Buxheti i Kosovës për vitin 2009 do të jetë gati 1.5 miliard euro dhe kjo shumë u aprovua gjatë ditës së sotme nga kabineti i qeverisë së Kosovës.
Saktesisht, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e së hënës, miratoi projekt-buxhetin në shumën prej 1 miliard e 430 milionë euro, ose 15.4 për qind më të madh se vitin e kaluar.
Kryeministri Hashim Thaçi, miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm e vlerësoi historik për Kosovën, sepse është buxheti i parë i një shteti të pavarur.
Projektbuxheti i vitit 2009, sipas ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve të saj.
Projekt-buxheti i vitit 2009 pritet t’i kalojë për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës.