Dy operatorët e telefonisë mobile në Britaninë e Madhe, T-Mobile
dhe Orange, po planifikojnë ti bashkojnë bizneset e tyre, në një
marrëveshje e cila pritet të kushtojë prej 655 e deri në 983 milionë
dollarë, duke e krijuar kështu një super-gjigant prej 28.4 milionë
konsumatorëve.
Marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet gjatë muajit Nëntor, vjen
si pasojë e rezultateve të dobëta financiare dhe një shitje e ulët nga
Orange, ndërsa arsyet e vërteta pas kësaj marrëveshje janë të thjeshta:
kursimi i parave. Përkundër shpenzimeve fillestare mjaft të larta të
cilat vijnë me bashkimin e kompanive, dy telefonitë mobile presin që të
kursejnë deri në 5.7 miliardë dollarë, pas një kohe të caktuar.
Një pjesë nga këto kursime do të reflektohet nga kombinimi i stafit
të dy kompanive: Orange aktualisht ka të punësuar rreth 12.500 ndërsa
T-Mobile ka 6.500, edhe pse një zëdhënës tha se është ende herët të
flitet për efektet e bashkimit të kompanive mbi punëtorët.