhe toskërisht.
    Me rëndësi shumë të madhe është fjalori i shqipes me rreth 40.000 mijë
    fjalë, të mbledhura dhe të klasifikuara për 20 vjet rresht.
    Fjalori u botua në Athinë më 1904, pas vdekjes së Kostandin Kristoforidhit.
    Për përhapjen e gjuhës shqipe, krerët bektashian shqiptar dolën më
    haptazi, dhe kjo për shkak të përleshjeve të tyre me turqit e sektit
    Suni.
    Duke qenë se qeveria turke mbajti një qëndrim mjaftë armiqësor ndaj
    përhapjes së letërsisë në gjuhën shqipe, është e kuptueshme që
    angazhimi i pjestarëve të komunitetit musliman në këtë fushë ka qenë
    fare i vogël.
    Interesi i njerëzve për gjuhën shqipe urrit shumë, dhe brenda pak vitesh u botuan katër gramatika të mira shqipe.
    Njëra u botua në Firencë nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte Gramatika e
    Gjuhës Shqipe në Greqisht, e botuar më 1882 nga Kostandin
    Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashërit e botuar në
    Bukuresht më 1886, në shqip. Kurse më 1887, Pashko Vasa nga Shkodra
    botoi në Londër një gramatike shqipe në gjuhën frënge.
    Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe kishën ortodokse greke.
    Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe
    kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të
    mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe.
    Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipni.
    Dy armiqtë historik kundra njëri-tjetrit, tani po bashkëpunonin me zell
    për përndekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej me libra të gjuhës
    shqipe.
    Në lëvizjen për gjuhën dhe shkollën shqipe, që u zhvillua në dhjetorin
    e parë të shekullit 20, ndeshi në pengesa të vështira serjoze nga ana e
    qeveritarëve turq ashtu edhe nga kleri reaksionar i dy besimeve.
    Qeveritarët turq me dhunë dhe prifti e hoxha me propagandë demagogjike,
    u përpoqën të përçanin popullin shqiptar dhe ta linin në errësirë.
    Kështu kleri mysliman proturk në rrugë fetare, ndalonte besimtarët
    mysliman të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët, me
    pretekstin absurd se ‘’prishin besën’’. Nga ana tjetër priftër e
    dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja është gjuha e perëndisë,
    kurse shqipja është gjuhë ‘’shejtani’’ dhe, në këtë mënyrë përpiqeshin
    të ndalonin përhapjen e gjuhës shqipe në shkolla, xhami, kisha e kudo.
    Por kundër këtyre forcave armike të gjuhës shqipe dhe interesave
    kombëtare, të turqëve dhe grekëve, u ngritën atdhetarët shqiptar. Ata u
    vunë në krye të masave popullore dhe i dhanë hov lëvizjes për gjuhën
    dhe shkollën shqipe.
    Prijësit e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptuar mirë se rruga drejtë
    pavarsis shkonte drejt arsimit dhe shkollës shqipe. Hartimi i librave
    dhe çelia e shkollës shqipe u bë problemi më i ngushëm. Qëllimi ishte
    me zgjuar ndërgjegjien kombëtare dhe për të rritur vullnetin për të
    luftuar për panvarsinë pastaj.
    Vala antishqiptare ishte shtuar edhe më shumë rreth fqinjëve tanë mbas
    formimit dhe programit të ‘’Lidhjes së Prizerenit’’. Lidhja kishte si
    qëllim kryesor çeljen e shkollës shqipe, por me shkatarrimin e Lidhjes,
    puna e pionierëve të parë të arsimit shqiptar u bë dhe më i vështirë.
    Në Shkodër qytetarët mund të mësonin në shkollat e klerit katolik, të
    cilat në sy të qeveritarëve turq, paraqiteshin si shkolla fetare.
    Kështu shkollat fillore fetare katolike u bënë çerdhja e diturisë
    arsimore shqipe, dhe Faik Konica pat mësuar në shkollën e jezuitëve të
    Shkodrës.
    Mësuesit shqiptar u bënë pararoja e nacionalizmit shqiptar, atëhere
    qeveria turke morri frikë, dhe, pa u mbështetur në asnjë ligj, mori
    masa të, rrepta duke presekutuar arsimtarët shqiptar.
    Në Shqipnin e jugut përhapja e arsimit shqiptar kombëtar u pengua edhe
    nga influenca shkataruese e propagandës greke. Pothuase të gjithë ata
    që çelën shkolla shqipe në jug, ishin të fesë ortodokse. Qeveria greke
    me anë të Patriakanës së Stambollit, ose ‘’Fanarit’’ kishin siguruar të
    drejtën me çel shkolla për Kristianët. Për tu mësuar ortodoksëve të
    Shqipëris vetëm gjuhën greke.
    Qeveria greke, me anën të shoqatave arsimore të ndryshme, çeli me
    qindra shkolla greke në Shqipërin Jugore, për të futur ndjenjën greke
    në brezat e padjallëzuar shqiptar.
    Shqiptarët e krishterë që nuk u përulën politikës së Greqis, u mallkuan dhe u luftuan me çdo mjet.
    Mbas shumë botimesh fjaloresh, të cilët, shkollat myslimane kur bënin mësim në shqip i shkruanin me shkronja arabe.
    Shkolla ortodokse greke përdornin në shqip shkronja greke. Dhe
    atdhetarët klerik katolik dëshironin që gjuha shqipe të shkruhej me
    shkronja latine.
    Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të
    ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stanboll.
    Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk
    ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsis shqipe dhe gjuhës
    kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste
    ‘’Bashkimi’’ në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për
    diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte
    fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.
    Më 14, nëntor të 1908, në Manastir u mblodh ‘’Kongresi i Manastirit’’ ose ‘’Kongresi i Alfabetit’’.
    Në këtë Kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të
    gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani,
    Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerik etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh
    Miht’ath Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mihtath Frashëri ishte në
    atë kohë redaktor i dy revistave, që botoheshin në Selanik ‘’Liria’’
    dhe ‘’Dituria’’. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi,
    mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori
    Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin
    pjesë, shqiptar te fese myslimane, katolike, ortodoksë, protestant,
    njerës të ditur, erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një
    qëllim të madh kombëtar.

      Current date/time is Fri Apr 26, 2024 3:17 am