Të dhënat e fundit mbi specifikat e standardit të ri zbulojnë se Bluetooth 3.0 do të mbështesë shpejtësitë e bartjes së dhënave sikur edhe Wi-Fi.
Bluetooth SIG para lansimit zyrtar ka publikuar detajet e standardit Bluetooth 3.0. Sipas informacioneve të fundit, nga paraardhësi i tij Bluetooth 2.0, standardi i ri do të jetë disa herë më i shpejtë.
Sipas specifikave të paralajmëruara, versioni i tretë do të duhej të ofrojë shpejtësi të bartjes së dhënave sikur edhe Wi-Fi. Po ashtu, teknologjia e re Enhanced Power Control do të ndihmojë në ruajtjen e lidhjes edhe nëse pajisja gjatë bartjes së dhënave mbyllet, sa për shembull, nëse vendoset në xhep apo çantë.
Detajet shtesë do të publikohen më 21 prill, kur specifikat e këtij standardi do të publikohen edhe zyrtarisht. Se kur Bluetooth 3.0 do të mund të paraqitej në produktet e reja nuk dihet.