Filiali amerikan i T-Mobile ka paralajmëruar konferencën për gazetarë, detajet nuk janë publikuar, por supozohet se është duke ardhur Androidi i dytë me radhë.
T-Mobile më 21 prill në New York do të mbaj konferencën të veçantë për gazetarë. Detajet nuk janë bërë të ditura, por thuhet se do të mund të bëhej paraqitja zyrtare e celularit të ri HTC Magic, i njohur nën emrin T-Mobile G2.
Konferencën e fundit të ngjashme T-Mobile e ka mbajtur gjatë muajit shtator të vitit të kaluar kur është paraqitur celulari i parë me sistemin operativ Android të kompanisë Google, ai HTC Dream.
Modeli i ri G2 do të jetë pa tastierë harduerike, derisa do të ketë ekran 3.2 inçësh, mirëpo në dimensione më të vogla të shtëpizës.